E premte, 19.04.2024, 06:45 PM (GMT+1)

Faleminderit

Sylë Arifi: Din Mehmeti - Krenaria e letërsisë Shqiptare

E marte, 16.11.2010, 10:34 PM


Din Mehmeti: Krenaria e letërsisë Shqiptare

 

Në përkujtim të poetit të  mirënjohur shqiptar, Din Mehmeti

 

Nga Sylë ARIFI

 

Poeti i jon Din Mehmeti, nderi dhe krenaria e letersis Shqiptare, profesor i nderuar, i angazhuar në periudha historike me kontribute te veqanta jo vetem nga fusha e letersis, poet i permasave mbarkombetare.

 

Nga fusha e Letersis, ishte i dalluar me poezit e tija siq thoshte vet te nxjerruara nga zemra, dhe vuajtjet e popullit tim gjat historis. Ishte autror I shum veprave, nga shum fusha i dalluar me botime nga kritika letrare dhe drama, njihet si poet i veqant kryesisht për poezinë e tij figurative dhe popullore.  Jan te njohura botimet e tija që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime. Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e re. Vepra më të njohura: Në krahët e shkrepave (1961), Rini diellore. (1966) Dridhjet e dritës (1969), Heshtja e kallur (1972), (1974), Fanar në furtuna (1981) Agu, dramë (1982), Prapë fillimi (1996), Klithmë është emri im ( Tiranë 2002), Mos vdis kur vdiset (2001) ishte romani i tij qe nxiti kurreshtjen e te gjitha brezave nga kjo fush e letersis.

 

Pra, bac-loku, ishte i dalluar edhe ne fushat tjera ku e kerkonte momenti historik, ishte poeti i jon qe ju paraprinte ngjarjeve historike, duke i frymzuar gjeneratat per qeshtje kombetar. Ishte burim afirmimi per shum breza per unitet ne fushen nacionale, njeri nga veprimtaret qe i printe aksionit per pajtimin e gjaqeve dhe ngatrresave per qellime humanitare. I quante relikte te se keqes kombetare, hakmarrjen dhe gjakmarrjen qe kishin lan gjurma te shum familje Shqiptare ne gjith hapsiren ton etnike. Ai, shpegonte ne shum tubime se pajtimi epilogun dhe qellimin e kishte ta luftoi ket relikti fatkeq per shqiptaret,  se ky aksjon nuk e ka vetem nje qellim zhdukjen dhe luftimin e hakmarrjes-gjakmarrjes, por ky asht akti qe i paraprin ndryshimit te historis son per qlirim dhe bashkim, se vetem te bashkuar mund te realizoim aspiratat tona nacionale.

 

I brymosur me guxim intelektual, politik dhe kombetar, vepronte duke qenë në bashkëveprim me të gjitha shtresat shoqerore për ta afirmuar dhe ndimuar zgjidhjen e çështjës kombëtare e në veçanti çlirimin e Kosovës nga  falanga serbe. Ishte njeri nga intelektualet qe ne vitet e ndryshimeve te medhaja historike per neve Shqiptaret nen ish jugosllavi, ahere kur vinin emisar politik te LKJ-es ne komunat e Kosoves per ta frigsuar popullin dhe udhhqjen e asaj kohe, Dini reflektonte guxim politik duke ju kundervuar qellimeve te tyre pushtuse, dhe ju konfirmonte se Shqiptaret duhet te jen te barabart me popujt tjer ne keto hapsira.

 

Bac-loku, u nda nga nga jeta vetëm fizikisht,dhe vazhdon të jetoi vepra dhe ideali i tij kombëtar, që mbetët frymzim dhe detyrë per shum breza si synim i vazhdueshëm per liri, barazi dhe bashkim kombetar. Atdhedashuria e trimave, te pendes dhe pushkes nuk u lëkund, përkundrazi mori përmasat e zgjerimit nga shumë gjenerata. Bac-loku i takon plejades se shkrimtare, poetve dhe njerzve te medhej te historis son kombetare.

 

Ishte, vjeshta e vitit 1996, duke u kthyer nga nje cermoni familjare se bashku me Bac-lokun, dhe patrolla famkeqe serbe ne udhkryqin te “lama e druve” Gjakove, kerkonte arm nga neve, dhe Dini ju pergjegj me guxim se po kam arm, duke ju than se une luftoi me laps, pasoi kontrolli i rrebt policor duke na fyr rand ne baza nacionale, na than shlynu nga ketu. Me pas rruges i thash pse Bac-Lok veprove keshtu u pergjegj duke qeshur se une moti jam duke ju kerkuar front ketyre bandave qetnike.

 

Angazhimet e tija sipas disa kontakteve qe ai mbante jo vetem mbrenda Kosoves por dhe me disa bashkatdhetar ne mergim, gjat luftes qlirimtare, ishin të veçanta në fushën intelektuale, politike dhe ushtarake në ndimen e luftë çlirimtare, kjo u deshmuar edhe me vet rreshtimi e tij per krah forcave qe e kishin ba luften per qlirim nga pushtuesi serb.

 

Pra, poeti yn Din Mehmeti, mbante qëndrim parimor dhe korrekt  në raporte shoqëror në nivele të ndryshme,  ishte shumë njerzor me miqtë dhe dashamirët e çeshtjës kombëtare, ndërsa me kundërshtarët e çështjes kombëtare apo thën troç me hyzmeqarët e shërbimeve të huaja ishte shumë konkret i drejtëpërdrejt e i pa kompromisë. Gjithëmon, dhe gjithkund, prezenca dhe  fjala e tij  krijonte atmosferë  mirëkuptimi vllaznor e korrektsie, në  frymën e mombilizimit të gjitha  forcave kombëtare pavarsisht përcaktimet e tyre politike e ideoligjike.  Apelonte vazhdimisht te  të gjithë shqiptarët të jenë unik e të bashkuar rrethë forcave reale kombëtare, që me pend e pushkë ti sherbeim atëdheut.

 

Pa dyshim se emri dhe veprat e poetit Din Mehmeti do të radhitet në historin e letersis shqiptare duke e zan vendin e merituar.

 

Bazel, 15.11.2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora