E shtune, 20.04.2024, 01:01 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Letër për Isa Mustafën - urimi me rastin e zgjedhjes për kryetar të LDK

E marte, 09.11.2010, 10:58 PM


ISA MUSTAFËS

 

Letër

 

- urimi me rastin e zgjedhjes për kryetar të LDK

 

I nderuari Isa!

 

Jam i bindur se me fitoren tuaj më së shumti ka fitua demokracia brenda LDK. Sepse ky është një shembull i ri i cili flet mbi shkëputjen e mentalitetit monist, kur kryetaret e partive ishin kryetar të përjetshme, të ashtuquajtur „historik“. Kjo vlen për të gjitha partitë politike. Mund të them se me këtë ka fitua një segment i demokracisë në Kosovë. Nga ky shembull i mire, kur në garë për udhëheqës ka më shumë kandidat, do të mësojnë edhe partitë tjera politike. Besoj se ky veprim do të është ndarje nga e kaluara dhe një fillim i ri pozitiv edhe për LDK edhe për paritë tjera, që mund të shënon kohën e pushimit të luftës mes partive dhe fillimin e bashkimin të tyre në një Lëvizje për bashkim kombëtar!

 

Ky moment më kujton kohën e fillimit të luftës, kur për këto arsye, personalisht u shkëputa nga strukturat politike dhe shkova në UÇK. Kështu si unë vepruan edhe shumë kuadro tjera të cilët me shpërthimin luftës lan partitë politike dhe u kyçën në UÇK! Gjithashtu kjo është arsye edhe pse pas lufte nuk u kyça në as një parti politike dhe pse nuk do të kyçem në as një parti as tani e tutje. Sepse nuk mundesha dhe nuk mundem ta duroj autokracinë e mos përfilljen e popullit nga ana e liderëve në dëmin e demokracisë brenda partive e brenda vendit si dhe nga ana tjetër servilizmin e nënshtrimin e tyre ndaj sundimit kolonial të Brukselit, i cili pas 1999 e zëvendësoi atë të Beogradit!

 

Për këto arsye unë pas lufte e vazhdova rezistencën edhe ndaj sundimit të huaj të ri, në kuadër të Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës së bashku me shoqatat e dala nga UÇK dhe me Unionin e Pavarur të Studentëve, për realizimin e Vetëvendosjes së saj. Mendoj se ky është një proces kohor, prandaj unë mendoj se paralelisht duhet të kontribuoi vendit tim ne lëmine e profesionit tim në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes së Atdheut. Prandaj, në këtë drejtim jam i gatshëm t´i përgjigjem thirrjes tuaj që del nga fjala e juaj në kuvend, për bashkimin e energjive në dobi të vendit, besoj edhe me kuadro profesioniste që nuk duan të radhiten në parti politike. Me besim se do të hiqet dorë nga mentaliteti se vetëm ata që janë anëtar të partive mund të jenë pjesë e institucioneve. Sepse Kosova nuk është pronë private e partive politike, që kuadrot jashtë partive të mbesin edhe jashtë institucioneve.

 

Besoj se ky do të është një fillim i ri kur Kosova përfundimisht do ndahet nga mbeturinat e pushtetit titist të para 1999 dhe do të fillon të ndahet nga mbeturinat e pushtetit ahitasiarist të pas 1999. Besoj se kjo do të është edhe ndarje definitive me mentalitetin e kohës kur regjimit i ish LKJ i shantazhonëte kuadrat me u bë anëtar të partisë nëse duan të kenë të hapur perspektivë për ushtrimin e profesioneve të veta dhe i cili mentalitet akoma po kultivohet nga partitë politike aktuale.

Ju e dini se unë e kam fillua aktivitetin tim me vitin 1975, si njeri nga themeluesit të Lëvizjes për Republikën e Kosovës dhe se nuk e kam ndërpre as nuk e kem nder mend të e ndërprerje këtë as një herë, pavarësisht se a gjendem brenda apo jashtë vendit. Nëse Lenini e ka përgatitur Revolucionin e Tetorit te 1918 për përmbysjen e carizmit rus nga Zürichu, me platformën e majtë ideologjike dhe nëse e Homenini për 50 vite, nga Parisi, e ka përgatitur Revolucionin për çlirimin Iranit nga sundimi kolonial i ushtruar përmes Shah Reza Pahallavi, me platformën e ideologjisë fetare edhe unë si një ushtar i thjesht i popullit tim do ta vazhdoi punën time në drejtim të çlirimit dhe bashkimit të kombit dhe atdheut tim, kudo ku gjendem së bashku me bashkëluftëtarët tjerë, nga pozicionet e platformës të bashkimit kombëtar .

 

Në ultimatumin e fundit që ia kam dërgua udhëheqjes jugosllave në Beograd në vitin 1981, ju kam than se: ose do të pranohet kërkesa për Republikën e Kosovës, brenda te cilës do të bashkohen gjitha viset shqiptare nën sundimin e Jugosllavisë, ose Jugosllavia do të zhduket nga harta gjeografike! Kjo punë tani më është histori dhe se tani përpara është bashkimi kombëtar brenda një shteti, prandaj nuk ka paçe as qetësi në Ballkan as Evropë duke i copëtuar e mbajtur nën sundimin e huaj trojet shqiptare në 6 shtete dhe duke i centralizua trojet tona etnike edhe në shumë komuna koloniste sllave.

 

Nuk ka kur far integrimesh vullnetare ballkanike as evropian, të shqiptarëve, nën sundimin Brukselit e të Beogradit në emër të “integrimeve në BE dhe Ballkanin Perëndimor” pa u integrua gjitha viset shqiptare brenda një shteti në Ballkan. Nëse në Bruksel ka asi që mendojnë të përdorin korrupsionin e liderëve, burgun e izolimeve të vizave, punën e pistë agjenturore dhe dhunën ushtarake e policore me i arrit “integrimet ballkanike e evropiane” do të ndeshen me kombin shqiptar dhe me rezistencën e ti! Ka kalua ajo kohë kur me fatin e shqiptarëve ka mundur të vendosin të tjerët!

 

Kjo veprimtari e imja nuk është nisur kurrë nga ambiciet personale politike por vetëm nga ambiciet e pastra kombëtare dhe në këtë drejtim unë kurrë nuk kam pyetur se sa do të më kushton kjo mua, por vetëm se sa fiton vendi i im nga puna ime. As njëherë nuk jam lidhur me besnikëri të verbër ndaj cilësdo strukturë politike apo ndaj ndonjë personaliteti, por përjetësisht jam lidhur vetëm me idealin e lirisë të kombit dhe atdheut tim dhe me ata njerëz që lirinë, vetëvendosjen, mëvetësinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar e kanë mbi interesat personale e partiake. Ju kam besua dhe ju besoj vetëm veprimeve praktike e jo edhe premtimeve të mëdha, që mbesin vetëm premtime.

 

Ka pas periudha kur unë kam bashkëpunua edhe me disa njerëz tjerë, me të cilët i kam nda rrugët posa ata kanë fillua t´i vejnë interesat personale e partiake mbi interesat kombëtare dhe posa kanë fillua të largohen nga rruga e luftës për liri! Sepse kjo është rruga e jetës time, që nuk e ndërroj me as gjë! Unë nuk jam vetëm dhe e di se si unë janë me qindra mija shqiptar që qenësisht janë të lidhur me vegjëlinë dhe kurrë nuk ngritën mbi, por gjithmonë janë pran e popullit të vet. Atyre ju bëj thirrje që edhe më shumë të bashkohen rreth flamurit kombëtar, me të cilin do të shkojmë drejt krijimit të shtetit unik, sepse vetëm kështu ndalet lufta përçarëse e qindra partive politike për pushtet pa shtet! Drejte realizimit të aspiratave kombëtare nuk shkohet me përçarje në qindra flamuj partiak, por vetëm të bashkuar rreth flamurit të Skënderbeut! Çështja kombëtare na takon dhe na bashkon, ndërsa ndarja në ide, religjione, krahina e fise kanë rëndësinë e vet, por janë është çështje dytësore!

 

Fola mbi këto pikëpamjet të mija për arsye se shpreha gatishmërinë time për bashkimin e energjive në dobi të vendit, bazuar në thirrjen që doli nga fjala e jote në kuvendin e LDK, në përpjekje që të arrihet sinteza mes procesit historik të zgjedhjes përfundimtar të çështjes kombëtare dhe detyrave aktuale që duhet të ju përgjigjemi të gjithë ne, pavarësisht a jemi me apo pa parti.

 

Në përfundim të kësaj letre ju përcjell edhe një herë urimet e mija për shëndetin dhe për punë të mbar në ketë etapë te re për jetën e juaj dhe për jetën e vendit dhe të vendlindjes tuaj.

 

Me respekt

 

Abdullah Prapashtica



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora