E shtune, 30.05.2020, 12:53 PM (GMT+1)

Editorial

Lavdrim Lita: Natyra e pashërueshme e akrepit të zi

E hene, 15.11.2010, 10:59 PM


Natyra e pashërueshme e akrepit të zi

 

Nga Lavdrim Lita

 

“Është natyra ime” i thotë akrepi zhabës në një rrëfenjë popullore hebraike, duke e pickuar për vdekje teksa zhaba po e transportonte nga një cep në tjetrin të lumit. Duket se kryetari i PS-së, Edi Rama dhe individët e tjerë të opozitës kanë të njëjtin problem të akrepit. Sepse s’ka sesi kur zëdhënësi OBSH-së, Spartak Ngjela në emër të së majtës radikale, në përfundim të tryezës së aleatëve, me tone të ashpra theksoi se opozita vendosi për ndryshimin e gjendjes së rëndë. Jermi i kësaj opozite të bashkuar në shkatërrim s’ka përfunduar. Gjithsesi më në fund u shprehën qartë e në unison se nuk duan transparencë zgjedhore, por thjesht pushtet. Dhe për këtë janë të gatshëm të nisin një tjetër ekskursion protestash nëpër Shqipëri. Sigurisht paguan e qeras Edi Rama, i cili tash duhet të mendohet mirë, sepse do ta ketë ca të vështirë, meqenëse në buxhetin e bashkisë Tiranë (taksën partiake domethënë) mungojnë rreth 30 milionë euro, shkaktuar nga paaftësia e mosvjeljes së taksave vendore. 

Afërmendsh, me këto protesta Partia Socialiste ose gënjen veten, ose mashtron njerëzit. Pasi është e qartë se nuk mund të bësh politikë konstruktive me një demagog “endacak” që shkon pas çdo njeriu që takon. I vetmi njeri që është ngazëllyer nga fjalët tik-tak të Ngjelës është padyshim Fiqiri Xibri, i kapur disa herë në flagrancë për subvencionim të protestuesve, të popullit opozitar. Të tjerët janë kundra kësaj nisme. Sidomos pas marrjes së vendimit për liberalizmin e vizave. Sepse  liria e lëvizjes është ndër liritë themelore të njeriut. Ndoshta më shumë se sa e drejta e pronës... sot që më në fund u realizua ky dimension zanafillor i njeriut, dhe askush s’ka të drejtë të zhurmojë me ultratinguj lakuriqësh këtë arritje qytetare.

Ka shumë gjasa që këto protesta të mbarojnë ashtu siç  do të fillojnë. Me një paqartësi të dukshme Rama i fundos përfundimisht militantët e tij në llucën e para-politikës anti-demokratike. Kauza kësaj radhe është po e njëjtë me kauzën e mëparshme. Dhe ky politikan është i vetmi njeri në botë që mendon se duke bërë të njëjtat gjëra sa herë mund të arrijë rezultate të ndryshme. Është sikur t’i biesh murit me kokë, dhe e sheh se nuk mund ta shembësh, po forca e zakonin të bën të rifillosh sërish me goditje. Kështu veçse thyen kokën. Asnjë rezultat tjetër nuk vjen, me një taktikë të tillë, të më falni, idiote.

Sidoqoftë Rama nuk është aq sa ne mendojnë se është. Ai ka një qëllim. Sigurisht me përfundim katranosës. Duke ditur se vendi është në provë për liberalizimin  e vizave, ku pa diskutim është stabilizimi i vendit. Dhe është pikërisht këtë arritje do opozita për të penalizuar Shqipërinë me veprimet e saj kundra interesave të qytetarëve. Sepse në arritjen e mundshme të këtij skenari synohet shtyrja deri në një afat të pacaktuar frenim e lëvizjes së lirë, pa viza, në zonën Schengen. 

Mirëpo sizmografia e këtyre protestave ka gjasa të jetë aq e ulët saqë destabilizimi i vendit është i paarritshëm. Forcat e errta anti-demokratike, me falangat e tyre nuk mund shtypin demokracinë. Me radikalizimin e jetës politike nga natyra e pashërueshme e Ramës, ne kuptojmë se ai me këtë gur të ngelur në dorë kërkon të “vrasë” pulëbardhën  e demokracisë. Ai kërkon të masturbojë militantët e vet me megali-idenë e një hiper-presioni real (edhe pse vetë e di nuk mund të ndodhë) nëpërmjet së cilës do të marrë kështjellën e kryeministrisë. Vetiu pastaj ai i mashtron sërish ata me dritën e protestave në fund të tunelit kilometrik  të opozitës me Edvin e Kristaqit në krye të tyre. Duke pasur levën e Arkimedit të pushtetit të PS-së, z.Ruçi, Edvin Rama synon të trysnojë edhe  njëherë Berishën e ndërkombëtarët derisa ata ta pranojnë me shpejtësi si negociator për një darkë tjetër në Strasburg.  Natyrisht që Rama synon të mos i pranojë sërish propozime e shumicës, të cilat më pas do të duhet t‘i përdorë si parashuta justifikuese për të zbritur në ferrin  politik të jetës së vendit.

Në varkën lundruese të PS-së tashmë ka rënë flamuri i piratëve, ai me kafka e kocka, me thikë nëpër dhëmbë duan të grabisin thesarin e shtetit dhe dinjitetin e pushtetit, sigurisht duan edhe skalpin e Berishës, si trofe muzeu.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora