E enjte, 18.04.2024, 11:42 PM (GMT+1)

Editorial

Shaban Peraj: Kultura dhe kombi

E enjte, 11.11.2010, 11:00 PM


Kultura dhe kombi

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

Gjatë procesit të zhvillimit dhe përparimit të një kombi, burim i rëndësishëm është kultura e tij. Ky proces ka ekzituar gjithmonë në mes harmonisë dhe orientimit të jetës së kombit duke mbajtur kështu lidhje të ngushtë. Ajo që përcakton tërsinë e parimeve të lindura nga ndjenja të tilla: si gjuha, edukata, zakonet e një shoqërie është kultura e cila në vazhdimësi avancon mënyrën e jetesës të asaj shoqërie, duke e përpunuar vazhdimisht ate. Natyrisht ka shumë rëndësi që individët e atij kombi, në veçanti të tilla jetësore, si: gjuha, vetëdija historike të kenë marrë të njëjtën edukatë. Njëra prej veçantive më të rëndësishme që na ka dobësuar ne si komb është naiviteti ynë ndaj hileqarëve me fytyrë miku që na kanë rrethuar gjithandej. Kjo është ajo që ne na bënë të mashtrohemi nga premtimet e dhëna, për çka nuk duhet t’i besojmë çdo udhërrëfyesi. Ky udhërrëfyes ishte para ca ditëve për vizitë në Kosovë dhe aty u pa qartë dredhia dhe mashtrimi që u bëri shqiptarëve të Kosovë, po edhe me bekimin e uratën që mbajtën udhëheqësit më të lartë të Kosovës u pa qartë se ne si kombë na ka zënë një sëmundje, e që për momentin duket e pashërueshme. Ne, ose harrojmë shpejt historinë tonë kombëtare, ose duam që me zemërgjerësinë tonë të dëshmojmë se nuk kemi kulturë e edukatë, të punojmë kundër njëri-tjetrit, e për pasojë nuk ndjejmë besim e siguri për njëri-tjetrin me çka vërtetojmë atë që nuk është e vërtetë se nuk jemi komb në kuptimin e vërtetë të fjalës, por edhe as që bëhet fjalë të kemi një të ardhme.

Një pritje e përcjellje siç iu bë kryeministrit turk (pavarësisht se janë çeshtje protokolare këto punë), qasja me dhembshuri që pretendojnë se u bënë udhëheqësit tanë brezave të rinj është një hap pa kuptim për t’i dalë zot kombit e vendit ata që i shërbejnë kësaj pune për të nxituar për një jetë materiale, duket se këta të rinj duan t’i hibridizojnë e t’i orientojnë sa në islamizëm, sa në krishtërim pa u dhënë vlerë atyre, çka do ta paguajnë shumë rëndë një pasojë të tillë. Nëse mjedisi ynë sot vlon në poshtërsi nga udhëheqësit shqiptarë, edhe brezat e rinj do të tërbohen çdo ditë e më shumë, gjë që është rezultat i nënvleftësimit tonë! Këtë ne nuk guxojmë ta bëjmë, jo për vete, por për ata që pikënisje kanë integrimet europiane, bashkimin me botën e civilizuar duke vënë në vend të parë përkatësinë kombëtare, e pastaj kush cilës fe i takon. Me që mendja e prijësve tanë po shetitë në qell, duket se nuk po i shohim dot korbat që po na kalojnë nëpër këmbë duke u zgjatur gjer në odat tona, dhe të sotmen tonë të hidhur duket se po e përgatisim me duart tona.

Sot kur Kosova po kalon çaste kritike si në funksionim të institucioneve, në mungesë të tolerancës, në papunësi, në mungesë të lirisë së fjalës, politikanët po bëjnë politikë odash e zakonesh, pikërisht të importuar nga mentalitet turk. Ndaj nuk duhet mashtruar askush nga veprimet e tyre sepse ata nuk marrin erë nga ky art i vjetër i marrëdhënieve ndërkombëtare. Politika është më shumë një shkathtësi e lindur sesa e fituar, ndaj politikanët lindin nga gjiri i popullit, atij popull që e ka përcaktimin kombëtar dhe kjo nuk guxon të na bëjnë komod e të bindur se kemi politikanë që qendrojnë në krye të synimeve tona. Ne në këto rrethana kemi synimet tona, pavarësisht sesi mendojnë vendet e mëdha. Kjo që sot po vazhdon të komentohet në media të shkruara rreth vizitës së kryeministrit turk, shtron pyetjen: Kush po e prishë imazhin e të qenit shqiptarë? Kush ka fituar e kush ka humbur nga kjo vizitë? Si do të veprojë Thaqi, a do tu kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës për thëniet e veprimet e tia? Këto janë pyetje që shtrojnë e diskutojnë sot të gjitha shtresat shoqërore e deri te vet kryeministri në dorëheqje. Ky gaf politik i z. Thaqi e ka ndezur masën sepse askush nuk e besonte e nuk e parashikonte në këtë mënyrë rezultatin e takimit me kryeministrin turk! Me këto veprime butaforike të z. Thaqi e me një pafundësi reklamash para qytetarëve nuk shkohet aq largë në një vend siç është Kosova sot me një demokraci të brishtë. Skena politike e shqiptarëve të Kosovës është përzier aq shumë sa qytetari i thjeshtë nuk di kujt t’ besojnë, atyre që harrojnë principe, apo atyre që u duket vetja se kanë të drejtë të bëjnë e zhvillojnë demokraci bajraktarizmi burokratik. Fakti sesi e uroj mikun është më tepër një lajthitje i bindur edhe ai vet se kryeministri turk erdhi në Kosovë si një pasardhës i atyre që mbajtën të pushtuar shqiptarët me shekuj, ndaj z. Thaqi nuk i pati hije ta ndjekë atë duke dëshmuar kështu mungesë morali e kulture kombëtare.



(Vota: 24 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora