E premte, 29.03.2024, 07:38 AM (GMT)

Kulturë

Romani me i ri i Blendi Fevziut, "Hiri i Vullkanit", perpihet nga lexuesit

E hene, 15.11.2010, 07:34 PM


"Hiri i Vullkanit" nis te perpihet nga lexuesit

 

Romani me i ri i Blendi Fevziut, "Hiri i Vullkanit", ka mberritur ne duart e lexuesve. Autori u gjend dje ne Panairin e Librit "Tirana 2010", mes shume admiruesish duke folur me ta dhe dhene autografe. Fevziu rrefehet si nisi ideja e ketij romani, i treti ne kete zhaner dhe i teti ne botimet e derisotme Romani me i ri i Blendi Fevziut, "Hiri i Vullkanit", ka mberritur ne duart e lexuesve te pare. Kendi i shtepise botuese "Dudaj" ne Panairin e Librit ka qene plote me lexues. Kur ne stende ka mberritur dhe autori i romanit, shume lexues kane shfrytezuar rastin, jo vetem per te blere librin, por edhe per te folur me te e per te marre shenimin personal te shkrimtarit. Vete autori e ka vleresuar kete si nje mundesi per te vendosur nje komunikim me te afert me te pasionuarit e letersise artistike. "Eshte nje eksperience ndryshe, e cila nuk ndodhte me pare, megjithate te gjithe librat, pavaresisht subjektit te tyre, firmosen njesoj dhe dhurohen njesoj. Eshte nje roman, me nje zhaner disa befasues per pjesen me te madhe te atyre qe nuk e dine qe une dikur kame levruar letersine. Panairi i Librit eshte nje event i pervitshem dhe nuk ka nje gezim me te madh per lexuesit dhe botuesit, po te kesh parasysh, une per vete e kam bindje, se lexuesit ne Shqiperi vijojne te mbeten nje kategori e gjere. Nuk eshte nje kategori e izoluar dhe prania e njerezve ketu po e deshmon kete gje", shprehet Fevziu. Ndersa drejtuesja e shtepise botuese "Dudaj", Arlinda Dudaj thote se ""nje autor ne stende apo vet ne njerezit qe merremi me librin eshte gjeja me e mire, pasi kontakti me librin merret pikerisht ketu dhe ky eshte ne fund te fundit qellimi i nje panairi". Dudaj thekson faktin se vepra me e fundit e opinionistit te njohur, "eshte nje gje e re, e papritur, pasi njerezit nuk eshte se e mendonin qe Blendi Fevziu do te shkruante tashme nje roman dhe mbase eshte momenti i pare qe duhet sqaruar, qe nuk behet fjale per publikimin e nje libri publicistik, por eshte roman". *** "Hiri i vullkanit" na sjell nder mend titujt e kronikave televizive te disa muajve me pare, por ngjarja qe pushtoi Europen, ishte frymezimi i pare per autorin Blendi Fevziu, i cili e shnderroi ate ne nje liber. Kete here ai eshte rikthyer te letersia artistike pas nje pauze disa vjecare, duke i ofruar lexuesit romanin me te ri te tij, "Hiri i Vullkanit". Autori i librit rrefen detaje si lindi ideja e romanit: "Ka qene nje rastesi, une kam qene gjate nje udhetimi qe kthehesha nga Brukseli, ne nje moment qe ishte bllokuar gjithe Europa nga hiri vullkanik i Islandes. Ishte shume interesante sepse ne momentin qe tentova te gjeja nje mundesi kthimi me avion, me tren, me autobus te gjitha linjat ishin te bllokuara. Dhe me lindi ideja sesi dy njerez mund te gjendeshin befas, te ndare nga nje dashuri, nga dicka e papritur". Fevziu pohon se kete veper fillimisht e nisi si tregim: "Ishte nje tregim i shkurter rreth 10-12 faqe. Me pas duke ua treguar disa prej miqve te afert qe kane nje lloj shije letrare te perpunuar, ma sugjeruan 2-3 prej tyre qe mund ta zgjeroja". Subjekti i librit nuk eshte kryekeput nje histori dashurie qe rizgjohet pas shume vitesh, ndaj Fevziu nuk e ka shmangur dot penen gazetareske. "Eshte teme e kendshme, por besoj se ka brenda gjithe atmosferen e Shqiperise se viteve '90-'91-'92, por edhe situaten aktuale. Pra eshte nje lloj drame, romance e te gjithe ketij transformimi shqiptare, ku futet; emigracioni, ikja, menyra e mbijeteses, por edhe nje lloj dashurie qe vazhdon te mbetet eterne", shprehet Fevziu, mbi linjat kryesore qe ndjek romani. "Ia dedikoj kete roman, bashkemoshatareve te mi" Romanin "Hiri i Vullkanit", Fevziu ia dedikon mbi te gjitha atyre bashkemoshatareve te tij, qe paten te njejtat endrra, por fate te ndryshme. "Ja kam dedikuar kete liber gjithe bashkemoshatareve te mij. Gjithe atyre qe pjesen me te madhe te viteve te gjimnazit dhe vitet e para te fakultetit i kane kaluar ne borduren e Parkut Rinia, perballe hotel "Dajtit". Ja kam kushtuar te gjithe atyre te cilet shetisnin ne ate qe konsiderohej xhiroja e bulevardit, atyre qe ndertuan nje shoqeri paralele me shoqerine e komunizmit, qe e kontestonte absurdin e komunizmit, qe per hir te se vertetes besuan, shpresuan qe jeta e tyre nuk do te ishte si ajo e baballareve dhe e prinderve te tyre, ne fund kjo rezultoi e vertete. Arriten te kene nje jete. Padyshim qe disa me te suksesshme, disa me dramatike, disa edhe me te keqe, per arsye sepse gjithmone hapjet jane hapje; shume iken, humben kontaktet me familjen, kontaktet permanente me familjen, me te dashurit, me njerezit e afert me shoket e femijerise. Por ne fund te fundit, une e kam thene, e gjithe kjo ishte nje fat i madh per ne", shprehet Fevziu. Historia Romani i sapo hedhur ne treg "Hiri i Vullkanit", rrefen per nje histori dashurie e cila rizgjohet fare papritur pas 20 vitesh. Ne faqet e tij lexuesi gjen gjithashtu episode qe flasin per realitetin shqiptar ne vitet 1990, por edhe ne ditet e sotme. Mes tete librave te botuar ky eshte libri i trete, sa i takon letersise artistike nga Blendi Fevziu. Libri i tete Ky eshte libri i tete i Blendi Fevziut, krahas atyre te zhanrit gazetaresk, publicistik dhe historik. Tre tituj i takojne letersise artistike. "Fillimet e mia kane qene letrare, ndoshta 20 vite me pare ka qene nje liber qe kame botuar se bashku me Ben Blushin, ndersa me pas me dy vellime me tregime. Por keto kane qene sprova te nje studenti te letersise dhe te viteve te pare", shprehet Fevziu. Nuk ka surprize Letersia artistike nuk eshte nje surprize nga Blendi Fevziu, krahas disa sprovave letrare, sic i quan ai, thote se ne kompjuterin e tij ndodhen te tjera botime te pritshme. Kopjen e pare te ketij romani, i cili tashme ndodhet ne stenden e shtepise botuese "Dudaj", ne Panairin e Librit, autori ia ka dhuruar te enjten qe kaloi, kryeministrit Sali Berisha ne emisionin "Opinion".

 



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora