E premte, 19.04.2024, 09:26 PM (GMT+1)

Mendime

Valon A. Syla: Rreziqet e shpalljes

E hene, 24.12.2007, 03:41 PM


Nga Valon A. Syla

Lavdia Zahir Pajaziti
Te gjithe kosovaret nuk e parashohin shpalljen e pavaresise vetem si nje dite solemne, me protokoll te vecante, pas se ciles pritet te filloje njohja e shtetit, ne qetesi dhe pa probleme. Disa presin qe sfidat kryesore, por edhe rreziqet pas shpalljes, te jene te medha, sidomos ne sigurine e pergjithshme te vendit dhe ne ceshtjet themelore, si furnizimi me uje dhe energji elektrike. Cka nese serbet e veriut nisin ndonje skenar dhune, qe shqiptaret e jugut do ta merrnin si provokim? Apo cfare do te ndodhe nese keta banore ne veri, te cilet nuk e mbeshtesin pavaresine e vendit, do ta bllokojne liqenin e Gazivodes? Kjo do te ndikonte tmerresisht ne zvogelimin e prodhimit te energjise dhe furnizimit me uje te pijshem, per afro 15 per qind te banoreve te vendit, ndersa veshtiresi serioze do te kete edhe per prodhimin e energjise. Keto ceshtje e brengosin shume Bajram Rexhepin, njeriun e porsazgjedhur per kryetar te Mitrovices, i cili nuk do te mund te ushtroje pushtetin ne pjesen veriore, ku serbet jane shumice. "Serbet do te mundohen te bejne gjithcka, duke perfshire edhe trazirat ne veri, si dhe duke e shpallur ndoshta edhe pavaresine e tij", thote Rexhepi. Mirepo lidereve politike, NATO-s dhe policise nderkombetare u mbetet te kontrollojne pikat kyce qe mund te destabilizojne vendin. Rexhepi permend edhe rrezikun qe vjen nga bllokimi i liqenit te Gazidoves, per te cilin beson se serbet e rrethit qe udheheqin kete ujesjelles, nuk do te lejojne qe pjeset e tjera te vendit te furnizohen me uje. Keto mund te llogariten si spekulime, mirepo ketu edhe qendron rreziku serioz.

Rreziku Gazivoda

Liqeni i Gazivodes mund te mos kete rol te madh ne kuptimin e furnizimit me uje te pijshem, per cka llogaritet se 13 deri ne 15 per qind e banoreve te Kosoves furnizohen nga ky ujesjelles. Mirepo sistemi i ftohjes se termocentraleve te Kosoves kryesisht furnizohet me uje per ftohje nga Gazivoda. Dhe kjo, sipas eksperteve te energjetikes, do te ishte nje tmerr i vertete per prodhimin e energjise ne termocentralet A dhe B. Drejtori i KOST-it, Fadil Ismaili, tregon se Kosova kryesisht furnizohet nga prodhimi i energjise qe behet ne termocentralet e vendit. Dhe cdo veshtiresim i prodhimit te energjise paraqet rrezik serioz. Sipas te dhenave te KOST-it, vetem 10 deri ne 15 per qind e energjise importohet nga jashte. Duke llogaritur se rreziku nga veriu dhe bllokimi i Gazivodes eshte i larte, qeveria e Kosoves ka nisur disa bisedime me komandantin e KFOR-it.

Nje zyrtar i larte i qeverise ka deklaruar se "kane kerkuar nga KFOR-i, qe te nderhyjne dhe te sigurojne Gazivoden, dhe per kete paqeruajtesit jane pajtuar". Gjithashtu, zedhenesi i KFOR-it i ka deklaruar agjencise "Reuters", se "KFOR-i do t'i siguroje te gjitha pikat strategjike", duke perfshire ketu edhe Gazivoden, per te cilen deklarojne se, "jemi duke e monitoruar".

Bllokimi nga Serbia

Ne rast te shpalljes se pavaresise, qeveria e Serbise ka kercenuar se do te bllokoje kanalet furnizuese te Kosoves me energji elektrike. Mirepo kjo nuk llogaritet si rrezik serioz nga ekspertet e vendit. Sipas te dhenave te KOST-it, vetem 10 deri ne 15 per qind e energjise importohet nga jashte. Andaj, Kosova nuk rrezikohet nga bllokimi i importit. Megjithekete, ne rast se Serbia vendos te izoloje Kosoven me ndalimin e komunikimit te rrjetit energjetik, kjo, sipas Fadil Ismailit, drejtor ne KOST, me shume do ta demtonte rajonin dhe Serbine, sesa Kosoven. "Bllokimi energjetik nga ana e Serbise eshte ne dem te madh per sistemet e tjera te furnizimit me energji ne rajon. Kjo do te shprehej negativisht edhe per Shqiperine dhe Greqine", qe llogariten si vendet me shkallen me te larte te importit te energjise ne rajon, shpjegon Ismaili. Ndryshe, Kosoves i mbetet lidhje furnizimi me Greqine, Shqiperine, Malin e Zi dhe Maqedonine, prej te cilave mund te sigurohet energji e mjaftueshme.

Inskenimi i dhunes

Kujtime te fresketa mbeten ato te marsit te vitit 2004, ku u vrane rreth 21 persona dhe dhjetera kisha ortodokse u shkaterruan, si pasoje e shperthimit te dhunes pas degjimit te rrefimit per tre femijet shqiptare te vrare ne lumin Iber.

Nenkryetari i "Ores"-s, Ylber Hysa, si rrezik kryesor pas shpalljes i sheh provokimet qe mund t'u behen shqiptareve nga ana e serbeve ne enklava. Ashtu sic ka ndodhur ne te kaluaren gjate viteve te paraluftes si dhe pasluftes, nje skenar i ngjashem me ate te marsit te vitit 2004. "Rrezik mbetet edhe provokimi i shqiptareve, ne kuptimin nese iniciohet ndonje skenar i dhunshem neper enklava, sikur rasti i Ibrit te marsit te vitit 2004. Kesi lloj provokimesh kane ndodhur me heret dhe mund te ndodhin edhe ne te ardhmen. Ky eshte nje faktor, per te cilin mendoj se mund ta rrezikoje Kosoven". Sipas Hyses, duhet te filloje nje komunikim i mirefillte i lidereve me publikun, qe do te duhej te ndikonte ne vetedijesimin e qytetareve, te cilet nuk do te duhej te bien pre e ndonje provokimi te mundshem.

Shpallja e pavaresise se Kosoves parashihet te ndodhe cdo dite pas 3 shkurtit te vitit te ardhshem, atehere kur do te perfundojne zgjedhjet presidenciale ne Serbi. Shpallja e pavaresise do te mbeshtetet nga vendet kryesore te BE-se, duke derguar nje mision civil, qe do te merret me mbikeqyrjen e shtetit te ri dhe implementimin e pakos se emisarit te OKB-se, Marti Ahtisari. Kompetencat ne rend, ligj dhe mbrojtje do t'i mbeten si te drejta te rezervuara ketij misioni, perderisa UNMIK-u, me nje urdher te shefit te OKB-se, Ban Ki Mun, pritet te terhiqet nga Kosova. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora