E enjte, 28.03.2024, 05:42 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Reagime kundër kërcënimeve ndaj gazetares Sebahete Shala

E diele, 14.11.2010, 07:56 PM


Shoqatat e gazetarëve në Kosovë kanë dënuar kërcënimet që ka marrë gazetarja Sebahate Shala, pas publikimit të një artikulli në agjencinë e lajmeve "Kosovapress".

 

Vetë Shala ka thënë se "nga dita e premte kam marrë disa SMS përfrikësimi, fyerjeje dhe denigrimi nga njerëz të afërt më PDK-në, të cilët më ‘këshillojnë’ që të kem ‘kujdes’ se çfarë pyes dhe çfarë shkruaj".

 

Sipas Shalës, mesazhet kanë ardhur menjëherë pas botimit të artikullit me titull: ‘Sparkes: Limaj dhe Syla nuk do duhej të ishin në listën e PDK-së.

Sipas saj, "këshillat" i referohen pyetjeve që ia ka bërë ditën e lartpërmendur zëvedësshefit të EULEX-it, Andy Sparkes, në lidhje me përfshirjen në listën e PDK-së për Kuvendin e Kosovës të dy zyrtarëve të lartë të kësaj partie, Fatmir Limaj dhe Azem Syla, të cilët janë nën hetime nga EULEX-i. Sebahate Shala njofton se për shkak të mosmarrëveshjes me drejtuesin e agjencisë, „nënçmimit dhe mosrespektin ndaj meje, jam detyruar që ta lëshoj punën, me vetëdëshirë".

 

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dënon ashpër rastin e kërcënimit, frikësimit e fyerjes nëpërmjet telefonit të gazetares Shala.

 

"Çdo veprim i tillë është ndërhyrje direkte në punën e gazetarëve, gazetarinë e pavarur dhe lirinë e shprehjes", thuhet në reagimin e këtij asociacioni.

 

AGPK iu bën thirrje përfaqësuesve të institucioneve, partive politike dhe grupeve tjera të interesit që t'i lënë gazetarët të lirë në punën e tyre.

 

Po ashtu, AGPK kërkon nga mediat që t'u ofrojnë gazetarëve hapësirë të nevojshme për punë profesionale.

 

Edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për "rastin Shala".

 

UGK konsideron se është e drejtë elementare e çdo gazetari që të bëj pyetje dhe një gjë të tillë nuk mund të mohohet nga askush.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora