E marte, 23.04.2024, 09:58 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Lushaj: 43 shtete, antare të osbe, janë për njohje të shpejtë të pavarësisë së Kosovës

E merkure, 26.12.2007, 11:46 AM


43 shtete, antare të osbe, janë për njohje të shpejtë të pavarësisë së Kosovës

Nga Ramiz Lushaj

Në vitin 1973, OSBE numërontë 35 shtete antare: Vatikani, Finlanda, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanadaja, Gjermania (Perëndimore e Lindore), Italia, Belgjika, Austria, Turqia, Hollanda, Norvegjia. Irlanda, Suedia. Danimarka, Zvicra, Islanda, Greqia, Rusia ( ish-BRSS), Serbia (ish-RSFJ), Çekosllovakia (sot Republika Çeke e Sllovakia), Hungaria, Polonia, Luksemburgu, Lihtenshtejni, Portugalia, Spanja, Irlanda, Malta, Monako, Bullgaria, San Marino, Rumania e Qipro.

Në vitin 1991, me përfundimin e "Luftës së Ftohtë" e fillimin e Rendit të Ri Botëror, në OSBE hynë 4 shtete, si: Shqipëria, Lituania, Letonia, Estonia.

Në vitin 1992 edhe 14 shtete: Sllovenia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Armenia, Azerbejxhani, Bjellorusia, Moldavia, Taxhikistani, Gjeorgjia, Kazikistani, Kirgistani, Turkmenistani, Ukraina e Uzbekistani.

Në vitin 1993: Republika Çeke e Sllovakia, ndërsa më 1995 Maqedonia, kurse më 1996 Andorra.

E fundit, që, u antarsua në OSBE, më 2006, është Mali i Zi.

Këto 56 shtete, që e përbëjnë këtë organizatë të rëndësishme, me shtrirje nga Europa në Amerikën e Veriut dhe në Azi, janë të pranishmë në Kosovë, në mënyrë institucionale, nëpërmjet OSBE-së apo duke dërguar përfaqësuesit e vet nën siglen emblematike e saj.

2. OSBE e ka nisur veprimtarinë e saj në Kosovë në vitin 1992, kur misioni i saj në Beograd i hapi zyrat e veta për Kosoven, Vojvodinën e Sanxhakun,

Në tetor 1998 deri në mars 1999 kishte Minisonin e Verifikimit në Kosovë.

Nga qershori 1999 deri më sot, më 2007, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, Paragrafi 11, OSBE vepron në Kosovë, si një nga katër shtyllat e UNMIK.duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në spektrin e fokusimet e veprimtarisë së saj.

Ky mision e ka selinë e vet në Prishtinë, që drejtohet, nga 1 tetori 2007, nga zviceriani Tim Guldimann, por ka edhe qendrat e tij në Mitrovicë, Prizren, Pejë e Gjilan.

3.Për të pasë më të qartë rolin e rëndësinë e OSBE-së në Kosovë mjafton të përmendim faktin se për vitin 2006 kishte 35.214.700 EURO buxhet në funksion të veprimtarisë së saj.

Ndërkohë që në të gjithë Ballkanin Perëndimor (me përjashtim të Bosnje-Hercegovinës, që nuk e ka publik buxhetin e vitit 2006), fondi i OSBE-së ishte mbi 28, 5 milionë EURO, ku Maqedonia 9.786.200 EURO, Republika e Serbisë 7.507.500 EURO, Kroacia 6.589.800 EURO, Shqipëria 3.7 milionë EURO dhe Mali i Zi 951.800 EURO.

Ndërkohë që Misioni i OSBE në Gjeorgji, i vendosur në Tbilisi,nga viti 1992 e deri më sot,dhe, me zyrat e veta, në zonat konflikt-ngrira si në Abkhazi e Osetinë e Jugut në vitin 1994 e këtej, ka pasë për vitin 2006 një buxhet me 10.660.800 EURO.

OSBE ka dhënë për Kosovën 20 për qind të buxhetit të saj.

4.Në stafin e Misionit të OSBE në Kosovë ka 999 vetë, nga të cilët 283 janë nga shtete antare të saj dhe 716 punonjës nga Kosova.

I takon të ketë staf më shumë se Republika e Serbisë 204 vetë, (51 nderkombëtarë e 153 lokalë), Kroacia156 vetë (në Zagreb, Vukovar,Sisak, Karlovac, Gospic, Zadar e Split), Shqipëria ka 106 vetë, Shkupi në misionin monitorues ka 92 vetë ( staf nderkombëtarë), Mali i Zi 45 vetë ( 15 nderkombëtarë e 30 lokalë).

Stafi i Misionit në Kosovë është më i madh se i stafit të OSBE në Europën Lindore ( Misioni në Moldavi, Misioni në Ukrainë-Projekt Koordinator, Zyra e saj në Minsk të Bjellorusisë) dhe i stafit në vendet e Kaukazit ( Misionit në Gjeorgji, Zyrës në Baku të Azerbajxhanit e Zyrës në Yerevan të Armenisë dhe të Konferencës së OSBE-së në Minsk per problematikët e këtyre vendeve) dhe stafit në vendet antare të saj në Azinë Qendrore ( qendrave në Astana të Kazakistanit, Bishkek të Kirigistani e Dushanbe të Taxhikistanit e Projektit Koordinator në Uzbekistan), të cilat, të gjitha së bashku, nuk e arrijnë numrin e 1 mijë vetëve.

5.Në Kosovë kanë ngritur përfaqësitë e tyre diplomatike në nivel zyre apo misioni 26 shtete antare të OSBE, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Gjermania, Kanadaja, Belgjika, Shqipëria, Austria, Danimarka, Finlanda, Kroacia, Luksemburgu, Zvicra, Sllovenia, Turqia, Federata Ruse,Greqia, Hollanda, Norvegjia, Suedia, Hungaria, Bullgaria, Maqedonia. Rumania.

6.Deri në fund të vitit 2007, janë shprehur për një njohje të pritshme të Pavarësisë së Kosovës këto shtete antare të OSBE:

5 shtetet, që e kanë Kosovën ,në administrim sektorial, në kuadër të UNMIK-ut, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, Republika e Francës, Gjermania dhe Italia, të cilat janë edhe në Grupin e Kontaktit G-8, biles cilësohen edhe si "Grupi i Kontaktit për Kosovën".

8shtete të Ballkanit, si Shqipëria, Turqia, Kroacia,

Maqedonia, Sllovenia, Greqia e Bullgaria ( këto 3 të fundit,në kuadrin e njohjes në bllok vertikal nga Bashkimi Europian). Mali i Zi nuk është ndër të parët, por as nuk mbetet ndër të fundit. Bosnje-Hercegovina e ndjenë ende të vështirë deklarimin e saj për vet përbërjen etnike serbe në federatën e saj. Ende ruan disa objeksione kundërshtuese Rumania, sipas deklarimeve në BE, etj. Kundërshtare e vendosur deri në mohim e kërcenim mbetet vetëm Republika e Serbisë, që synon ta mbajë si pjesë territoriale të saj.

Kanadaja, që është antare e OSBE, por edhe e Grupit të

Kontaktit dhe e NATO-s.

15 shtete të tjera, si: Belgjika, Austria, Norvegjia, Irlanda, Danimarka, Suedia, Luksemburgu, Finlanda, Polonia, Hungaria, Portugalia, Spanja, Republika Çeke, Sllovakia, Malta, të cilat do e njohin në kuadër të Bashkimit Europian. Vetëm Qipro, si vend edhe në BE, ka dalë kundër dhënies së Pavarësisë së Kosovës.

3shtete nga ish Bashkimi Sovjetik si Estonia, Lituania,

Letonia (që janë edhe antare në BE e NATO), dhe i 5 shteteve të tjera si: Azerbajxhani, Kazakistani, Uzbekistani, Turkmenistani, Taxhikistani, (në kuadrin e njohjes në bllok vertikal nga Konferenca e Vendeve Islamike). Mundet që edhe Ukraina e ndonjë tjeter të shprehin qëndrim miratues jo të shpejtë, por pritet edhe qëndrimi i Bjellorusisë, Armenisë, Mbetet kunder, si gjithnjë, pa lëvizur në qëndrimet e kërcenimet e saj, Federata Ruse. Edhe Gjeorgjia, për vet problemet e saj etnike në vend, ka mundësi të mos e japin votën e saj, çka, kjo, mund të ndodhin, ndoshta, edhe me Moldavinë.

Islanda, edhe si vend antare e NATO-s, do të jetë ndër të parat që do ta njohin Pavarësinë e Mbikëqyrur të Kosovës, sipas Planit Ahtisari.

Vatikani, për shumë arsye, por jo në fillim, do ta përshendesin njohjes e Kosovës, si një Shtet i Pavarur, biles, në një të ardhme shumë të shpejtë, të vendosin edhe përfaqesinë e vet diplomatike në këtë vend dhe të presin vizita në nivele të larta nga Papati.

4 shtete të tjera perëndimore, më të vogla se Kosova, si nga

territori e popullsia, do ta njohin Pavarësinë e saj, pas Bashkimit Europian, si Lihtenshtejni, Monako, San Marino e Andorra.

7.Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga 43 shtete të antarësua në OSBE ka një rëndësi të madhe, pasi këto mund të jenë "promotorri" i pranimit të saj në këtë organizatë nderkombëtare të rëndësishme, ende pa u votuar si antari i 193-ta në OKB.

Njohja e shpejtë nga mbi 70 për qind e vendeve antare të OSBE-së, e më pasë deri në 90 për qind e tyre, tregon se kjo organizatë nderkombëtare e ka kryer deri më sot, në nivele të mira, misionin e saj, si një nga shtyllat e UNMIK-ut, për ngritjen e demokratizimin e institucioneve në Kosovë.


Ramiz Lushaj
Kryetar i Akademisë Monarkiste Shqiptare
TIRANË
ramizlushaj@yahoo.com
amatirane@yahoo.com

Mendimet janë të autorit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora