E premte, 29.03.2024, 12:17 AM (GMT)

Kulturë

Behar Gjoka: Camaj dhe etnografia e Shaban Sinanit

E diele, 14.11.2010, 07:40 PM


Camaj dhe etnografia e Shaban Sinanit

 

Nga Behar GJOKA

 

Libri me artikuj mediatiko-etnografik, ku flitet per njezet e dy autor gjithsej, qe sic metohet formalisht nga hartuesi, ata i bashkon vetem shekulli i njezet, ndonese nje pjese e tyre e vijon krijimin edhe ne shekullin e njezet e nje, me titullin Per letersine shqipe te SHEKULLIT te 20- te, i Shaban Sinanit, perben nje shkas per t'u ndalur se ku eshte niveli i studimtarise zyrtare shqipe. Aty, pervec te tjerash, gjejme disa ide te cuditshme dhe absurde, rreth krijimtarise se larmishme te Martin Camajt. Perfshirja e ketij shkrimtari, ne te njejtin liber me autore te njohur dhe te panjohur, te pranuar dhe te papranuar, te mallkuar dhe te ndaluar, qe e kane mbyllur procesin krijues dhe qe sapo e kane zene fill, me shkrimtar dhe jo shkrimtar, me analist dhe politikan, ne te njejtin thes paraqites (jostudimor), eshte e drejte autoriale, e cila megjithate nuk mbulohet dot me gjoja shoshitjen persijatese-etnografike, sidomos mbi vepren letrare te ketij korifeu te shkrimit letrar ne gjuhen shqipe, gegnishte dhe arberishte, si dhe te nje pervoje shkrimi, ku moderniteti eshte shenja parake e perfaqesimit. Qendrimi ndaj Martin Camajt dhe vepres letrare, e vecmas ndaj shkrimit poetik, ne disa prej artikujve te sterzgjatur, me llafollogjema dhe verifikime jashtetekstore, krijon dhe thellon ca me teper paqartesite dhe mjegullimat e pranishme, si me thene leshon nje tymnaje te panevojshme, pra nje shije te mbrapshte te leximit, nje term i Tomas Eliotit, poetit dhe kritikut naglez te fillimshekullit te njezet, ne trajtimin e letrares ne kete kopshtin shkembor te letrave shqipe, qe ne fakt per shume kohe ka endur historine e perjashtimit te vlerave letrare. Shprehjet: Ne te vertete fillimet poetike te Camajt cilesohen prej tiparesh te shperfaqura rapsodike-folklorizante, qe nderthuren me vlera te vjersherimit gegerishte ne periudhen midis dy lufterave, e Sinanit kur flitet per kete fakt sjellin nje ngaterrim dhe peshtjellim te permasave kozmike, si dhe vetem sa i heqin petet lakrorit te studimtarise se rrumpalles, kinse letrare-jashteletrare. Kush i cileson ato mungesa te ligjerimit letrar te shkrimit poetik? Nese jane te huajt, pse nuk citohen sipas rregullave te njohura, si faqe libri ose kudoqe e kane botuar. Apo mbase jane te brendshem, e me teper pipetijne nen tryeze, cilet jane ato, pra? Ka ma teper gjasa qe te kemi nje shprehje tipike te studimtarise zyrtare te shqipes (vijimi i garantuar i studimtarise se socrealizmit-sociologijk dhe ideologjik), qe rreket qe t'i vesh nje vello apo kominoshe cfaredo, secilit autor te letrave shqipe, pavaresisht se ato, ne kete rast, nuk i vijne per shtati Camajt, shqyrtuesit (shqytaret) zelltare ia ngjeshin me force dhe inat te parrefyer. Situata behet disi me serioze teksa ndeshesh ne formulimin rapsodike-folklorizante, nje shprehje qe te sjelle kaq prane reminishencat e shqyrtimit te mehershem, pra te kohes se verifikimit te realizmit socialist, qe buronin kryekeput nga orientimet e ish-Komitetit Qendror, tipare te cilat iu meveshen, ne kohen e Babaqemos, krijimtarise letrare te Fishtes, Skiroit, Koliqit dhe Kutelit, nga mekuesit dhe mbeshtetesit e Sh. Sinanit. Ajo qe te shqeteson me teper nuk eshte fakti pse shkruan keshtu, sepse tashme nuk kemi asgje te re me menyren si shprehet, germon dhe shkarrashkruan per letraren, ky i emeruar studiues, por paraqitja e librit, sidomos i mendimeve per Camajn dhe per autore te tjere, si botim i Qendres se Studimeve Albanologjike. Pikerisht ne vitin e 85 te lindjes se shkrimtarit, me ane te ketij libri, vjen anatemimi me i paskrupullte (vetem ne kuptimin letrar), qe eshte leshuar ndonjehere ndaj krijimtarise se Martin Camajt. Po aty, sikur ndjehet ankthi se mos po i rreshqet goja, e ben mekat, thote gegerisht. Se c'me tingullon si rerishte-ranishte, pra pa frike mund te thuhet gegnishte, se edhe ajo eshte pjese e gjuhes shqipe, madje pjese themelhedhese e saj. Pra, si tekst autorial ai dhe kushdotjeter mund te shkruaj cfare te doje, por te shkruash cfare te duash duke u fshehur prapa institucioneve, shteterore dhe kulturore, nuk eshte as e drejte e as e moralshme. Gjendja nis dhe behet gati qesharake dhe pa asnje shans per te mbetur ne kembe si menyre verifikimi e poezise se Camajt, por edhe secilitdo poet tjeter, kur shkruan: Poezia e Martin Camajt, duke qene jo e lehte ne lexim e komunikim, nuk shfaq prirje eksperimentuese formaliste, (2010: 117). Nuk po u besoja syve, kur pashe te shkruar, e zeze ne te bardhe, kete mendim (heshte te ngulur mbas shpine), mbi vepren dhe natyren moderne dhe eksperimentale te poezise se Martin Camajt. Ku mund te futen tekste te ketilla si Nema, Buelli dhe vecmas Palimpsest, si dhe Dranja, qe Sinani e fut tek prozat poetike? Ato, edhe jane jo te lehta ne lexim e komunikim, gjithnje simbas idese se mesiperme, edhe nuk hykerkane ne prirjet eksperimentale shkrimore?! Ku vemi me kete verifikim (mosverifikim) te letrares? Erresira e verifikimit jashtetekstor arrin deri ketu, sa Camaj te etiketohet me nojma dhe atribute qe nuk i ka, sidomos ne tekstet e siperpermendura. Nuk e di kush tjeter ka realizuar eksperiment ne letrat shqipe bashkekohore, ne poezi?! Mbase estetika e brendise, e kengeve per partine dhe shokun Enver, per traktoret dhe kombinatet, per pushken dhe rrenjet e rrapeve madheshtore (kundruar per shume kohe si ikona te modernitetit), qe per studimtarine sociologjike dhe ideologjike te institucioneve tona, vijon qe t'i shoh sot e gjithe diten si kryen e eksperimentit, ndersa pylli eksperimental i Camajt nuk arrihet as te vihet re, madje edhe pa u vene re fare, shpallet si pa vlera eksperimentale dhe bashkekohore. Nese ka ndonje vlere poezia e Camajt, e shkruar ne vetmi dhe larg nevojes per fame dhe sherbesa ndaj sitemit diktatorial, perndryshe nga poezia shqipe bashkekohore, eshte fakti se ne gjithe rrugen poetike, nga fillesat e deri tek kulmet, ka eksperimentuar, nga poezia ne poezi, nga cikli ne cikel, nga libri ne liber, per te mberritur tek permbledhja Palimpsesti, qe nuk ka shoqe ne letrat shqipe, por edhe me gjere se sa kaq, per natyren e dukshme eksperimentale. Ka vetem dy mundesi shpjegimi ky absurd i studimtarise, sociologjike dhe perjashtuese, mataruar keshtu me parimin se qellimi e justifikon mjetin (pengimi per te hyre ne panteonin e letrave shqipe); ose te mos jene lexuar fare tekstet e shkrimtarit, e t'ia mbysesh ne tym eshte bere e zakonte tashme ne mjediset akademike shqipfolese, cka nuk eshte normale per titujt qe mbahen te varura ne supe, ose te lexohen me qellim keqkuptimi pikerisht keshtu dhe ne emer te lirise se shprehjes (kuptohet te shperdorimit flagrant te saj) te thuhet gjithcka, ndonese nuk ka piken e logjikes dhe te lidhjes formale me tekstet letrare te shkrimtarit. Ne te dyja rastet eshte e pafalshme, qe te ngjase keshtu, sepse nese nuk ke deshire qe ta pranosh si mjeshter te shkrimit letrar, per arsye jashteletrare, nisur me se shumti nga optika verifikuese jashtetekstore, pamedyshje ne poezishkrim Camaj eshte nga me te vecantit poet te letrave shqipe, ateherme duhet te marrim persiper pergjegjesine (shkencore dhe jo te tille), qe ta perzeme perfundimisht nga letrat shqipe, e jo te bejme sikur e pranojme, duke i ngjeshur kostumet e shqyrtimeve sociologjike, me te cilat shkrimtari nuk ka te beje fare, madje ne asnje tekst te shkruar prej tij. Po aty shkruhet: Ne veshtrim te pergjithem ajo eshte nje poezi tradicionaliste. Camaj ka mundur te nderthure disa tradita, kombetare dhe universale, per te krijuar nje poezi origjinale. , ku hasim nje alogjike paradoksale dhe pa asnje argument te shqyrtimit tekstologjik te vepres letrare te Camajt. Poezi tradicionaliste, c'te keqe ka nese eshte e tille, apo nepermejt ketij termi tipik te sociologjikes letrare te socrealizmit, fshihet mendimi se i perket letersise se te kaluares, sic e kane formuluar edhe shqyrtues te tjere te zyrtarshem, bashkemendimtare dhe bashkemekatare me shkruesin e librit. Nese ka edhe gjurme universale, pra e paska kapercyer gardhin e letrave shqipe, dhe nuk ka shanse te mjafta qe te prangoset me megojzat e sociologjizmit vulgar, si eshte e mundur qe nuk duam ta shohim realitetin e teksteve poetike, ku eshte sprova dhe eksperimenti, nderthurja e klasikes me modernen, formalizmi dhe rruginat vetjake te shkrimit te poezise gjate kesaj nderkohje. Po eshte poezi origjinale, me domosdo eshte edhe eksperimetantale, ose ka ma teper gjasa qe termat perdoren badihava dhe pa adrese, ose ka mundesi qe kemi nje fillim te fushatesh per ta denigruar dhe mallkuar, zvogeluar dhe pertallur krijimtarine tij letrare, ne poezi dhe proze, ne dramatike dhe studmitari, pa e pranuar seriozisht qofte edhe per nje dite ne panteonin e letrave shqipe. Kryet e qellimit, mbase per ta vene me shpatulla mbas murit Camajn dhe poezine e tij, shperfaqet ne situaten kur shkruhet: si dhe ndikime te ligjerimit popullor etnografik, nje prej ligjerimeve me konservative te shqipes. Nuk di te kete shkrimtare te botes, nga Homeri e gjer tek Shekspiri, nga De Rada e gjer tek Kadare, qe te mos jene ndikuar nga populli dhe krijimtaria gojore, e cila simbas perfundimeve te shkences letrare moderne, eshte pjese e njemendte e artit te fjales. Ketu jemi ne nje rast shpikje te pazakonte, e cila se paku duhet te futet ne gines, per mungesen e plote te logjikes formale. Ligjerimi popullor etnografik, qe ne fakt e zbulon ne driten e diellit qellimesine e mbrapshte, per ta grupuar edhe shkrimtarine e Camajt ne radhet e riprodhuesve te ndikimeve popullore, ku per shume kohe ngucuan me pa te drejte Fishten, Skiroin, Koliqin dhe Kutelin, sepse ishin kundershtare me sistemin diktatorial, njekohesisht edhe me sistemin e verifikimit zyrtar te socrealizmit, qe ishte i specializuar per zbulimin e kleckave biografike, duke lene peranash tekstin dhe formen letrare. Mbetet pezull dhe pa asnje shans pranimi, termi ligjerimi popullor etnografik, se me cfare ka te beje dhe pse duhet burgosur dhe shqyrtuar poezia e Camajt me kete situate te asgjese, se shenjimt letrar. Megjithese, per hir te se vertetes, mungesa e arsyes arrin kulmin kur shkruan: Veshtiresia per te mberritur tek kumtet me te thella te poezise se Camajt nuk lidhet me ndonje hermetizem apo modernizem te paraqellimshem te autorit, por me faktore te tjere, si: humbja e lexuesit te pare dhe ngrirja per nje kohe te gjate e komunikimit, ne njeren ane, dhe mbishtresimi polisemantik i disa rrafsheve kuptimore te artit qe ai krijoi, ne anen tjeter, qe eshte edhe faktori paresor i "hermetizmit" formal te tij. (2010: 117-118), ku dhe zbulohet shumecka, madje edhe qellimi per ta shpallur si autor qe nuk ka lidhje me hermetizmin-modernizmin, qe s'ka asnje shenje te ligjerimit modern te shkrimit te poezise. Nenteksti, i shoqeruar me artikuj per idhujte e realizmit socialist, po ne kete liber, te shpie tek logjika se ato tipare u takojne poeteve te tjere, pamedyshje te realizmit socialist apo te realizmit socialist demokratik. Kjo fakture shkrimore, ndonese e shpalosur me nje alogjizem formal, se hermetizmi dhe modernizmi na qenkerkan edhe te paraqellimshem, qe ne fakt e shpeshtjellon shume kuptimin dhe madje e pamundeson leximin e metejshem te libido-s sociologjike dhe etnografike te ketyre artikujve. Zbulimi i letrares, pra i shenjave te shumefishta te pranishme ne tekste, pergjithesisht eshte nje akt kerkues dhe zbulues, e ne rastin e Camajt, kjo gjase mbase do te duhet dyfishuar, por fale forces se gjykimit, analizes dhe qemtimit te Arshi Pipes, shkrimtari na vjen ne nje drite te plote, kur thekson: Camaj ka nje menyre te vecante te shkruari, sepse ai shkruan per eliten, ne menyre hermetike dhe me nenkuptime. E vecanta e Camajt eshte se fjalet e kane humbur rendin e tyre te zakonshem madje duket sikur fjalia eshte goditur nga nje tornado, sintaksa vuan nga pakujdesite drejtshkrimore. (1991: 135 ne librin Conteprorary Albanian Literature, Country of Pabliction: United States), i cili rreket dhe zbulon tiparet ma perfaqesuese te M. Camajt, si shkrim i pervecem, ne poezi dhe proze, si natyre e ligjerimit te nentekstit dhe shenjave moderne, e madje duke hyre thelle ne vatren e gjuhes, si rend dhe radhe, e shprishur enkas nga shkrimtari, ne menyre qe te perftoje nje energji te re, me te shumefishte se sa gjer me tani, e cila buron vetiu nga prishja dhe shpikja e rregullave te reja te kumteve dhe komunikimit letrar. Tere bota dhe fisi qe e ka lexuar dhe studiuar krijimtarine letrare te Camajt, e vecmas poezine tij, e ka vene re hermetizmin, madje eshte rrekuar edhe t'ia gjeje rrenjet, nga njera ane tek ligjerimi i shqipes mesjetare (jo kishtare-sic flet me teper jermas Sinani), qe lidhet me eksperimentin e panderprere autorial, si dhe me kontekstet e marredhenieve te drejteperdrejta me Ungaretin, Montalen, Kuazimondone etj. , porse padiskutimisht hermetika e Camajt levrohet si nje rrugine vetanake, si fryme dhe shprehesi letrare. Libershkruesi nuk do qe ta shoh realitetin e teksteve, ose me ligesht ende, rreket me kot qe ta shoh me syzet e verifikimit socrealist, gjithsesi me pikesynimin per t'u dukur i ndryshem nga te tjeret, madje nje nishantare fort i rralle (pa ia kerkuar kush), per ta shperfillur poetiken e Camajt, ende pa zene vend ne radhen e shkrimit te shqipes bashkekohore. Eshte puna e tij si shkrues i artikujve etnografik, por nuk mjafton vetem sa te hedhesh parfumin e te ndryshmit, e vetiu te shpallesh si i tille. Duhet pune dhe kerkim shkencor per t'u pranuar si i tille, e sidomos per te bere pune te ndryshme ne studimtarine e shqipes, te molepsur ne ideologji, paragjykim dhe perjashtim, pjese e te cilit, me kete sherbim jashtetekstor, me ne fund i ka shkelqyer ylli i mediokritetit edhe Sinanit. Rrekjet e deshtuara te tij, me teper si loje fjalesh pa kuptim dhe logjike, mbase nje zgjatim i paster i alogjizmit te socrealizmit, qe sulmi dhe shpifja eshte mbrotja me e mire, kuptohet sulmi i pamerituar ndaj shkrimit qe nuk na pelqen dhe s'na vjen per osh botekuptimit, jo shijes letrare, e cila ka qene dhe do te mbetet vetemse personale. Qellimi eshte i qarte, te shihet prapa frazave, me stofe te paster sociologjik, alogjike dhe jo moderne, per te nisur me furi dhe zjarrellime fushaten e zbehjes se vlerave te poezise se Camajt, me lartsynimin per ta shkallemuar ne piken me te forte, pra ne levrimin e poezise, ku edhe prekim eksperimentin formalist, modernist, si perpunim i vlerave shumeshekullore, qe ze fill me Pjeter Budin, poetin dhe prozatorin e pare te letrave shqipe, cka studimtaria e leximit fetar dhe antifetar te letersise se periudhes se pare te shkrimit te shqipes, ku bene pjese edhe Sh. Sinani, nuk e konsideron si te tille, ndonese pikerisht kjo rrethane konfirmon pranine e vlerave letrare. Fakti qe idhetaret e socrealizmit, te shqyrtimeve botekuptimore dhe ideologjike, sociologijke dhe permbajtesore, e mallkojne dhe rreken ta denigrojne poezishkrimin e Camajt, eshte nje tregues tjeter, si domethenie e permbysur, i pranise se vleres ne shkrimin poetik te shkrimtarit. Rrokopuja shkrimore, mediatiko-enciklopedike-jashteletrare, qartesohet edhe vetem ne nje linje, ne shenjimin e pranise se koncpetit etnografik-e, qe pervec sa paraqitem me siper, vjen edhe ne keto forma: - Kur shkruan: Ne bashkesi e mjedise te tilla, qe ngjajne me ishullzime etnografike, si muze te vlerave dhe ceneve te nje bote te kryehershme... 2010: 120). - Kur nenvizon se: Camaj mbetet nje shkrimtar model i ligjerimit etnografik realist. (2010: 123). - Dranja eshte nje veper me vlera te padiskutueshme gjuhesore, letrare, poetike, etnografike dhe simbolike. -thote ne faqen 126. Pra, Sinani dhe bashkemendimtaret e tij, shkrimtare dhe studiuese te letersise se sherbeses, pra fundekrye te realizmit socialist, kane vendosur qe krjimtarise se Camajt, me cdo kusht t'i veshin mantelin etnografik, pra si nentekst i fshehur dhe i dukshem, qe i perkon nje tradite te tejkaluar dhe te panevojshme per letrat shqipe, mbase nje gjurme ekzotike qe nuk ka sesi te kete lidhje me modernen dhe eksperimentin letrar, e prandaj duhet te jete jashte rrjedhave te ligjerimit bashkekohor te letrave shqipe. Vete tentativa per ta lexuar keshtu, pra kryesisht dhe vetem ne optiken etnografike, bart provokimin e radhes, si dhe sugjerimin per ta shmangur, e doemeos qellimin per ta hequr qafe njehere e pergjithmone, poetiken e Camajt, mbi te gjitha sepse eshte shkruar ne gegnishten letrare, por edhe me ca shenja te arberishtes. Mosverifikimi i teksteve, sidomos i poezise se autorit, me ane te optikes aspak letrare te etnografise, calon ne shumecka: Se pari: Motive etnografike ne letersi, ne kuptimin e dokeve dhe zakoneve, te veshes apo te melodive te larmishme, epike dhe lirike, nuk kuptohet se per cfare behet fjale ne kete gjykim dhe emertim. Asgje nuk merret vesh ne formulimin evaziv, qe thote dicka per te mos thene asgje, dhe mbi te gjitha qe thote jo pak per te mbuluar me nje vello te shqyrtimit anesor, vlerat e njemendta letrare te teksteve me poezi te Camajt. Se dyti: Vijimi i leximit te letersise si motiv dhe tematike dhe jo si tekst letrar, variant i te cilit eshte edhe leximi etnografik, si nje situate jo shume e papritur ne analizat e studimtarise letrare zyrtare, qe ne fakt buron prej botepercetimit sociologjik te letersise, si dhe qe i perjashton menyrat e tjera, madje si armiqesore dhe te panevojshme ne shqyrtimin dhe verifikimin e letrares. Se treti: Leximi si motiv etnografik, sepse me solli ne mend edhe njehere emrat e hershem te leximit te poezise se Fishtes si reaksionare, te teksteve te Skiroit si fashiste, te prozes se Koliqit, si ekzotike, por edhe te shkrimit te prozes se Kutelit si realizem grotesk qe te perkujton asgje me pak se sa orientimet ideologjike te PPSH mbi letersine dhe artin. Se katerti: Letrarja e Martin Camajt, vetem nese ke si qellim qe ta keqkuptosh dhe ta keqlexosh, e mandej ta denigrosh gjer ne fshirje perfundimtare, me ate situim artistik, nuk ka asnje shans dhe gjase qe te lexohet dhe shqyrtohet me optiken e motiveve dhe ngjyresave te shpikura etnografike, pra te sociologjise etnografike, por vetem si situate tekstologjike, si kerkim dhe sprove e perfunduar letrare, ne poezi dhe proze, ne dramatike dhe studimtarine gjuhesore dhe letrare. Kostumi etnografik nuk i rri per shtati poezise se shkrimtarit me modern te letrave shqipe bashkekohore, vetem sepse keshtu deshirojne idhtaret e socrealizmit, por rrekja mjerane, padyshim jo e fundit, e ridimensionoi edhe njehere thirrjen e Sartrit, tek libri C'eshte letersia?, teksa shkruan: Qente e gjalle kafshojne luanet e vdekur., qe shenjon gjendjen se ku vijon te notoje studimtaria e shqipes, qe tekstin letrar e ka ne periferi te shqyrtimit te vete, e ne qender mban ende mallkimin e autoreve, qe nuk u rreshtuan ne repartet e socrealizmit dhe te letersise se sherbeses.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora