E merkure, 24.04.2024, 08:52 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Ç'është politika?

E hene, 08.11.2010, 10:53 PM


Ç'është politika? 

 

Nga Faik Krasniqi

 

Sipas politikanëve politika është:Prijësja dhe ajka e mendimit shoqëror.

Por në të vërtetë kompromis me rrethanat që ata vetë i kanë koklavitur.

''Sipas Balzakut është shkenca e atyre që nuk kanë njohuri në asnjë shkencë të vërtetë''.

 

Politika është arti më modern .

Nëse në art sot prodhohet që të tjerët të të blejnë, në politikë prodhohet të të votojnë.

 

Dikur arti kishte krejt tjetër kuptim, gjithashtu edhe politika. Artistët merreshin me art kurse burrat e shtetit me politikë.

 

Politika është një proces me të cilën një grup vendos të dirigjojë apo ndikojë zhvillimin në një lëmi të përcaktuar. Edhe pse ky term si zakonisht përdoret në lidhje me qeverisje të një shteti, është term që njëkohësisht përdoret në relacionet njerëzore dhe ato interakcionet e grupeve, psh, në botën e tregtisë dhe institucionet fetare dhe akademike.

Kuptimi i mirëfilltë i Politikës ,ka të bëj me proceset madhore të shoqërisë,banalisht e përdorim si fjalë për aspekte të ndryshme të jetës,por ato janë dytësore.

 

Politika në përgjithësi është një sistem vlerash,është një instrument, ose përbëhet nga instrumente social-ekonomike për të administruar një grup shoqëror.

Politika do të shpjegohej më së miri në gjuhën e popullit si "rregullat e lojës" me të cilat një sistem shoqërorë është i organizuar.

 

Ka influencë në të gjitha sferat e jetës duke filluar që nga uji që pijmë, ushqimet që hajmë, ajri që thithim dhe çdo shërbim apo produkt që ne përdorim në jetë.

 

Fatkeqësisht shoqëritë nuk e kuptojnë rëndësinë që ka politika në jetët tona dhe shumë herë rezultojnë të jenë neglizhent ndaj zhvillimeve të kohës pa e kuptuar që ato do të jenë "viktimat" apo ''përfituesit'' e një ligji apo një tjetri që kalohet në institucionet legjislative të vendit të tyre.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora