E enjte, 25.04.2024, 05:05 AM (GMT+1)

Kulturë

2007, vit i premierave të mëdha në TKOB

E shtune, 29.12.2007, 02:50 AM


Viti 2007 nisi më 18 janar me koncertin “Tinguj për Përjetësinë”
Kushtuar personaliteteve që u ndanë nga jeta në vitin 2006. Një homazh për artistët , në bashëkpunim edhe me MTKRS.

***
“MADAMA BUTTERFLY” ishte shfaqja e rradhës në të cilën interpretonin artistët e rinj shqiptarë. Me dhjetra shfaqje në TOB, kësaj here ajo i ishte rezervuar artistëve të rinj, që shplaosën artin dhe tlanertine tyre. Kjo shfaqje u vu në skenë në datat 31 janar, 2 dhe 4 shkurt, me regji të Nikolin Gurakuqit, dirigjent kori Dritan Lumshi,dirigjent Edmond Doko, dhe solistët pjesëmarrës ishin:Etleva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Vikena Kamenica, EnkelejdaZepishta, Edvin Kastrati

***
Me rastin e festës së Shën Valetinit, më 14 shkurt u shfaq “Cupidon”, një Gala Musical.

***
Spektali l i fjalës, lëvizjes dhe muzikës, “MIGJENIANA” u dha për kënaqësinë e spektatorit në datat 22-23-25 shkurt. Kjo shfaqje të suksesshme, bazuar në veprën e Migjenit, e solli në skenë Artisti i Popullit Agron Aliaj, me muzikë të Gjon Simonit, interpretoi poezitë Sokol Angjeli. Skenografia dhe kostumografia u realizuar nga Genc Shkodrani, me dirigjent Ermir Krantja.

***
Arieta dhe Arie të Bellini dhe Verdi u interpretuan në një koncert recital nga tenori Rudin Sata, më datë 28 shkurt.

***
Një produksion i veçantë enkas për T.K.O.B ka qenë premiera botërore që u shfaq në datat 6-7 Mars, “Albane ou les yeux mauveus” (Albana me sytë mavi), ky spektakël koreografik u realizuar nga Karine Saporta, me Skenografi, Kostumografi, Ndriçim nga Valerio Ferrari, me pjesëmarrjen e Balerinëve të T.K.O.B dhe Kompanisë së Karine Saporta, dhe Instrumentistë të A. K. K. V. P. Duhet thënë se spektakli i Karine Saporta ashtu si shpesh ne perpjekjet e saj koreografike, arriti te perkthejë në gjuhën kontemporane dhe vizionare shumë origjinale një perceptim të veçantë.
Me “Albane”, ajo arriti të tregojë, të zbulojë Shqipërinë e djeshme dhe të sotme duke u mbështetur në dy vektorë shumë të pushtetshëm të kulturës së vendit që janë Baleti i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Grupi Polifonik i A.K.K.V.P.

***
Më 10 mars u shfaq “Jubileu i në artisti të Operas”, me dirigjent Ermir Krantja, Violinë Suela Piciri, Mezosoprano Vikena Kamenica dhe me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike të T.K.O.B.

***
Mbrëmja e këngës popullore erdhi më datë 18 Mars ku artistët e T.K.O.B dhe A.K.K.P.V, sollën “Mimozat e Tiranës”.

***
Orkestra Simfonike dhe solistët e T.K.O.Bnë bashkëpunim me Ambasadën Greke organizuan me datë22 mars “Mbrëmjen e muzikës greke”, me dirigjent Edmond Doko.

***
Mbrëmja në holl mes poezisë dhe muzikës “Muza e fatit”u shfaq për kënaqësinë e spektatorit në datë 30 Mars nga Ledi Myshketa, ku të ftuar ishin:Baritoni Gëzim Myshteka dhe në piano Deniola Kuraja.

***
Një nga sukseset e shfaqjeve të TKOB është opera me tre akte ‘Karmen”, e cila u reralizua nga bashkëpunimi i Ambasadës Franceze me Ambasadën e Spanjës, nga Orkestra, Kori, Trupa e Baletit dhe studentë të A.A dhe nxënës të shkollës së mesme “Servete Maçi”. Kjo kryevepër u mundësua me regji të Patrizia Panton,dirigjent Gloria Isabel Ramos Triano, skenografia Alfredo Troisi, koreografe Manjola Hasani, soliste baleti: Marta Larriba Adell, Daniel Vegas Perez. Ne rolet kryesore: Vikena Kamenica, Manjola Konjari, Majlinda Laska, Marjana Leka, Eriona Gjyzeli, Dorina Selimaj, Elvana Mihal, Franck Asparte, Ylber Gjini, Gezim Myshketa, Edvin Kastrati, Sokol Hidershaj, Sidrit Bejleri, etj.
“Karmen” u shfaq në datat 7,8,10,11,13 Prill. Drejtori i TKOB z.Zhani Ciko e ka vlerësuar kështu këtë operë:
“Një bagetë ku drama muzikore jeton tërë kohën në shkumbëzimin e temperamentit spanjoll. Zonja Panthon firmosi regjine e kësaj vepre pas spektaklit që hyri në historinë e operas sonë kombëtare “Faust”. “Carmen” u zgjodh në kartelonin e ketij viti si një ndër titujt me magjine e atraksionit të përhershë.”

***
Në Serinë e Koncerteve të Arta më 18 Prill u mundësuar Recitali i Utto Ughi (violinë) dhe Allesandro Specchi (piano), ky është një bashkëpunim i TKOB dhe Kompanisë Musical International.

Solistët Venecianë vijnë në skenën e TKOB, më datë 2 maj nën drejtimine Claudio Scimone.

***
Më 4 Maj është dhënë koncerti “Apoteoza e Dansit” nga Orkestra Filarmonike e T.K.O.B

***
Me plotë gojën mund të quhet surpriza e vitit opera “La Traviata”, me regji dhe skenografi të Massimo Ranieri, asistentë Leila Martinucci & Lino Cavallo, koreografi të Manjola Hasani, kormaestër Dritan Lumshi, mjeshtër koncertues dhe dirigjent Andre Bernard.
Ne rolet kryesore: Eva Golemi, Marjana Leka, Ermonela Jaho, Vikena Kamenica, Redrina Kokona, Armaldo Kllogjeri, Ylber Gjini, Erlind Zeraliu, etj.Këtë surprizë spektatori e ka shijuar me datë 12-14-16-19 Maj. Regjisori Ranieri tha për Traviatën: “Shpresoj që ky këndveshtrim i imi, thellësisht i dhimbshëm i shprehur tek Violeta, të arrijë tek ju me sinqeritet dhe ndershmëri, të cilën si unë e kam menduar”

***
Recital i bursisteve te projektit te rinjve “Karmeristika” u vu në skenë më 30 Maj

***
Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja (Artist i Popullit) u shfaq më datë 7-8-10 Qershor, “Lumi i Vdekur” (Balet me dy pjese dhe 6 tablo sipas motiveve te romanit me të njëjtin titull i J. Xoxes), Libreti & Koreografia Agron Aliaj (Artist i Popullit), Muzika Çesk Zadeja, Skenografia & Kostumet Taulant Pustina, DirigjentBujar Llapaj (Artist i Merituar)
Ne rolet kryesore: Erisa Gina, Ezdalin Gorani, Ledjan Agalliaj, Endri Shkoza, Manjola Hasani, Dion Gjinika, Ervis Nallbani, Alisa Gjoni. Në këtë 80- vjetor të kompozitorit të madh Zadeja, z.Ciko ka thënë: Zadeja – ja emri përfaqësues, një nga më selektikët për përligjen e të qënurit dhe gjallimit të saj.
“Lumi i vdekur” i cili vjen në këtë përvjetor të autorit tashmë jo “para” por “pas” stuhisë, i është kthyer prej krijuesit tjetër simbiotik të veprës, mjeshtrit Agron Aliaj, këtij patriarku të gjallë të baletit shqiptar, motiveve esenciale të romanit të Xoxës.

***
Më 21 qershor u realizua një mbrëmje përkujtimore për kompozitorin Preng Jakova, “Nëpër faqet e veprës”

***
Në kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha,u mundësuar premiera historike, “Aida” opera me 4 akte e G. Verdi, që u shfaq në datat30 Qershor, 1, 3, 4, 6, 7 Korrik 2007, me regji të Nikolin Gurakuqi, SkenografiaGenc Shkodrani, kostumet Teatri i Operas së Romës, dirigjent Kori Dritan Lumshi Altin Buli, Mjeshtër Kori Suzana Turku Kashara, koreografia Enada Hoxha, Mjeshtër Koncertues Alessandro d’Agostini(Itali), me pjesemarrjen e Solisteve, Korit, Orkestres, Balerineve te T.K.O.B dhe Akademisë së dansit, Korit të Akademisë së Arteve dhe A.K.K.V.P Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, Trupat e Batalionit të Mbështetjes të Shtabit të Përgjithshëm, solistë: Irini Nikolla, Sara Galli, Sonila Baboçi,Agim Hushi, Cristiano Olivieri, Manjola Konjari, Shpresa Spaho, Felice Tenneriello, Sokol Hidersha, Nikolay Bykov, Octavian Vlaicu, Roza Topi, Erlind Zeraliu. Për këtë operë z.Cio ka thënë: “Është sfidë e vërtetë, pasi opera “Aida” është dhe opera e protagonistëve, skllaves Aida dhe prijësit ushtarakë Radames, opera e ambjenteve të magjishme të kulturës dhe artit egjyptian ku drama konsumohet në këmbët e Sfinksit dhe piramidave.
Por ajo është së pari dhe kryesorja realizimi i vërtetë i një institucioni që gjallon fuqishëm, një realizimi që nga përmasat kudo në botë nuk prodhohet në çdo strukturë a ent lirik sado me përvojë, por mban patentën e atyre që dinë dhe arrijnë të bëjnë evenimente.
Pra “Aida” është padyshim evenimenti më i madh skenik në Shqipëri.
Çdo individ ka fatin të jetë zgjedhur për t’i dhënë publikut sumumin e një produksioni që shënon Piramidën e skenës operistikë shqiptare.”

***
Pas pushimeve verore, hapja e vitit skenik 2007-2008, përkon me koncertin për Nënë Terezën më 5 Shtator.

***
Fillimi i tetorit kryesiusht në datat 3-5 -7-9-10 tetor, u vu në skenë opera “Fidelio”, me regji të Michael Strum, skenografi dhe kostumografi të Matthias En Engelmann, Kormaestër Dritan Lumshi, Dirigjent Paul Weigol. Solistët pjesëmarrës kanë qenë: Sidrit Bejleri, Armando Lika, Michaù Marzec, Sonila Baboçi, Ëùadysùaë Podsiadùy (bass), Eriona Gjyzeli, Erlind Zeraliu.
Z. En Brief ka thënë për “Fidelio” : Çfarë më mirë se emri dhe vepra e Ludëig van Beethoven mund të zgjidhet për të festuar në Shqipëri “Tetorin gjerman” dhe lidhur me të një përvjetor 20-vjeçar marrëdhëniesh thuajse përcaktuese për fatin tonë në kapërcyellin historik të ndarjes me atë që lamë pas?! Çfarë më mirë se “Fidelio”
bija e vetme që i nxori jo pak telashe atit, përveç se vepra e besnikërisë bashkëshortore që mbart këtë apelativ vërtetësor, mund të ishte zgjedhur për të qenë maja e një ngjarjeje kulturore domethënëse?! Kush më shumë se Opera që i kushtohet përpjekjeve njerëzore kundër tiranisë dhe afirmimit të lirisë dhe drejtësisë, ekstremisht të dashura për Beethovenin,gjen paralelizëm bashkëkohësie me situatën e viteve ’90 kur vendosja e gurit vendimtar për marrëdhëniet shqiptaro-gjermane ishte akti i parë i ndryshimit?”

***
Më 5 Tetor tenori Stefano Alaimo, i pasur nga një masterclass solistik dha Recitalin e tij në slenën e TKOB.

***
Në kuadër të Muajve Shqipëri- Kosovë “Një komb, një kulturë” më datë 12 Tetor u realizua Koncert i Ansamblit Popullor dhe artisëeve të ftuar nga Kosova, “Bozhuret e Kosovës”, me pjesëmarrjen e Ilir Shaqiri, Fatmir Makolli.

***
Po në kuadër të Muajve Shqipëri- Kosovë “Nje komb, nje kulture”, më 18 Tetor, u dha Koncert i Solistëve Lirikë te TKOB, “Mbrëmje e Arieve, Romancave dhe Poezisë për Kosovën”

***
“Kiss më Katë” (Puthmë Keti), ishte suksesi i rradhës në skenën e TKOB, nga Cole Porter, në bashkëpunim me
“Enkompass Theatre” Neë York, me regji Nancy Rhodes (SHBA), koreografi Enada Hoxha dhe Gert Vaso, skenografia dhe kostumet nga Andis Gjoni, Mjeshtër Koncertues Thomas Carlo Bo (SHBA), me pjesemarrjen e Solisteve, Korit, Orkestres se T.K.O.B, solistë: Dorina Selimaj, Lindita Kola, Erlind Zeraliu, Sokol Hidershaj, Luan Sula, Ina Gaqi, etj. Kjo shfaqje u vu në skenë në datat24, 25, 28, 29 Tetor.

***
Koorografi dhe Solisti i madh Ilir Kërni kthehet në Shqipëri për të mbyllur karrierën e tij me baletin “La Sylphide”një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Kro, që u interpretua në datat 11, 12, 13, 14 Nentor. Kjo shfaqje u realizua nga libreti: Adolphe Nourrit, muzika: Herman Løvenskjold, Skenograf Žorž Draušnik
KostumografeLjubila Wagner,As/koreograf Enada Hoxha, dirigjent Alqi Lepuri. Me pjesëmarrjen e Solistëve, Trupës së Baletit, Orkestrës së T.K.O.B solistë: Ilir Kerni, Gerd Vaso, Esdalin Gorani, Erisa Gina, Greta Hushi, Sueda Guri, Evis Nallbani, Eno Birko, Erion Baze.

***

Më 23 nëntor u realizua Koncerti Gala i Jubileut “Gjerdani i Artë i 50-viteve”, me rastin e 50-vjetorit të AKKVP, me pjesëmarrjen e Solistëve:S. Vishnja, I. Qirjako, M. Leka, V. Kamenica, A. Shahini, M. Mehja, etj. Dirigjent kori Suzana Turku, As/dirigjent kori Gramoz Burba, Dirigjent i OrkestrësVladimir Hasimi Koreograf Rexhep Çeliku.
Me pjesëmarrjen e Korit, Orkestrës, Trupës së Valleve, Grupit Polifonik

***
Në datë 27 Nëntor u shfaq “Lulet e Kujtimit”skena nga operat dhe baletet me të njëjtën temë.

***
“Me rastin e 95-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor u vu në skenë shfaqja “Në Vlorën e zgjarrtë të Pavarësisë”

****
Në datat 18, 19, 21, 22 dhjetor shfaqet Opereta me tre akte „Lakuriqi i natës” (Die Fledermaus), me muzikë të Johann Strauss,Libreti: Carl Haffner e Richard Genée, regjia Paul Flieder, Koreografe Manjola Hasani, Mjeshter Kori Dritan Lumshi, Mjeshter Koncertues Manfred Mayerhofer, me pjesemarrjen e Solisteve, Korit, Orkestres dhe Balerineve te T.K.O.B, solistë: Eva Golemi, Vikena Kamenica, Erlind Zeraliu, Dorina Selimaj, Lindita Kola, Luan Sula, Armando Likaj, Emiljana Palushaj, etj

***
Më datë 24 dhjetor shfaqet një Koncert Gala, ndërsa më më 25 dhjetor shfaqet Koncerti tradicional i Krishtlindjeve „Omaggio aë cinema”.

***
Më datë 30 dhjetor do shfaqet aktiviteti i fundit për vvitin 2007, “Grand Ballo”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora