E premte, 29.03.2024, 07:24 AM (GMT)

Mendime

Shefki Ollomani: Sqarim publik

E merkure, 10.11.2010, 09:36 PM


SQARIM PUBLIK

 

Të nderuar, shokë, miq dhe lexues të shkrimeve të mia!

Edhe shumë kohë më parë, gjatë kësaj dekade, por sidomos gjatë këtij viti (2010), me gojë e me shkrim, më janë drejtuar vazhdimisht shumica e shokëve, miqve dhe lexuesve të mi, për qëndrimet e mia politiko-ideologjike, për përkatësinë time organizative partiake, dhe sidomos këto muajt e fundit kam pranuar një numër shumë të madh telefonatash dhe letrash me pyetjen se cila është partia në të cilën veproj, si dhe cili është qëndrimi im për ”aferën e dosjeve”.

            Duke qenë i njohtuar me pyetjet, dilemat dhe dyshimet e opinionit publik se unë jam anëtar i kësaj apo asaj partie apo fronti, unë në librat e mi që kam botuar këto & vitet e fundit e kam potencuar në Biografinë time të Shkurtër, se unë që nga viti 2004 jam apartiak, krijues dhe veprimtar i pavarur. Por, siç duket, kjo nuk ka mjaftuar për të bindur shokët, miqtë dhe lexuesit e mi, prandaj, me rastin e ”aferës së dosjeve”, vërshuan përsëri bisedat telefonike dhe letrat elektronike me pyetjet se cila ¨shtë përkatësia ime partiake dhe cili është qëndrimi im lidhur me ”aferën e dosjeve”.

            Për nderë të shokëve, miqve dhe lexuesve të mi, ndjejë për obligim moral që të lëshoj këtë

 

SQARIM PUBLIK,

 

me të cilin po e njohtoj mbarë opinionin publik kombëtar se:

Unë, Shefki Ollomani, nga Uskana e Iliridës, që në pranverë të vitit 2004 nuk i kam takuar dhe nuk i takoj asnjë grupi, organizate, partie apo fronti. Jam krijues (poet dhe publicist) i pavarur, si dhe veprimtar i çështjes kombëtare për ribërjen e Shqipërisë Etnike Natyrale.

Poashtu, me insistimin e shumë shokëve, miqve dhe lexuesve të librave të mi, e kam për detyrë që të prononcohem edhe për ”aferën e dosjeve”:

Është praktikë univerzale juridike që çdo i paditur dhe i arrestuar është i pafajshëm deri në Akvendimin e Gjyqit. Si rezultat i kësaj norme ligjore unë nuk akuzoj, nuk fajsoj dhe nuk etikoj asnjë person i cili figuron në ato ”dosje”. Përderisa një Gjyq kombëtar apo ndërkombëtar të vërtetojë origjinalitetin dhe validitetin e tyre apo falsitetin dhe fabrikimin e tyre, unë kam të drejtën time morale, juridike dhe njerëzore që të kemë bindjen në pavërtetësinë e ”dosjeve” dhe në pafajsinë e të apostrofuarve në ato ”dosje”.

Pastaj, duke u nisur nga fakti se ato ”dosje” janë të gatuara në kuzhinat mijëravjeçare antishqiptare sllavo-greke, si dhe duke u nisur se të etiketuarit në ato ”dosje” janë ish-shokët e mi të veprimtarisë së organizuar patriotiko-revolucionare ilegale nga viti 1980, si dhe duke u nisur se ata i njoh qe 30 vjet, personalisht e familjarisht, unë shpreh bindjen time se ata janë viktimë e shovenizmit të egër sllavo-grek dhe e bashkëpunëtorve të tyre shqipfolës.

Koha dhe gjyqet do të flasin për të vërtetën.

 

Me rrespekt,

SHEFKI OLLOMANI

Suedi, 7 nëntor 2010



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora