E enjte, 25.04.2024, 08:57 AM (GMT+1)

Faleminderit

Agron Shabani: Juniku historik dhe Agu i përjetshëm në vargjet e shkëlqyera të profesor Din Mehmetit...

E shtune, 20.11.2010, 08:58 PM


NË PIRGUN E KUJTIMËVE KRENARE:

 

Juniku historik dhe Agu i përjetshëm në vargjet e shkëlqyera të  profesor Din Mehmetit...

 

Nga Agron Shabani

 

Tek po ngjitëshim  përpjetë kodrës së thepisur dhe atyre kanjonëve të sërta  dhe turfulitëse të "Xhocëve" dhe "Jasiqit" për të zbritur në qëndrën(sheshin) e njohur të Tregovishtës së Junikut të lashtë: Zhytur dhe i përhumbur diku thellë në mendime dhe do kujtime të nxehta dhe tufllanitëse që po e digjnin dhe e përvelopnin akoma më shumë  madje edhe qiellin e pafajshëm të Junikut historik.Shrimtari, poeti dhe pedagogu(profesori) i njohur universitar, z.Din Mehmeti(Dritë Pastë!) atëbotë papritur do me thotë:E di ti Agron se çfarë thonin dikur grekët  dhe romakët e lashtë mbi të kaluarën e lavdishme të një populli dhe historinë e tij?!  Jo nuk e di!  I thëm poetit dhe profesorit të lartëpërmendur shqiptar(kosovar) me deshirë që t´ia prekja dhe tatoja(testoja)  një trohë me shumë pulsin, intuitën dhe meditimët e tij hulumtuese dhe galaktike  në horizontit dhe qiellin e madh të shpresës dhe besimit të tij liridashës dhe patriotik që po i lindnin dhe fillonin  nga aty. "E kaluara dhe historia e  lavdishme e një populli dhe kombi të lashtë ose  biblik siç jemi ne shqiptarët djalo ,  rilindë dhe ringjallët vazhdimisht.Është si feniksi dhe flaka e njohur olimpike! Ajo gjithmonë  merr frymë dhe ajër të freskët.Lulëzon, shkëlqen, bën dritë, ushqehët, gjeneron, vegjeton, ka aromë të këndshme si lulet, buzëqeshë dhe flete me ne.Merr jetë dhe bashkëjeton me njerëzit dhe popullin(kombin)tonë  për çdo ditë të lume të Zotit! .Në çdo kohë dhe hapësië." Me përgjegjët në vazhdim profesor Din Mehmeti si për të me lënë gojëhapur dhe të patekst.Për ta vazhduar rrugën tonë nga legjeja e "Xhocëve" për në sheshin e njohur(në "Tregovishtë") të Junikut historik. Aty ku puçën dhe kryqëzohen ( si në legjendë ose në ndonjë përrallë magjike):udhët e ndryshme të shekujve dhe  historisë.Në Junikun e mitëve, eposëve, legjendave dhe historive të shumëta.Den baba den...Me profesor Din Mehmetin asokohe ndodheshim në një Akademi solemne kushtuar Kuvendit të njohur(historik) të Junikut zulmëmadh ku Bacloku(Din Mehmeti) me kujtohet se kishte përgatitur një kumtesë të shkëlqyer për nderë të Atij Akti Madhor.Ndërkaq,  unë ndodhësha në cilësinë e bashkëpunëtorit të gazetës së atëhërshmë "Bujku"("Rilindja") për ta përcjellur tubimin e lartëpërmendur në fjalë.Ndonëse,  me Baclokun(siq e quanim asokohe me admirim profesor Din Mehmetin) isha takuar edhe me herët shumë herë me radhë.Vajzën(gocën) e Tij me të madhe,  Rinën e kisha shoqe të klasës në Gjimnazin "Hajdar Dushi" të Gjakovës.Ndërkohë që i njihja edhe Dukagjinin dhe Lanën(djalin dhe gocën me të vogël të z.Din Mehmeti).Ishin të zgjuar dhe tepër krënar.Nejse...! Rrruga për në "Tregovishtë"  sapo kishte zënë të  përkëdhelej dhe ledhatohej paksa nga flladi dhe ajo erë e lehtë freskuese nga Shkëlzeni, Gjeravica,  Pashtriku, Baba Tomorri  dhe Adratiku në një kohë kur populli, kombi dhe atdheu ynë në Kosovë e kishin mëse vështiri dhe kur ndodhëshin në rrezik.Kur ndodhëshin nën prangat dhe zinxhirët e rëndë të regjimit kriminal dhe gjakatar të Serbisë.Me profesor Din Mehmetin pas pak çastësh do ia bënim (duke ia thënë nxitueshëm) në sheshin qëndrorë"Tregovishtë" të Junikut zulmëmadh. Të bëhej se edhe kalldremët e gurëta,  rrugët e mbuluara me rërë të kuqrremtë-ngjyrë gjaku , kështjellat, murët e fortifikuara, bedenët e forta ,  franxhitë dhe ato kulla të moçme të Junikut historik në ato çaste sikur po flisnin dhe kuvendonin me ne...Kishin sy e vesh në një kohë kur vetëm rrezët e  shëndetshme të diellit  dhe yjet e shumtë në qiellin e pafund i kishim  në anën tonë.Gjatë asaj pasditeje të freskët pranvere të vitit l992  me dukej se kishte aq shumë histori  dhe gjeografi etnike  në sheshin qëndrorë të Junikut !..Ndofta, me tepër se kurrë!?.Saqë, për disa çaste nuk mund t´iu besoja syve të mi . I tërë Juniku së bashku me të kaluarën dhe historinë e tij  me  ngjante në "muze" ose në një  "teatër të madh"  historik dhe arkitektonik. Me tepër se dy mijë (2OOO) vite histori dhe gjeografi  si në shuplakë të dorës. Ndonëse,  të përmbledhura dhe përthekuara në kumtesën e shkëlqyer të profesor Din Mehmetit dhe shumë studiuesve të tjerë shqiptar në atë kuvend të madh.Në Junik të Kosovës dhe Shqiptarizmës....E rrahur dhe vizituar nga tregtar dhe vizitorë të shumtë që nga Antika e gjer me sot....Hijerëndë, kokëfortë dhe tepër krenare me të kaluarën dhe historinë e saj.Tregovishta e njohur e Junikut historik ishte aty dhe vetëm aty ku e kishin lënë dikur iliro-dardanët(rrjedhimisht shqiptarët e sotëm) si një kujtim të përherëshëm dhe amanet.Në Junik ngjarjet, legjendat dhe historitë e ndryshme rrjedhin dhe zhvillohen me rrjedhën e lumenjëve dhe me shpejtsinë e dritës. Aty ishin edhe lagjet  e njohura të familjeve dhe atyre fisëvë të mëdha    Bajraktarëve, Berishës, Shalës, Krasniqit, Gashit, Thaçit, Goçajve, Hoxhajve, Shehëve, Gaxherrëve, Xhocajve, Krrakëve, Pepshëve, Gacaferëve, Jasiqit...Të të gjitha fisëve dhe "klanëve" të ndryshme familjare dhe gjenetike të popullit dhe kombit tonë...Në Junik të Kosovës dhe Dukagjinit.Aty ku djemtë dhe vashat me të mira të kombit dhe atdheut: edhe profetëve të ndryshëm, zeusëve ose përendive iu marrin gjak mbi vetulla.Për liri, për Kosovë dhe shqiptari.Aty ishin edhe bjeshkët kreshnike,  malet krenare,  kodrat e thepisura,  kanjonët kumbuese,  krojet e ftohëta, brigjet, sukat, fushat e paana, luadhet e shumëta me plot bari dhe kullosë...Blegërimat e dashura të delëve dhe mrizi i njohur i bagëtive tek po zbrisnin teposhtë qafës së sukës nga mali.Në Junik pra: ku edhe  toka dhe qielli puçën dhe bëhen bashkë në luftë kundër armikut..Në Kosovë atëbotë ishin vitët e liga të sundimit dhe tiranisë së egër serbo-pansllaviste! Vite të mbrapshta të djallit dhe të njerkës. Ugurëzeza dhe të rënda plumb si morti.  Ishte kohë kolere...Kohë robërie...!  Kosovës sonë Martire dhe heroike i kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së rëndë në fyt .Nuk durohej më. Jo!  Edhe qielli madje sikur kishte zënë të shkrihte lot dhe kundërmonte "erë shpirtërash" që po digjëshin dhe bëhëshin shkrumb e hi në tokën e Zotit! Në Tokën dhe Në Ato Troje të panënshtrueshme të Shqiponjave dhe Kastriotit.Ndërkohë që pushtuesit e egër dhe gjakatarë serbian duke e stisur letargjinë dhe gjumin e thellë të natës së gjatë serbo-bizantne  mbi Kosovë etj.Të lemëritur dhe marrakator deri në çmendi kishin zënë të ipnin "shpirtë" aty dikund pari në "shtratin e përgjakur" të një vdekjeje të pashmangshme politike dhe historike që ishte shfaqur pakthyeshëm në kohë dhe hapësirë.Nën "koncertin e madh" të britmave dhe ulurimave të njohura serbo-militariste po vdiste dhe po  varrosej ish jugo-serbo-sllavia e Titos dhe e krajlave të ndryshëm të Serbisë dhe Rusisë.Së bashku me të edhe ajo "Serbia e madhe" e Dobrica Qosiqit, Ivo Andriçit, Çubrilloviçit, Garashaninit, Sheshelit etj.etj. "Serbia qiellore" e Millosheviçëve, Karaxhorxheviçëve , Pashiqëve dhe Rankoviçëve të ndryshëm po vdiste dhe po varroej në embroin.Njëherë e përgjithmonë.Luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare të soldateskës dhe falangave serbe në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë etj.Ishin të ndëshkuara që të dështonin që në fillim. Ishin luftëra pushtuese, kriminale, gjakatare, shkatërrimtare...Vetëvrasëse për Serbinë.Në radhë ishin shqiptarët dhe Kosova...!!!!  Ku soldateska dhe falangat e  ndryshme kiminale dhe gjakatare të Millosheviçit, Arkanit, Sheshelit etj. dikur me vonë do të shkrehin  hekur,  plumb  dhe flakë baroti mbi atdheun dhe popullin tonë shqiptarë në Kosovë e kudo tjetër.Duke i mbjellur dhe shkaktuar kështu  vdekjën, shkatërrimët dhe tragjeditë tjera njerëzore dhe materiale të popullatës së pambrojtur dhe duarthatë(civile)shqiptare në Kosovën e bërë shkrumb e hi nga lufta dhe masakrat serbe.Në anën tjetër ndërkaq, UÇK-ja nga tako dhe NATO-ja nga qielli njëherë e përgjithmonë ua kishin zënë pritat muzgujve dhe atyrre hijeve të lugatëruara të mësjetës. Ishte koha e luftës dhe përpjekjëve të njohura legjendare dhe titanike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë e kudo për liri ,  bashkim  kombëtarë dhe pavarësi.Koha e lirisë.Liria dhe pavarësia  e shumëpritur e Kosovës sonë martire dhe heroike  nuk ishin me aq largë si dikur.Jo.Një tjetër ajër, një tjetër frymë dhe tjetër erë kishin zënë të fryenin dhe freskonin lezëm mbi Kosovën e bërë shkrumb nga lufta.Ishte Era(Aroma) e këndshme e lirisë.Flladi dhe fresku i saj magjepës dhe shpëtimtarë që po e flladisnin dhe freskonin paksa  më shumë Kosovën e djegur dhe përveluar gjer në palcë. 

 

     Të bashkuar(Tok Si ´NJË´!) nën qiellin e flamurit dhe nën emblemën e lavdishme të UÇK-së dhe luftës së njohur për liri:Djemt dhe Vashat me të mira të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët:Armikut gjakatar po i merrnin gjak mbi vetulla.Duke ua hapur kështu madje edhe portat e qiellit lirisë, shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike.Ishte Ajo UCK-së Legjendare dhe Kastriotike që kishte Lindur dhe Aguar dikur fuqishëm dhe përjetesisht në strofat dhe ato vargje të shkëlqyera lapidare dhe emblematike të profesor Din Mehmetit. Dhe, jo vetëm të Din Mehmetit ! Por të shumë poetëve,  shkrimtarëve dhe artistëve të tjerë të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët.Ishte Ai Agu i hershëm i lirisë dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike që po lindte dhe agonte vazhdimisht dikund thellë në brendinë e pasosur të një gjaku të madh krijues dhe patriotik.Në brendinë e pafundme të palcës  krijuese dhe limfës.Ishin ato betimet dhe kushtrimet e brëndshme skeletore dhe gjenetike të poetit tonë të madh(Din Mehmetit) dhe homolgëve të tij shqiptar që dikur me vonë do bëhëshin Udhërrefyes dhe Fanar Drite nepër luftëra të ndryshme dhe beteja për liri,  për Kosovë dhe Shqiptari." E kaluara dhe historia e lavdishme  e një populli ose kombi të lashtë dhe biblik siç jemi ne shqiptarët biri im,  rilindë dhe ringjallët vazhdimisht. Është si feniksi dhe flaka e njohur olimpike. Ajo gjithmonë  merr frymë dhe ajër të freskët: Lulëzon, shkëlqen, bën dritë,  vezullon,  ushqehët, gjeneron, vegjeton, ka aromë të këndshme si lulet, buzëqeshë me ne, merr jetë dhe bashkëjeton me njerëzit dhe popullin(kombin) tonë në çdo kohë dhe hapësirë dajo!...Me tha atëbotë profesor Din Mehmeti.Ai Akter dhe Protaginist i Madh i Agut tonë të përbashkët!Dritë pastë!...      

 



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora