E premte, 26.04.2024, 12:44 AM (GMT+1)

Faleminderit

Mustafë Rugova: Brahim Uka - Bardi i Podgurit

E hene, 15.11.2010, 11:00 PM


Brahim Uka - Bardi i Podgurit

 

Shkruan: Mustafë RUGOVA

 

Duke i perkujtuar njerezit e shquar, qendrestaret e popullit tone, ata qe, ne rrugetimin e tyre jetesor, kishin  perjetuar edhe ferrin e botes se pertejme, vetem per te mos u gjunjezuar me shpresen se mosdorezimi i tyre do t’i ndrise brezat qe vijne, ne, pasardhesit e tyre, duhet te ndihemi krenare qe i patem dhe te bejme çdo gje qe emri i tyre i mire te mos vdese kurre.

Njeri prej tyre ishte Brahim Uke Kabashi, nga Gurrakoci. Ai u rrit ne kullen fisnike te Kabashve, ku gjithe jeten e Tij nuk iu ndane rrufete e frikshme zeusiane.

Gjenerata qe e kujton Brahim Uken, po shuhet; e me te edhe shembulltyra e tij e paepur. Jane te paket ata qe sot u kujtohet kenga e tij kushtrimtare, tingulli i çiftelise dhe mbi te gjitha talenti i paperseritshem.

 

Nuk ishte e lehte prandaj qe te mbledhim deshmi te bollshme, por fale kujteses se Brahim adri Kabashit, te njohur si Brahim Qorri, fale motres se Brahim Ukes, Nanes Time nga Tomoci, fale Avdyl Arif Kabashit dhe Sejde Halil Rugoves nga fshati Cerrolluke, po nxjerrim nga pellgu i harreses kete tufe deshmishe origjinale ne perpjekje per te zbardhe e per te ngjalle para gjenerateve te reja personalitetin e Brahim Ukes, burrit te forte dhe kengetarit te paperseritshem.

Ne disa raste, ne, per hir te origjinalitetit dhe mbetjes besnik rrefimit, e kemi ruajtur te foluren e kujtesetareve.

 

1.

 

Brahim Uka u lind rreth vitit 1905. Ishte djali i madh i Uke Kabashit, i njeriut qe nje pjese te mire te jetes e kaloi me pushke ne dore. Per dallim nga i ati shtatvogel, Brahim Uka ishte i madh sa nje lis dhe i bukur si djemte e perrallave.

Deri sa u burrnua, ai nuk kendoi neper oda e dasma, por kur ia filloi, askush qe e njihte nuk deshironte te organizoje dasma e gezime, pa e pasur Brahim Uken aty. Te shumten ai nuk kendoi vetem. Ka pasur plot kengetar te shquar qe kenduan me te: Hysen Osmanaj, Sali Sadiku, Ali Kabashi, Dervish Shaqa, Azem Vrraga, Dan Xhaferi, Zenun Muja, Ramiz Muqolli e te tjere.

Shpesh e thoshte se, prej Qafës së Morinës e deri në Shalë të Bajgores, prej Rozhaje  e deri në Korishë nuk ka vend që nuk kam këndu…

Kur Dervish Shaqa iku ne Shqiperi, ne ate dimer te eger, pasi e degjojne duke kenduar, disa mjeshter te kenges ne Malesi, i thone: Mekat qe e ke braktise Kosoven, sepse ajo sot me shume se kurre ka nevoje per kengen tende!

Dhe kengetari i pavdekshem u pergjigjet: Po me nderoni, po edhe me plagoni me kete qe thuani, por sikur ju ta kishit degjuar Brahim Uke Kabashin, nuk do te thoshit keshtu. Ai eshte atje dhe kenga e tij i çon ne kembe edhe vorret…

Brahim Uka kishte dy shoke te ngushte: Selman Kadrinë, nga Cërrca dhe Bardhok Miroshin nga Gurrakoci. Kane qene miq te pandashem. Kur eshte vrare Miliq Kërsta, njerez te informuar pohojne se ne momentin e vrasjes Brahim Uka ishte me Selman Kadrine, sepse, me gjase, eliminimin e gjakpiresit te shqiptareve e kishin planifikuar se bashku.

Sipas marreveshjes, menjehere pas vrasjes Brahim Uka shkon ne Loxhë, ku e kishin ftuar ne nje dasme, ndersa Selmani si duket fillimisht ia ka mesyer Junikut, per ta kaluar kufirin, por pa sukses.

Menjehere pas vrasjes se Selman Kadrise, xhandaret e arrestojne Brahim Uken dhe e dergojne ne Stacionin e policise ne Dubove.

Ne favor te tij deshmojne 60 krushqit e Logjes, por edhe te dy defatoret qe ishin ne dasme.

Njeren prej defatoreve, Xhemilen, te njohur per bukuri te rralle, e fusin ne burg dhe e torturojne disa dite rresht dhe, me ne fund, e detyrojne ta vere gishtin nen deklaraten qe u duhej xhandareve, ne menyre qe te ishte kunderthenese me ate te Brahim Ukes. Ishta fjala per percaktimin e kohes se kur ai kishte mberri ne Loxhe.

Kur e çojne defatoren te gjykatesi hetues, ai e pyet pse ke deklaruar me ndryshe kur ke qene ne polici?

Ajo e zhvesh kurrizin dhe i thote: Me ta pas bere ty keshtu si mua edhe ti kishe thene ate qe kane kerkuar prej teje ta thuash!

Pas nje kohe e lirojne Brahim Uken. Kur shkon ne shtepi dukej si kufome, duart e tij ende ishin te enjtura dhe te nxira krejt, sepse ia kishin futur gjilperat nen thonj per ta detyruar te pranonte pjesemarrjen ne vrasje. Afer nje vit nuk ka mundur te vije ne vete nga torturat.  Prej atehere e tutje shendeti i tij e ka marre teposhtezen.

Si duket edhe Selman Kadrine, meqe e kane zene ende te gjalle, edhe ashtu te plagosur per vdekje e kane torturuar qe te tregoje se kush ishte me te, por nuk kane mundur t’ia nxjerrin asnje fjale.

Ka te ngjare qe komploti ka qene me i gjere, pas Miliqit ishte parapare qe te vriten edhe serbe te tjere, pjesemarres aktive ne zullumet kunder shqiptareve.

 

2.

 

Brahim Uka kishte nje cikel te tere kengesh te te gjitha krahinave shqiptare qe i kendonte me nje ze te mrekullueshem.

Njera prej kengeve te preferuara te tij ishte kenga kushtuar Salih Shabanit, trimit që vrau kapitetin e ushtrisë malazeze i cili, gjatë luftërave ballkanike, udhëhoqi me terrorin serbomalazez ne pjesën juglindore të Dukagjinit, sidomos në aksionin për ndryshimin e perdhunshem te fese:

 

Kush a burrë qe’ do vatanin

Ta shjere mren Sali Shabanin,

Qe vrau Spiro kapetanin…

 

Brahim Uka ia kishte ndryshuar dy vargjet e para te kenges, sepse ne krye te heres ajo kendohej keshtu:

 

Kush a turk qe fale Bajramin

Qe gjinon ramazanin,

T’ma shtjen mrend Sali Shabanin…

 

Ai mëtonte që këngëve të veta t’ua jap përmbajtjen e saktë historike, sepse ndryshimi i fesë, ishte vetem pretekst per terror. Sepse njekohesisht dhe me metoda te njejta barbare ishte bere dhe konvertimi i shqiptareve katolike.

Kënga për Ahmet Delinë dhe për Kamer Loshin gjithashtu benin pjese ne kenget e tij te zemres.

Brahim Uka e dinte permendesh krejt Lahuten e Malcise, vargun hyjnor  te popullit, kengen e Shqipnise Etnike dhe, shpeshhere, jo vetem neper dasma, kendonte pjese te saj, duke perzier ne keto raste mekamin e Podgurit me ate te lahutareve malesore. Vinin pastaj kenget per Isa Boletinin, Jakup Ferrin, Mahmut Dacin, Shaqir Grishen, Bec Sinanin, Ahmet Shtimjen, Bajram Currin dhe per ngjarje historike si per rrethimin e Shkodres, lufterat e Lumes, Dibres etj…

Brahim Uka kendonte edhe kenge humoristike:

 

Shpia t’mira maroi zogu,

Veç prej kashte e prej berllogu

 

Brahim Uka krahas trimerise se burrave te pathyeshem, u kendonte edhe hjekave te njerezve. Motra e tij, Tima, nje grua 91 vjeçare e martuar ne Tomoc, rrefen se kur ai e kendonte kengen per vershimin e perronit ne bjeshket e Shtedimit, me çrast vershima pati mbytur me dhjetera femije, burra e gra, ishte e pamundur t’i mbaje lotet:

 

Hyn drangoni ndër podvallë

Mori Ramën me gjithë djalë…

Flok’t e femijeve, n’Bistrice rane!

Po bojne qikat na te ngratat

Na shkuen krojshet, shkuan çorapat;

 

3.

 

Ne vargun e veprimeve atdhetare te Brahim Ukës duhet permendur edhe pjesemarrja e tij ne luften e Pazarit te Ri,  kur djemte e Podgurit dhe te Mitrovices i shkuan ne ndihme popullit te Sanxhakut qe rrezikohej seriozisht nga çetniket serbe.

Ndihmen e njerezve te Kosoves e kerkon prefekti i Novi Pazarit, respektivisht babai i ekonomistit te njohur Ismet Gucia.

Ne lufterat e pergjakshme atje, Brahim Uka u shqua per trimeti te pashoqe, kur bashke me shoket e tij ua rrembeu serbeve dy kamione me arme moderne, marrja e te cilave e determinoi luften, duke i nxjerre shqiptaret fitimtare.

Kjo lufte u perjetesua edhe ne vargjet popullore

 

Jane bashku burrat shqiptare,

Kokan nisë për ne Pazar,

N’ato maje kur kanë dale,

Me pa krenë e bajraktare…

Para u shkojne dy hoxhallare;

Mulla Zeka n’gjog të bardhë

Kish me vete Haxhi Jahjanë

Mulla Ilazi po u mban fjalë  (Gjyshi i Faruk Spahiut,  kryetarit te ndjere te komues se Mitrovices)

Merrni vesh vllazën u ka thane

Sot po shkojme n’luftë,  n’Pazar,

Ndaçi lufta m’ju shku mbare,

Mallin shkaut mos me ia marrë,

asht haram për çdo shqiptarë!

 

Ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore, Brahim Uka, nje kohe del kaçak, sepse e kerkonin partizanet. Me vone, permes nje miku, shkon ne brigaden e Male Sadikut, te cilen de fakto e udhehiqte Tome Zhariqi famekeq.

Ne ate brigade ishte edhe Dervish Shaqa…

Nje dite prej diteve, partizanet i hetojne 3 ushtare te Shaban Polluzhes qe ishin fshehur ne nje bunker dhe kishin vendosur te mos dorezohen te gjalle. Atyre u afrohet nje shqiptar i rrethit te Istogut dhe u thote se nese nuk keni bere krime mund te dorezoheni ne bese. Ata e besojne dhe dorezohen. Mirepo pas tri ditesh, Tom Zhariqi, kerkon nga Brahim Uka qe t’i ekzekutoje djemte qe ishin dorezuar. Brahimi e kundershton kategorikisht. Tome Zhariqi e kercenon edhe me pushkatim nese nuk e zbaton urdherin.

Brahim Uka ngushtohet dhe i tregon shokut te tij, Musë Mehmetit te Mehmet- Smajleve nga Kashica. Ndërkaq Musa flet me Sadri Xhemën e Muse-Brahimeve, nga i njejti fshat , nje trim qe “ i ka thene edhe dreqit ku e ka shtepine…” Sadri Xhema i premton se nese  rrezikohet Brahim Uka, ky do ta vriste aty per ty Tome Zhariqin.

Te nesermen e rreshtojne brigaden dhe Zhariqi kerkon prej Brahimit ta ekzekutoje urdherin. Nderkaq  Brahimi i thote: Nuk e ke gjete njeriun qe i vret vellaznine e vet.

Toma e sheh se ka marre puna fryme dhe terhiqet.

Ne fakt ai që i kishte nxjerre në besë prej bunkerit ushtaret e Shabanit, duke zbatuar urdherat e Tome Zhariqit, perpiqet qe pergjegjesia per vepren e shemtuar te pushkatimit te njerezve qe ishin dorezuar ne bese t’ia faturonte Brahim Ukes.

Kete faqezi te gjithe e kane ditur per  burrë te mire e patriotë, ndërsa Brahim Ukës i dhimbnin sytë kur e shihte…

Deshmi e Brahim Sadri Kabashit (Qorri)

 

4.

 

Pas Luftës së Dytë Botërore, me sa dihet ne Prishtine, u mbajt nje festival, ku u be perzgjedhja e kengetareve me te mire. Cdonjeri prej tyre kishin kenduar nga nje kenge.

Brahim Uka qellimisht e kendon kengen për Miftar Demën, djalin e kaçakut te njohur

Deme Ali Pozhari:

 

Haj medet çka na ka kanë,

Miftar Demën e kanë nxanë…

E kanë nxanë po done me’e gri,

Që tri ditë nguju n’xhami;

Bukë pa nganë e ujë pa pi…,

Ka shti kryet në një franxhi,

Sheh kah vjen një shoq i tij,

A po vjen se kam besi,

Kam besi me u besatu

Dej te nana a don me mshku’!

Mos past bukë, më ma gatu !

I thuj qentë mos me i zhvillu…

Ali Hima iftirexhi,

Kish pas mbledh nje truç rini,

Ia kish qitë tri pritë mbi shpi…

N t’parën prite kish kapërcy,

Kur ish hi në t’dytën pritë

Ik Miftar, në mujsh me ikë!

Qyqja Nana e Miftarit,

Që ia qan tri vjet’t e malit,

Që ja qan në borë e n’shi

I pa ngane e i pa pi…

 

Prej atehere e tutje Brahim Ukes ia kane mbyllur te gjitha dyert se kengetar, duke e cilesuar publikisht si armik. Ndoshta ketu duhet kerkuar shkakun kryesor pse nuk ka mbetur  as nje kenge e incizuar e tij. Ka edhe te aferme te tij qe thone se edhe kur ndokush ka kerkuar t’ia incizonte kenget, ai u ka thene: Kur te vdes, me mua le te vdes edhe zeri im.

Por me afer te vertetes duhet te kete qene arsyeja e pare, sepse ne ate kohe manjetofon mund te kishin vetem institucionet e shtetit; e shtetit qe njerezit si Brahim Uken i shpallnin dhe i trajtonin si armiq derisa i çonin ne vorr.

 

5.

 

Djale ma tmire,  djale ma azgan edhe ma te hijshem nuk ka pase. Ne te tana punet o kane i zoti. T’kajke me pa qysh e lidhke shamine, qysh e veshke kmishen e pelhurs, e nje kmishe tlarme per mi. Sa mire i rrishin tirqit; tirqit e vodencit, boje kafe…,  thojshe ti ami edhe ni pare sy me e pa ma mire.

Shkova nihere, vazhdon rrefimin e saj nana Time, me i nimu me i ngjit kijet. Ish kan shtramu zhegra. Une i thashe baci Brahim tu pasak shtramu zhegra. Ai m’tha hajt n’mujsh me dite ku mu ka shtramu zhegra? I thashe po ku muj me dite une. Me tha e kam rreh ni shka t’Lugut se o kan shume qafir edhe shume zullumqar.

Baci Brahim i ka pase edhe dy kusherinj qe nuk ndahej kurre prej tyne, Rrustem Nimanin dhe Haxhi Smajlin qe s’ka guxu kush me ua prishe. Ata kane dit me ruejt rrethin e vet, katunin dhe miqasine. Shkijet, edhe pse ne pushtet, s’kane guxu cik me iu ba, po tuten ia kane pase babes Uke niher e masanej edhe bacit Brahim. Haxhi Smajl Kabashi kish pas shkuar ne Shqiperi, ku ishte takuar me Ahmet Zogunt. Ne bisede e siper  Zogu i kishte pas thene Haxhiut:  A ke lane naj djale ma tmire se vetja n’Kosove?! Po i thote ky, kam lan plot, po dy djem qe i kam lane e qe nuk ndahna kurre prej tyne jane Brahim Uka dhe Rrustem Nimani. Atehere Zogu ia kisht pas dhane nje grusht napolona. Dhe i paska pas thane: T’rujt Zoti po qysh tpaska fale kaq t’mire!

Ne ato kohe te veshtira kishte edhe plot momente tragjikomike.

Ne vitet tridhjete mbaheshin nje pale zgjedhje per deputete. Dhe njerezit ishin te detyruar te votojne (gllastin!). Në njësine zgjedhore ne Dobrushe ne nje mase te madhe njerezish kercet dajaku ne mes serbeve dhe malazezeve. Brahim Uka qellon mu ne mes dhe s’I mbetet tjeter veçse ia merr flamurin njenit dhe, per fat vishkulli i flamurit kishte qene hu i njome thane. E kish pas ça rrethin me hu.

 

Ne ate xhurulldi kishte qellu njefare Brahim Hadaku, i Staradranit; dhe duke u kthyer ne shtepi, i takon fqinjte e vete, Berishajt qe shkonin per te votuar. Ata e pyesin: Qysh po shkonte puna ne votime? Hadaku u kish pas thene: Ish fort mire, pare e qiten nje rend, e tash jane ne llulla!

Rrahje te tille kishte pasur edhe ne Gurrakoc dhe pasi qetesohet gjendja Hysen Sadiku (Osmanaj) i kish pas qitur ne kenge:

 

Zot ç’u ba Ukë Bajrami,

O dalë n’kodër te bunari!

E ka rrokë hunin sa llastari!

Një parti prej Zabllaqi

Bojnë pushim të Bllagaqi.

 

Po bërtet Imer Haxhia

Haj medet m’ka hup partia !

Te çekiqët u bo mbledhia…

Banjoviqi,  bythpamuku (Komandanti i policise)

Po i qet hapat sikur uku!

 

Me nje rast, komandanti i stacionit ne Gurrakoc i kish pa ra Uke Bajramit 80 vjeçar, - babai te Brahimit. Pas disa ditesh, Uka dhe i biri, Brahimi, ia nxane priten. Ky i fundit, o kan si me krah, e kap cofile komandantin dhe e qet pas shkolle ne do shkurre dhe ti hin hû dej sa nuk e kish pase kape ma. Te nesermen i paska pa than dikush komandantit mos gabo me e marr Uken ne stanice, se e kish sos me tvra, ‘shazoten ish kane tute shkau e s’kish pa ba mà zà. 

Edhe kete ngjarje Hysen Sadiku e kishte pas qit ne kenge:

 

Banjoviq, more kodosh

çka ke lype ne Gurrakoc?

S’jane kompirat e Rakoshit

Po jane hujt e Gurrakocit?

 

Nihere Brahim Uka e Ali Kabashi  ishin kane shku me knu n’Isniq. Me veti e kishin pa marre Isuf Veselin edhe Isuf Zeken, qe te dy burra n’zà. Rruges bahen bashke edhe me Hajdin Zeken. Isuf Veseli kish pa nise me vajtu vetveten: E more, Isuf Veseli me kan je mete me shku n’dasem ?! Nifare vakti shkojshe me Isuf Bajraktarin, Mehmet Veselin, Sadik Ramen…, e tash ma pruni Zoti me shku me Brahim Uken, Hajdin Zeken e Ali Kabashin!

Hajdini o kan i zhvjellte prej goje e i kish pase thane: Mos u ngut se nashta edhe na t’vyejme. Masi e kishin pase marre nusen, t’nesrit dalin n’bahqe edhe ia kishin pa nis m’e gjujte gurapeshin. E gjujshin ren, e dikur u kishin pa than hajde ju Podguri, a ka kush pej juve qe e gjune gurin? Hajdin Zeka i kish pase thane Xhemajl Feks, kape gurin! Xhemail Feka ish kane i fuqishem si arushe edhe ua kish pase kalu te gjitheve. Loja tjeter ish kan me kcy ne naltesi. Hajdini i kish pa than qou Kabash se me kan dej n’tavan nalt ti e kapercen! Brahim Uka  u kish pase thane çone penin edhe nje shkalle ma nalt se ungjt po m’doket. E kapercen pa u lodhe hiç. Hajde tash  i qesim kapuçat. Hajdini u thote: jam tute per qeto dy t’parat se per kapuça jau nxjerri gjuherin. Edhe kapuças i kishin pase muejt.

Ne te kthyer Brahim Uka i kish pa thane Isuf Veselit a po e sheh se edhe na t’vyejme? Po valla, thote ai, beli po vyejshit.

Trim o kane Brahim Uka, po edhe ma trim o kane baba i tij, Uke Bajrami. Me nje rast Miliq Kersta i kish pase djege e ba kerdi shqiptaret e Drogolefcit, dhe kishte premtuar se se shpejti ka me shku edhe ne Gurrakoc me i ba te njejtat mizori. Uke Bajrami shkon te Ars Peroviqi edhe i thote: Miliqi po ben kerdi kudo qe po shkon, kemi ndegju qe e kish ndermend me ardhe edhe ne Gurrakoc. Une po te tham ty, edhe po ta jepi nje bese te Zotit, mos e le me ardhe n’ket vend se flake e verdhe ka me shku n’tana anet! Na ashtu e keshtu t’maruem jemi, por edhe shka i gjalle n’Gurrakoc nuk do te lame.

Arsi, duke qene vendali dhe duke e njohur mire Uke Bajramin, i çon fjale Miliqit, rri rahat e mos na rreziko edhe neve.

 

6.

 

Brahim Uka kishte dy femije: Gjylshahin dhe Ramen. Ky i fundit jeton ne Austri.

Kengetari i shquar ishte shume i idhur me vajzen e tij, qe ishte teper e semure. Jjo jetoi vetem 16 vjet, sepse e mbyti tuberkuloza.

Prej atehere e derisa vdiq, i ati e kendonte rregullisht, sidomos kur ishte vetem, kengen e Minires, nje kenge te dhimbshme per nje vajze te re, qe gjithashtu e kishte mbytur veremi.

 

Mjep minilin Nane,

Se une kam verem,

Zemra ma ka ni

Se nuk kam ma jete…

 

Minire, moj bije,

Shamine kuq e zi,

Hajde dalim n’bashqe,

hjekim pak merzi.

 

Sa ju luta babes,

Per mem çu n’Shqipni,

S’ka kush t’bon hyzmet,

Minire, moj bije.

 

Sa ju luta nanes,

Per me m’çu n’Tirane,

S’ka kush t’ban hyzmet,

Minire, moj Nane.

 

Sa ju luta vellait

Per me m’çu ne Shkoder;

S’ka kush t’bon hyzmet,

Minire, moj moter.

 

Natyrisht kete kenge ai e kendonte vetem ne shtepi, kur e pervelonte malli per te bijen, por kurre neper dasma. Ne nje dasme e kish pas pyet njeri: Pse Brahim nuk po kendon edhe kenge dashnie. Kengetari i njohur i pergjigjet: Do t’vjen edhe ajo dite, por une e ti nuk do t’jemi gjalle, sepse sot me lyp hallve, kur nuk kemi as buke me ngrane nuk na ka hije!

Ketu duhet kerkuar pergjigjen pse i gjithe kengetimi i Tij ishte ditari i kalvarit te gjate te Kosoves, i vuajtjeve dhe i qendreses se popullit tone.

 

7.

 

Brahim Uka vdiq ne mesin e muajit shtator te vitit 1964, pas nje semundjeje te rende. Kerkesa e tij e fundit drejtuar vellait Hevziut ishte qe ta vendose ne kerr te kuajve dhe ta shetis neper Gurrakoc per t’u pershendet pergjithmone me njerezit, me fushat dhe me drunjte e vendlindjes. Ai iku ne prag te ndryshimeve te medha ne Kosove, qe u mundesuan me ndryshimin e konjukturave politike ne Federate, kur ra nga pushteti serbi i gjithefuqishem e antishqiptari i thekur, Aleksandar Rankoviq.

Me te shkoi edhe zeri i tij plot magji.

Nderkaq, ne qe jemi gjalle e qe duam t’ia japim mirenjohjen tone modeste per kengen, per guximin,  per vepren e mire dhe per gjitheçka qe ka bere, konsiderojme se asnje shprehje, asnje fjale nuk do t’i rrinte me hijshem dhe me domethenshem ne rrasen e vorrit te harruar se sa fjala e moçme latine: "Shkelqen mungesa e tij".

Ndersa kolegeve te tij kengetare, atyre qe kane talent dhe metojne per kujtese historike u mbetet t’i dalin hakut njerit prej rapsodeve me te shquar shqiptare te shekullit njezet. Ja rasti per ta provuar veten. Jane vargjet e nje pinjollit te Brahim Ukes:

                       

N’Dukagjin e ne Podgur,

Një bilbil ka k’ndu dikur;

Brahim Uka,  djale si zana

Deri n’qiell iu ndijke kanga.

 

Brahim Uka i Gurrakocit,

Ka qene burre e zog sokolit.

Kendojke mire e kendojke fort,

Me tu rrqeth floket ne koke.

 

Kur i binte ai çiftelise,

Mbanin vesh dhe trente e shpise

Ai ka pas do shoke te mire;

Kengetare dhe burra t dlire,

 

Njeni ish Selmon Kadria,

Trim qe e njeh e gjithe Shqipnia;

Se ate dite kur vrau Miliqin.

Aty pranë e kish Brahimin.

Me te kenduan ne gzime e dasma

Hysen Sadiku e Azem Vraga,

Djale kaçaku e trim zi zana;

Me ta ishte dhe Alia,

Kusheri hajgarexhia…

Sali Sadiku e Dervish Shaqa,

Qe kudo u jehoi kenga…

 

Ne çdo kulle, ne Dukagjin,

Ata kenduen dhe mbollen gezim;

Mbollen gezim e krenari,

Tu ngjalle burra e histori;

Tu kujtu heronj me name,

Nkohe te fshtira e n’kohe me gjame!

 

Brahim Uka, burre si lis,

Fort i binte çiftelise;

Brahim Uka i Gurrakocit,

Djale kaçaku e burre i motit,

Ngjallte pushket e Kamer Loshit;

Ngjallte lufta e heronj,

Me bajloza e me dragonj…

 

Vargu i Fishtes, lapidar,

N’goje t’Brahimit behej zjarr;

Behej zjarr, behej kushtrim,

Per qendrese e per terbim,

Me pushtues e me tradhtare,

Me besethyes e me zagare!

 

Ne nje vakt e kohe te veshtire,

Udba e zeze e kish pas thirre;

E kish thirre me e perpunu,

Per me e tute tuj e kercenu,

Tuj diktu çka mund me k’nu.

 

Brahim Uka kurre nuk thehej,

As nuk shitej,  as nuk blehej,

Balle per balle u kish pas thane;

Pa me kajt e zeza nane,

Askush kangen smund ma ndrron,

S'mund ma flliq, s’mund ma helmon.

 

Prej ate dite e dej te vorri,

S’ju nda dhuna e s’ju nda zori…

Per ma zi e per ma keq,

Mbasi vdiq e mbasi u tret

Kangte e tij u zhduken krejt.

 

Sepse Udba e komiteti,

Beogradi dhe krejt shteti;

Kanget qe i pati incizu,

I kane djege e i kane faru.

 

Porse n’oda t’Dukagjinit,

Kurre s’u ndal kanga e Brahimit;

Kanga e vjeter e trimnise,

Habertarja e lirise…



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora