E enjte, 25.04.2024, 07:52 AM (GMT+1)

Mendime

Haxhi Dulla: Polonia në grupin e shteteve më të zhvilluara të botës

E hene, 08.11.2010, 10:46 PM


Polonia në grupin e shteteve më të zhvilluara të botës

 

Nga Haxhi Dulla – Varshavë

 

Polonia  për herë të parë gjendet në grupin e shteteve me zhvillimin shumë të  lartë social – thuhet në raportin e 20 të UNDP.  Në bazë të treguesit të zhvillimit social është krahas Portugalisë

Nga Raporti i Programit të Kombeve të Bashkuara ( UNDP )  duket haptas se shtetet  më të zhvilluara në bazë të zhvillimit social janë  Norvegjia, Australia, Zelanda e Re, SHBA ,  dhe Irlanda.  Polonia në ketë shkallë zë vendin e 41 të njëjtin sikur pata një viti, porse ka avansuar nga grupi i shteteve të  zhvilluara në atë të shteteve më të zhvilluara.

 

Sipas dr.Kamil Wyszkowski nga zyra e UNDP në Varshavë, perparimi i Polonisë në grupin e shteteve më të zhvilluara është rrjedhojë e  numrimit të HDI.  Në këtë vit janë marr parasysh disa tregues tjerë , qka sollën në matjen e  saktë të zhvillimit social. Shenimet më të reja  që janë marr parasysh kësaj here janë:   jetëzgjatja, shkalla e lartë e edukimit, treguesi i aftësive të të lexuarit me kuptim dhe drejtëshkrimi, si dhe të ardhurat kombëtare brutto për kapitalin familjar.

Ndër shtetete që seëbashku me Poloninë në  vitin 2004 iu bashkangjitën shteteve të BE , më lartë qëndrojnë : Çekia ( në vendin e 28. ), Slovenia (29.), Slovakia (31.), Malta (33.), Estonia (34.), Çipro (35.) dhe Hungaria (36.). Polonia është në rangun e njejtë me Portugalinë

 

Në anën Teter me pake te zhvilluara  ne drejtimin social te shteteve te botes jane : Mozambiku, Burundi, Nigeria,  Republika  Demokratike e Kongos si dhe Zimbabve.

 

Në këtë   ranking këtë vit  u përfshin 169 vende të botës.

 

Raporti i Programit të Kombeve të Bashkuara për qeshtje të Zhvillimit, ndër të tjera  bënë krahasimin e rrugëtimit  zhvillimor të shteteve nga viti 1970. Sipas autorëve të të këtij zhvillimit, njerëzit në tërë botën janë më të shëndosh, më  të pasur si dhe me edukim arsimor më të lart se sa 40 vjet më parë.  Në Raport u dalluan shtetet me zhvillim më te shpejt social  ndër to janë  Omani, Kina, Nepali, Indonezia, Arabia Saudike, Laosi, Tunezi dhe Korea  e Jugut. UNDP  tërheq vemendjen se  shumica e këtyre shteteve kanë shkallen e ultë të HDI.

 

Raporti  qëndror i cili këtë vit kishte motton  " Pasuria e vërtet e shteteve, rrugëtimi i zhvillimit social ” u  prezentua në  Nju Jork me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshem të OKB Ban Ki Mun.  Në Poloni ky Raport u prezentua në  Zyrën e kryetarit të Republikës Polake , ku ministrja  për qështje sociale  në zyrën e kryetarit, Irena Wóycicka, gjatë prezentimit ceku se raporti është një prove e përgjigjes në pyetjen, se pse është aq  e  rëndësishme ngritja e ekonomisë dhe kujt i shërben kjo. Ajo tha se,  jo gjithmon shkalla e zhvillimit ekonomik është e lidhur me ngritjen e mirëqenjes sociale .

Sipas ministres   Wóycicka  Polonia gjendet në  grupin e shteteve të privilegjuara, në të cilën shkalla e jetës dhe zhvillimi  ekonomik është i lartë .



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora