E enjte, 18.04.2024, 04:25 AM (GMT+1)

Mendime

Hoxha i Kosovës: Martohuni me vajzën e xhaxhait

E marte, 16.11.2010, 10:54 PM


SELAM ALEJKUM

Nje pytje qe e ka ba i nderuari Osman63 ne lidhje se a eshte e lejume martesa me vajzen e agjes ju jeni pergjegj se po E UNE KERKOJ NGA JU QE TE ME SILLNI AJET KURANOR QE E LEJON NJE MARTES TE TILLE DHE JU LUTEM E PUBLIKONI PYTJEN SE QE SA HER JENI DUKE E FSHIR PYTJEN TIME NUK JENI DUKE E PUBLIKUAR E AS PERGJIGJUR

-----

Alejkumselam ve rahmetullah

 

Sa i përket martesës me vajzën e axhës, jemi përgjigjur edhe më herët dhe kemi treguar se një gjë e tillë është e lejuar në Islam, dhe për këtë sjellur argument ajetin në të cilin Allahu s.v.t. thotë: "O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e All-llahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me niqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ja falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç'u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rrëth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues."

 

Por, me sa duket kjo përgjigje ka qenë pak problematike për disa nga anëtarët, dhe është parashtruar pyetja edhe njëherë duke kërkuar sqarime më të hollësishme në lidhje me ajetin.

 

Ibn Kethiri në komentin e këtij ajeti, në fjalët: "Dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar)" thotë: Kjo është drejtësia dhe mesatarja ndërmjet dy ekstremiteteve. Ngase krishterët nuk e martojnë femrën, përveç nëse ka ndërmjet saj dhe mashkullit shtatë breza e sipër, ndërsa jehudët e martojnë vajzën e vëllaut apo vajzën e motrës së tyre. Andaj, ka ardhur ky sheriat i plotë dhe i pastër, duke rrënuar teprimin e krishterëve, dhe ka lejuar martesën me vajzën e axhës dhe hallës, dhe vajzën e dajës dhe tezes. Dhe ka ndaluar teprimin e jehudëve, dhe martesën me vajzën e vëllaut apo motrës.

 

Gjithashtu kemi përmendur edhe ajetin në të cilin Allahu s.v.t. na ndalon martesën me disa prej grave, e që në to nuk përmenden vajzat e axhës, apo të dajës. Thotë Allahu s.v.t.: "U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të afoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh."

 

Kështuqë nuk mbetet asnjë dyshim se martesa me vajzën e axhës është e lejuar, dhe nuk ka asnjë argument që e ndalon atë, dhe nuk ka asnjë prej dijetarëve që e ka ndaluar një martesë të tillë, dhe kjo është çështje e njohur në Islam, edhepse në vendet tona, dhe sipas traditës tonë, një gjë e tillë është absurde dhe e pamundshme, por ne duhet që të ndërrojmë traditat duke u kapur për argumentet e Islamit, e jo të ndërrojmë vendimet e kësaj feje të pastër, duke u kapur për traditat tona.

 

Allahu e di më së miri

 

Ebu Hamza El-Albanij

 



(Vota: 8 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora