Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahir Demaj: Pavarsia, qeveria kukull dhe letra të hapura

| E hene, 24.12.2007, 04:18 PM |


Pavarsia, qeveria kukull dhe letra të hapura

Nga Jahir Demaj

Jahir Demaj
Po debatonim miqësisht me një grup shokësh, siç bëjmë zakonisht shqiptarët, sidomos ne shqiptarët jasht atdheut,  që nga 1989-ta e këtej, se kush merr vesh më shumë nga politika, se kush do jetë më i zoti në parashikimin e rrjedhave politike në Kosovë, se çka ka thanë ky e çka ka deklaru ai lider, se çka ka përrallisur ky apo ai analist, kjo gazetë apo ai televizion. Thënë më butë, vetëm pak ditë pasiqë OSBE-ja kishte konfirmuar 17.Nëntorin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve,një grup shokësh po bisedonim, për të mos thënë po debatonim mes nesh, po i qanim hallet e kombit, tuj pi kafe dhe tuj ba llafe. Ata më të zëshmit, ata më atdhetarët, ata më patriotët ngulnin këmbë dhe bënin be e rrëfe, se që me 11. Dhjetor 2007 Kosova do të shpallej si shtet i pavarur dhe sovran. Ishin gati të shkretit që edhe jetën ta vënin në formë basti, sikur me qenë në ndonjë bastore të ndonjë lagjeje katundi. Unë, me disa shokë tjerë, më pak atdhetarë dhe më pak patriot se ata të parët, përpiqeshim të arsyetonim thuaja bindshëm, se me 11.Dhjetor nuk do të shpallet pavarsia. Për disa arsye kryesore që ne provonim që t’i arsyetonim. E para, dhe më thjeshta ishte se me 11.Dhjetor nuk do të formohej asesi qeveria e re që do të dilte si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Është i çuditshëm fakti se sikur “patriotët” poashtu edhe grypi ynë i më të “moderuarve” e dinim se fitues i këtyre zgjedhjeve do të ishte Hashim Thaqi dhe PDK-ja e tij. Dorën në zemër nuk po bënim ndonjë zbulim të madh dhe nuk po parashikonim diçka të jashtzakonshme dhe spektakulare. Ky fakt dihej tashmë edhe nga “analistët” më të paanshëm të krahinës së Llapit, dhe nuk përbënte thuaja as më të voglën risi! Fakt tjetër që mundoheshim të arsyetonim ne të ashtuquajturit “të moderuar” ishte se për shpallje të njëanshme të pavarsisë duhej pyetur edhe miqtë tanë perëndimor me në krye SHBA-të. Por “patriotët” ngulnin këmbë se me ardhjen në pushtet të krahut të luftës, me Hashimin kryeministër, pavarsia do të shpallet patjetër se s’bën. Boll i kemi pritë “miqtë tanë”,thoshin ata, shumë e kemi duruar UNMIK-un, të cilin edhe okupator e quanin. Dukej qartë se frymzoheshin nga Albin Kurti të mjerët. Kurse si fakt kryesor me të cilin ne “të moderuarit” përpiqeshim t’a arsyetojmë ishte se Hashimi, si fitues i zgjedhjeve nuk do të mundet kurrë të formojë qeveri pa bërë koalicion. Dhe siç po shifet pra, “ne” paskemi pas të drejtë. Hashimi doli “fitues” në zgjedhje, por nuk do të mund të qeverisë i vetëm. Ai, do të jetë i detyruar që të bëjë kualicion edhe me dreqin dhe të birin, që të formojë një qeveri kukull, qoftë e dhe me LDK-në, për të cilën nuk ka lënë gjë pa thënë për të keq. Që nga strofull të krimit, amoral edhe deri parti tradhtare e kan quajtur. Mos qofsha në lëkurën e Hashimt! Kan filluar t’i vijnë edhe letra të hapura të shkretit. Jo nga krahu “tradhtar” por nga të tijët, nga vlerat e luftës, siç u pëlqen t’a thrrasin vehten! Jo me LDK-në, i thanë të gjithë si në kor, natën kur po festonte “fitoren”. Jo me LDK-në  po i thonë edhe përmes letrave të hapura. Jo me LDK-në i tha edhe Kastriot Rexha përmes një letre të hapur, të cilën pata rastin e mirë t’a lexoj në Gazetën express. Emër i fortë ky Kastrioti. Jo me LDK-në e kërcnon Kastrioti Hashimin se përndryshe; “ndihem i detyruar që publikisht t’ua përkujtoj dhe të ju siguroj se unë me gjithë rrethin tim ku veproj në përkrahje të PDK-së, me rastin e krijimit të kualicionit qeveritar me LDK-në, do të japim dorheqje dhe do të mallkojmë votën tonë të fundit për Ju dhe partinë tuaj” ndër tëtjera thot ai. Po çka nuk i rikujton Kastrioti Hashimit, ve vazhdon:
“Më lejoni t’ju them vetëm disa të vërteta që më rikujtojnë katrahurën amorale të këtyre njerëzve me maska nën figurën e ish Presidentit, të cilët festonin dhe mblidhnin “fakte” për t’i dërguar në Tribunalin e Hagës...themeluesit e partisë dhe bashkpunëtorët tuaj. Kuzhinat e këtij subjekti politik nga 1999 linçonin dhe fabrikonin Hashim Thaqin si shitës të pazareve në Zvicër dhe si të paditur dhe naiv”. Prandaj them se mos qofsha nën lëkurën e Hashimit. Kur besnikët e tijë i thonë gjëra të tilla, çka mund të pres ai nga “ata njerëz me maska nën figurën e ish Presidentit” me të cilët po do të bëjë kumbari?
Eh, se si po sillet dynjaja ore Kastriot daia ! Ia them sinqerisht Kastriotit se edhe unë ndaj “pak a shumë”  të njetin shqetsim me te. Por nga një këndvështrim tjetër. Ia ka fut kot ky far Kastrioti rreth njerëzve me maska,...që paskan festue dhe paskan mbledhë “fakte”. Këtë, unë e konsideroj si smundje të vjetër të PDK-së, pjellë e imagjinatës së Jakup Krasniqit. Kurse në lidhje me linçimet dhe fabrikimet, për Hashimin si shitës të pazareve, të paditur dhe naiv, kjo mua as që më bënë përshtypje. Dorën në zemër më dukët pak si mbresëlënëse. Unë kujtoj se po të kishte një fije morali në politikë, LDK-ja do të duhej t’a rrefuzonte çdo ofertë të PDK-së. Kjo do të ishte hapi i parë drejt vetëdijsimit njerzor, moral dhe politik i LDK-së. Duke vepruar kështu, LDK-ja do të përpiqej së paku të lante turpin e saj!