E premte, 19.04.2024, 06:21 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Replikë - Në përgjigje të shkrimit të Desada Metës

E marte, 16.11.2010, 10:59 PM


Replikë 

 

Në përgjigje të shkrimit të Desada Metës

 

Nga Reshat Kripa

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politik Demokratë të Tiranës

 

Para disa ditësh, me nismën e Institutit të Integrimit të Përndjekurve Politik dhe Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politik Demokratë të Shqipërisë u zhvillua një takim-koktejl i të përndjekurve politik me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Jozefina Topalli, me rastin e liberalizimit të vizave për shqiptarët.  Në takim u mbajtën fjalime të ndryshme, u ngritën edhe dolli. Takimi me zonjën Topalli  kaloi si një takim ndërmjet të përndjekurve politik, pa hipokrizi dhe servilizëm. Por, për çudi, të nesërmen lexoj në gazetën “Panorama” një shkrim nga gazetarja Desada Metaj, edhe ajo mbesë e një të përndjekuri, ku villte vrer kundër zonjës Topalli dhe injoronte edhe shtresën e të përndjekurve. Për sa më sipër shkruajta një replikë dhe ja dërgova për botim gazetës së mësipërme. Për çudi, në kundërshtim me të gjitha etikat gazetareske, gazeta në fjalë nuk e botoi replikën time. Përse? Këtë e dinë vetëm drejtuesit e saj. Ndaj, duke qenë i detyruar nga një veprim i tillë, po ia dërgoj “Zemrës Shqiptare”:

 

            Më falni zonja apo zonjushe, nuk e di si t’ju quaj pasi nuk e di, për sa do të shkruaj më poshtë. Lexova shkrimin tuaj “Përse ndihem e fyer nga zonja Topalli” në gazetën “Panorama”. Nuk e di por, në atë çast, isha unë ai që e ndjeva veten te fyer. E ndjeva të fyer sepse edhe unë isha një pjesmarrës i atij takimi dhe madje një nga bashkautorët e përgatitjes së tij. Shprehjet e tua:

Një grup ish të përndjekurish të diktaturës, të cilët mbanin nga një gotë plastike me “Coca cola”në dorë dhe nguteshin të falënderonin zonjën Topalli që u kishte sjellë më në fund lirinë për të lëvizur pa viza”

për  mua dhe shumë si unë, janë fyese dhe të padurueshme. Ju harroni se të përndjekurit politik dhe sidomos ata që provuan dyert e burgjeve komuniste si gjyshi i juaj, nuk u bënë servilë dhe hipokritë as në periudhën më të errët të këtij kombi dhe jo të bëhen sot kur kushdo është i lirë të shprehë mendimet e tij. Për t’u bindur për këtë ju rekomandoj të lexoni artikujt e mi në gazetat “55”, “Standard”, “Republika”, “Telegraf” dhe të tjera për t’u bindur për të kundërtën. Por ju, siç duket, megjithse jeni gazetare nuk lexoni shkrimet e botuara prej te tjerëve.

Të përndjekurit politik nuk bëjnë teatër e nderuara zonjë apo zonjushe. Ata janë pjesë e këtij populli dhe vendimi i fundit për liberalizimin e vizave nuk kishte se si të mos i gëzonte. Ndaj organizuam edhe këtë festë dhe ftuam edhe zonjën Topalli jo si promotore e këtij liberalizimi, siç shkruani ju, por si një përfaqësuese e shtresës tonë. Këtë meritë mund ta merrnit edhe ju, pasi edhe gjyshi juaj i përkiste kësaj kategorie, por në njëzet vjet pluralizmi nuk ju kemi parë asnjëherë në dyert e shoqatës tonë, për më tepër nuk keni denjuar as të bëheni antare e saj gjë e cila do t’ju nderonte dhe do të ngrinte më lart figurën tuaj.

Megjithatë kjo është puna e juaj. Ndoshta nuk doni ta quani veten të përndjekur politike. Ndoshta mund të keni turp ta quani të tillë. Kjo është e drejta e juaj. Por ne nuk ju lejojmë të flisni në emrin tonë dhe as të na e qani hallin në një kohë kur nuk keni pranuar të jeni në gjirin tonë.

Me keqdashje ju përmendni gotat plastike me të cilat paskemi pirë ne. Po është e vërtetë dhe nuk e kemi për turp një gjë të tillë. Ju  nuk keni si ta dini, por ne në të kaluarën kemi pirë edhe në gjurmët e kalit, se ashtu na detyroi rregjimi. Edhe sot konditat tona ekonomike të tilla janë. Ne nuk jemi si ty që “me pasaportë shërbimi apo diplomatike bridhke gjithë Europën dhe botën”.

Bravo “e përndjekur politike”!  Ju lumtë! Vazhdoni të shkruani të tilla shkrime bajate dhe të pamoralshme. Sulmoni bashkëvuajtësit tuaj. Në rast se mendoni se kjo ju nderon, vazhdoni. Por dijeni se me këtë fitoni përbuzjen e të gjithë shtresës që i përkisni.

Sa për vrejtjet për zonjën Topalli nuk dua të hyj në ato hollësira.  Është e drejta e saj t’ju përgjigjet, nëse e ndjen të arsyeshme, por dua t’ju theksoj edhe një herë që nuk duhet të trazoni të përndjekurit politik. Lerini të qetë në punën e tyre!

Së fundi do të doja t’ju thoja se nëqoftëse doni të sqaroheni me ne për sa shkruam do të na gjeni në selinë e shoqatës. A e dini se ku ndodhet? Në selinë ku dikur punonte ish diktatori mizor i këtij vendi. Kjo është mrekullia e demokracisë. Atje ku thurreshin intrigat më të stërholluara, sot punojmë ne, që detyrë vetes i kemi vënë demaskimin e të gjitha tmerreve të kryera nga ai rregjim. Por edhe për të demaskuar cilindo, qoftë edhe i përndjekur politik, që përpiqet të përgojojë shtersën tonë, siç keni bërë ju në shkrimin tuaj.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora