E shtune, 20.04.2024, 01:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - RR

E diele, 14.11.2010, 08:38 PM


Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

RR

 

RRABOT/Ë-A

              IA HËNGËRT DREQI RRABOTËN E KRESË! fr.fol.,mallk.-e pësoftë! vdektë! (ASU-VGJKMGJ f. 246). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi

                E MARRTË PUSHKA NË RRABOTË TË KRESË! fr.fol.,mallk.-e pësoftë! vdektë!  u vraftë! (ASU-VGJKMGJ f. 246). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!

RRADAK/E-JA

            AQ IA PRET RRADAKJA dikujt  fr.fol. ,iron.-nuk ka aftësi a fuqi për të menduar a gjykuar, arsyetuar më shumë dikush, aq mendon, gjykon , arsyeton dikush, nuk mendon, nuk gjykon, nuk arsyeton  më shumë a më tepër dikush, është mendjelehtë dikush, është fare i papjekur dikush. (BQ-DSH).  S. shih sin :  aq e ka dikush

            E KA RRADAKEN BOSH dikush fr.fol., iron.- nuk kupton, nuk merr vesh  dikush. (FGJSSH f. 918). S. shih sin: s’ ka enë  dikush 

            KAQ IA PRET RRADAKJA dikujt  fr.fol.,iron.- nuk ka aftësi a fuqi për të menduar a gjykuar, arsyetuar më shumë dikush, aq mendon, gjykon , arsyeton dikush, nuk mendon, nuk gjykon, nuk arsyeton  më shumë a më tepër dikush, është mendjelehtë dikush, është fare i papjekur dikush.

(BQ-DSH). S. shih sin : aq e ka dikush

            NUK I MBUSHET RRADAKJA dikujt fr. fol.,id.- 1. nuk ka besim dikush, nuk beson, nuk bindet  dikush, nuk është i sigurt, i bindur dikush . S. shih sin: nuk i fle  karari  dikujt.2. nuk është i vendosur dikush, është i pavendosur dikush, është mëdyshazi dikush, është i mëdyshtë, i dyshimtë dikush. (FGJSSH f. 1675). S. shih sin: është as andej as andej dikush

            I PJELL RRADAKJA  dikujt fr.fol.- 1. id. është shumë i zgjuar, i mençur, mendjehollë dikush. S. shih sin : është burrë me mendjen katërqind dërhemë dikush 2. id. krijon dikush, ka aftësi mendore krijuese dikush. (FGJSSH f. 460, 1110, 1492). S.shih sin: i pjell mendja dikujt.  3. (diçka) trillon diçka  dikush, sajon, krijon gjëra të paqena dikush. (FGJSSH f. 1492). S. shih sin: sajon në mendje  diçka dikush           

            *NUK IA PRET RRADAKJA dikujt   fr.fol.,id.- është mendjelehtë dikush, është i papjekur nga mendja dikush, nuk mendon, nuk gjykon thellë, shumë dikush,   gjykon, mendon cekët dikush, është i cekët në gjykime e mendime dikush, nuk mendon, nuk gjykon   si duhet dikush. (FGJSSH f. 1675). -  Nuk ma preu rradakja aq e aq kur mora të ndezë kashtë,se aq shpejt mund të merrte flakë. (JZA te:J nr.8-9/ 95 f.45-6).S. shih sin: është arrë fyçkë dikush

            *SIPAS RRADAKES  së dikujt- sipas mendimit të dikujt.- Të jap udhë, që sipas rradakes  tënde ta formosh këtë trupë- edhe atë, një ditë e më parë. (MI-SHT f. 41). S. shih sin: sipas mendjes së dikujt

            IA SHTIE NË RRADAKE diçka dikujt dikush  fr.fol.,iron.- ia përkujton, ia kujton diçka dikujt dikush.  (BQ-DSH). S. shih sin:  ia bie ndër mend  diçka dikujt dikush

RRAFSH-I

            BËHET RRAFSH fr.fol.,iron.-1. (dikush) rri rehat  dikush, çlirohet nga hallet, shqetësimet, brengat dikush, shkujdeset dikush, bëhet i pahalle dikush, rri i shkujdesur dikush,  nuk ka më hall për diçka (një punë etj.)  dikush. (AXH-II f. 169). S.shih sin:  i  shëndoshet barku  dikujt. 2. (dikush) bëhet vokan, mospërfillës, indiferent, i pandjeshëm ndaj dikujt a diçkaje dikush,nuk ndjen, nuk shqetësohet,nuk merakoset, nuk mërzitet fare për të tjerët a për atë që ndodh në mjedisin ku jeton dikush,rri i vakët, indiferent dikush. S. shih sin: bëhet buall dikush.3.(diçka) rrafshohet, sheshohet, dystohet diçka. (BQ-DSH). S. shih sin: bëhet dyst diçka

            BËHET  RRAFSH ME TOKË  (një vend etj.) fr.fol.,met.- rrënohet, shkatërrohet, shkretohet krejt (një vend). (BQ-DSH). S. shih sin: bëhet bërhaj diçka a një vend etj.)

            BËHET  RRAFSH ME TOKËN dikush   fr.fol.,fj.-shtrihet në tokë dhe ngjeshet pas saj dikush. (FGJSSH f. 1675).S.shih sin : bie rrafsh me tokën dikush

            *IA BËN RRAFSH dikujt dikush fr.fol., iron.- nuk ia bën fjalën dy (dysh) dikujt dikush, nuk e kundërshton fare dikë dikush për atë që flet, ia miraton, ia pranon, ia tumir, ia vërteton dikujt dikush atë që e thotë, që e flet (me arsye e pa arsye, me vend e pa vend). (BQ-DSH). S. shih sin: ia bën dyz  dikujt dikush

            E BËN RRAFSH dikush  fr.fol.-1. ( diçka a një vend) fj.- e rrafshon, e sheshon ( diçka a një vend) dikush . (FGJSSH f. 134, 1675, 1681). S.  shih  sin: e bën dyst diçka a një vend dikush . 2. (diçka a një vend) met.- e rrënon, e trokon, e shemb, e shkatërron, e prish  krejt, fare, deri në themel,  me themel  diçka a një vend dikush. (FGJSSH f. 133). S. shih sin : e bën bar  diçka a një vend dikush

            *E BËN RRAFSH ME DHE diçka a një vend  fr.fol.,meton.- e rrënon, e trokon, e shemb, e shkatërron, e prish  krejt, fare, deri në themel,  me themel  diçka a një vend dikush .-Papritmas më erdhi  një mendje të rrënoja gjithçka, ta bëja rrafsh me dhe. (ADGA te: R, 10 shkurt  2001 f. 16). S. shih sin : e bën bar  diçka a një vend dikush

            IA BËN RRAFSH (ME GOJË) diçka dikujt dikush   fr.fol.,iron.- ia paraqet diçka dikush dikujt  të lehtë  e  jo të vështirë (për t' u bërë, për t' u kryer,  për t' u zgjidhur etj.). (BQ-DSH). S.shih sin: ia bën bulevard dikujt dikush

            *E BËN RRAFSH ME  TOKË (ME TOKËN, PËR TOKË) diçka a një vend dikush - e rrënon, e trokon, e shemb, e shkatërron, e prish  krejt (krejtësisht, fare, deri në themel, me themel, që nga themeli, që nga themelet)  diçka a një vend dikush. (FGJSSH f. 978, 980, 1000, 1675-6, 2005).- Çdo gjë që ka të bëjë me hebrenjtë jo vetëm që përpiqet  ta bëjë rrafsh me tokë, por njëkohësisht edhe duke hedhur  hije të zezë në çdo gjë  që më parë kishte shkruar. (BECU te: KD, 3 maj 2003 f. 27). Si një barrierë  mes shkrimtarëve e jetës, janë ata gjermanë: të cilët ditën që në mënyrë aq të pamëshirshme të bëjnë rrafsh me tokën çdo gjë që u dilte para paramendimit të tyre. (BECU  te: KD, 13 dhjetor  2003 f. 27). S. shih sin : e bën bar  diçka a një vend dikush

            IA BËN RRAFSH VETES dikush fr.fol. ,id.- e zë  fare të  lehtë çdo gjë, çdo punë  etj. dikush , sado që nuk është e tillë. (BQ-DSH). S. shih sin:  i bëhet bota rrafsh  dikujt

            BIE  RRAFSH ME TOKËN dikush  fr.fol., fj.- shtrihet në tokë dhe ngjeshet pas saj dikush. (FGJSSH f. 1675). S. bëhet rrafsh me tokën dikush

            I BIE RRAFSHIT dikush fr.fol.-bëhet vokan, i shkujdesur, i painteresuar, indiferent dikush, nuk shqetësohet, nuk brengoset fare për diçka a për të tjerë dikush, nuk e çan kokën, nuk mërzitet, nuk merakoset dikush për  asgjë S. (BQ-DSH).S. shih sin: bëhet buall dikush

            BISEDON  RRAFSH me dikë dikush  fr.fol., meton.- ulet  këmbëkryq  dhe flet shtruar me dikë  dikush  për të gjitha çështjet, nis një bisedë të gjatë me dikë dikush, bisedon, kuvendon gjerë e gjatë dhe shtruar me dikë dikush. (FGJSSH f. 1675, 1940). S.flet rrafsh me dikë dikush ; shtrohet në kuvend me dikë dikush ; shtrohet  rrafsh me dikë dikush ; shtrohet (ulet)  këmbëkryq me dikë dikush ; shtrohet (ulet) në një tryezë me dikë dikush ; shtrohet vendçe me dikë dikush ; shtron kuvend me dikë dikush   

            FLET  PËR (SË) RRAFSHI dikush fr. fol.,ftill.- flet hapur, haptas, pa fshehur gjë, çiltërisht dikush, flet shkoqur e pa djallëzi dikush, flet pa druajtje dikush, e thotë të vërtetën ashtu siç është dikush. (HB-IV f. 233). S. shih sin : flet  pa bishta  dikush

            FLET RRAFSH me dikë dikush  fr.fol., meton.- ulet  këmbëkryq  dhe flet shtruar me dikë  dikush  për të gjitha çështjet. (FGJSSH f. 1675, 1940). S. shih sin : bisedon rrafsh me dikë dikush

            E MBUSH  RRAFSH  diçka dikush  fr. fol.,ftill.-e mbush plot e përplot diçka dikush, e sëtrmbush, e cakos, e vizgos, e kërtyl diçka dikush. (FGJSSH f. 1675).S.shih sin : e bën rrafsh me buzë diçka dikush

            RRAFSH E PLOT fr.ndf.,meton.-me shumë, me plot gjëra (arritje, suksese etj.),me shumicë gjërash, me shumë peshqeshe (pekule, pekulish, pemurinash etj.), duarplot, me shumë të mira, me të gjitha të mirat. (FGJSSH f. 1675).S. shih sin: me bollëk

            RRAFSH ME TOKËN fr.ndf.- në lartësinë  e sipërfaqes së tokës, pa u ngritur mbi tokë. (FGJSSH f. 1675).

            RRI RRAFSH dikush  fr.fol.,ftill.-rri, ulet   përdhe duke i kryquar këmbët në mes vete dikush. (AXH-XLIV f. 176). S. shih sin : ulet këmbëkryq dikush

            *E SHEMB RRAFSH PËR DHE diçka  a një vend dikush  fr.fol.,meton.-e rrënon, e trokon, e shemb, e shkatërron, e prish  krejt, fare, deri në themel,  me themel  diçka a një vend dikush - Se, kur del e bardha dritë; gjithçka natën të kenë goditur/ ata e shembin rrafsh për dhe. (GJF-MZ f. 87). S. shih  sin : e bën bar diçka a një vend dikush

            SHTROHET RRAFSH  dikush  fr.fol., meton.-1. (me dikë) ulet  këmbëkryq  dhe flet shtruar me dikë  dikush  për të gjitha çështjet. (FGJSSH f. 1675, 1940). S. shih sin : bisedon rrafsh me dikë dikush. 2. ulet, rri përdhe duke i kryquar këmbët në mes vete dikush. (FGJSSH f. 1675, 1940). S. shih sin : ulet këmbëkryq dikush

            *VIHEN NË NJË RRAFSH   gjërat në mes vete fr.fol.,meton.- barazohen gjërat, quhen të barabarta gjërat, paraqiten si të njëjta gjërat.- Kjo i ka lënë shteg  rrahjes së mëtejshme  të mendimeve  që janë shprehur në diskutimin  themelor :  a duhen vënë në një rrafsh ndërrimet morfologjike dhe ndryshimet kombinatore, duke u lënë pas dore funksionet gramatikore të të parave. (MAY te : SF nr. 2/ 1990  f. 242). S. shih sin : hiqet shenja (vija) e barazimit  midis gjërave

RRAH fol

            E DI KU RRAH  dikë dikush  fr.fol., ftill. -e di ku e ka qëllimin, synimin  dikë dikush, e di ku synon dikë dikush, e di ku kërkon të dalë dikë dikush.  (FGJSSH f. 1677).S.shih sin: e di ku i rrah çekiçi  dikujt dikush

RRAH  plk.

             BËHEN  RRAH fr.fol.,id.-sëmuren të gjithë me radhë, pa përjashtim përnjëherë (anëtarët e familjes). (FGJSSH f. 1676). S.shih  sin :  bëhen berrah   

             .JANË  RRAH  fr.fol.,ftill.- janë të gjithë të sëmurë përnjëherë pa asnjë përjashtim (anëtarët e familjes) . (FGJSSH f. 1676). S.shih sin : janë  berrah

            RRËZOHET RRAH  PËRDHE (gruri  etj.)  fr. fol.,ftill.- bie, shtrihet, rrëzohet  rrafsh  për tokë (gruri etj.). (FGJSSH f. 1676).S.shih sin : bëhet lëmazhdë  (gruri etj.)

RRAH-U

            BËHET RRAH (pylli, zabeli) fr.fol.,id.-  bëhet tokë e re për herë të parë  një tokë që ka qenë pyll a zabel. (FGJSSH f. 1676).

            E BËN RRAH (pyllin, zabelin) dikush fr.fol.,id.-  e bën tokë të re për herë të parë  një tokë që ka qenë  pyll a zabel  dikush. (AXH-XXI f. 160). S. e bën rrirrë (pyllin, zabelin) dikush

            I BËRË RRAH  (një vend) fr.mb.,id.-  i zhveshur (një vend).  (MAH-FSHSHMZ f. 56)

            ÇEL RRAH   dikush  fr.fol.,fj.- hap tokë të re dikush, , e çel,e hap së pari një tokë që ka qenë zabel a pyll dikush. (MAH-FSHRR f. 46).  S. shih sin : (e) zbut  dheun (dhenë) dikush

            NXJERR RRAH dikush fr.fol.,fj.-  hap tokë të re dikush., e çel,e hap së pari një tokë që ka qenë zabel a pyll dikush  (MAH-FSHRR f. 46). S. shih sin : (e) zbut  dheun (dhenë) dikush

RRAHMANI-A

            BIE NË RRAHMANI me dikë dikush fr.fol.,id.- merret vesh , pajtohet  me dikë dikush, ka mirëkuptim, harmoni me dikë dikush, shkon, kalon mirë me dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: bie në brazdë me dikë dikush

            FIKET (HUMB, MBARON) ME RRAHMANI dikush fr.fol.,ftill.- përfundon shumë keq dikush, .shkatërrohet, katandiset, falimenton, fiket keq, krejt  ekonomikisht dikush, bie  shumë keq ekonomikisht dikush, varfërohet shumë, së tepërmi, tej mase dikush, mbaron me gjithçka, me të tëra  dikush..(BQ-DSH). S. shih sin: bie në buzë dikush;  mbetet akull i verdhë dikush; e merr arratia  dikë; merr në çopur dikush

RRAKAÇ/E-JA

            BËHET RRAKAÇE diçka (një makinë etj.) fr.fol.,met.- bëhet e vjetër, e papërdorshme diçka (një makinë), del jashtë përdorimit diçka (një makinë), nuk hyn më në punë diçka e dëmtuar ,e prishur a e vjetruar (një makinë etj.).. (ALCEN-UL-II f. 37). S. shih   sin: bëhet batall diçka (një makinë etj.)

RRALLË

            FLET RRALLË E PËR MALL dikush  fr.fol.,ftill.-  flet rrallë dhe aq mirë sa e ke mall ta dëgjosh dikë duke folur. (AXH-II f. 168).

            MË TË RRALLË fr.ndf.,fj.- nganjëherë, rrallë e rrallë. (FGJSSH f. 1678). S. shih sin: aty-këtu, aty e këtu 

            *RRALLË HERË fr.ndf. ,fj.- shumë rrallë, me ndërprerje shumë të gjata, të mëdha, vetëm ndonjëherë.- Mund të themi  se rrallë herë  pas luftës  na ka ndodhur  që në skenën tonë  teatrore  të hasim në një talent të tillë, siç është Fatmit Spahiu.(ZYKEL ). S. shih sin : një herë në hënë

            RRALLË E PËR MALL fr.ndf.,fj.- shumë rrallë, me ndërprerje shumë të gjata, të mëdha, vetëm ndonjëherë. (FGJSSH f. 674).- Ka dikush që paraqitet rrallë e për mall. Kur paraqitet lë vulë. (AIBAR te : KD, 5 prill  2004 f. 16). S. shih sin : një herë në hënë

            RRALLË E TEK fr.ndf.- shumë rrallë, me ndërprerje shumë të gjata, të mëdha, vetëm ndonjëherë, nganjëherë e me ndërprerje të gjata,  vetëm ndonjëherë, rrallë e rrallë. (FGJSSH f. 922, 1678, 1975, 2045). S. shih sin : aty-këtu, aty e këtu ; kur e tek ; një herë në hënë

RRAM-BAM

            E ÇON (IA ÇON) RRAM-BAM dikush  fr.fol.,id.- e kalon, e çon disi, në njëfarë mënyre dikush, e kalon, e çon as mirë, as keq dikush, e kalon, e çon herë mirë e herë keq  dikush. (FGJSSH f. 1679).

            RRAM-BAM fr.ndf.,id.- 1. njëfarësoj, as mirë as keq, disi. S. shih sin :  njëfarë dore. 2. me përpjekje të mëdha, me vështirësi. (FGJSSH f. 1679). S. shih sin : bot e bir (bjerë)

RRANGALL/E-JA  RRANGULLA-T

            I BIE RRANGALLES  dikush  fr.fol. ,iron.- flet kot, kot së koti dikush. (FGJSSH f. 1679). S. shih sin : flet në arë e në stom dikush 

            E  HEDH NË RRANGULLA diçka dikush fr.fol.,meton.- e prish, e dëmton, e shkatërron,e bën që të mos vlejë më për asgjë dikush diçka, e nxjerr  jashtë përdorimit diçka dikush. (EQSHI f. 139, 162). S.  shih sin : e bën batall diçka dikush

RRAP-I

              BËHET RRAP E RRËNJË dikush  fr. fol., id.- 1. jeton ,rron shumë, gjatë  dikush. (UÇ-3/ 71 f. 199, FGJSSH f. 1679)).  (S. shih sin : bëhet abanoz dikush . 2.  fiton përvojë të madhe( në jetë) dikush, sheh e dëgjon shumë (në jetë) dikush. (FGJSSH f. 1679, 1696). S.shih sin :  është zier (zihet) në lëng çeliku dikush 

            MERR LEJE NË RRAP dikush fr.fol., iron.- nuk merr leje fare dikush, ikën pa leje dikush. (HXH-T f. 120).

RRAPÇIN/Ë-A

            BËHET RRAPÇINË diçka (një makinë, një vegël etj.) fr.fol.,met.- bëhet e vjetër, e papërdorshme diçka (një makinë, një vegël), vjetrohet shumë, së tepërmi diçka (një makinë, një vegël etj.), del jashtë përdorimit diçka (një makinë, një vegël), nuk hyn më në punë diçka e dëmtuar ,e prishur a e vjetruar (një makinë, një vegël etj.), nuk mund të përdoret më,  fare diçka (një makinë, një vegël etj.).. (BQ-DSH). S. shih   sin: bëhet batall diçka (një makinë, një vegël etj.)

RRAPITOLL

            BËHET RRAPITOLL dikush  fr.fol.,id.- varfërohet shumë dikush, mbetet pa gjë (pa pasuri)  fare dikush, bie në gjendje të keqe, të mjerueshme, të vajtueshme (ekonomike) dikush, shkatërrohet, fiket krejt ekonomikisht dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : bie nga bota dikush ; bie në buzë dikush ; mbetet akull i verdhë dikush  

            E BËN RRAPITOLL  dikush fr.fol.,id.- 1. diçka (një punë etj.) e përzien andej e këndej diçka dikush, e ngatërron keq  diçka dikush.S. shih sin : e bën bërllok diçka (një punë etj.) dikush. 2.  (diçka a një vend) e prish prejt diçka a një vend dikush, e shkretëron, e shkreton , e trokon, e shemb, e përlan, e rrënon, e shkatërron diçka a një vend  dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 247). S. shih sin : e bën bar diçka a një vend dikush

RRAPTIM/Ë-A

            BËN SI RRAPTIMË MULLIRI dikush fr.fol.,iron.- nuk pushon së foluri dikush. (PDO-M f. 106). S. shih sin : nuk pushon si çakallja e mullirit dikush

RRAQE-T

            IA JEP RRAQET NË DORË dikujt dikush  fr.fol.,iron.- e përzë, e shpërngul, e dëbon me pahir, me zor dikë dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 144). S. shih sin : ia vë cipalin dikujt dikush

            I MBLEDH RRAQET dikush fr. fol., iron.-1a. përgatitet për të ikur, për t' u larguar,nisur,  për t' u shpërngulur (nga një vend) dikush me të gjitha që ka, bëhet gati për ikje, për largim, për shpërngulje nga një vend dikush me të gjitha që ka. 1b. ikën, largohet, tërhiqet, shpërngulet (i detyruar) nga një vend dikush me të gjitha që ka. (FGJSSH f.  957, 1249, 1679, 1681).-S.shih sin: i mbledh çepërkat dikush

            IA  MBLEDH  RRAQET  dikujt dikush  fr.fol.,iron.- 1. e dëbon, e përzë me zor, me dhunë  nga një vend  dikë dikush, e shpërngul me pahir, me dhunë dikë dikush nga një vend. S. shih sin : i (ia) vë cipalin dikujt dikush2. e heq nga një detyrë a përgjegjësi dikë dikush (që nuk e meriton ta mbajë a ta ketë). (FGJSSH f. 1249, 1679). S. shih sin : ia mbledh leckat dikujt dikush   

             I NGRE RRAQET dikush fr.fol.,iron.- 1a. përgatitet për të ikur, për t' u larguar,nisur,  për t' u shpërngulur (nga një vend) dikush me të gjitha që ka, bëhet gati për ikje, për largim, për shpërngulje nga një vend dikush me të gjitha që ka. 1b. ikën, largohet, tërhiqet, shpërngulet (i detyruar) nga një vend dikush me të gjitha që ka. (FGJSSH f.  957, 1249, 1679, 1681).-S.shih sin: i mbledh çepërkat dikush

            IA  NGRE  RRAQET  dikujt dikush  fr.fol.,iron.- 1. e dëbon, e përzë me zor, me dhunë  nga një vend  dikë dikush, e shpërngul me pahir, me dhunë dikë dikush nga një vend. S. shih sin : i (ia) vë cipalin dikujt dikush2. e heq nga një detyrë a përgjegjësi dikë dikush (që nuk e meriton ta mbajë a ta ketë). (FGJSSH f. 1249, 1679). S. shih sin : ia mbledh leckat dikujt dikush   

            PËSHTILLET NË RRAQE TË VETA dikush fr.fol.,met.-e përballon jetën me forcat, mundësitë vetanake dikush,  bën, mbaron punë me forcat, me mundësitë vetanake a pa ndihmën e dikujt tjetër dikush, mbështetet në mundësitë a në forcat vetanake dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 144). S. shih sin : fërgohet  me (në) dhjamin e vet  dikush

RRAS

            RRINË RRAS E PLAS  fr.fol.,ftill.- rrinë ngjeshur, rrasur fort njëri pa tjetrit e shtrënguar. (BETA-SITA-TIR f. 233). S. shih sin : rrinë si dhentë në shtrungë

RRASASH

            LUAJ  RRASASH fr.fol.,ftill.- luaj në një lojë fëmijësh,  në të cilën dy palë ngrenë  nga tri rrasa guri më këmbë, i gjuajnë me gurë larg dhe fiton pala që i rrëzon më parë rrasat e kundër-shtarit. (FGJSSH f. 590, 1680). S. shih sin. luaj gurashenjash

RRASBUQ

            LUAN RRASBUQ dikush (një fëmijë) fr.fol.,ftill.- luan me petë dikush, luan një fëmijë në lojë me të tjerë duke e vënë një gur të rrumbullakët-buqin në buzë të një grope, që e gjuajnë me rrasa. (FGJSSH f. 1680). S. shih sin : luan bixhas dikush

RRAS/Ë-A shm. RRASA-T

            I BËHET RRASË (shtëpia) dikujt fr.fol., id.- nuk i mbetet asgjë (gjë prej gjëje) (në shtëpi) dikujt. (FGJSSH f. 1680). S.i bëhet rrasë e gjallë (trokë)  shtëpia dikujt 

            BËHET RRASË NË DIELL dikush fr. fol.,id.- varfërohet shumë dikush, mbetet pa gjë (pa pasuri)  fare dikush,  e  humb pasurinë, mallin që ka dikush, bie  nga gjendja (ekonomike), bie në gjendje të keqe, të mjerueshme, të vajtueshme (ekonomike) dikush. (PETZE-TRO-I f. 200). S. shih sin : bie nga bota dikush

            I BËHET RRASË E GJALLË (shtëpia) dikujt fr.fol., id.- nuk i mbetet asgjë (gjë prej gjëje) (në shtëpi) dikujt. (FGJSSH f. 1680). S. shih sin:  i bëhet rrasë  (shtëpia)  dikujt

            E GJEN RRASA VEGSHIN fr. proverb., ftill.- e gjen dikush atë që i përgjigjet, që  i përshtatet, që i duhet  më së miri, më së shumti apo  me të cilin përputhet, puqet në mendime, në botëkuptime e karakter. (FGJSSH f. 436, 605, 1680, 2062, 2123, 2181). S. shih sin : e gjen arna thesin ; e gjen akranin e vet dikush

            E GJEN RRASA VORBËN  fr. proverb., ftill.- bashkohet, shoqërohet me dikë dikush që i përgjigjet, i përshtatet më së miri për nga karakteri, botëkuptimi, cilësitë  . (FGJSSH f. 436, 605, 1680, 2123, 2181). S. shih sin : e gjen arna thesin ; e gjen akranin e vet dikush

            E HAS RRASA VEGSHIN fr. proverb., ftill.-e gjen dikush atë që i përgjigjet, që  i përshtatet, që i duhet  më së miri, më së shumti apo  me të cilin përputhet, puqet në mendime, në botëkuptime e karakter. (KOKA te : Dituria  nr. 4 1928 f. 129). S. shih sin : e gjen arna thesin ; e gjen akranin e vet dikush

 

            JETON NË RRASË TË GJALLË dikush  fr.fol.,meton.- është shumë i zoti dikush, i bën ballë çdo vështirësie dikush. (PETZE-TRO-I f. 200). ). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush

            MBETET RRASË NË DIELL dikush  fr.fol.,ftill.-  mbetet pa asgjë, pa gjë prej gjëje dikush. (FGJSSH f. 1680). S. shih sin:mbetet fyell  dikush

            E NXJERR NË RRASË TË GJALLË diçka dikush  fr.fol./,meton.- është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, është i zoti të fitojë edhe atje ku s’ ka mundësi, edhe atje ku është shumë zor, shumë vështirë të fitohet, i vjen gjithçka përdoresh, bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 1680). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush

            QESH EDHE RRASA E OXHAKUT për dikë  fr.fol., meton.- është shumë i mirë,  gojëmbël e i dashur dikush. (PETPA-LU f. 182). S. shih sin: është pika e burrit  dikush

            QET RRASA PREJ GOJE dikush  fr. fol.,meton.-të helmon  ose të lëndon shumë me fjalë dikush, të vret shpirtërisht dikush (me fjalë), flet ashpër e rëndë dikush, është i vrazhdë në të folur dikush, është tepër fjalërëndë, fjjalëvrazhdë dikush. (AVSU-SHPMGJ-I f. 164). S. shih sin: e ka fjalën shtarë dikush

             RRON (EDHE) NË RRASË TË GJALLË dikush  fr.fol., meton.- është shumë i zoti dikush, i bën ballë çdo vështirësie dikush. (FGJSSH f. 1680, 1711). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush

              E SHKRUAN MBI (NË) RRASË TË HOTIT  diçka dikush  fr.fol.,meton.- e quan të humbur, të kotë dikush diçka.- Kur i jepen pare uha një detyrsit të keq (KOKA te: Leka   nr. 7/ 32 f. 232). S.shih sin: e  shkruan në akull diçka dikush

              *I (IA) VË RRASËN dikush fr.fol.,id.- 1. diçkaje (një pune etj.) e kryen e mbaron, e përfundon diçka (një punë etj.) dikush. S.  shih  sin: i (ia) del mb’ anë  diçkaje (një pune etj.) dikush. 2.  diçkaje (një çështjeje etj.) diçkaje (një çështjeje etj.) id.- i jep fund një herë e mirë diçkaje (një çështjeje etj.) dikush,e mbyll, e zgjidh  një herë e mirë a përfundimisht diçka (një çështje etj.) dikush, e quan të përfunduar, të zgjidhur diçka (një çështje etj.) dikush. (FGJSSH f. 1510, 1680, 2154). S. shih sin : e qet në arkë diçka (një çështje etj.) dikush. 3. (dikujt a diçkaje) iron.- e harron dikë a diçka dikush, nuk e kujton, nuk e përmend më  dikë a diçka dikush, nuk i kujtohet më dikush a diçka dikujt. S. shih sin: e fut në arkiv dikë a diçka dikush .4. (diçkaje) e fsheh, e mbulon, e maskon diçka dikush. (FGJSSH f.1510, 2154). S. shih sin:  e mbështjell me një cipë  diçka dikush

RRASËT

              FLE  RRASËT  dikush  fr.fol.,ftill.-  fle shumë mirë, pa u zgjuar fare dikush, fle thellë, rëndë dikush, bën gjumë të thellë, të rëndë dikush. (FGJSSH f. 1680). S. shih  sin: fle si buall dikush

              PUNON RRASËT dikush  fr.fol.,ftill.-  punon me ngulm dikush, punon me kujdes e pa ndërprerje dikush, punon shumë mirë dikush. (FGJSSH f. 1680). S. shih sin: punon si bujku i Haskos dikush

         RRASHT-I        shm.RRASHTA-T

            BËHET ME RRASHTA  ZOGJSH diçka  fr.fol.,iron.-1. bëhet pa një bazë, pa një mbështejtje të sigurt diçka. S.shih sin:  i ka bazat  mbi (në) rërë diçka. 2. nuk do të zgjasë shumë diçka, do të prishet shpejt diçka. (FGJSSH f. 2246). S. shih sin : s’ i ka të gjata ditët  diçka

            IA HA RRASHTIN  dikujt dikush fr.fol., id.- e mbyt, e vret, e zhduk, e shfaros, e likuidon  dikush dikë, e privon nga jeta dikë dikush. (BQ-DSH).  S. shih sin : ia shqyen barkun dikujt dikush

            IA HUMB RRASHTIN dikujt dikush fr.fol.,meton.- 1. e humb krejt, e humb fare dikë dikush, e zhduk fare , krejtësisht dikë dikush, e vret, e mbyt  dikë dikush në mënyrë misterioze, pa e ditur kush  si, në ç’ rrethana. S..shih sin: e humb me çok dikë dikush. 2. e dërgon shumë larg dikë dikush, e çon, e dërgon në një vend të largët  e të harruar dikë dikush nga ku të mos kthehet më, e tret dikë dikush,e dërgon në një vend të humbur dikë dikush. (BQ-DSH). S. e dërgon prapa botës dikë sikush

RRASHT/Ë-A

            IA ÇAN RRASHTËN dikujt dikush  fr. fol., meton.-e mbyt  dikë dikush., e likuidon  dikush dikë, e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton , ia sjell vdekjen dikujt dikush. (PDO-M f. 104). S. shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush

            E LË RRASHTËN diku dikush fr.fol., meton.- vdes, vritet, mbytet  (diku) dikush, e gjen vdekjen (diku) dikush. (FGJSSH f. 973). S. shih sin :  i lë brinjët diku dikush  

            *E PROVON MBI RRASHTË  diçka  dikush fr.fol.,meton.- e përjeton, e provon në vete , vetë, drejtpërdrejt diçka dikush.-  Vetë ne po e provojmë mbi rrashtë, / se ai në Shqipëri të ka ngelur si halë/ që ngel në fyt e s’ nxirret jashtë/ Do dajak!...Mirë se po i bini. (GJF-LM f. 474). S.shih sin : i bie  kresë  diçka dikujt

            IA SHTIE NË RRASHTË diçka dikujt dikush  fr.fol.,meton.-ia përkujton, ia kujton diçka dikujt dikush.  (BQ-DSH). S. shih sin:  ia bie ndër mend  diçka dikujt dikush

RRATHË-T

            I JANË LËRUAR RRATHËT dikujt fr. fol.,iron.- i ka kaluar vitet aktive të jetës dikush, është mplakur, moshuar  dikush. (PETZE-TRO-I f. 200).  S. shih sin : e hëngri barin dikush

             E KANË LËSHUAR RRATHËT  dikë fr.fol., iron.-1. është pak i metë a i trashë nga mendtë dikush, është pak si budalla, si i marrë, si i krisur dikush , është pak si kokëkrisur, si i marrë e me teka dikush. (JTH-FFGJSH f. 202). S. shih sin : (e) ka një burgji mangët (mangu, mangut, metë)  dikush. 2.  nuk është normal, tamam dikush, nuk di se ç’ bën dikush, nuk është në rregull nga mendtë (nga mendja) dikush. (FGJSSH f. 1687). S.shih  sin : nuk është në bokë dikush

             I JANË LIRUAR RRATHËT dikujt fr.fol., iron.-1. është pak i metë a i trashë nga mendtë dikush, është pak si budalla, si i marrë, si i krisur dikush , është pak si kokëkrisur, si i marrë e me teka dikush. (JTH-FFGJSH f. 202). S. shih sin : € ka një burgji mangët (mangu, mangut, metë)  dikush.2.nuk është normal, tamam dikush, nuk di se ç’ bën dikush, nuk është në rregull nga mendtë (nga mendja) dikush. (FGJSSH f. 1687). S.shih sin : nuk është në bokë dikush

            I KANË RËNË  RRATHËT dikujt fr.fol.,iron.- nuk ngopet me asgjë dikush, është fare i pangopur, i babëzitur dikush, ha shumë, së tepërmi dikush, është llupës, grykës, hamës i madh dikush, nuk ka kufi, masë në të ngrënë dikush, nuk di të ngihet, të ngopet dikush, nuk ka të ngopur dikush. (MAH-FKPG -I  f. 69). S. shih sin: i çahet barku (iu ka çarë barku) dikujt

            RRATHËT E BARKUT fr.em.,fj.- palë e lëkurës në bark nga të ngjallurit e tepërt. (FGJSSH f. 1686).

            RRATHËT E GUSHËS fr.em.,fj.- palë e lëkurës në gushë nga të ngjallurit e tepërt. (FGJSSH f. 1686).

            RRATHË VESHI fr.em.,fj.- vathë, vëthë të rrumbullakët. (FGJSSH f. 1686).

            RRATHËT VJETORË fr.em.,ftill.- unazat vjetore në trungun e prerë të një druri. (FGJSSH f. 1686).  

RRAXH/Ë-A

               ËSHTË ME (NË) RRAXHË diçka   fr. fol., ftill.- është plot e përplot diçka,  është plot  sa nuk zë, nuk merr më  diçka. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin : është buzë më buzë diçka

            JANË  NJË RRAXHË  fr.fol.,ftill.-janë të një mase, janë të njëjtë, janë njësoj, njëlloj. (FGJSSH f. 1681). S. shih  sin : janë një ajar

            E MBUSH ME RRAXHË diçka dikush  fr.fol.,ftill.- e mbush plot e përplot diçka dikush, e kërtyl, e stërmbush, e cakos, e vizgos diçka dikush. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin : e bën rrafsh me buzë  diçka dikush

            MBUSHET RRAXHË diçka  fr.fol.,ftill.-   mbushet plot e përplot, mbushet plot sa nuk merr, nuk zë më, kërtylet, vizgoset, cakoset diçka  mbu-shet më (në) të gjithë anët  diçka. (FGJSSH f.   1681). S. shih sin: mbushet an' e mb' anë diçka

            I (IA) VË RRAXHËN diçkaje a një vendi  dikush  fr.fol.,id.-e rrafshon, e sheshon  diçka a një vend dikush . (FGJSSH f.1681, 2154). S.  shih  sin: e bën dyst diçka a një vend dikush

RRAZIGAJ-I

            NUK TË JEP AS RRAZIGAJIN  dikush  1.  nuk të jep asgjë, asgjësendi dikush, nuk të jep fare, aspak dikush. S. shih sin: nuk të jep gjë prej gjëjedikush.2.është shumë dorështrënguar, koprrac dikush, kursen shumë,së tepërmi, jashtë mase dikush, kursen edhe gjërat më të  domos-oshme për vete dikush. HK f. 161 ). S. shih sin: s' të jep (as) barin e zgjebes  dikush

RREB/E-JA

            I VJEN RREBJA  dikujt fr,fol, meton.-nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie  dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: merr avull menjëherë dikush ; i bien  boritë dikujt

RREBE-T

            I BIEN RREBET dikujt për diçka fr.fol., id.-    i teket, i bie ndërmend, i shkon, i vete mendja, i  kujtohet vetvetiu a papritur dikujt për të bërë diçka, i shkrepet menjëherë, aty për aty dikujt për të bërë diçka, i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka. (BQ-DSH). S.shih sin: i bien dabidubat dikujt për diçka.

            ËSHTË ME RREBE  dikush  fr.fol.,ftill.-1. është i ndërkryer dikush, është  gjithë inat dikush, është njeri që i hipën inati, që  zemërohet shpejt dikush. S. shih sin : është me dallgë dikush. 2.  është me teka, me trille dikush,vepron, punon dikush ashtu si i teket e jo me rregull, punon, vepron si t’ i  teket, si t’ i  bjerë  ndërmend, si t’ i kujtohet vetvetiu a papritur dikush. S. shih sin : është me dallgë dikush. 3. është herë i mirë e herë i keq dikush. (BQ-DSH).S. shih sin : është me dallgë dikush  

            ËSHTË NË RREBE TË MIRA dikush fr.fol.,ftill.- është i thekmezur, i thekur, i qejfleisur dikush, është në gjendje të mirë shpirtërore dikush. (BQ-DSH). S.shih sin :është çakërrqejf  dikush

            I HIPIN RREBET dikujt fr.fol.,iron.- inatoset, zemërohet menjëherë, sakaq   dikush, tër-huzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush,  ndërkrehet dikush, nxehet, nevri-koset shumë dikush, pëlcet,tërbohet nga inati  dikush, xhindoset dikush, e zë inati, nervoziteti dikë. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin : i bien boritë dikujt

             E KAPIN RREBET dikë fr.fol.,id.-1. është me teka, me trille dikush, vepron, punon me të tekur dikush, vepron, punon me teka, me trille dikush,vepron, punon ashtu si i teket dikush.  S.shih sin: është me dallgë dikush.2.  inatoset, nevrikoset zemërohet menjëherë, sakaq dikush, tërhuzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur, si i ndërkryer dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet,tërbohet nga inati dikush, xhindoset  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i bien boritë dikujt ; merr avull menjëherë dikush

              I KËRCEJNË RREBET dikujt fr,fol, meton.-nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie  dikush. (FGJSSH f. 1681). S.shih sin: merr avull menjëherë dikush ; i bien boritë dikujt

              ME RREBE fr.mb., id.- nevrik, nervoz, i  zemëruar,i hidhëruar, i ndërkryer, gjithë inat, që zemërohet shpejt. – E gjeta me rrebe. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin : me damarë

              IA NJEH RREBET dikujt dikush   fr. fol., meton.- ia njeh të gjitha dikujt dikush, e njeh  në hollësi, në imtësi   dikë dikush, e njeh me të gjitha (të mirat e të ligat, huqet, zakonet etj.) dikë dikush, e njeh plotësisht, krejtësisht, tërësisht dikë dikush. (FGJSSH f. 1681). S. shih sin :  e di (se) ç (çka)  ka në bark  dikë dikush                

              E ZËNË RREBET dikë fr,fol, meton.-nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie  dikush. ( AXH-2/ 75 f. 169, FGJSSH f. 1681). S.shih sin: merr avull menjëherë dikush

RREBULL-I

            *E  ZË RREBULLI dikë fr.fol.,id.- nxehet, hidhërohet, rrëmbe-het, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie  dikush. - Oficerin dhëmbë-prishur e zuri rrebulli, i hipi damari: -Ti më the”halt”? Ti, stërvinë komuniste, të më thuash mua kështu, a?  (SMU-NJ f. 10).. S.    .shih sin: merr avull menjëherë dikush

RRECK/Ë-A   shm. RRECKA-T

            BËHET  RRECKA-RRECKA  dikush a diçka (një rrobë etj.)  fr.fol.,meton.-  shqyhet, griset shu-më, pa masë dikush a diçka (një rrobë etj.), shqy-het, griset shumë keq dikush a  diçka (një rrobë etj.), shkafanjiset,fërteliset,leckoset, rreckoset   dikush a diçka (një rrobë etj.) , shqyhet, copëtohet, griset në shumë copë të vogla, në shumë grima  diçka (një rrobë etj.). (FGJSSH f. 1681).S. shih sin: bëhet copë (copa, copash) dikush a diçka (një rrobë etj.).

            E  BËN  RRECKA –RRCKA diçka (një rrobë etj.) - e shqyen, e gris, e zhvat keq diçka (një rrobë etj.) dikush, e shqyen, e gris  në copë, në pjesë shumë të vogla  diçka (një rrobë etj.) dikush, e shkafanjis, e lakanis, e fërtelis diçka (një rrobë etj.) dikush.(FGJSSH f. 1681).S shih sin: e bën copë-copë (copa-copa) diçka (një rrobë etj.) dikush

            E BËN RRECKË  dikë dikush  fr.fol.,id.- nuk i lë gjë pa thënë dikujt  dikush, e fyen e ofen-don, e shan shumë rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 957, 1319, 1681). S. shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush, i thotë ars e qyrs dikujt dikush

            I MBLEDH RRECKAT dikush   fr. fol., iron.- 1a. përgatitet për të ikur, për t' u larguar, për t' u shpërngulur (nga një vend) dikush, bëhet gati për ikje, për largim, për shpërngulje nga një vend dikush. (SKDO f. 563). 1b. ikën, largohet ,tërhiqet,shpërngulet (i detyruar) nga një vend dikush. (FGJSSH f. 1249, 1679, 1681). S. shih sin: i mbledh çepërkat dikush

            I NGRE RRECKAT dikush fr. fol., iron.-1a. përgatitet për të ikur, për t' u larguar,nisur,  për t' u shpërngulur (nga një vend) dikush me të gjitha që ka, bëhet gati për ikje, për largim, për shpërngulje nga një vend dikush me të gjitha që ka.1b. ikën, largohet, tërhiqet, shpërngulet (i detyruar) nga një vend dikush me të gjitha që ka. (FGJSSH f. 240, 957, 1249, 1679, 1681).-S.shih sin: i mbledh çepërkat dikush

            RRECKA-RRESKA  fr. mb.,meton.- i (e) shqyer, i (e) grisur, i(e) prerë në pjesë, në copë shumë të vogla, i (e) shkafanjisur, i (e) lakanisur, i (e)  leckosur, i € rreckosur, i (e) fërtelisur.  (FGJSSH f.  1681). S. shih sin : i (e)  bërë  copë

RREGE-T

            *(I) MERR RREGET dikush fr.fol.,id.- arratiset,  ikën, e merr ikën  dikush, nuk dihet se nga vete dikush.- Si atij përherë ia ka hequr dera: cullë e mullë , çka i kishte shpëtuar,/ u vu në të ikur e mori rreget. (GJF-LM f. 396).S. shih sin:  e ther binishin dikush

RREGËZIN/Ë-A

            E BËN RREGËZINË dikë dikush  fr.fol., id.- 1. , nuk i lë gjë pa thënë dikujt  dikush, e fyen e ofendon, e shan  rëndë dikë dikush..S.shih sin : e bën ars e qyrs dikë dikush, i thotë ars e qyrs. 2. e qorton, e kritikon  shumë rëndë   dikë dikush. (FGJSSH f.  1681). S. shih sin: e bën bërdoz  dikë dikush

RREGULL-I

            E BIE NË RREGULL E UJDI dikë dikush  fr.fol.,id.- e sjell në rrugë të mbarë dikë dikush, e urton, e urtëson dikush dikë, e bën  dikë dikush që t' i kuptojë gjërat mirë e drejt, e bën të jetë si duhet dikë dikush, e bën të jetë në rregull dikë dikush, e bën të mbledhë, të frenojë veten dikë dikush, e sjell  përsëri brenda kufijve dikë dikush, e bën të arsyeshëm dikë dikush . (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/ 1941 f.334). S. .shih sin: e bie në arsim dikush dikë

            *NUK ËSHTË NË RREGULL dikush  fr.fol.,iron.- nuk është në gjendje të gjykojë, të mendojë, të  arsyetojë drejt a si e sa duhet dikush, flet ose vepron në mënyrë jonormale dikush, nuk është normal, tamam dikush, nuk është në gjendje normale dikush. (FGJSSH f. 162, 734, 1682, 2028). -Më fal se s’ jam në rregull !-dhe veshi pallton e hoqi festen. (ZSA-VL-3 f. 300).  S. shih sin : nuk është në bokë dikush

            ME RREGULL fr.ndf.,fj.- rregullisht,  në mënyrë të rregullt, pa mungesa. (FGJSSH f. 1682). S. në rregull

            NË RREGULL fr.ndf.,fj.- rregullisht,  në mënyrë të rregullt, pa mungesa. (FGJSSH f. 1682). S. shih sin : me rregull

            E   QET NË RREGULL diçka (një punë etj.)i dikush fr.fol.,fj.- e mbarështron, e ujdis, e ndreq, e rregullon, e krahishton, e mbarëson diçka (një punë etj. dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e bie ë dyzen diçka (një punë etj.) dikush

            E SJELL NË RREGULL diçka (punën etj.) dikush fr.fol., fj.- e rregullon, e mbarështron, e mbarështon, e bashkërendon diçka dikush. (FGJSSH f. 468, 1643, 1681, 1760).S. shih sin: e kthen në arsim  diçka (punën etj.) dikush

            E VË NË RREGULL diçka (një punë  etj.)  dikush  fr.fol.,fj.- e rregullon, e mbarështron, e mbarështon, e ujdis, e bashkërendon diçka dikush. (FGJSSH f. 468, 1643, 1681, 2080, 2153).S. shih sin: e kthen në arsim  diçka (një punë  etj.) dikush

RREGULL-A shm.RREGULLA-T

            *E KA NË RREGULL diçka dikush  fr.fol.,ftill.- e ka ashtu si duhet, e pa pa asnjë mungesë a të metë diçka dikush.- Cane Vojka u tha shokëve se të gjitha dokumentet  i kishte në rregull. (ZSA-VL-3 f. 300).

            RREGULLA E ARTË E MEKANIKËS fr.em.,fj.,fiz.- parimi i ruajtjes së punës, sipas të cilit në çdo makinë, kur mungojnë forcat e fërkimit, puna lëvizëse është e barabartë me punën e qëndre-sës. (FGJSSH f. 56, 1682).

            RREGULLA E TRESHIT fr.em., mat.- rregull për llogaritjen e një madhësie të panjohur, duke u nisur nga tri ose pesë a më shumë madhësi të tjera të njohura, që kanë ndërmjet tyre përpjesëtim të drejtë a të zhdrejtë. (FGJSSH f. 2023).

RREK/E-JA

            IA BËN NJË RREKE dikujt dikush  fr.fol.,ftill.- ia bën një tradhti, një hjekësi dikujt dikush.,  e tradhton dikë dikush  (MAH-FKPG-I f. 71).  S. i heq tel dikujt dikush

RREH/E-JA

            ÇAN RREHE BORE  dikush fr.fol., met.-1.ecën ii pari në një drejtim të ri  dikush. 2..krijon kushte e mundësi që dikush a diçka  të ecë përpara. (PETZE-FSHFRR f. 42).S. shih sin: e çan akullin dikush

RREK/Ë-A

            E HA RREKËN dikush fr.fol.,id.- gënjehet, mashtrohet dikush. (AXH-LII f. 206). S. shih sin: i merr badrat për presh dikush

RREKËZIN/Ë-A

            E  BËN RREKËZINË  dikë dikush  fr.fol. ,iron.- e përbyth, e shpërbyth, e nëpërkëmb dikë dikush, e keqtrajton dikë dikush, e trajton me mospërfillje, me përçmim dikë dikush; ia cenon, ia shkel të drejtat a interesat vetanake dikujt dikush, e vë në pozitë përulëse, nënshtruese dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e merr nëpër  bythë dikë dikush

RREMB-I  shm. RREMBA-T

            E KA NJË RREMB të dikujt dikush fr.fol.,ftill.– e ka një ves, veti të keqe të dikujt dikush. (BQ-DSH).

            LËSHON RREMBA  fr.fol.,fj.- degëzohet, rrembohet. (FGJSSH f. 1684).  

            E ZË RREMBI dikë fr.fol.,id.-nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie  dikush. (JTH-FFGJSH f. 183). S.shih sin : merr avull menjëherë dikush

RREM/Ë-A

            E ZË RREMA dikë  fr.fol.,id.- e pëson  dikush, ogradiset dikush, e gjen, e zë fatkeqësia, e keqja, rreziku, e liga, e zeza dikë. (NMUS-SHPK f. 265). S. shih sin : e gjen allagjakun dikush

RREN

            RREN ASHIQARE dikush  fr.fol.,ftill.- gënjen në mënyrë aq të trashë dikush, sa që nuk i beson askush, gënjen haptas, botërisht dikush. (FGJSSH f. 1683). S. shih sin : rren  si çifut  dikush

            TË RREN E TË FIK dikush  fr.fol.,iron.- gënjen shumë dikush. (FGJSSH f. 1683).S.shih sin : rren  si çifut dikush

            RREN NË (PËR) HAVA dikush  fr.fol., ftill.- gënjen në mënyrë aq të trashë dikush, sa që nuk i beson askush. (FGJSSH f. 1683). S.  shih sin : rren   si çifut  dikush

            TË RREN E TË THAN dikush  fr.fol., ftill.- shih sin : rren   si çifut  dikush

RREN/Ë-A

               E KRIP ME RRENA dikë dikush  fr.fol.,iron.- e gënjen shumë dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia këput  brinjët  dikujt dikush

            E LË NË RRENË dikë dikush  fr.fol., fj.-  e gënjen, e mashtron dikë dikush. (FGJSSH f. 972, 1684). S.  shih sin : i bën cepa dikujt dikush  

            RRENA NË DIELL fr.em.,iron.- gënjesh-ra që duken sheshit, gënjeshtra të cilave  nuk u beson askush. (FGJSSH f. 332). S. shih sin: gënjeshtra në diell

             RRENA I KA KËMBËT E (TË) SHKURTRA fr.proverb.- gënjeshtra, rrena zbulohet shpejt, gënjeshtra nuk fshihet dot. (FGJSSH f. 1684). S. shih sin: gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra

              E THAN ME RRENA dikë dikush  fr.fol.,iron.- e gënjen shumë dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia këput  brinjët  dikujt dikush

RRENG-U

            I (IA) BËN NJË RRENG dikujt dikush  fr.fol.,fj.- ia bën, ia punon një të  keqe dikujt dikush. (FGJSSH f. 1684). S. i (ia) luan (punon) një rreng  dikujt dikush

            I (IA) KURDIS NJË RRENG dikujt dikush  fr.fol.,fj.- ia përgatit një të keqe dikujt dikush. (FGJSSH f. 1684).  S. shih sin : ia kurdis çarkun dikujt dikush

            I (IA) LUAN NJË RRENG dikujt dikush fr.fol.,iron.- 1. ia bën, ia punon një të  keqe dikujt dikush. S. shih sin :  i (ia) bën një rreng  dikujt dikush. 2. e gënjen, e mashtron dikë dikush. (FGJSSH f. 1015). S. shih sin: ia lë këmbët e arushës (në dorë)   dikujt dikush

            I (IA) PUNON NJË RRENG dikujt dikush  fr.fol.,fj.- ia bën, ia punon një të  keqe dikujt dikush. (FGJSSH f. 1684). S. shih sin :  i (ia) bën një rreng  dikujt dikush

            IA SHEH RRENGUN  dikujt a diçkaje dikush  fr. fol.,ftill.-ia sheh të keqen dikujt a diçkaje dikush, dëmtohet prej dikujt a diçkaje dikush, gjen (ka)  dëm, të keqe  prej dikujt a diçkaje dikush. (FGJSSH f. 1684). S. ia sheh sherrin dikujt a diçkaje  dikush . Ant. ia sheh hairin dikujt a diçkaje dikush

RREP/Ë-A

            RREPË E KUQE fr.em., bot.- rrikë. (FGJSSH f. 1684).

            RREPË  SHEQERI fr.em., bot.- panxharsheqeri. (FGJSSH f. 1684).

RRESHT-I  shm.RRESHTAT

            HYN NË NJË RRESHT me dikë a diçka  fr.fol., meton.-radhitet, rreshtohet në një vend, në një kategori me dikë a diçka, hyn, merr pjesë, përfshihet në një vend, në një kategori me dikë a diçka. (FGJSSH f. 1686). S. shih sin: hyn në një kallëp me dikë a diçka

            LEXON NË MES TË  RRESHTAVE dikush fr.fol.,meton.- e gjen kuptimin e brendshëm  të diçkaje që është shkruar, i kupton mendimet e fshehta që përmban diçka e shkruar. (FGJSSH f. 1631, 1686). S. shih sin : lexon në mes të  radhëve dikush

            NË RRESHTAT E PARË fr.ndf.,meton.- në vendin kryesor, në vendin më të vështirë të punës  a të luftës, në punën më të vështirë. (FGJSSH f. 1370, 1631, 1686). S. shih sin : në ballë

            *I VË NË RRESHT  fr.fol.,fj.- i rreshton, i radhit. (FGJSSH f. 1685-6). - Udhëheqësi  i la të çlodheshin pak  pionierët, pastaj i ngriti  e i vuri në rresht.  (ZSA-VL-3 f. 82). S. shih sin : i vë në radhë

            VIHET NË NJË RRESHT me dikë a diçka  fr.fol., meton.-radhitet, rreshtohet në një vend, në një kategori me dikë a diçka, hyn, merr pjesë, përfshihet në një vend, në një kategori me dikë a diçka. (FGJSSH f. 1686). S. shih sin: hyn në një kallëp me dikë a diçka

RRETH-I

            I (IA) BËN  RRETHIN dikush fr.fol.-1. (dikujt) iron.- ia bën,ia përgatit diçka ( të keqen, sherrin, hilen, fatkeqësinë, të zezën) fshehurazi dikujt dikush. (ALSI te: Leka nr. 9/ 1932  f. 283, FGJSSH f. 1687). S. shih  sin: i (ia) bën bolbën dikujt dikush. 2. meton.- ia zë shtigjet nga të gjitha anët dikujt dikush (për ta kapur a për ta shtënë në dorë), e rrethon, e bllokon dikë dikush. (FGJSSH f. 1687). S. shih sin: e bën batërr dikë dikush

            I BIE RRETHI dikujt (duke  folur, bërtitur, thirrur etj.) fr.fol.,id.- flet, bërtet, thërret shumë e pa pushim  dikush. (JTH-TIR f. 184). S.shih sin: i bie gurmazi dikujt (duke  folur, bërtitur, thirrur etj.)

            *I BIE RRETH E PËRQARK dikujt a diçkaje dikush.- i sillet, i vërtitet   dikujt a diçkaje dikush,  e qarkon   dikë a diçka dikush, i bie, i kalon për rreth  dikujt a diçkaje dikush.-Me kohë njerëzia ishin shpërndarë dhe ca, që kishin mbetur të fundit, si i ranë dhe një herë rreth e përqark traktorit, ungritën e ikën. (ZSA-VL-3 f. 134). S. shih sin : i bie anës dikujt a diçkaje dikush

              I  BIE RRETH E QARK  një vendi dikush     fr.fol.,meton.- i bie për së gjati e për së gjeri dikush një vendi, e përshkon, e shkel dikush një vend në (nga) të gjitha anët e drejtimet, nga njëri skaj në tjetrin a nga kreu deri në fund. (FGJSSH f. 1687). S. shih sin:i bie  andej e këndej (këtej) një vendi dikush

            I  BIE RRETH E RROTULL  një vendi dikush  fr.fol.,meton.- e shëtit, e ecën, e shkel, e viziton,e përshkon një vend dikush nga të gjitha  anët,  krejt, tërësisht, plotësisht. (FGJSSH f. 1687, 1714). S. shih sin:i bie  andej e këndej (këtej) një vendi dikush

              *E ÇAN RRETHIN dikush fr.fol.,met.-  zhbllokohet dikush.-Në atë çast vetmie e dëshpërimi të vjen tërbimi! Për famën e rreme dhe pamundësinë ta çash rrethin. (BECU te: KD, 27 dhjetor 2003 f. 19). S.  shih  sin: e shkallmon barrikadën dikush

            * ECJE NË RRETH TË MBYLLUR fr.em.,ftill.-ecje pa rrugëdalje.- Përjetohet si shtrat lëvizës , si ecje për asgjëkundi e që thur shijen e absurdit, shijen e ecjes në rreth të mbyllur. (AA te: KD, 7 qershor 2003 f. 30).

                   E FUT NË RRETH dikë dikush   fr. fol., id.-1.e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë keq, e zë shumë ngushtë  dikë dikush, e mbërthen në vend dikë dikush. S. shih sin: e fut në bigë dikë dikush.2. e rrethon, e bllokon  dikë  dikush, e bën bllokadë dikë dikush, ia zë shtigjet nga të gjitha anët dikujt dikush (për ta kapur a për ta shtënë në dorë). (FGJSSH f. 1687). S. shih sin : e bën batërr dikë dikush

               S’ KA KU TË VIJË RRETH dikush  fr.fol.,meton.-  është shumë ngushtë në një dhomë a banesë dikush, nuk ka sesi të lëvizë e t’ i bëjë punët lirisht dikush. (FGJSSH f. 1714, 2165). S. s’ ka ku të vijë rrotull  dikush

            *E MBYLL NË RRETH dikë   dikush fr. fol., meton.-  e rrethon, e bllokon  dikë  dikush, e bën bllokadë dikë dikush, ia zë shtigjet nga të gjitha anët dikujt dikush (për ta kapur a për ta shtënë në dorë)..- Arianiti i kishte mbyllur edhe atje venedi-kasit në rreth, por s’ po bënte çap përpara. Lufta e vërtetë ishte ende larg. (SD-SHKT-II f. 55). S.shih sin : e bën batërr dikë  dikush

            E MERR RRETHIN E DAULLES dikush  fr.fol., iron.-nuk merr asgjë dikush. (FGJSSH f. 1687). S. shih sin : i merr të Bazhdarit dikush

            E MERR NJË RRETH DEFI dikush  fr.fol.,iron.-  nuk merr gjë dikush, nuk merr asgjë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i merr të Bazhdarit dikush

            NË NJË RRETH TË MBYLLUR fr.ndf.,meton.- pa tërhequr mendimin e shumë njerëzve ose të masës. (FGJSSH f. 1687).S.në një rreth të ngushtë

            NË NJË RRETH TË NGUSHTË fr.ndf., meton.- pa tërhequr mendimin e shumë njerëzve ose të masës. (FGJSSH f. 1687). S. shih sin : në një rreth të mbyllur

            *PËR RRETH fr.ndf.,fj.-rrotull.-Pëshpë-riti mullisi ashtu mendueshëm duke shikuar për rreth se mos ndodhet kund afër  ajo hije e bardhë që e kishte bërë të ulet në djersë të ftohta. (DD-PK f. 107). Numërohem edhe unë një nga punëtorët e parë që do të përpiqen e do të derdhin djersën e vet për rreth kësaj ndërtese të madhe. (LG te: gr.aut. PJESË… f. 90). S. për rreth e qark

            *PËR RRETH E QARK fr.ndf.-rrotull.- Kullot, rrah shqelma për rreth e qark/ vetëm ta rrasë  të vetin bark! (RSI-VZ f. 90). S. shih  për rreth

            IA QET PËR RRETH diçka dikujt dikush  fr.fol.,meton.- i flet në mënyrë të tërthortë, tërthorazi dikush dikujt, i flet jo hapur, jo troç, jo drejtpërdrejt dikush dikujt,ia përkujton tërthorazi  dikujt diçka dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : i flet anës e anës dikujt dikush; ia sjell  anash e anash dikujt diçka dikush

            IA QET RRETHIN  dikush  fr.fol.,id.-1. (diçkaje a dikujt)  e ka qëllimin, synimin dikush te diçka a dikush, e synon diçka a dikë dikush, e ka për qëllim, synim diçka a dikë dikush. (ALSI  te : Hylli i Dritës  nr. 3-5/ 1941 f. 226). S. shih sin: i rrah çekani te diçka a dikush dikujt. 2. (dikujt)  iron.- ia bën,ia përgatit diçka(të keqen, sherrin, hilen, fatkeqësinë, të zezën) fshehurazi dikujt dikush.S. shih  sin: i (ia) bën bolbën dikujt dikush. 3. (dikujt)  meton.- ia zë shtigjet nga të gjitha anët dikujt dikush (për ta kapur a për ta shtënë në dorë), e rrethon, e bllokon dikë dikush. (FGJSSH f. 1687). S. shih sin: e bën batërr dikë dikush

            RRETH ME CEN fr.em., id.-1a. arsyetim i gabuar që bëhet duke vërtetuar një mendim me anë të një parimi, i cili ka vetë nevojë të vërtetohet  me mendimin e parë.1b.gjendje pa rrugëdalje. (FGJSSH f. 1687). S. rreth i mbyllur (vicioz)     

            RRETH DORE fr.em.,fj.-  byzylyk. (FGJSSH f. 1686).

            RRETH FLORIRI fr. em.,fj.- unazë. (FGJSSH f. 1686).

            RRETH I HEKURT fr.em.,id.- rrethim i plotë, pa asnjë të çarë, darë  (FGJSSH f. 664,  1687).



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora