E premte, 29.03.2024, 01:40 AM (GMT)

Kulturë

Peter Tase: Arsimi dhe kultura në Myzeqe

E premte, 05.11.2010, 08:55 PM


ARSIMI DHE KULTURA Në MYZEQE;

 

Historia Arsimdashëse e një Krahine të Shqipërisë.

 

Nga Peter Tase

 

Është Libri më i ri me karakter Historik dhe kulturor, që një autor Nga qyteti i Lushnjes vë në dispozicion të lexuesit Shqiptar.  Në mbi pesë qind faqje, autori jep shifra, fakte, dokumenta autentike dhe me vlerë historiografike si për të hapur e plotësuar rrugën përherë m  të ndriçuar të arsimit dhe kulturës në Myzeqe, kryesisht në rrethin e Lushnjes dhe rrethet fqinje.  Vetë Prof. Petraq Dhana, duke qenë myzeqar, mësues, drejtor shkollash e drejtues i arsimit dhe kulturës së rrethit të Lushnjes për 40 vjet me rradhë (1950-1990), përbën jo vetëm një simbol, por edhe dëshmitarin okular të këtij revolucioni gjithëpërfshirës e shumë dimensional ne fushen e arsimit kombetar, pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Rruga është plotë një shekullore; në Qershor të vitit 2008 u përkujtua në fshatin e Libofshës 100 vjetori i shkollës së parë në Myzeqe.  Këtë moshë kanë edhe shkollat e para ku mësohej Shqip, si ato të Ardenicës, Lushnje, Bubullimë, Imshtë, Eskaj, Bishqethëm, Divjakë, Karavasta, Ngurëz, Gradishtë, Halilaj, Ndërnënas, Grabian, Çermë, Krutje, Vanar, Shegas, Delisufaj, Gjuzaj,Çanakaj dhe shkolla e themeluar në Zharnec e themeluar nga luftëtari Nolist, ish rektor i Universitetit të Tbilisi-t, në Gjeorgji të ish-BS dhe patrioti, Prof. Naum Prifti. Tepër hulumtues, me vullnet dhe i kujdesshëm, plot pasion, e dashuri, Petraq Dhana i ndriçon këto data e ngjarje. Mbi të gjitha ai i jep vlerën e vërtetë kulturës dhe edukatës myzeqare si një pjesë e pandashme e identitetit tonë kombëtar.

 

Me gjithë vështirësitë e hasura në vitet e para të pavarësisë së Shqipërisë, Myzeqeja arsimdashëse, si kudo në  gjithë trevat Shqiptare dhe veçanërisht ato Kosovare, bëri të pamundurën për të ngritur shkollat e para Shqipe dhe të nxisë arsimin në Lushnje dhe fshatrat përeth saj.  Rrekeja e diturisë sa erdhi dhe u bë më e vrullshme në këtë zonë, ku u formuan grupe të vegjël nëpër klasa të fshehura, kisha të përshtatura në shkolla, shtëpi arsimdashëse ku mësohej Shqip.

 

Pastaj suksesi i arsimit dhe kulturës në këtë trevë spikati shumë dhe u bë një panteon i vërtetë, siç dokumenton autori, në vitet 1990, Lushnja kishte mbi 2000 specialistë të arsimit dhe kulturës.  

Të gjitha këto, hap pas hapi i gjen në librin e mësuesit veteran Petraq Dhana, që me shumë profesionalizëm dhe kujdes, lartëson simbolët e arsimit Shqiptar në dekada në zonën e Myzeqesë duke filluar nga më i hershmi Jovan Ndreko, tek Kosma Dhima; nga Jani Minga, deri tek Theodhori e Aleko Rista.

 

Të gjithëve atyre që janë të interesuar për të mësuar mbi arsimin dhe kulturën në Myzeqe ose edhe për të parë veten e tyre në këtë lëndinë të bukur të dijes dhe kulturës së kësaj krahine, do ju bënte mirë të shfletonin këtë libër voluminoz me plot informacione të reja dhe me një objektivitet të theksuar në brendinë e tij.

 

Për shëmbull në një formular të kohës, të viteve 1917-1918 janë emrat e 19 shkollave të nën-prefekturës së Lushnjes. Mësuesi fisnik dhe tolerant Petraq Dhana, jep këtë shpjegim: “Shkolla femërore e qytetit të Lushnjes, e hapur më 1913, nuk është evidentuar, Ajo ka funskionuar rregullisht, prandaj kanë qenë 20 shkolla fillore dhe jo 19...”

 

Përveç kapitujve dhe detajeve mbi arsimin, të publikuara për herë të parë për lexuesin Shqiptar, Petraq Dhana ka përfshirë edhe disa dhjetra faqe mbi punën voluminoze të kulturës në Lushnje dhe institucionet kryesore të saj. Duke ngritur në piedestal figura të njohura të kulturës Shqiptare si Vaçe Zela, Faslli Haliti, Vath Koreshi, Loni Papa dhe shumë të tjerë që janë gdhëndur aq bukur në këtë libër me vlera kombëtare të titulluar: “Arsimi dhe Kultura në Myzeqe (1912-1990). Botimi i Librit “Arsimi dhe Kultura në Myzeqe” në www.lulu.com, është bërë i mundur nga bahkëpunimi me Z. Piro Tase, i cili është përfaqësues i Autorit në Shtetet e Bashkuara.

 

Tase (Autor: "Simultaneous Dictionary In Five Languages"

 



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora