E marte, 12.11.2019, 11:46 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit

E merkure, 26.12.2007, 11:58 AM


Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit.

Nga Keze (Kozeta) Zylo

Keze (Kozeta) Zylo
Shpesh lexohen shkrime gazetareske, artikuj nga me te ndryshmet, qe trajtojne probleme gjithefaresojesh, por pasi i ke mbaruar se lexuari i thua vehtes:  s’ke bere gje tjeter, vecse ke harxhuar kohen aq te vyer dhe te domosdoshme qe e ke ne keto sokake te cakerdisura te emigrimit.
Keshtu shija e hidhur pas leximit, vecanerisht kur ato jane mbeshtetur dhe botuar nga klane te caktuara, qe mbeshtesin artikujt dhe dalje librash ne skene, te cilat nuk kane paraqitur kurrfare interesi tek lexuesit, te helmon me peten e sheqerosur qe jane munduar ta mbulojne me aktin e botimit ne kollona te tera gazetash, nepermjet miqesive tradicionale, apo interesave meskine te castit.
Vetem Letersia dhe Arti e kane absolutisht te papranueshme servirjen e leximit nen nivelin artistik, per x filan apo x filane, perdor fjalen filan, pasi ne kete shkrim nuk e kam fjalen per shkrimtaret e vertete, qe lexuesi i lexon me endje dhe nuk i lene librat e tyre te pluhurosen rrugeve apo kioskave te shitjes.  Keshtu shpesh lexojme komente dhe  promovime librash me egzagjerime nga me bajatet neper gazeta, kur ne fakt keto lloj librash ngelen stoqe, ose autoret e tyre te luten dhe dergojne e-maila, vecanerisht nqs ke kontakt me nje publik te gjere, per t’jua dhene falas miqve…
Shtrohet pyetja pse ndodh kjo rendom me shume autore kohet e fundit? 
Me duket se nuk ka nevoje fare per  pergjigje, pasi shume autore te ketyre lloj librave, organizime promovimesh, ose ndjejne qe ju ka humbur “fama e dikurshme me miqesira” ose duan te behen famoze, pa na servirur kurrfare letersie dhe arti.
Keta lloj “autoresh” vene ne dispozicion te tyre, miqte e dikurshem, ose miqte qe krijojne gjate rruges, qe me vone ketyre miqve gjate rruges, t’jua shperblejne me te njejten monedhe.  Eshte me se e kuptueshme se kjo lloj monedhe sa vjen e zhvleftesohet pasi eshte vetem e kallajisur, pra vete lexuesi ja nxjerr bojen qe ne faqen e pare, ose shume prej tyre e kuptojne qe jane po keta miq qe here pas here jane vene ne dispozicion te tyre per t’u bere lavde e lajka nga me bajatet, shkrimeve dhe librave te tyre.
Mirpo ajo qe e rendon me se shumti kritiken e Artit dhe te Letersise eshte se sikur po institucionalizohet vetelavderimi dhe ekspozimi i krijimeve te pamerituara per fondin e arte te letersise Kombetare.
Keta “miq” qe kane ne dore gazeta, poste ne dikasteret e kultures dhe te artit, duke shfrytezuar njohjen, pozicionet e dikurshme, “famen” ne baze te bindjeve politike, keto dukuri nga me negativet po e gerryejne si turriele librin shqiptar dhe me  se  shumti kritiken e mirefillte letrare.
Jane po keta njerez qe as nuk jane ngopur ndonjehere me lavde ne kohen e diktatures dhe aq me teper nuk mund te ngopen as ne kete kohe, ku jane perfshire nje dyzine shkruesish lavderuesish, nen emrin e lirise krijuese, por qe po luajne nje rol nga me negativet ne edukimin e shijeve estetike dhe artistike per lexuesin.
Kjo perben ne nje fare menyre nje dhunim te pakuptuar per Letersine dhe Artin, nje dhunim ne emer te pozicionit qe ke marre, por qe kete ofiq te afruar perseri nga klanet, e shfrytezon per interesa personale ose per te lare hesapet.
Nuk ka gje me tronditese, me poshteruese dhe me te peshtire, kur tribunat e ndryshme, qofte gazetat, qofte podiumet, i perdor pikerisht per keto interesa. Shkrimet nga me te rendomtat qe jua ke kushtuar ketyre “autoreve” qe mbushin faqe te tera gazete, saqe do ta kishin zili dhe shkrimtaret me te medhenj te kohrave, po serviren sikur sikur jane gati per te marr cmimin “Nobel”, dhe qe s’bejne gje tjeter, vecse pa dashur ben vetepushkatimin si artikull shkrues dhe njekohesisht sjell autoret me “fame” te ketyre librave qe nuk kane pasur kurrfare lexuesi, me perjashtim te kritikut “mik” qe i trumbeton me te madhe librin, si krijimet me te mira deri me sot!
Pra kete transmetim te shijeve “mik” nepermjet artikujve qe shkruhen, e kane demtuar dhe do ta demtojne se tepermi letersine dhe Artin. 
Ne rast se ne kohen e Diktatures mjaft libra ngelen si mediokre per kete kohe, por qe na shiteshin dhe studjoheshin si nga me te arrirat, sot ne kete kohe gjoja te lire per te shkruajtur, keto kritika lavde, edukojne pothuajse te njejten shije te idhet, pasi lexuesi sidoqofte nuk e ka aq te lehte per ta konceptuar dhe interpretuar profesionalisht nje veper letraro-artistike.  Pra e thene shkurt lexuesi shpesh ndikohet nga keto kritika, arrin deri aty sa te diskutoje, qe ne promovim mori pjese ky shkrimtar i madh, ose ky politikan i degjuar, ne vend qe ta marr krijimin dhe ta lexoje dhe pastaj ta gjykoje ne baze te emrave pjesemarres. 
Jane shume krijues te rinj qe me krijimet dhe kritikat e tyre te guximshme pa u ndikuar nga e kaluara, na nxisin dhe na bejne te mendohemi per t’i vene gishtin kokes, para se te shkruajme kritiken mbushur me lavde nga fillimi deri ne fund, dhe c’eshte me e keqja keto lavde perseriten dhe perseriten rreth ciklit te vet, pa rrugedalje, vecse shkojne ne qorrsokakun e edukimit te shijes mediokre.  Perderisa shume prej librave te tyre, qe nuk pertojne dhe per te na i numeruar se sa eshte egzakt numri i tyre, kane ngelur stock, jane pluhurosur, nuk ka pse te harxhohet kohe dhe te trumbetohet qe eshte nje liber i paarritshem. E thene shkurt, jepet komanda: “Merreni lexojeni se do te ngeleni te kenaqur”, ne fakt shpesh nga keto lloj rekomandimesh, lexuesi ka marr vetem zhgenjimin si per autorin e vepres dhe per ate kritik qe shfrytezon tribunen per te bere lavde ne baze klanesh dhe lidhjeve miqesore qe ne kohen e qyqes.
Ne fakt mund te mos e shkruaja kete shkrim sot, nqs nuk do te kishja nje ngacmim te fuqishem nga studimi mbi historine amerikane dhe vecanerisht te autorit kryesor per “Deklarimin e Pavaresise se Amerikes” Presidentit amerikan ne vitet 1801-1809, pikerisht nje nga theniet me te njohurat te tij:
Asgje nuk mund ta ndaloje nje burre ne kete Planet per konceptet e drejta qe ka per arritjen e qellimit te tij, por nga ana tjeter asgje nuk mund ta ndaloje nje burre ne kete Planet per konceptet negative qe ka, por do te ndalohet, ne arritjen e qellimit te mbrapshte te tij.

Manhattan, dhjetor 2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT