E enjte, 28.03.2024, 11:21 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Prekë Cali - Nderi i Kombit

E marte, 16.11.2010, 09:58 PM


Prekë Cali: Nderi i Kombit

 

Fjalë përshëndetëse në darkën përkujtimore kushtuar Prekë Calit

 

Nga Frank Shkreli

 

Mire mbrema - Deshiroj qe me se pari te falenderoj "Fondacionin Preke Cali" dhe t'i pergezoj antaret  per organizimin e kesaj darke perkujtimore ne nder te veprimtarise patriotike te Prek Calit, nje burr me cilesi te rralla, i cili eshte quajtur si Prijsi i Popullit, "Piramida e kufirit shqiptar" dhe Kreshniku i Vermoshit.  Paci faqen bardhe.

 

Sonte

 

Perkujtojme Preke Calin, nje burr malesor, megjithese pa asnje dite shkolle, emeri i tij u be i njohur ne kryeqendrat e politikes evropiane te kohes qe jetonte.

 

Perkujtojme Preke Calin, i cili kundershtoi synimet e armiqeve te kombit tone si edhe vendimet  e padrejta te kancelarive te Evropes, ne dem te Shqiperise dhe te trojeve te kombit shqiptar.

 

Perkujtojme Preke Calin, mbrojtesin e kufijve te vendit dhe te teresise tokesore te Shqiperise nga synimet grabitqare te shovinisteve sllave.

 

Perkujtojme Preke Calin prej Kelmendit, bartes i traditave dhe virtyteve me te shenjta te malesorit e te shqiptarit: te atdhedashurise, nderit e burrenise, sy-patrembur ndaj armikut, te mik-pritjes e bujarise.

 

Kejo darke ka nje rendesi historike, politike dhe atdhetare, pasi kujtojme Preke Calin, i cili gjithe jeten ia kushtoi mbrojtjes se integritetit tokesor te Shqiperise, lirise dhe demokracise, dhe i cili dha edhe jeten duke kunderstuar vendosjen e komunizmit ne Shqiperi. Vrasja e patrioteve shqiptare si Preke Cali duhet te shqetesoje ndergjegjen e cdo shqiptari, edhe sot 20-vjete pas renjes se komunizmit.  Prandaj, nuk duhet te harrojme, por te -

 

Perkujtojme Preke Calin, atdhetarin dhe anti-komunistin i cili para se te pushkatohej nga regjimi komunist, pyetjes se Mehmet Shehut se pse nuk behej me ta, se ashtu do ta mbyllte historine e tij me shkronja ari, Preke Cali iu pergjigj:  Zoteni, faji bie mbi ju, se ju u bate aleate me anmikun tone shekullor,  Serbine.

 

Perkujtojme Preke Calin, per bindjen e tij se komunizmi ishte gjeja me e keqe qe po i kercenohej Shqiperise dhe i cili me burrat me te njohur te Kelmendit i beri nje qendrese te ashper ketij sistemi te huaj qe iu imponua shqiptareve.

 

Perkujtojme Preke Calin, i cili para se t'i rrexohej trupi i tij vigan nga plumbat e mitralozit te komunisteve te Enver Hoxhes, bertiti me zerin e fuqishem te malesorit : "Rrnoft Shqipenia, Rrnoft populli shqiptar. Heret ose vone, Shqipenia do te fitoje".

 

Perkujtojme pra sonte Preke Calin --si simbol i gjakut te derdhur -- ne shenje nderimi e respekti edhe per bashkluftetaret e tije, shume prej te cileve u pushkatuan gjithashtu, si edhe per mijera martire nacionaliste anti-komuniste ane e mbane trojeve tona shqiptare ne Ballkan.

 

Prandaj, te nderuar miqe

 

Le te bashkohemi sonte ne perkujtimin e ketij burri te madh, dhe pas 20-vjet te te rreximit te komunizmit, te shpresojme qe me ne fund  - te peshohet mire dhe me te drejte e verteta historike - dhe vetem asaj ti jepet arsyeja.  Eshte detyre e te gjitheve, por sidomos e institucioneve te Shqiperise qe herojve si Preke Calit t'ua kethejme lavdine, nderin dhe vendin qe u takon patrioteve si ai, ne historine e kombit. 

 

Sepse duke kujtuar burrat si Preke Cali, ne perserisim premtimin  e vazhdimit te atdhedashurise se vertete dhe punes ne favor te ceshtjes kombetare -- dhe ne te njejten kohe pershpejtojme ndarjen nga trashigimia e regjimit diktatorial komunist, qe pushkatoi patriote si Preke Calin dhe qe neperkembi dinjitetin dhe vlerat tona te lashta kombetare.

 

I perjeteshem qofte  kujtimi i Preke Calit.  Nder e lavdi vepres dhe qendreses se tij ne shekuj.

 

Ju falemnderit,

Frank Shkreli



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora