E premte, 29.03.2024, 07:20 AM (GMT)

Mendime

Kumtesë e nëndeges se LDK-së për Rheiland Pfalz-Gjermani

E merkure, 26.12.2007, 11:42 AM


KUMTESE E NENDEGES TE LDK-së PER RHEILAND PFALZ-GJERMANI

Humbësit e medhënj veçsa thellojnë humbjen e LDK-së

Anëtarësia dhe ish-elektorati i numërt i LDK-së e përjetoi rëndë humbjen e turpshme, që i shkaktoi LDK-së klani vicioz në lidershipin e saj. Duke përcjellur të gjithë rrjedhën e ngjarjeve pas shuarjes të themeluesit të saj - të të përjetëshmit në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve - dr. Ibrahim Rugova, ishte një humbje e pritshme. Shumë kuadro, veprimtarë me ideale demokratike, përfshirë edhe ne, paralajmëruam zëshëm këtë humbje, pothuajse të qëllimshme, të skenuar dhe të realizuar nga kryeklani majtist ne kupolën e LDK-së. Në trimërimin e eksponentëve klanorë ndihmuan jo pak edhe celulat klanore, të makro dhe mini interesave, anekand Kosovës dhe jashtë saj. Destruktivizmin e zellshëm në rrënimin e LDK-së e manifestuan hapur e mjerueshëm edhe ndërkombëtarët. Cdo nismë, cdo hap i bërë i klanorëve, të cilët nxituan në uzurpimin e piramidës partiake, duke u thirrur në emër të Kryesisë, ishte i kronometruar, në funksion të fuqizimit të klanit dhe të anashkalimit të metodologjisë dhe filozofisë urtake të Presidentit Rugova. Parimet e drejtimit demokratik, u zëvendësuan me metodën tipike moniste. Që nga fjalimet e kereut të partisë, që i ngjajnë një recitimi shkollaresk, më retorikë boshe dhe gjer ke fjalori hic serioz e cinik i bashkëklanorëve të tij, dëshmojnë për prirjen e drejtimit si në sistemin, tashmë të perënduar, të komunizmit. Nëndega e LDK-së për Rheinland - Pfalz, pas shumë përpjekjeve që bëri për ta shpetuar partinë, denoncoi publikisht prapësitë që shoqëruan Kuvendin e VI-të zgjedhor, duke u distancuar nga udhëheqja qendrore. Në kumtesën e lëshuar, atëbote, për mjetet e informacionit Kryesia e Nëndegës tonë deklaronte se mbetemi në LDK-së, por nuk mbështesim udhëheqjen qendrore. Pas një analize të tërësishme të Kuvendit në fjalë dhe të rrjedhave të mëpasme, ne nominuam fajtorin dhe prognozuam furtunë për LDK-në. Mjerisht, gjithhëcka që atëbotë parashikuam, sot rezulton e faktuar gjer në detaje. Në adresën tonë pasoi anatema, e shprehur me pyetjen cuditërisht të habitshme:"Si ka mundësi të jeni në LDK-e dhe  të mos mbështesni Kryesinë Qendrore të partisë?!" Dhe, ne ishim të palëkundur në vendimin tonë, duke u gjegjur se demokracia nuk pranon tabutë. Plagët nuk shërohen duke i mbuluar. Përkundrazi, pas diagnostikimit, lypset terapia përkatëse, qoftë edhe bisturia. Nëndega e LDK-së për Rheinland - Pfalz e shqetësuar skajshëm për fatin e LDK-së, dikur kryezonjë e dr. Rugovës dhe mbarë Kosovës, sot e rrënuar politikisht e moralisht, për rimëkëmbjen e mundshme, propozon sa vijon:

1. Dorëheqja komplete e Kryesisë Qendrore dhe e kryetarit të LDK-së. Jemi të vetëdijshëm se jo të gjithë anëtarët e kësaj kryesie kanë fajësi të barazvlerëshme.  Madje sic e kemi thënëedhe në distancimin tonë nga Kryesia Qendrore afro 9 muaj më parë, se jo vetëm Kryesia,por edhe në mesin e kryesisë të ngushtë brenda Kryesisë Qendrore jo të gjithë mund të identifikohen me rrethin vicioz klanor,i cili projektoi dhe realizoi rrënimin e Partisë të Presidentit Rugova. Ringritja individuale e përbërësve të kësaj Kryesie mund të bëhët vetëm pas analizave të gjithanëshme që do të pasonin për partinë në tërësi dhe të kuadrove në vecanti.

2. Të thirret mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Të debatohet për gjithë cfarë ka ndodhur në parti, pas shuarjes fizike të dr.Rugovës. Analizat dhe konkluzionet e dala nga mbledhja në fjalë duhet të shërbejnë si nismë për demokratizimin e brendshëm të LDK-së,për denoncimin, demaskimin dhe crrenjosjen e cfarëdo klani aktual dhe në të ardhmen brëndapartisë. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së duhet të zgjedhe një këshill kordinues e drejtues ( natyrisht,të përkohëshëm),i cili duhet të bëjë përgatitjen e zgjedhjeve të partisë, në të gjitha nivelet, që duhet të mbahëshin jo më larg se brenda dy-tre muajve. Zgjedhjet e lira e tërësisht demokratike do të krijonin një bazë solide për këndellje e rimëkëmbje të LDK-së. Hamendjet e zvarritjet për të marrë vendime sa të mencura, po aq të guximshmë, madje krejt të domosdoshme, do të ishin fatale për LDK-në dhe më gjërë.

3. Të krijohet Institucioni i Përgjegjësisë brenda partisë. LDK-në që nga fillimi e kashoqëruar mangësia e institucionit të përgjegjësisë. Jo rrallë janë bërë gabime,duke u trashur në faje dhe askush nuk është përgjigjur për dëmet e shkaktuara partisë. Dhe, përsëritja e këtij ritmi ka vazhduar, duke e sjellur partinë buzë greminës sot. Nëse do të ekzistonte institucioni i përgjegjësisë, ata që sot bëjnë ljgjin e xhunglës në LDK-në, nuk mund të ishin as anëtarë kryesie i një aktivi të një fshati të vogël malor. Le ta kujtojmë vetëm flirtin e bërë në Tiranë, më 1999, më krerët e të majtës atje dhe të Kosovës,madje prapa shpinës të dr.Rugovës dhe të Kryesisë Qendrore. Për cudë, në këtë komplot u zu edhe kreu aktual i LDK-së. Dhe,gjithëcka u hesht,madje në vend të ndëshkimit, pasoi shpërblimi!!! Sa e vërtetë,po aq e hidhur, madje unikale për kohëra të pluralizmit dhe të demokracisë.

4. LDK-ja të qendrojë jashtë koalicionit me të majten. LDK-ja nuk duhet të joshet pas kockave që mund t´ia hedhin majtistët për t'i lëpirë. Ajo duhet të bëhet një opozitë konstruktive. Ndërkohë, duhet të administrojë më kujdes gabimet e fajet, duke synuar përmirësimin e gjithanshëm për ngritjen e moralit dhe modernizimin e partisë, më parapëlqimine demokracisë të mirëfilltë perëndimore. Klanoret më futjen në koalicion llogarisin ta kalojnë më lehtë "lumin": " Vertet,humben,ama,jemi përsëri në pushtet(!)" - do të justifikoheshin ata,duke ngushëlluar edhe anëtarësinë. Kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë rrethanë. Klanorët mund të servirin edhe justifikimin tjetër,sikur " Koalicionin po na kërkojnë ndërkombtarët".Dhe ,ne ua kujtojmë të madhërishmin e dinjitozin Rugovë, kur zoti Solana insistoi në koalicianin LDK-e dhe PDK-e, me përgjigjen e prerë:"Në asnjë rrethanë nuk vjen në shprehje ky koalicion." Dhe, ashtu ndodhi. Pretendimi i zotit Sejdiu për të mbetur edhe më tej në fronin aktual, mund të jetë një cytje e radhës për koalicion. Dhe, për hirë të kësaj ta tërheqë zvarrë edhe LDK-në.Kryetari zgjidhet për ti shërbyer popullit dhe jo populli kryetarit. Vec kesaj një njeri që, tashmë, nuk është i pranueshëm nga partia e vet,si mund të preferohet nga partitë e tjera. Përcarja e popullit nga ana e Presidentit, konsiderohet shkelje e kushtetutës, madje kudo në botë. Atëherë,a kemi pasur një president legjitim pas Kuvendit të VI-të zgjedhor?! Komenti është i tepërt.

5. LDK-ja duhet të përcaktojë qartë profilizimin e saj të djathtë. Ka zëra që duan të mohojnë kufinjet ndarës partiak në të djathtë dhe të majtë në Kosovë. Teorizime boshe dhe lojëra fjalësh mund të bëhën në vecanti në Kosovën tonë, që është  katandisur në një fushë eksprimentesh gjithëfarëshe. Por,faktet flasin bindshëm për praninë ndarëse, madje me të gjitha elementet përkatëse. Jo vetëm politikanët e majtë të Tiranës,por edhe gjeneralët komunistë shqiptarë (nëse vërtet janë shqiptar?!), kanë përkrahur hapur të majtën destruktive dhe agresive të Kosovës. Dhe , kjo e majtë është përfaqësuar më emër partie dhe lidershipin partiak. Një gjeneral shqiptar në Kukes, me mburrje ka deklaruar se bllokova e carmatosa 3oo ushtaret e Qeverisë Bukoshi,për t´i mbrojtur komunistët në Kosovë! Zotërinj, a keni nevojë për fakte të tjera?! Edvin Rama, në urimin e tij për PDK-në, në mes tjerash , thotë se do të shkojmë sëbashku në Internacionalen Socialiste. LDK-ja edhepse është shprehur si parti e qendrës të djathtë, qëndrimet e krerëve të saj në vijimësi po anojnë majtas. Luhatjet ekuivoke kanë irrituar anëtarësinë,sepse e majta e Kosovës ka gjakosur pamëshirshem të djathtën,madje para syve të ndërkombëtarëve! I vetmi krim i organizuar politik që është ndëshkuar nga 3 gjer në 5 vjet burg, edhepse kanë vrarë katër oficerë te Kosharës zëmadhe!!! Ndërsa në Londër, në pranveren e sivjeme, për një tentativë vrasjeje u dënuan dy persana me burg të përjetëshëm. Kesaj i thonë matje më dy kute. Populli është më praktik dhe larg kalkulimeve. Një betim sa të ciltër,po aq edhe interesant, dëgjuam nga një i moshuar,mësues në pension,në Prishtinë: " Pasha shpirtin e Ibrahim Rugovës, pasha gjakun e Xhemajl Mustafës e Tahir Zemës me shokë, pasha plagët e Sabri Hamitit e Gani Gecit me shokë nuk do t'i falim komunistët, këlyshët e Stalinit dhe të Enverit!" Ai plak mendjekëthjelltëe dinte se zoti Geci, tashmë, i përket një subjekti partiak tjetër. Por, ai gjithashtu e dinte se partia e zotit Geci i përket të djathtës. Andaj , ndjente po atë dhembje sa edhe për plagët e akademik Sabri Hamitit. Ai në atë betim bënte bashkimin simbolik e faktik të së djathtës të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të jetë gjithëherë në lidhëshmëri shpirtërore e fizike më anëtarësinë e madhe të Presidentit Rugova. Edhe nëse nuk arrin t´i rikthejë ata,të paktën, koalicioni me ata duhet të jetë prijetarë dhe i përhershëm. Për asnjë cast nuk duhet të harrojmë se largimi i tyre u bë ekskluzivisht për sjelljet e papërgjegjëshme të klanorëve në krye të LDK-së.

6. Anëtarësia e LDK-së duhet ta vrasë frikën, për fitoren e demokracisë. Cuditërisht,edhe pas pësimit të madh, mungon vullneti i mirë,ose më sakt,guximi qytetar për t´i parë gjërat ashtu sic janë realisht dhe për t´u përballur më të keqen,që, tashmë është ulur këmbëkryq në vatrën tonë partiake .I pyetur nga gazetari se si do ta menaxhojë humbjen LDK-ja , njeri nga anëtarët e Kryesisë jep këtë përgjigje sa paushalle,po aq të papërgjegjëshme dhe të pa shpresë,duke lënë të kuptohet se do të vazhdojë statuskuoja: "... Ky reformim do të bëhët edhe mbi kriteret dhe parimet që Presidenti Sejdiu i ka përcaktuar dhe janë aprovuar në Kuvendin e VI-të të LDK-se "( ! ) ( Luaje macë kryet e buallit ). Referenca ke Presidenti dhe Kuvendi i VI-të, dy burime këto të së keqes , nga ku rrjedhin edhe kriza edhe rënia rapide e partisë , janë një dëshmi vetëfolëse se Kryesia aktuale e LDK-së është e atrofizuar e konsumuar dhe nuk është e aftë të bëjë asnjë hap para. Përkundrazi,me këmbënguljen kryeneqe, si të mushkës,vetëm për të mos lëshuar karriket hic të merituara të tanishme , është e gatshme ta shpjerë në humnerë të gjithë partinë. Andaj, lypset guxim e vendoshmëri  për tu thënë stop manipultarëve të pacipë.

7. Të rezorvohemi nga prononcimet shabllone e përcarëse,si ato që shoqëruan Kuvendin e VI-të zgjedhor të LDK-se. Deklarimi mbështetës për Presdentin dhe Kryesinë Qendrore,i bërë nga Dega e LDK-së në Beneluks, mendojmë se nuk i shërben për të mirë partisë . Mbështetja e tyre duhej të mjaftohej vetëm për ato kuadro të LDK-së, qe fituan pushtetin lokal, me urimin e madh, që në punën e tyre të mos bartin asgjë nga "kriteret dhe parimet" e zotit Sejdiu dhe as " vendimet " nulitive të Kuvendit të VI-të. Për aq sa i njohim,fituesit janë kuadro të deshmuar për të mirë dhe ne i bashkohemi urimit Tuaj për mbarësi dhe suksese në punën e tyre fisnike! Ne ua kujtojmë sivëllezërve tanë në Beneluks se as i ashtuqajturi " Grupi i Unitetit " nuk është për marshallah! Ne kemi simpati dhe respekt të vecantë për sivëllezërit tanë veprimtarë në Beneluks. Ata janë shokët e punës dhe të luftës për cështjen tone kombëtare të Enver Hadrit - Hero i Kosovës. Veprimtaria e tyre e pa kursyer për Kosovën, duke i rënë kryq e tërthor Evropës përgjatë më shumë se dy dekadave, meriton vlerësim dhe konsideratë të vecantë. Nëndega jonë ka pasur gjithmonë një bashkëpunim të frutshëm me Degën e LDK-së për Beneluks. Sëbashku u jemi gëzuar sukseseve dhe po ashtu sëbashku kemi lotuar për kolegët tanë, sot martirë të Kosoves,të vrarë gjatë dhe pas luftës,nga terrori i kuq i stalinistëve shqipfolës të Kosoves. Sot, kur LDK-se është përfshirë në vorbullën e një krize të thellë politike e morale, lypset maturi e përgjegjësi personale dhe kolektive. Tashmë fati i partisë nuk duhet lënë spontanitetit. Përkundrazi, është i nevojshëm një senzibilizim e mobilizim serioz, nje kordinim i përgjegjshëm, madje i njëzëshëm si diasporë e më gjerë, për ta ndihmuar partinë që të dalë nga kriza, ku e futën klanorët karieristë. Përndryshe humbësitë e mëdhenj vecsa do ta thellojnë humbjen e LDK-së. Mbetemi të shpresojmë se anëtarësia numerike dhe kuadrotë e LDK-së ,të kalitura në sprovën e madhe të rezistencës të gjatë kundër pushtuesit dhe lakejve të tyre ,të udhëhequr nga mendjeholli e zemermadhi dr. Ibrahim Rugova,do të gjejnë forca për ta prosperuar partinë dhe Kosovën në një të ardhme të afermë.

21 Dhjetor 2OO7.

PER NENDEGEN E LDK-se PER LANDIN RHEILAND-PFALZ

Komisioni për informim i Nendeges



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora