E marte, 31.03.2020, 01:49 PM (GMT+1)

Editorial

Kadri Mani: Naim Tërnava- antikombëtar

E merkure, 17.11.2010, 10:59 PM


TRADHTARË SHQIPTARË

 

Naim Tërnava- antikombëtar

 

Nga Kadri Mani

 

Mjaft e kemi durua këtë dyfëtyrësh me deklaratat kundërthënëse-demagogjike.

 

Vite me radhë Dr. Sabit Uka (1920- 6.9. 2006), po tentonte ta bindte imamin Naim Tërnava që ta ndërprente fushatën e pacipë kundër Nënës Tereze, se kinse ajo na qekësh- magjupe!


Myftiu Naim Tërnava, zgjidhet nënkryetar i Këshillit të Lart
ë

 

Në Stamboll nga data 5 shtator (2003), nën patronatin e Kyeministrit të Turqisë po mbahet mbledhja e VI e Këshillit të lartë islamik të Euro-Azise. Në këtë Kongres po marrin pjesë dijetar dhe udhëheqës fetarë të 35 vendeve. Delegacionit të Kosovës i prinë Myftiu Mr. Naim ef. Tërnava. Kongresi islamik për Euro-Azinë unanimisht zgjodhi për nënkryetar të parë të Këshillit të Lartë islamik për Euro-Azi, Myftiun e Kosovës mr. Naim Tërnava. 

“Ky është një nder i madh jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë kombin shqiptar”, thuhet në njoftim. Mandati i tij do te zgjate 2 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Ndërsa Kryetari i Këshillit të Lartë të Evro-Azisë u zgjodh Kryetari i BI të Turqisë Dr. Alý Bardakogllu. Myftiu Tërnava menjëherë pas zgjedhjes së tij në këtë post të lartë u prit nga Kryeministri i Turqisë Erdogan, i cili e përgëzoi myftiun për punën e tij të palodhshme në afirmimin e vlerave islame e njerëzore. Ai gjatë bisedës vëllazërore i premtoi myftiut Tërnava se së shpejti do ta vizitojë edhe Kosovën. Të premten më 9 shtator, Myftiu Tërnava është i ftuar në takim pune te Kryetari i Turqisë Ahmet Nexhdet Sezer. Kongresi do të përfundojë më 9 shator 2 (2003)

 

Arkivore

Kadri Mani: Antikatedralistët antishqiptarë!

(Naim Tërnava: "Nënë Tereza është magjupe"!!!)
E Martë, 05-01-2010, 07:55pm (GMT)

KOSOVË: ANTIKATEDRALISTËT ANTISHQIPTARË!

 

Myftiu NAIM TËRNAVA: "Nënë Tereza është magjype"!!!

 

Nga Kadri Osmani, Zvicër

 

Të nderuar lexues, ndryshe nga Sigurimi enverhoxhian që çdo shqiptar e obligonte të jetë sipiun, madje edhe spiun e familjes së vet, UDB-ja titoiste nuk e kishte atë metodë: ajo e gjente një plakarec fshati përgjithësisht, veçanërisht këshilltarin ose imamin, dhe shefat e tyre rrinin këmbën mbi këmbë dhe i merrnin informatat për të dyshimtit dhe për armiqtë e tyre potencialë.

Dhe hoxhët e tillë, sado injorantë, spiunazhin e zhvillonin disi nën rrogoz, derisa na doli spiun me bajrak edhe kryehoxha i Kosovës, myftiu Naim Tërnava!!

Ky "myfti" kaherë ka shpfur nëpër xhemat e nëper grupe, ama tash doli me intervistë te gazeta "ZËRI I DITËS", e datës 2-3 korrik 2005, në ballinë dhe në tungji faqen 5, ku paraqitet me tendenca, me kushtëzkime e me kërcënime!!! Kjo shihet edhe nga vetë titulli: "Nëse ndërtohet katedralja në Prishtinë, do të ndërtohet edhe xhamia e madhe në oborrin e Universitetit"!!! Dhe edhe përpara këtij skandali, xhenazet e politikës dhe xhenazet e gazetarë- heshtin!?! Ky hoxhë nuk është i vetmuar, të tillë janë edhe Mulla Mustafa në Kryeqytetin e Zvicrës, në Bern, dhe Mulla Nebihi në Allstette, në Zürich... Pra, Mulla Nebihi, në sallën e xhamisë, përpara xhematit dhe përpara pjesëtarëve të Bashkësisë Shqiptare të Zvicrës, pati deklaruar: Kjo është Shtëpi e Zotit, këtu i jepet mikrofoni çdo myslimani, por nuk iu jepet mikrofoni katolikëve kaurrë! Atë herë unë i shkruaja hoxha-dreqit:

Zotni Mulla Nebi,

Po Jua dërgoj këto tekste, për Të ju bindur se ka kush kujdeset edhe për fe edhe për komb: doni Ju t'i ndërpreni armiqësitë myslimanë-katolikë?- apo po dalim me polemika të hapura në të gjitha mjetet e informimit?

Me nderime.

Në Bern, më 2.11.2001

(Kadri Osmani)

 

"Bashkë kem ra në fushë të mejdanit:

Jemi shkri për nder të vatanit

pre e lasknue në teh të jataganit.

E gjithmonë kombi i shqiptarit

për vend të vet e për erz të të parit

ka ba dekën gjithë për s'mbarit

pa ju lodh kurrë mendja e kresë

me e nda kund ndryshimi i fesë:

paj Bajramit e për Pashkë

kemi gëzue e ba qejf bashkë."

Ndërsa në një gazetë shqiptare në Shkodër, prill 1910, Im Atë shkruante ndër të tjera:

"Ta çkoqi pra prej zemre shqiptari atë fanatizëm që deri më sot kje kaperdi me të, ...të shterngohen në dashtni të njëmendshme ndër veti si Krishtian si Muhamedan. Njat herë ka për t`u pa forca e lumnia e Shqipnisë mbarë.

 

***

Imamët i lëshojnë sallat e veta të xhamive edhe për tubime të Bashkësisë Shqiptare, madje - falas!? - në fakt ata e kishin vënë nganjë aparat aty, ku mund të blenin njerëzit: cigare, çokollata, kafe, çaj, pije freskuese... d.m.th. nuk ishte pa fitime. Ama unë po mendoja se edhe në këtë mënyrë po afroheshim: sikur priftërinjve, ashtu edhe hoxhallarëve iu kisha thënë se faqet e revistës "Shqipëria Etnike" janë të lira edhe për fetë, me kusht që çdokush ta predikojë fenë e vet, pa u përzier në fenë e tjetrit; duhet të harrohen përçarjet, intrigat, apojo?

 

"Ta çkoqi pra prej zemre shqiptari atë fanatizëm që deri më sot kje kaperdi me të,..."-dhe hoxhët jo vetëm që nuk e hoqën e nuk e shkoqën nga zemrat e veta fanatizmin e deridjeshëm, por po vijojnë të kapardisen edhe sot dhe disa redaksi ua kanë hapur dyert e veta hapekrahë për shkrimeve të tyre përçarëse, tendencioze, me kushtëzkime e me kërcënime; të cilët kanë pas vete disa forca të errëta e reaksionare, që po nuk u bërën zap sot dhe menjëherë, një ditë do të pretendojnë që edhe ta marrin pushtetin!?!

Janë katër dëshmitarë të gjallë se në një lokal afarist në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, Myftia Naim Tërnava ka thënë: "Nënë Tereza është magjupe"- dhe se ai për këtë ka dokument!?! Ne u shtangëm: kishim përpara një alamet hoxhe, me çallmën e Muhamedit mbi kokë dhe të zgjedhur nga Vakëfi, Vendi i Shenjtë!?! Më pastaj ia çova do selame dhe ia këroja "dokumentin", të cilin nuk na e solli as sot e kësaj dite. Dhe më pastaj, çova njerëzit e mi dhe e mora një lidhje me sekretarin e Medresës, zotni Ekrem Simnicën:ekremsimnica@...,- i cili në asnjë mesazh të redaksisë nuk na u përgjigj!?!

E pra, për skandalin e gënjeshtrës së Myftiut Naim Tërnava, janë këta dëshmitarë:

1.Kadri Osmani, redaktorpërgjegjës i revistës "Shqipëria Etnike";

2.Hamit Hamiti, veprimtar i njohur nga Besiana:

3.Fazli Maloku, epror i Uçk-ës, nateli: 044/159 998.- Rr. "Drenica" II nr. 53, Prishtinë;

4.Rabit Osmani, nateli:044/24 92 31.- Kodra e Diellit, Rr. II "Mehmet Gradica" nr. 64.

Momentalisht të suspendohen nga puna dhe te fillojnë hetimet për vepër penale të propagandës armiqësore.

Me këtë kurrsesi nuk do t'i identifikonim edhe fetarët patriotë, ama dhembja është tejet e madhe: përse edhe këta tipa nuk e ndoqën rrugën e ndritshme Mulla Idrizit të Gjilanit!?! Dhe kemi të drejtë që ta shtrojmë pyetjen e bazuar: mos këta tipa kanë lidhje edhe me terrorizimin?- edhe me tri shpërthimet në Prishtinë, kundër miqve tanë ndërkombëtarë!?! Kundër çlirimtarëve tanë, paçka se edhe ata nuk janë pa gabime e pa mëkate, sikur që është rasti me propozimin e Jasushi Akashit për Kryeadministrator të Kosovës dhe për sjelljen e socialistit shokut Marek Antoni Nowicki, i cili po i përkrahte sivëllezërit e vet të dyshmitë nga Lista e Zezë!?!

 

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, i tha Myftiut Tërnava se ai dhe komuna janë shumë të interesuar të bashkëpunojnë ngushtë me BI-në dhe t’i zgjidhin problemet e qytetarëve, pjesa dërmuese e të cilëve i përkasin besimit islam.

 

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron Ipeshkvin Mark Sopin[1] dhe të gjithë besimtarët katolikë me rast

24.12.2005,  ora 11:40

 

"Me rastin e festave të fund vitit, pra dhe të Kërshëndellave, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal, Juve, bashkëpunëtorëve Tuaj dhe të gjithë besimtarëve katolikë të Ju përcjellim urimet tona më të ngrohta, me dëshirë për lumturinë dhe mirëqenien tuaj"

Dyfëtyrësia shihet edhe nga helikopteri!

 

A lexon ky njorant fetar apo vetëm llomotit ça t’i teket:

 

Rabit Osmani: Më 2013 bëhen 1700 vjet të zyrtarizimit të krishtërimit shqiptar
E Premte, 17-09-2010, 08:59pm (GMT)

Kujtim institucioneve kompetente mbarëkombëtare

 

Më 2013 bëhen 1700 vjet të zyrtarizimit të krishtërimit shqiptar

 

KONSTANTINI I  (i Madh)

(Caius Falavius Valerius Aurelius Constantinus)

(274 - 337)

 

Nga Rabit Osmani

 

Pjesëtarë të Shoqatës “RENESANCA SHPIRTËRORE” organizuan një mbrëmje pune në shtëpinë e Kadri Manit në Prishtinë, në rr. “Hasan Jashari” p.n., më 10.9.2010, me fillim në orën 19.

Paraprakisht ishin caktuar dy pikë të rendit të ditës:

1.Zhvillimi dhe zgjerimi i Shoqatës “RENESANCA SHPIRTËRORE” me anëtarë të rinj dhe 2. Kujtim institucioneve kompetente mbarëkobëtare për 1700-vjetorin e zyrtarizimit të krishtërimit shqiptar nga ana e Konstandinit të Madh. Për të dy pikët e rendit të ditës referues ishte Hasan Dëramaku, historian.

Mungonin edhe dy të ftuar: Abdurrahim Kelemendi- Duri dhe Anton Nikë Berisha.

Referuesi i informon të pranishmit se Shoqata “RENESANCA SHPIRTËRORE” (THE ASSOCIATION “SPIRITUAL RENAISSANCE”) është themeluar në Prishtinë më 2001, me në krye z. Abdurrahim Kelemendi- Duri, kryetar;  se Shoqata numron mbi 100 anëtarë në Degët e Nëndegët e veta nëpër Kosovë; se progarami është botuar në formë broshure shqip dhe anglisht për nevoaja të brendshme, por me internet jua kemi shpërndar edhe disa personaliteteve.

Në lidhje pe pikën 2 të rendit të ditës, referuesi tha se e kemi për detyrë që t’i njoftojmë me kohë institucionet tona kompetente, në radhë të parë Ipeshkvitë tona, Akademitë, Institutet e Historisë e të Albanologjisë... dhe kushdo që do e mund të japë kontribut në këtë fushë të dijes: që në ndërkohë të mbahen Simpoziume për këtë përvjetor të rëndësishëm të historisë tonë, figurë kjo të cilën shovenistët serbë do ta përvetësojnë! Po planifikuan që në Nish ta ngritin një kryq gjigand prej 80 metrash! Aty e paskan ftuar të marrë pjesë edhe Papa, i cili e paska konfirmuar pjesëmarrjen!

Dihet sheshit se serbët s’akanë histori, andaj vjedhin në të akatër anët: Car  Lllazari është shqiptar, Milosh Kopili (Miloš Obiliqi) shqiptar, Hajduk Stanko e hajduk Velko, vllëhë... serbët kanë tentuar të na e vjedhin edhe Skënderbeun... maqedonasit kanë tentuar të na e vjedhin Nënën Tereze, duke e mbiqujtur Gonxhe Bojaxhievski!

Diskutuan edhe të tjerët përgjithësisht e në veaçanti dijetari Femi Cakolli.

 

“KONSTANTINI I  (i Madh)

(Caius Falavius Valerius Aurelius Constantinus)

(274 - 337)

 

Vendlidja e tij është Naisso, pra Nishi i sotëm, që ishte njëra nga kryeqendrat  e Dardanisë, në një nga datat aty rreth vitit 274. Aty nisi edhe arsimin fillestar. Mbresat për vendlindjen e tij e përcollën vazhdimisht.[1]

Nga fiyiku i tij përshkruhet si një mesoburrë madhështor, i bukur, hundshqiponjë, po që nuk i mungonte hareja shpirtërore që e kompletonte pamjen e këtij njeriu, i cili kishte edhe fuqinë fizike si askush. Thuhet se aq sa ishte i vrazhdë në raste, njëkohësisht kishte nytyrë të këndshme të ushtarakut ilir, rrjedhojë e edukimit në frymën ilire.[2]

Gjatë sundimit perandorak ai u shqua edhe për ndërtime të shumta. Ajo që mbeti vulë historike e këtij fahu ishte themelimi dhe ndërtimi i këtij qyteti të ri, që e mbante emrin e tij, Konstantinopol, i cili ishte edhe vendqëndrimi i tij, megjithëse vendqëndrime të tjera kishte caktuar në bazë të nevojave të kohës, si në Trier, Fushime, Sirmium, Serdica, Selanik, Nikomedi.[3]

Ndërtime me vlerë kishte bërë edhe në Romë, shumica e tëcilave u shkatërruan gjatë kohëve, me përjashtim të Kompleksit të Fotumitz e Romës, ku në fund të një korridori aty është edhe shtatorja e Kostandinit. Ajo që e bën më me interes është ngritja e kishës së Shën Pjetri në Vatikan, më 337, një ndër shtatë kishat e lëna.[4]

Ndërtimet e tij shtrihen edhe në Trier të Gjermanisë, si kisha e Augusta Trovirorumit, e pajisur me nxehje qendrore, me mozaikë e piktura të bukura, që ai shtojnë madhështinë e asaj.

Po ashtu ai pati ngritur tempuj në Palestinën e vjetër (kishën e Shën Sepulshre), si dhe tempuj të tjerë në Siri, qqë sot është territor i Turqisë. Kishte ngritur edhe një urë mbi Danub, diku në Rumani, me gjatësi prej 2.473 metrash, pastaj Mauzoleun për të bijën në afërsi të Romës; ngriti po ashtu kishën në Betlehem dhe Kavari të Palestinës, ku, sipas legjendës, u lind Jezu Krishti.

Në Konstantinopojë, në maj të vitit337-ës, u sëmur dhe në fillim të prillit vdiq. Trupi i tij i balsamosur u vendos në një arkivol prej ari e pastaj u vendos në kishën e Shën Apostujve, ku qëndroi derisa Mehmet pushtuesi zhduku gjithçka dhe në themelet e kësaj kishe ngriti xhaminë.[5]

Prej të gjithë perandorëve që njihen, Senati i Romës vetëm Konstantinit ia dha thirrjen “I Madh” (më parë këtë emërtim e kishte vetëm Leka i Madh, në vitin 356-323 para erës së re), akorduar pas fitores madhështore më 28 ose më 29 tetor 312. Ai madje më se pesmbëdhjetë herë kishte fituar thirrjet tjera meritore, si: “Germanus maximus”, “Sermaticus maximus”, “Gothicus maximus”, ose “Dacicus maximus”.

Në një perandori që më së shumti dhe në vendet më të ndryshme iu ngritën përmendoret, është Konstantini i Madh, si në Romë, në Nish e gjetiu.

Skulptura me kokën e tij të gjetur në Nish ruhet në Muzeun e Kalemegdanit në Beograd. Një tjetër bust mermeri i tij gjendet në Galerinë Zyrtare në Firencë të Italisë.”

 

(Sinan Gashi: “Mençuria iliro – shqiptare nëpër botë (botim i dytë i plotësuar)),  f. 60-63.

Si përfundim i themi Naim Tërnavës antishqiptar me kompaninë tradhtare, që të mos na përrasin më për përqindjen “myslimane” 89%, ngase është një gënjeshtër me bisht; të mos na përrallisin më për njëfarë qytetërimi imagjinar sulltanor!- ngase e kemi qytetërimin mijëvjeçarë pellazgo-ilir.

Të nderuar votues, shporrini tradhtarët nga skena me sovranitetin tuaj të votës së lirë!


 


[1] Po flitet se Ipeshkvin Mark Sopin ka vdekur në zyrën e kryetarit të komunës së Prishtinës, Ismet Beqirit, duke i këkuar leje për ndërtimin e Ktadrales!!



(Vota: 41 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT