E premte, 19.04.2024, 02:16 AM (GMT+1)

Faleminderit

Muhamed Memishi: Dëshmor i Kombit - Luftëtar i denjë i Shqipërisë Etnike

E enjte, 18.11.2010, 11:00 PM


DËSHMOR I KOMBIT – LUFTËTAR I DENJË I SHQIPËRISË ETNIKE

 

Nga Muhamed Memishi

 

Me fol apo me shkruar për dëshmorin e kombit Vehbi Ibrahimin, nuk mjaftojnë vëllime të tëra librash monografie e aq me pak një kumtesë, si kjo e sotme për këtë Akademi përkujtimore për të djathtën shqiptare që po mbahet sot këtu në qytetin e nacionalizmës shqiptare siç është Shkodran e jonë fisnike, por sidoqoftë, do te përpiqem qe ne vija te shkurta me e paraqite jetën dhe veprat patriotike te një atdhetari te mirëfilltë nacionalist, i cili mjerisht deri sot historiografia shqiptare nuk i ka kushtuar një rëndësi te madhe dhe bile fatkeqësisht duket se po e qesin ne harrese, ]ka kishte me qene krim, jo vetëm ndaj patriotit Vehbi Ibrahimit por ndaj mbare nacionalizmës shqiptare dhe luftës kundër robërisë sllavokomuniste për çlirimin e trojeve te pushtuara shqiptare nga sllavet dhe grekerit. Mirëpo vjen pyetja:

Kush ishte Vehbi IBRAHIMI?

Vehbi Ibrahimi ka lindur me 23 maj 1938 ne fsh. Uglar të rrethit të Gjilanit Rrjedh nga një familje e varfër fshatare, por shumë te pasur nga ndjenjat e pastërta atdhetare e kombëtare. I ati i tij REXHEP IBRAHIMI ishte nip –nga ana e nenës- i Familjes zëmadhe te Idriz SEFERIT. Vehbiu u rrite ne varfëri dhe herët i vdiq e ama e ky me një vëlla dhe një motër te mitur mbeten bonjake. Babai Rexhepi u detyrua te martohej përsëri qe kështu njerka te kujdeset për jetimët e vegjël. Vehbiu shkollën fillore e kreu ne fshatin e lindjes, ku për mësues kishte atdhetarin e

Flakte MUSTAF Hete KOKËN, i cili e donte shume Vehbiun, sepse e diktoi se ne zemrën e këtij femiu hallëlig, një dite do te del një luftëtar i devotshëm pasi qe Vehbiu i ndiqte me shumë vëmendje ligjëratat e mësuesit Mustafë. Posaçërisht atëherë kur mësuesi fliste për historinë e kombit shqiptar dhe luftërat e pafundme për lirinë dhe pavarësinë e tërësisë se trojeve shqiptare qe ishin shkëputur nga trungu i shtetit Ame –Shqipërisë dhe përpjekjet e patriotëve te shumte për ribashkimin e tyre prapë me Shqipërinë. Tragjedia kombëtare, shpeshherë, përsëritet dhe për ironi te fatit përputhen datat siç janë ato: 10 tetori 1951 kur u vra ne pabesi Mustafa KOKA vet i pesti –bashke me Heroin kombëtar HASAN ALIUN –REMNIKUN. Gjegjësisht ne Tridhjetë vjetorin e kësaj vrasje tragjike, pra me 10 tetor 1981 ne Bruksel te Belgjikës ndodhi vrasja tragjike e Dëshmorit Vehbi IBRAHIMI nga dora tradhtare e spiujve dhe bashkëpunëtoreve te Udbes jugosllave. Por te shkojmë me radhe:Pas fillores ne Uglar, Vehbiu e vazhdoi shkollën Tetëvjeçare ne fshatin Malisheve afër fshatit te lindjes. Shkollën e Mesme profesionale te Mekanikut te Makinerisë e kreu ne Tuzëll te Bosnjës dhe menjëherë u regjistrua ne Fakultetin e Xehetarisë po ne këtë vend, ku edhe pat punuar një kohe jo te gjate, për t´u kthyer prapë ne vendlindje, ku fillimisht e hapi një dyqan te vogël për shërbime fshatarësisë se Uglarit, cilin, pas tre muajsh u deshtë te lëshojë dhe fillimisht u përpoq te fitoje kafshatën e bukës si fotograf, pasi qe nuk mundi te gjente pune ne profesionin për te cilin ishte aftësuar si mekanik. Ndërkohë, përveç përpjekjeve te tija për te siguruar kafshatën e gojës, ky shoqërohej me njerëz te njohur nga bindjet e tyre kombëtare e patriotike dhe përpiqej, aq sa e lejonin mundësitë materiale dhe rrethanat tjera me sigurua libra te ndryshëm qe i lexonte me vëmendje. Kuptohet ato libra ne gjuhen shqipe qe regjimi okupator sllavokomunist i kishte ndaluar rreptësisht. Ma ne fund ja doli te punësohet ne Kombinatin e Tekstilit ne Gjilan, por jo ne profesionin e tij si mekanik, por si punëtor i thjeshte. Ne Kombinat u njoh me shumë te rinj qe edhe ata kishin ndjenja patriotike për atdheun e robëruar e te copëtuar shqiptar. Vehbiu erdh ne ide qe ta krijon një organizate politike, mundësisht legale, çka ishte e pamundur atëherë për rrethanat qe ekzistonin. Andej ky me disa shoke u morën vesh qe ta krijojnë një « SHOQATE KULTURORE », cilën e pagëzuan me emrin: SHOQËRIA DEMOKRATIKE « ISMAIL QEMALI » ndërsa anëtarët e saj veten e quanin « Qemalista ». Ata përpiluan edhe një lloj Programi –sa për sy e faqe për okupatoret duke thënë se kjo është « SHOQATE KULTURORE, ARTISTIKE, DEMOKRATIKE » qe nuk i qe nuk i cenon ligjet e rendit « socialist » dhe bile për me mbuluar gjurmët, fillimisht patën përgatitur një shfaqje teatrale cilën e dhanë ne Kombinat para punëtorëve dhe ne disa Shkolla fillore. Pas ca kohëve, Vehbiu u lidh me disa veprimtar te devotshëm te çështjes kombëtare qe kishin vuajtur vite me radhe neper kazamatat sllavokomuniste neper burgjet e Nishit, Mitrovicës se Sremit, Goli Otokut, Idrizovës e gjetke neper tere Jugosllavinë e atëhershme komuniste. Por rolin kryesor ne edukimin dhe përcaktimin e tij ne rruge te drejte kombëtare ka qene njohja dhe bashkëpunimi i tij i ngushte me patriotin e mirënjohur METUSH KRASNIQIN, nga i cili mësoi shumë gjera me rëndësi dhe posaçërisht për ruajtjen e konspirates gjate veprimit te tij ne Kosove. Dhe kjo vazhdoi deri ne fillim te Qershorit te vitit 1969 kur Vehbiu u detyrua ta lëshoi Kosovën dhe ilegalisht te kaloi, fillimisht ne Austri, e pas tri vjet qëndrimi atje, te shkoje ne Bruksel te Belgjikës ku jetoi me familje deri ditën tragjike te 10 Tetorit 1981, kur e vrau dora kriminale e Udbes jugosllave.

Tani te vijmë te veprimtaria politike dhe atdhetare e Vehbi Ibrahimit:

Pas ikjes se tij nga Kosova dhe vendosjes ne Austri, Vehbiu, porsa u punësua e filloi te fitoje kafshatën e gojës për veti e për familje, menjëherë filloi te angazhohet duke marre kontakte me njerëzit qe gjendeshin te punësuar ne Austri me statusin e “përkohshëm” në botën e Lire, mirëpo ata shumica prej tyre ishin punëtor te thjeshte dhe nuk merreshin me politike. Sidoqoftë, brenda pak kohesh ky arriti te krijoje një rreth bukur te gjere anëtarësh, tash ma nuk e quante “Shoqata kulturore” por organizata:

“SHOQËRIA DEMOKRAT SHQIPTARE “Ismail QEMAILI”. Për çka Udba jugosllave ishte ne dijuni te plote sepse i kishte infiltruar njerëzit e vet ne këtë rreth politik. Bile me 1972-en Udba jugosllave pat angazhuar një atentator me origjine nga Japonia për ta vra Vehbiun ne prag te mbajtjes se KUVENDIT te Pare te kësaj organizate i cili u mbajte me 1 maj 1971 ne Austri. Atentati dështoi pasi qe Policia austriake u alarmua nga njerëz te rrethit te ngushte te Vehbiut dhe atentatori u arrestua dhe pasi pranoi se ka qene i dërguar nga Shërbimi Sekret Shtetëror te Jugosllavisë, ky atentator pas pak kohesh qe u mbajte ne hetuesi, u përzu nga shteti austriak me ndalese hyrje ne këtë shtet për 20 vjet te plota.

Vehbiu ndërkohë u lidh edhe me veprimtare te tjerë te çështjes kombëtare qe vepronin ne shtete te ndryshme te Evropës. Posaçërisht një rëndësi te veçantë pate lidhja e tij, fillimisht me letra e pastaj me biseda telefonike dhe ma ne fund edhe me takime personale me përfaqësuesin fuqiplote te BESËLIDHJES KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE Emil KASTRIOTIN, alias ARBEN KOSOVA si dhe me disa përfaqësues te grupimeve politike ne Belgjike, Itali, France, Spanje e Amerike. Takimi i tij me Emil Kastriotin pat një rendësi te veçantë dhe kthese radikale ne bindjet e tija politike. Qe ne fillim, po sa u pajis me Kanunoren e Besëlidhjes Shqiptare, Vehbiu e kuptoi se e vetmja rruge drejte është lufta për çlirimin e gjitha trojeve te robëruara shqiptare dhe ribashkimin e tyre shtetit legjitim Shqipërisë-por kurrsesi nen tutelën e regjimit antikombëtar komunist te Enver Hoxhës, por ne një SHQIPËRI demokratike, përparimtare, properëndimore, për çka se shpejti agjentët e diktaturës se Tiranes alarmuan Qendrën e tyre, e cila nuk ndeji duarkryq por ndërmori hapa drastik për pengimin e veprimtarisë se Vehbiut dhe idhtareve te tij si dhe për komprometimin e tyre ne çdo mënyrë duke i shpallur edhe “bashkëpunëtor e provokator” te UDB-es jugosllave?! Këtë e bënte “Sigurimi” i Shqipërisë nëpërmes agjentëve te vet qe kishte neper Ambasadën e Shqipërisë ne Vjene te Austrisë dhe ne Paris te Francës. Dhe kjo propagande e tyre kishte efekt shumë negativ sepse i largonin masat e gjera te punëtorëve shqiptar nga trevat e okupuara nga Jugosllavia qe gjendeshin me “pune te përkohshme” ne Perëndim sepse ishte një njolle turpi për kënd qoftë qe etiketohej si bashkëpunëtor i Udbes edhe pa qene fare. Mirëpo ma ne fund, shumica e njerëzve e kuptuan te vërtetën dhe nuk binin ma ne gracka te tilla, kurse nga ana tjetër Udba jugosllave propagandonte me te madhe se si Vehbi Ibrahimi dhe “Shoqëria e tij “ISMAIL QEMALI” bashke me “Besëlidhjen Shqiptare” te Emil Kastriotit qenkan “marksiste-leniniste” dhe leva te Partisë famëkeqe te Enver Hoxhës, ku, sidomos ne Kosove, për mungese te informatave te vërteta, behe-

Shin shpesh viktima dhe u besonin gënjeshtrave te tilla te lëshuara “ne bese” nga shërbëtorët e sllavizmit. Ma ne fund e vërteta doli lakuriq: as VEHBI IBRAHIMI e as Besëlidhja Shqiptare me Emil Kastriotin nuk ishin ne shërbim as te Beogradit e as te Tiranes hoxhiste por ishin luftëtar te devotshëm te çështjes se drejte kombëtare. Vehbi IBRAHIMI bënte çmos nate e dite qe ti zgjeroje radhët luftëtarëve te lirisë duke u përpjeke me i bashkuar gjitha grupet antikomuniste qe vepronin ne Perëndim. Për këtë shkak e ne konsultim permanent me Emil Kastriotin u përpoqën qe ta Krijojnë Frontin e përbashkët kombëtar me emrin “MBROJTJA E SHQIPËRISË ETNIKE”, mirëpo kryetaret e grupacioneve te ndryshme politike ne Perëndim për hire te snobizmit te tyre apo xhelozisë se pse nuk qenkan ata nismëtar te kësaj ideje por “dikush fare i panjohur” për ta, nuk u lodhen te përgjigjen ne shkresat e shumta qe morën nga këta dy persona. Ma ne fund u arritje marrëveshja për bashkimin e katër rrymave politike kosovare ne mërgim ne një organizate te vetme dhe ashtu me 18 qershor 1977 ne Bruksel te Belgjikës u nënshkrua Marrëveshja e bashkimit te BESËLIDHJES KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, LIDHJES se VARDARIT, LIDHJES SE PRIZRENIT –Dega ne France dhe SHOQËRISË DEMOKRATIKE SHQIPTARE “Ismail QEMAILI” dhe nga ky bashkim i dale nga kjo Mbledhje u organizua dhe u mbajte KONGRESI I PARE i kësaj organizate te bashkuare e cila fillimisht u quajt: ORGANIZATA KOSOVARE REVOLUCIONARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE –O. K. R. N. D. SH. qe pas dy vitesh te merr prapë emrin e pare: BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE- B. K. D. SH. Vehbiu ka qenë një militant i paepur. Ka punuar ne afrimin dhe kualifikimin e kuadrove revolucionare për veprimtari konkrete. Ka qene armik i përbetuar i idesë famëkeqe komuniste. Si organizator i mire ka qene gjithmonë ne balle te demonstratave antijugosllave qe nga 10 qershori 1978 kur Besëlidhja e jone Shqiptare organizoi demonstratën e pare antijugosllave ne Shtutgart te Gjermanisë e deri ditën kur u vra mizorisht nga dora tradhtare e paguar nga Udba jugosllave. Ne Kongresin e Dyte te BKDSH, mbajtur me 14 e 15 prill 1979 ne Frankfurt te Gjermanisë Vehbiu zgjidhet për Nënkryetar te Komitetit Qendror te BKDSH dhe Ndihmës-komandanti i Këshillit Ushtarak “MBROJTJA E SHQIPËRISË ETNIKE”, i cili Këshill vepronte ne kuadrin e kësaj Besëlidhje. Ne këtë funksion, Vehbiu ka krye detyra me rendësi te veçantë te natyrës politiko-ushtarake, për te cilat është herët te flitet deri sa Kosova mos te jete çliruar dhe pavarësuar ne botëkuptimin e plote. Vehbiu gjithmonë është sjelle mire me bashkatdhetar dhe u ka ndihmuar secilit qe ju ka drejtuar për ndihme duke mos bere dallime ideologjike, krahinore apo fetare. Motoja e tij ka qene: ATDHEU MBI TE GJITHA si dhe SHQIPËRIA PA KOSOVE E ÇAMËRI NUK MUND TE QUHET SHQIPËRI –KUR DO TE BASHKOHEN KËTO TRI –ATËHERË DO TE KEMI NJË SHQIPËRI-

SHQIPËRINË E SKËNDERBEUT, AVDYL FRASHRIT dhe ISMAIL QEMALIT. Vehbiu beri çmos qe t´i bashkoje forcat e mërgatës shqiptare ato nacionaliste me idhtaret e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, mirëpo nuk pati sukses për shkaqet qe u përmenden ma sipër ku Sigurimi i Shqipërisë beri çdo gjë qe pat ne mundësitë e tija qe mos te vije te një afrim dhe bashkim i tille, sepse atëherë se shpejti do te delte për fushe tradhtija kombëtare e Partisë se Punës se Shqipërisë dhe vete udhëheqësit te saj Enver Hoxhës ndaj Kosovës dhe ndaj çështjes kombëtare shqiptare ne përgjithësi dhe kjo zgjati, mjerisht, deri ne ditët e sodit kur forcat patriotike te shqiptareve jashtë kufirit te shtetit ekzistues shqiptar janë ndare ne dy taborë te papajtueshme ndërmjet veti, ne te majte dhe ne te djathte dhe kjo ndarje e përçarje vetëm sa rritet e çon ujë ne mullirin e okupatorëve dhe uzurpatoreve te lirisë dhe terezisë se shtetit shqiptar. Vehbi IBRAHIMI u vra me 10 tetor 1981 ne Bruksel dhe deri sot nuk u zbulua vrasësi i tij. Ai la pas gruan me 7 fëmijë asokohe te mitur. Dhe tek me 1 prill 2001, pra pas 20 vitesh eshtrat e Vehbi Ibrahimit u sollën ne vendlindjen e tij dhe u varrosen me nderime te larta sipas meritës se tij. Prurjen e eshtrave te tij ne atdhe e kishte marre si obligim dhe AMANET nga vete Dëshmori Vehbi shoku, miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushte z. Emin FAZLIJA alias EMIL KASTRIOTI. Me 28 Nëntor 2002 fshati UGLAR ja ngriti një shtatore VEHBI IBRAHIMIT dhe luftëtarit tjetër ushtarakut te UÇK-UÇPMB-es FATMIR IBISHI, cilat shtatore u vendosen ne pushimoren-parkun e fshatit ne shenje kujtimi dhe falënderimi për këta dy dëshmorë te kombit.

 

VEHBI IBRAHIMI vdiq me mall me pa Kosovën dhe viset tjera shqiptare te okupuara nga sllavet e jugut dhe ribashkimin e tyre atdheut tone Shqipërisë si dhe çlirimin e Çamërisë nga robëria e shovinizmit greke, mirëpo ideja e tij nuk ka vdek as qe u vra nga atentatorët e Brukselit, Shtutgardit as te Nju Jorkut e as vrasjeve te shumta ne tere Kosovën. Ajo ide po ngjallet dhe forcohet dita ditës deri sa e DJATHTA SHQIPTARE te forcohet dhe ti konsolidoje radhët e veta për me mund me krye detyrën revolucionare për bashkimin e trojeve shqiptare ne kufijtë e tij natyror te SHQIPËRISË ETNIKE.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora