E marte, 23.04.2024, 04:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Tingujt e preshit parajsorë, nga koncerti solistik i pianistes, Rudina Ciko

E premte, 05.11.2010, 10:59 PM


 

 

TINGUJT E PRESHT PARAJSORË, NGA KONCERTI SOLISTIK I PIANISTES, RUDINA CIKO

 

(Mbajtur më 2 nëntor 2010, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë)

 

Shkruan: Remzi Limani

 

Interpretimi brilant i pianistes nga Tirana, Rudina Ciko, pa mëdyshje na bëri të çlirohemi nga ankthet e përditshmërisë sonë, duke e kuptuar se muzika është terapi e pazëvendësueshme për shpirtin e trembur të njeriut nëpër kohët dhe hapësirat tona. Këtë, më së miri na dëshmuan tingujt e presht parajsorë, të cilët erëmuan hapësirën koncertale për të frymuar  gjallëri jete, të cilën rrallë herë e ndjejmë në brendinë e shpirtërave të trazuar…

 

Pianistja e mirënjohur nga Tirana, Rudina Ciko, ditë më parë,  mbajti koncertin recital në Prishtinë. Kjo ngjarje kulturore e pagëzuar “In Memory of Chopin & Schumann”, e cila ka rëndësi të vaçantë në sensibilizimin e vlerave artistike nga fusha e muzikës klasike, u organizua në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ku një numër i madh i adhuruesve të muzikës serioze, për një çast ndalen frymëmarrjet e tyre, për t`u akorduar me ritmin e tingujve, të cilët, prajshëm dhe me ngadalë shkriheshin në zemrat e tyre për të vazhduar frymëmarrjen së bashku me rrjedhën e tingujve magjepsës, të cilët, këndshëm e miklonin këtë mbrëmje të vaçantë plot solemnitet, të mbështjellë me ngjyrat e një timbri të vaçantë dhe cilësorë, ku ashpërsia, ëmbëlsia dhe ngrohtësia korrespondonin bukur me tone të qarta e të pastërta, që na vinin si një këngë ngushëllimi e shkrirë në një tërësi harmonike. Pra, konsistenca harmonike e ekzekutimit të zonjës, Ciko – pa dyshim na japin një pasqyrim të një profesionalizmi tashmë të arrirë në profesionin e pianistes, e cila, “drojën”, qëmoti e kishte konvertuar më guximin e plotë. Në këtë kuptim, ajo na dhuroi një interpretim pianistik të shkëlqyer, me performancë të rrallë dhe të  paharruar për publikun e ngazëllyer me lojën e saj.

Me këtë rast, artistja e nderuar, zonja, Ciko, luajti veprat e njohura nga autorët klasik me famë botërore siç janë: Chopin dhe Schumann. Nga Shopin, luajti: Sonata nr.3,Op.58. Kurse nga Schumann, ekzekutuoi: Phantasie Ut majmur op.17.

Loja e saj elegante, prej një profesioniste dhe pedagogeje të vërtetë, qartazi na dëshmmuan njohuritë dhe shkathtësitë për të nxjerrë në pah ngjyrat e tingujve parajsorë, të cilët sikur dilnin nga gurrat e cemta me një pastërti të nartë - për ta shuar etjen e shpirtit me tingëllimen e bukur, e cila rodhi nga interpretimi virtuoz i artistes sonë, e cila mjeshtërisht, me lojën  e saj na çliroi nga ngërçi i përditshmërisë…

 

Paraprakisht, para se të shfaqet para publikut të kryeqendres sonë, pianistja e nderuar përformoi në Tiranë dhe në Podgoricë.

Rudina Ciko, në vitin 1984 me rezultate maksimale i mbaroi studimet për piano. Që nga viti 1990 është profesoreshë e pianos në Fakultetin e Muzikës në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Në vitin 1995, specialializohet në Konservatorin “ G. Verdi” në Milano, si dhe në Konservatorin “Luca Marenzio” në Bresda të Italisë. Në vitin 1996 kryen kursin pas-universitar të interpretimit muzikor për piano në Akademinë e Muzikës “C. Parambescu” në Bukuresht e sistemuar në klasën e prof. C.I.Vovu. Më pastaj, në vitin 2000, poashtu specializohet në CNS të Parisit në klasën e prof. G. Fremy. Krahas angazhimeve pedagogjike, Rudina Ciko ka edhe një aktivitet të pasur me koncerte të shumta si soliste dhe si pjesëmarrëse në ansamble të ndryshme të dhomës. Në vazhdën e aktiviteteve, ajo ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm me koncerte të shumta; ato recitale solo dhe me Orkestrat e RTV Shqiptar, të T.K.O.B. të A.A.

 

Po ashtu, zonja, Ciko, është pjesëmarrëse në të gjitha festivalet e zhvilluara në Tiranë, të organizuara nga shoqatat kulturore: “Ditët e Reja të Muzikës Shqiptare”, “Ditët Ndërkombëtare të muzikës së Dhomës”, “Festival i Muzikës Kontemporane”, “Festival i Shopenit”, “Festivali Romanca Shqiptare”, Ekzekutimet e saja nëpër koncerte të ndryshme janë regjistruar nga Radio Tirana dhe, pa ashtu, veprimtaria e saj artistike është filmuar nga Televizioni Shqiptar si dhe nga disa stacione private.

 

Përveç koncerteve të organizuara në Tiranë dhe qytete tjera të Shqipërisë, pianistja, Rudina Ciko, aktivitetet e saja i zhvilloi edhe në shumë shtete jasht vendit. Ajo u prezantua edhe në Firencë, Milano, Sicili, dhe Sardenjë të Italisë. Pastaj në Francë, Austri, Greqi, Maqedoni, Belgjikë, Kosovë dhe në Spanjë.

 

Aktualisht, Zonja, Ciko, është pedagoge e klasës së pianos principale në A.A. dhe, që nga viti 2001 është Asistente Profesoreshë.

Për punën e saj, në vitin 2007 nderohet me çmimin “KULT” si instrumentistja më e mirë e vitit.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora