E enjte, 25.04.2024, 09:40 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (IV)

E premte, 05.11.2010, 10:58 PM


SHQIPTARET USHTARË NË ZAGREB, PERSEKUTIMET DHE TERRORI NDAJ TYNE GJATË 1981-1982

 

Nga Selim Hasanaj

 

Meqense neve pothuej të gjithë sa ishim aty në Bihaq pas pak do shperndaheshim neper të gjitha anet e Jugosllavisë, pas asaj dite ( pra pas 07.marsit 1981) nuk na thirren ma në biseda informative sikur i quenin bisedat torturuese e teper provokuese që i banin me neve eproret serbosllav. Personalisht mezi pritsha të iku nga ai vend dhe panderpre më mbante shpresa se pasi të shkojë në Zagreb atje do ja dal të lirohem nga sherbimi i matejm per shkak të problemit që kisha me kamben time.

Erdhi edhe dita per të ik nga Bihaqi. Ishte 8 prilli 1981.Per qudi vetem unë do shkoja në Zagreb, na shperndan e na banë pik e pesë. Mbaj mend se Adem Zekajn e paten dergue në Rijeka, të tjeret as që pata arrijtë të marr vesh se çka u ba me ta. Shefketin nga ana e Shkupit e paten dergue me mue per në Zagreb, por jo per të sherbye atje por në spital sepse te ky djalë u konstatue se lengon nga tuberkuloza. Ai ishte i ri, më tregojë se ishte fshatar i varfen dhe se jetojnë me dru që i bartin nga mali me gomar dhe i shesin pastaj tek qytetaret dhe te ndonji bukpjekës. Ai merzitej shumë sepse i kishin thanë se ka gjasat se do e lirojnë nga sherbimi ushtarak si të paaftë. Tuberkuloza konsiderohej si smundje e rrezikshme dhe ata që lengonin liroheshin nga sherbimi në ushtri. Unë atë ditë udhtova per në Zagreb dhe me veti ma dhanë edhe Shqfketin. Me ngarkuen që ta shoqnojë deri në spitalin SHALLATO dhe ti perkthej atje. Ai merzitej dhe herë pas here edhe syt ju mbusheshin me lotë. Dikur u shlirue dhe më tha, more të ta thamë të drejten as mue sikur edhe Ty nuk më rrihet dhe nuk deshrojë ti sherbejë kësaj ushtrie e këti shteti, por more vëllau i jem, unë vijë nga nji rreth ku mbretnojnë disa zakone të pameshirshme. Nese më lirojnë nga ushtria unë do mbetem perjetë beqar sepse atje nga neve askush nuk i jep nuse  djemve që nuk i pranojnë në ushtri apo i lirojnë nga atje.

Mbaj mend se aty per aty më pat shkue mendja te fati , diçka kjo që e cakton dikush tjeter e jo njeriu vetë. Unë luftoja me të gjitha mjetet per tu shpall invalid dhe per tu lirue nga sherbimi ushtarak dhe vetem Zoti e din a do ja dalë, ndersa ky i shkret banë gjithçka që ta kryen sherbimin qoftë edhe me vujtje dhe smundje sepse perndryshe do jetë me damkë si i paaftë per jetë të jetve.

Në Zagreb mbrrim në mbramje. Shkuem në Shallato dhe aty na pranuen , na dhanë nga nji krevat per të fjetun atë natë dhe unë kalova pothuej tanë naten tue lexue revisten kroate "ARENA", atë serbe "DUGA" dhe zgjidhja fjalkryqet në "EUREKA" dhe "ENIGMA" dy keto revista enigmatesh që i doja shumë dhe i kisha hobi. Më kishte marr malli të lexojë diçka nga jeta civile e jo vetem material ushtarak e partiak sikur që më imponohej në Bihaq.

Të nesermen pra me 09 prill 1981 per nja dy orë pata punë me perkthime tue i ndihmue Shefketit, e psa kësaj mora tramvajin nr. 11 me të cilin shkova në kasermen "BORONGAJ". Unë e nifsha mirë qytetin e Zagrebit dhe nuk kiosha probleme per tu orientue. Derisa tramvaja ikte në drejtim të Dubravës e të Borongajit mue mu kujtue rasti i Marka Muses që në atë tramvaj kishte vra nji serb para disa viteve dhe rapsodi Augustin Ukaj i kishte kendue nji rapsodi të cilen e kishte shkrue mësuesi i mirnjohun nga Berkoci i Gjakoves  z. Penkë Bezhi.

Në oren 15.20 minuta arrita në kasermen  "BORONGAJ".

Aty më priti kapiteni i klasit të parë Lubiq Zheljko. Me derguen në dhomen ku do e kaloja kohen e ardhshme dhe u gëzova kur aty pash se kishte ushtarë shqiptarë. Aty takova keta ushtarë: Sylë Haziraj nga fshati Orroberrdë komuna Istog. Këti i njifsha babën, axhallaret dhe dija se kush janë. Pastaj ushtari Rexhep Sumiqi nga Rashani i Stari Tergut. Qamil Gashi nga Ujzi i Hasit , njifar Myrtezi ga Shkupi, si dhe nji serb me mbiemen Otasheviq që ishte nga fsahti Bellopojë afer Rakoshit të cilin e nifsha ma parë. Pra disi u ndjeva mirë kur pash se aty ka njerz të mirë të cilet i nofsha dhe padyshim do e kaloja mirë kohen me ta.

Atë natë fjeta si ma mirë sepse u ndjeva mirë pasi takova këta ushtarë. Në realitet ata ishin në prag të perfundimit të sherbimit, por unë nga ta mora vesh se aty ka mbi 1200 ushtar shqiptarë dhe se gjithsejtë në atë kasermë ishin diku katermijë ushtarë. Më treguen se çeta e bukjeksve komandant e ka Kolonelin Filip Koteli per të cilin thojshin se asht shqiptarë i malësisë së Tuzit. Ma treguen si të rrept dhe të rrezikshem atë kolonel. Aty në atë kaserm por në nji gjini tjeter dija se kamë edhe kunatin tim Skender Hoxhen dhe mezi pritsha ta takojë të nesermen.

 

Selim Hasanaj

Sarpsborg-Norvegji: 05.11.2010



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora