E merkure, 24.04.2024, 06:50 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Neçaj: Shuhet poeti i madh, Din Mehmeti

E hene, 15.11.2010, 10:58 PM


SHUHET POETI I MADH, DIN MEHMETI

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Mbrëmjen e së enjtes,duke u u gdhirë e premte, në Gjakovë në moshën 81  vjeçare u shua jeta e poetit  tonë kombëtar,të mirënjohurit Din Mehmeti.

Bacaloku,siç kishte dëshirë ta thërrisnin ,lindi  më 7 maj  1929 në fshatin Gjocaj të Junikut.

Shkollën fillore e kreu në Junik,kurse të mesmen në Gjakovë.

Studioi gjuhë e letërsi shqipe në Beograd,ku u diplomua në vitin 1959.Kurse magjistraturën e mbrojti në Prishtinë me punimin me titull : “Nëna në strukturën e poezisë lirike familjare shqiptare”.

Din Mehmeti ka punuar si inspektor i shkollave në Lipjan në vitet 1952-1954,gazetar i rubrikës së kulturës në gazetën “Rilindja” në vitet 1959-1962,profesor  i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Normalen dhe gjimnazin e Gjakovës në vitet 1962-1967.Kurse nga ky vit deri sa doli në pension,ka punuar si profesor i letërsisë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike  dhe në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë.

Din Mehmeti radhitet në mesin e poetëve më të sukseshëm dhe më të dëshmuar në poezinë bashkëkohore shqiptare.Poezia e Din Mehmetit me formë e përmbajtje,me tematikë e motive që trajton,me mesazhe e ide si dhe me figuracionin e përdorur dhe të përshtatshëm poetik,e bën poet të veçantë dhe original për nga fizionomia dhe stili.

Kështu shprehen jo vetëm studiuesit e veprave të tij,por çdo lexues e dashamirës i poezisë së Mehmetit.

Bacaloku Din Mehmeti është i vetmi intelektual dhe krijues nga Gjakova që kurrë nuk u largua nga venbdlindja e tij e dashur.Gjakova ishte fyrmëzimi i tij gjatë 60 viteve krijimtari të mirëfilltë letrare.

Poeti Din Mehmeti është  vetmi krijues që në gjallje të tij është botuar  antologjia  me poezi në 80 vjetorin e lindjes shkruar nga poetë të ndryshëm dhe kushtuar Bacalokut.

Edhe pse ka botuar kritika letrare dhe dramë,ka punuar si gazetar,Din Mehmeti njihet kryesisht  për poezinë e tij figurative që nga viti 1949 deri më 2007,madje edhe në shtratin e vdekjes ai nuk reshti së shkruari,ndonëse duke iu dridhur dora,por i paligështuar.

 

Veprat e tij  më kryesore janë:

Në krahët e shkrepave. Prishtinë : Rilindja, 1961

Rini diellore. Prishtinë : Jeta e Re, 1966

Dridhjet e dritës : vjersha. Prishtinë : Rilindja, 1969

Heshtja e kallur. Prishtinë : Rilindja, 1972

Ora. Prishtinë : Rilindja, 1974

Fanar ne furtuna. Prishtine : Rilindja, 1981

Agu : dramë. Prishtinë : Rilindja, 1982

Prapë fillimi. Prishtinë : Jeta e Re, 1996

Klithmë është emri im : poezi. Tiranë : Toena, 2002

Mos vdis kur vdiset. Prishtinë : Rilindja, 2001,

Zjarri i këngës,Botimet Toena,Tiranë,2007.

 

Poezia e Din Mehmetit  është përfshirë në të gjitha antologjitë e leërsisë shqipe si dhe në antologjitë e poezisë shqipe të botuara në gjuhë të huaj si frëngjisht,gjermanisht,anglisht,italisht,polonisht,suedisht,arabisht,etj.Din Mehmeti është laureat i shumë çmimeve  të tjera që ka marrë për krijimtarinë e tij letrare.

Personalitetet të njohura botërore kanë vlerësuar krijimtarinë letrare të Din Mehmetit.

Jeta e Bacalokut ishte poezi,ndonëe pati një jetë tragjike si gjithë krijuesit kosovarë nën pushtim serbo-sllav.Ai edhe në grahmat e fundit të jetës këshillonte miqtë e tij poetë,anëtarët më të rinj të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të cilin e kishte krijuar nën thundrën serbe në vitin 1964.

 

Në orën 12,00 të ditës së premte në Gjakovë u mbajt  një mbledhje komemorative, ndërsa varrimi u bë  në orën 14,00 në varrezat e qytetit në Gajkovë,në praninë e qindra e qindra dashamirëve të poezisë së tij,shokëve,miqve,kolegëve dhe  banorëve të Gjakovës,të cilët me lotë në sy qanin birin e tyre,i cili asnjë herë nuk u nda nga qyteti i tij i dashur,Gjakova kreshnike.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora