E premte, 19.04.2024, 11:10 AM (GMT+1)

Editorial

Agim Gashi: Çka po ndodhë me Shqipninë!?

E merkure, 26.12.2007, 01:00 PM


Çka po ndodhë me Shqipninë!?

Nga Agim Gashi

Në Shqipni n´at bukrin vend,
Janë mbledhë „parti“ e bajnë „kuvend“;
Hedhin valla n´kurriz t´Shqipnisë,
Kryeparët e mafisë.
Me metoda komuniste
Ngrehin banda terroriste,
Për me nda Jug e Veri
Mos me pas ma nanë Shqipni.

Nga kufini e n´Libohovë,
Kan harru se ka Kosovë,
Tuj ra gardhit e tuj ra koshit
Flasin n´gjuhën e Milloshit.
E në Shkodër n´tbukrën Malësi,
Këndojnë laviret e Malit t´Zi,
Prishen n´gjak e prishen n´krena,
Kur serbisht knon Lepa Brena.

Kurr kso marre n´Veri skem pa,
Me knu´ n´Shkodër shkin e shka,
Po t´shkosh n´Jug ore zotni,
T´përshëndesin me tre gishtnij.
Ngriten n´kambë ta vrajnë Shqipninë
Për me pru në Jug Greqinë,
Ngrehin banda terroriste
Nën udhëheqjen komuniste;
Për me djeg çdo gja n´Shqipni
Tue vra gra e tue vra fmijë!

E sulmojnë ushtrinë e vet,
E i djegun fëmijët n´djep,
Po i djegun njerzit e gjallë
Pse se kann yllin në ballë.
Rrëmbejnë tanket e ushtrisë,
Me ja mbrojtë strofullën mafisë,
Me mbrojtë vrasës e kriminel,
Që me drogë janë marrë përherë;
Dhe me punë t´kqija sa ska ma zi
Tu i shitë vashat n´Itali,
Në opozitë me investu
Demokracinë për me e rrzu.
Tu i hapë rrugët anarhisë,
E me ja shtu plagët Shqipnisë,
Mos me pasë Shqipni mbi dhe
Me ja prishë besë edhe fe,
Tu ja nrru ngjyrën flamurit
E krenarinë me nda prej burrit.

Por kot e keni rrebel-mafi,
I ka ngjyrat nana Shqipni,
Janë n´flamurin t´kuq e t´zi,
Se s´ashtë Vlora e Neritanit
Po ashte bija e Ismail Qemalit
Se ai flamur ashtë ngrit në re
Për me pasë Shqipni mbi dhe.

Le ta dijë rrebel-mafia,
Nuk dorzohet kollaj Shqipnia
Vllazni e motra kudo jem,
Si n´Preshevë si n´Tepelenë,
Gjakun tonë e kemi t´paster,
Si në Strugë si n´Gjirokaster,
Jemi burra me besë të randë
Si n´Ulqin ashtu n´Sarandë,
Për Shqipni do bahemi nji,
Si në Shkup si n´Memali,
E ju tradhëtarë mafi me njollë,
Do ta gjeni vdekjen n´Vlorë.

Ah kush prekë nanën Shqipni
Ma mirë ta prek shpirtin e tij,
Se Shqipnija ashtë nji dhe
Ku ka lindë ai Skënderbe;
Ku dhan´  jetë  gjyshnit tanë,
Për me pasë të gjithë nji nanë,
Prej Toplice e n´Çamëri
Kah i thonë nanë Arbni.

Leni armët sa u kem falë,
Mos t´ju qajnë nanat me mallë,
Parja e huej ta humbë kokën,
Ta ndalë dritën e ta djegë tokën,
Merrni rrugë shkoni n´Rusi,
N´Mal të Zi, n´Serbi, n´Greqi,
Se jeni t´flliqun e jeni t´shamë
Hangrët drahm, hangrët dinarë!

Si menduet s´ju duel qari,
Për me nda ju tokë shqiptari,
Me djegë njerz e me vra fmijë,
Me plagosë nanën Shqipni.
E me e vra Kosovën trime
Që po vun n´vaj e idhnime,
Dhe gjithkush le ta dij
Pa Kosovë nuk ka Shqipni.

Kur mundohemi me u bashku,
Duelët n´skenë me na coptu,
Tuj mashtru shqiptarë të varfën,
Që kanë nder e ndjenjë të pastër,
Tue prekë në besë e nder,
Por si menduet s´do t´ju del!

1997



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora