E premte, 19.04.2024, 11:55 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Kur politikani dhe fetari kultivon ndjenjat e urrejtjes

E hene, 24.12.2007, 03:51 PM


VËSHTRIME KRITIKE

 

KUR POLITIKANI DHE FETARI KULTIVON NDJENJAT E URREJTJES

 

Adem Demaçi: “HELI E MIMOZA”, roman, 2005-12-09, Dibër e Madhe, f.199

 

Mr. sc. Kadri Osmani-Mani

 

Kadri Mani
Ky libër, me nivelin letrar-gjuhësor që ka, është dashtë të ishte romani i parë i adoleshentit Adem, përpara romanit “GJARPINJTË E GJAKUT”-1958, dhe derisa nuk ishte i martuar, në mënyrë që të mos kishte ngarkesa e trauma nga shkumëzimi i tij me zonjën Xhemajlie Hoxha, mësuese veterane, shkurorëzim ky pa asnjë arsye për të qenë: përderisa “mirëpo, në anën tjetër, është punëtore e pastër dhe e moralshme.”- f. 99; sepse është Kanuni, gruaja lëshohet kur është e pamoralshme ose vjedharake; dhe jo: kur është punëtore, e pastër dhe e moralshme, apo jo!?!

Kështu vërtetojnë fqinjët dhe njohësit e afërt të situatës, andaj edhe bashkëshortja ime ka qenë e frymëzuar dhe ia ka kushtuar një vjershë:

 

Shukrije Bunjaku-Mani

MAGJISTRALI

/Kushtuar mësueses veterane Xhemajlie Hoxha/

 

Ty motër e madhe Xhemajlie Hoxha

Yrnek të patëm shumë gra shqiptare

Xhani tok na digjej për jetën krenare

E varg-vistër pas nobelistes Gonxha!

 

Mëmë Berishës*) dhe Marije Shllakut

Apele e zemër shoqjashoqes shtysë

Juria po na printe e synimet premisë

Lule aguliçe që na ftoje pas bajrakut!

 

Idealet e heroinave Shotë e Nekibe

Edhe nëna trime Ajshe Gërvalla

Hov e vrull rinia dhe krejt mëhalla!

 

Orëbardha jonë e Palikuqit- Ibe!

Xhemajlia kep më i lartë se kalaja

Afsh vrulli nëne ku nuk arrin belaja!

*) Ajshe Berisha nga Peja, humanitare, në vazhdën e Nënës Terezë

 Duke shqyrtuar këtë ptozë monotone të quajtur padrejtësisht “roman”, njëkohësisht po polemizoj dhe po e përgënjeshtroj shkrimin e apologjetit Ahmet Qeriqi, botuar këto ditë te Agjencioni FLOART – PRESS, ku e quan “prozë përmbajtjesore, me tematikë të angazhuar, qoftë në aspektin shoqëror, ashtu edhe në atë kombëtar e meditativ.”- JO, as është prozë përmbajtjesore në aspektin shoqëror as kombëtar.

As “Tregimet e para të botuara më vonë nën titullin: “Kur Zoti Harron” kanë qenë tregimet më të thella sociale të regjistruara në letërsinë shqipe, që kishte filluar të zhvillohej në vendin tonë, qysh në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore.”- nuk është e saktë, sepse tregimet e Tajar Hatipit e të Zekeria Rexhës ishin tregimet më të larta sesa të Adem Demaçit.

Ahmet Qiriqi përgënjeshtrohet edhe për periudhën e tij arbitrare:

Adem Demaçi një emër shumë i njohur, jo vetëm për botën shqiptare, i mirënjohur për qëndresën, guximin dhe atdhetarinë e tij të dëshmuar, është po ashtu i njohur edhe me disa vepra të shquara letrare e artistike, në mesin e tyre tri romane: “Gjarpinjtë e gjakut”, që konsiderohet se romani më i mirë i letërsisë shqipe të shkruar në Kosovë, në vitet 50-60 të shek XX, pastaj romani shumë i brumosur me ide humane, i shkruar pas lirimit nga burgu 27 vjeçar, i titulluar “Libri për vetëmohimin” dhe pjesa e parë romanit të sapobotuar “Heli e Mimoza”.”- Ademi ka qenë “i njohur” derisa nuk e njihnim! Nuk është i njohur as i pranuar as me veprat “artistike”, as romani “Gjarpinjtë e gjakut” nuk konsiderohet “romani më i mirë i letërsisë shqipe të shkruar në Kosovë”- kush e ka thënë!?! Pastaj, zotni Ahmet Qiriqi ka harruar apo qëllimisht nuk ia ka përmend në sukseset e tij “zenitore” edhe veprën politike të Ademit “BALLKANIA”, me të cilën kërkonte (dhe kërkon aktualisht!) bashkimin e Kosovës me Serbinë dhe me Malin e Zi!?

pastaj romani shumë i brumosur me ide humane, i shkruar pas lirimit nga burgu 27 vjeçar, i titulluar “Libri për vetëmohimin” dhe pjesa e parë romanit të sapobotuar “Heli e Mimoza”.”- as “Libri për vetëmohimin” as as “Heli e Mimoza”- s’kanë as nivelet e shkrimeve të para, ngase Adem Demaçi përgjatë 27 vjetët e burgjeve të veta të zeza, nuk e ka kap lapsin as fletoren me dorë, mësa evangjelistët armët!! Këtë (“pamundësi që të shkruash në burg”), që trillon ai, pos tjerësh, e hedh poshtë veprimtaria ime letrare dhe veprimtaria letrare edhe e Martin Çunit, kur jemi marrë me shkrime nga të njëjtat Burgje Pozharevc-Nish ku ka qenë edhe Ademi: unë i kam nxjerr fletoret e mia me anë të kolegëve të mi Bashkim Kallaba dhe Ridvan Jashari, kurse Martin Çuni i ka groposur në vreshtat e pavijonit gjysmë të lirë, dhe ka shkuar natën nga Prishtina në Nish dhe i ka zhvarrosur!!

Nuk pajtohem me zotin Ahmet Qiriqi as me konstatimin: “Demaçi ka arritur të shpreh një pjesë të shpirtit të tij krijues, të shpreh një pjesë të botës së tij të pasur ndiesore, ka arritur të segmentojë fragmente nga filozofia e tij meditative dhe krijuese, të cilën e ka gjurmuar prore dhe ka arritur ta vjelë, sikur vjel bleta nektarin.”- “shpirti krijues” i “bletës” ishte tharë për gjatë 27 vjetësh amullie!! Ngase ekziston edhe kritika:

Sprovë për diskutim

 

LETËRSIA NGA BURGU – MES REFERENCËS

DHE PREFERENCËS

 

Shkruan: Mr. sc. Myrvete Dreshaj – Baliu

 

Duke lexuar librin e Bajram Kosumit, Letërsia nga burgu - kapitull më vete në letërsinë shqipe, “Botimet Toena”, Tiranë, 2006.”- nga e cila Adem Demaçi e ka përjashtuar vetveten në mënyrën më të pakuptimtë e më banale!

Adem /Zeqir/ Demaçi është personazhi kryesor, këtu me emrin- Azem dhe për mbiemër ka marrë emrin e babait-Zeqiri, pra Azem Zeqiri; Mimoza është e bija e tij- Abetarja, Fatosi i biri i tij- Shqiptari dhe nëna e Abetares dhe e Fatosit, ish-gruaja e Ademit, Xhemajlie Hoxha, tash me emrin ironizues-përbuzës- Belkize Hanmi!!

Gjë që Ahmet Qiriqi qëllimisht e ka mjegulluar:

 

“Ndërsa Mimoza është bija e një të burgosuri politik, e edukuar me norma morale pozitive, e çiltër, e pastër, besnike, e përkushtuar për brendësinë e shpirtit jetësor, e jo për ambalazhin, për mbështjellësin e jashtëm të atij shpirti. Ajo ka kuptuar esencën e jetës, duke qenë se në jetë ka përjetuar shumë të papritura në rrethana të caktuara. Ajo e dëshiron dhe e dashuron shokun e studimeve, Helin gungaq, sepse ajo e vëren gungën, si pjesë të formës së jashtme, ndërsa çmon përmbajtjen shpirtërore e njerëzore. Mimoza, nuk ka komplekse të natyrës borgjeze, të natyrës së rutinës dokësore patriarkale. Për më tepër, e edukuar nga mësimet dhe përvoja e babai humanist, ajo me vetëdëshirë do të sakrifikohet për Helin, për botën e tij të pastër ndiesore, për inteligjencien dhe talentin e tij, duke mos e vërejtur fare grushtin e pamëshirshëm me të cilin atë e ka goditur fatkeqësia. Mimoza, në dashurinë e saj të çiltër ka mbështetjen e babait humanist, por ajo ndeshet ashpër me të ëmën, Belkize, e cila në asnjë mënyrë nuk do të pranojë, që e bija e saj e vetme të bëhet nuse e një gungaçi.
Heroi kryesor i veprës është Azem Zeqiri një intelektual shqiptar, të cilin nuk e ka thyer burgu 27 vjeçar, përkundrazi e ka bërë të fortë, të qëndrueshëm, të çelikosur me ide humaniste e kombëtare. Ai tashmë është kthyer në ndërgjegje kombëtare, në sinonim të qëndrestarit të gjallë, të ideatorit, salvuesit dhe bërësit të një segmenti të lirisë. Ai tashmë është i vetëdijshëm se rruga e filluar nga ai vetë, e pasuar nga qindra e mijëra bashkëmendimtarë të tjerë, ka dhënë edhe frytet e para, të arrira, armët e para të lirisë të luftës heroike të UÇK-së. I vetëdijshëm për ndikimin që ushtron në radhët e çlirimtarëve, Azem Zeqiri bën edhe vërejtjet e para rreth organizimit të luftës, duke i dhënë përparësi luftës guerile dhe jo asaj frontale, e cila në kushte dhe rrethana të caktuara, fillimisht qe interpretuar si e padobishme...
gjuhën e pasur e të rrjedhshme, skalitjen e personazheve, e mbi të gjitha me përmbajtjen e thellë humaniste. Shpresojmë, që lexuesit, sa më parë t’i kenë në duar edhe pjesët e tjera të romanit. Ahmet Qeriqi”- vetë Ahmet Qiriqi nuk është konsekuent me gjuhën: gungaq-gungaç!!

Tash diçka për “përmbajtjen humaniste”:

“-Mos u ngut Hel,- ndërhyu Mimoza,- unë po e parandjejë se ende nuk kanë përfunduar ngjarjet e kësaj dite. Belkiz-hanëmi, ende nuk është mësuar që unë të mos shkoj në drekë me kohë. Tek nëna Shegë e tek ti kaluam një diti idilike, mirëpo tek Belkiz hanëmi , mua dhe babain tim, Azem Zeqirin, na pret një furtunë...

-Fillon me zerzele të mëdha, por përfundon si furtunat në tenxhere. Mos harro se merre kah ta marrësh, e ke nënë dhe nëna çfarëdo qoftë duhet të durohet. Ajo është, me të vërtetë grua zevzeke, grindavece dhe fort vehtiake, mirëpo, në anën tjetër, është punëtore e pastër dhe e moralshme. Prandaj, zotëri Azemi e di, por ai vetëm qesh e mos hyn në grindje me të. – tha Shega me zë pajtues.

-Moj nëna Shegë, unë nuk po lëshohem në grindje, por ajo po hyn në grindje.”- f. 98-99: t’ia kundërvësh nënës të bijën (me falsifikim të realitetit!), pas dekada shkurorëzimi, duhet të ushqejë ndjenja të tmerrshme ligësi hakmarrëse!?  

“Kur doli babi nga burgu, unë kisha mbushur pesëmbëdhjetë, kurse Fatosi trembëdhjetë. Atmosfera familjare u normalizua fare, sepse erdhi balansieri i shtëpisë. Babi është balansier i pashoq. Halla nuk i kishte treguar babit asgjë për fjalët e pahijshme dhe të turpshme që i kishte thënë nëna derisa ia patën përgjysmuar dënimin babit. Mirëpo, siç i thonë asaj fjale “doli fjala nga dhëmballa, mori tridhjetë e tri mahalla”, dikush, qysh sa kur kishte qenë në burg, i kishte pasë treguar babit, për çprrallisjet e anës, por ai, duke njohur karakterin e saj labil dhe më shumë për hatrin tonë, ia fali. Ne, na shpëtoi nga ferri, por vetë babi është duke hqur me të, sepse ana nuk mund të qëndrojë, të paktën një herë në ditë, pa u grindur kot me dikë.”, f. 103.

Dhe kjo “grindje” në fakt ka pasur të bëjë me një shqyrtim të zakonshëm familjar në biri i tyre Fatosi duhet të shkojë ushtar në vend apo duhet të ik për në Gjermani!?!

“Dhe meqë, babi tash është të shumtën e kohës në shtëpi, sepse në shtëpi punon, ati i mbetët të eskivojë e të balancojë. Mirëpo, po vërej se gjithnjë e më pak po ka durim për eskivime e balancime. Babi, ti e di, është i sëmur nga një version jo fort i rëndë i diabetit, mirëpo, po kam frikë se ana me gridavecllëqet e veta, të përditshme e të kota, po ndikon në ngritjen e sheqerit tek ai...”- f. 104.

Tashmë ka shpëtuar nga rreziku i ngritjes së sheqerit dhe është rrezikuar nga sëmurja e triperit!!

“Mimoza  u ngrit edhe një herë dhe, me dorë në zemër, i tha Azemit:

-Ti je ai që më nxore nga grumbulli i kopesë e më fute në radhën e njerëzve!”- f. 115.

I kopesë së belkize hanmeve!! O a ka turp më të madh ore!?! Rahmet i pastë shpirti për të gjallë dhe pas vdekjes zotni Rexhap Balidemajt:

“Kush e lëvdon veten e ha një mut, kush e lëvdon të birin i ha dy”!!

E çfarë ndodhi që Azem Zeqiri (Adem Demaçi) të përzihet sërish me grumbullin e kopesë!?! Me grumbullin e lajkatarëve, servilëve e rezilëve!?!

“Tani, evlad, e di se do të jetoj gjatë...” Mimoza, e gëzuar dhe e habitur ngakëto fjalë të Azem Zeqirit, nuk u durua pa ndërhyrë në fjalë:

“-Babi, a ka mundësi që njeriu ta dijë se sa gjatë do të jetojë?”

“-Pikërisht njeriu dhe vetëm njeriu, si qenja më e përsosur e natyrës, si qenja që është e vetëdijshme për veten e vet dhe që është e vetëdijshme për vetëdijen e vet, e ka këtë privilegj, e ka këtë mundësi.”- f. 116.

O kohëra, o vdekje! A ka edhe ndonjë “profet” i dytë pos këtij hajvani që ta parashohë, që ta përcaktojë ditën e vdekjes!?!

Si nuk e ka dëgjuar filozofinë popullore: “Sikur ta dija se kur do të vdes, e mbaroj varrin vetë!”- o harabela, o trumcakë të gardhit, krisjani gazit e gajasni autorin e kritikun!! I cili deshi të përvidhet nëpër derën sekrete duke anashkaluar të metat e veset e “shkrimtarit” që kaherë është avulluar trush!!  

Kërkesa për të marrë frymë është kërkesa e parë e bebës së porsalindur.”- f. 118.

Bebja e porsalindur i drejtohet Krijuesit (me gojë ose me shkrim!?) dhe sakaq e merr përgjigjen për lejimin e frymëmarrjes!?!-unë s’kam bërë një kërkesë të tillë dhe ja po jetoj atëherë e sot 70-vjet!

“Mirëpo, ne duhet ta diskutojmë karakterin e nënës sate që t’u reshtemi grindjeve dhe fjalëve të panevojshme. Nëse më ke kuptuar mirë, çfarë kam folur deri tash, atëherë do të mund ta gjejmë një shteg më të lehtë për ne, në të vërtetë për ty dhe për Belkizen. Dakord?

-Dakord! Tha Mimoza dhe u ngrit si të ishte flutur dhe e përqafoi Azemin.- Babi, Zoti është me të vërtetë i madh!

-Pas darke,- tha Azemi do të dalim përsëri në ballkon dhe do ta bëjmë një bisedë, në fillim vetëm unë e ti e pastaj do ta thërrasim edhe nënën tënde dhe gruan time. Tash ik e mëso diçka!- i tha Azemi buzagaz.

Mimoza, vuri dorën në zemër, u përkul para Azem Zeqirit e tha:

-Sot kam mësuar sa njëqind vjet fakultet. Na priftë e na përcjelltë e mbara!

-Megjithatë, Mimozë, evlat, mos harro se dija nuk ka fund. Të priftë e të përcjelltë e mbara, goce!

Azem Zeqiri e kishte kohën për meditim.”- f. 120.

Urimet e njëjta na tregojnë bindshëm se autori dhe narratori këtu janë- një!!

“Pas darke, Azemi e Mimoza u larguan bashkë nga kuzhina. Çajat do t’i pinin në ballkon. Belkiz-hanëmi mbeti të lante e të rendiste enët e pastaj të shkonte në dhomën e vet të punës.

-Edhe goce, ku e lamë e ku na mbeti muhabeti? Mimoza rrudhi krahët.

-Na mbeti te Belkiz-hanëmi dhe lidhur me Belkiz-hanëmet e shumta që ka ende gjithandej hapësirës shqiptare. Rrënjët e shkaqeve të vetëdijes sonë, ende shumë të prapambetur dhe në shkallë shumë të ulët, janë shumë të thella e të lashta. Ne, jovetëm nuk mund ta zhbëjmë të kaluarën, mirëpo e keqja është se një pjesë, jo e vogël, e së kaluarës sonë ende tërhiqet zvarë nëpër të tashmen tonë. Dhe, sa më e pranishme që të jetë e kaluara në ne, aq më i vogël është kapaciteti ynë që të kridhemi në të tashmen tonë. Nëna jote, Belkiz-hanëmi, është shembull tipik i njeriut, në këtë rast i gruas, të cilës e kaluara i pengon për të marrë të sotmen. E,  edhe nëse merr diçka nga e sotmja e merr atë më të keqen e cila i ngjitet lehtë e blehet lirë kudo. Përse ajo është aq kundër që ti të shihesh me një gungaç, me një gërbin si thotë ajo. Sepse ajo vlerëson gjërat sipërfaqësisht; sepse asaj nuk i intereson çka je, por si dukesh; asaj nuk i intereson çka je, por çka ke? Kjo është ajo kultura e të menduarit që na zvarritet me shekuj dhe fatkeqësisht edhe sot, jo vetëm ndër ne, por është dominuese edhe në pjesën më të madhe të botës.”- f. 120-122.

Kështu, derisa shkrimtari Azem (Adem) di të thotë shqip- gungaç, mësuesja Belkiz (Xhemajlie), si konservatore, e ka ruajtur fjalën serbe-gërban!! Mbase edhe nuk e ka “ruajtur”, ama e shqipton ashtu për hatër të vëllezërve të Ademit!?! Për hatër të BALLKANISË!?!

“Kur erdhi Belkize-hanëmi në ballkon me tabake para duarsh, për pak sa nuk e lëshuan këmbët. Uli shpejt tabaken mbi tavolinëz dhe pyeti e çmeritur:

-Çfarë vaji është ky more?! Çka jeni kah bani, more ju të dy kështu, pashë All-llahun?

Azemi e mori veten i pari e tha me zë të ngjirur:

-Po i lajmë sytë, fisnike...

-Çfarë sysh, more Azem?! Kaq u bëra e nuk paskam dëgjuar të lahen syt me lot!

-Lahen, lahen, A nuk paske dëgjuar, ti, fisnike-hanëm se lotët edhe lajnë edhe dezinfektojnë!... Por,- u gjet mirë Azem Zeqiri,- të lutëm, nëse nuk përton e nëse të pihet bëja edhe vetes një kafe dhe eja këtu me ne! Dakord?

-Dakord!.- tha Belkiz-hanëmi dhe doli duke tundur kokën.

Azem Zeqiri, ia shkeli syrin Mimozës e i tha:

-Dëgjo, goce! Ne duhet, disi, ta përmirësojmë atmosferën në këtë shtëpi. Meqë nuk mund ta ndryshojmë Belkizen, duhet që sjelljen tonë t’ia përshtatim, deri diku, kapaciteteve të saj. Dakoerd?

-Mimoza pohoi me kokë, paksa e habitur me gjeturinë e Azem Zeqirit.”- f. 126-127.

Kështu vijimisht: burri i shkathtë e gruaja e ngathtë!! Burri filozof e gruaja injorante!! Dhe po ky tip shkrimtari kinse angazhohet për emancipimin e gruas!?! Kështu skenë pas skene, improvizim pas improvizimi, duke i thurur lavde e himne vetes, e qet ish-gruan e vet në llojlloj situatash e grackash vetëm e vetëm për ta nxjerrë injorante e të pagdhendur mësuesen veterane, nxënësit e të cilës sot kanë pozita të ndryshme të të gjitha profileve dhe institucioneve!!

“Ti vetëm dëgjo dhe aprovo! Unë flas.

Belkiz-hanëmi erdhi duke sjellur me një dorë tabllën me kafe, kurse me tjetrën dorë një karrike për vete. –Eja, grua!- foli Azemi me të butë. –E pe, pak më parë, që na gjete duke qarë?

-Po.- tha Belkize-hënmi.

-Çka ta merr mendja, përse qanim?

-po habitem! Me të vërtetë po habitem!- foli si e dëshpëruar Belki-hanëmi. As ty, as këtë,- bëri me dorë kah Mimoza,- kurrë nuk ju kam parë të qani. Çudi! Me të vërtetë çudi!

-Mendo, mendo pak! A qan burri kollaj?  Edhe Mimoza, tash është rritur, nuk do të qante kaq lehtë...

-Jo more, çfarë Mimoze! E kam pasë rrahur njëherë, kur ka qenë krejt e vogël, me bisht të fshesës që trupin krejt pleh ia pata bërë dhe asnjë lot nuk e pati qitur e, sot... Çudi!

-Mendo, mendo pak!- prapë itha Azemi, me zë lutës.

-Jo, jo, nuk mund ta di të mendoj edhe njëqind vjet! Përse mund të qajë burri plak e vajza pelë, pa i prekur kush me dorë!...

Azemi qeshi pak si me shtirë, ndërsa Mimoza qeshi nga zemra me aftësitë aktruese të Azemit.

-Mirë, pra, ja se po ta them vetë. Unë qaja për mikun tim të burgut Hajrush Krasniqin të cilin çetnikët e patën rrahur për vdekje dhe pas gjashtë muajsh që e kishin pasë lëshuar në shtëpi kishte vdekur. Kurse goca qante për fatin e zi të birit të Hajrushit, Helin, i cili nga çunaku i shëndoshë si molla, ra në pus dhe fitoi gungën që e shëmtoi der atë djali... Ja, ky ishte shkaku i vajit tonë.

-Po, po, më kujtohet vdekja e Hajrushit, si s’më kujtohet xhanëm! Gjysma e Kosovës ka pasë marrë pjesë në varrimin e tij.

-Hë, tëlumtë! Mirë e mbake mend atë varrim madhështor. Ne, atëherë ende nuk kemi pasë qenë marrë... Unë, atëherë, isha në burg, por më pati treguar motra gjatë vizitës...

-Jo, jo, ne jemi martuar vonë, para tetëmbëdhjetëvjetëve e Hajrushi, rahmetlia ka vdekur shumë përpara martesës sonë. Po, ku të ra ndërmend Hajrushi, sot? O Zot!...

-Paj, e çelëm muhabetin e djalit të tij Helit dhe mua m’u shprush plaga e Hajrushit të ndjerë, gocës po i dhimbet kolegu i vet që e goditi fatkeqësia e, kështu...  

-Po, po bre Azem, unë e kuptoj dhimbjen tënde, e kuptoj edhe dhimbjen për kolegun se njerëz jemi, ama kjo goca jonë duhet të ruhet prej syve të hallkut e duhet të ruhet që të mos hyjë në gojë të hallkut. Apo, jam gabim?

-Po, po, nuk je fort gabim, mirëpo, si thotë ajo fjala popullore, fjalët e hallkut e birat e gardhit nuk mbyllen kurrë. Pastaj, mos harro, ai, është djali i mikut tim më të dashur. Tjetra, Heli është student i shkëlqyer dhe pa fajin e vet është tepër i vetmuar, a? Sigurisht që goca do t’i ketë parasysh disa këshilla tuat. Mirëpo, kolegu është kolegë, a? A të kujtohet, ty kur shkoje te kolegu yt, ndjesë pastë, te Izet Abej, te Izet Spahiu? Ka qenë zanatli, por edhe atdhetar i madh. I kërkoje ndihmë e këshilla për shumë gjëra që kishin të bënin me zanatin tënd?  Edhe atëherë, si sot, bretkosat e Prishtinës, të merrnin nëpër gojë edhe ty?- f. 127-130.

Budallain mos e pyet, se ai të tregon vetë:” Ti vetëm dëgjo dhe aprovo! Unë flas.”- dhe edhe kësaj radhe u pa haptazi se autori e narratori është një, madje pa fije demokracie:-“aprovo!”.

“Mimoza iu hodh në përqafim Azem Zeqirit e i pëshpëriti në vesh:

-E ke luajtur rolin si të ishe vetë Sylejman Pitarka...

-Ashtu?! Tash, goce, ik se e kam kohën për meditim. Tung!

-Tung!- tha Mimoza dhe iku e lumtur.”- f. 132.

Babai “artist”  dhe e bija “e mençur” pse ia hodhën Belkize-hanëmit me djallëzi dhe që të dy përsëdytën fjalën e shëmtuar: tung-tung!!

MOS MË THUAJ “TUNG”, O BUNG![1]

“Gatishmëria për të vdekur ishte më madhe se rreziku i vdekjes.”- f. 139.

E po për çka luftohet: për fitore apo për vdekje!?!

“-Lumthi siti, o Hel për atë nënë. Ajo, imja din vetëm të dyshojë në gjithkë, të flasë për atë se kush çfarë bleu e çfarë shiti, cila u martua e cila u çmartua, cila tradhëtoi burrin, cili burrë ka dy gra, cilat vajza të Prishtinës mbetën pa u martua?! Të kap sikleti ta dëgjosh. Nuk di, ai babi im, si nuk po mërzitet me të?...

-paj, si duket e ka gjetur formulën e shurdhuesit: ajo flet, ai kridhet në mendimet e veta dhe nuk dëgjon fare ato që ajo thotë...

-Kjo  do të jetë, Hel! Nga një herë, ajo, duke parë se ai nuk po ndërhyn në muhabetet e saja të mërzitshme, ndodhë që ta kap babin për krahu e t’i thotë:”Hej, Azem, a po më dëgjon se çfarë po them?- tha Mimoza dhe u zhgreh në një gaz të thekshëm e të pastër si kristali.”- f. 145-146.

Lumthi si ti për nënën tënde, mjerthi si unë për nënën time- të mërzitshme!!

“-Edhe njëherë, zotëri Azem,- ia priti Heli, me entuziazëm të theksuar,- Ju lumtë goja! Edhe njëherë po Ju them se fjalët Tuaja nuk i luan as topi!...

-O, Hel djali, prapë po të them se fjalët e mia po i merr era! Ata në terren po ia grahin ashtu si e sa po dinë. Mirëpo, po kam frikë se ajo dije, nuk do të mjaftojë...”- f. 165.

Kjo fjali vërteton se “shefi” i UÇK-së ishte sa për formë, ose s’kishte haber në taktikë e në strategji të luftës!?

Pra, “romani” me kryepersonazh autorin dhe bashkëshorten e tij, funt e krye ka urime për vete dhe mallkime për ish-gruan e vetë: “burrit i lumtë goja, gruas i lumtë goja, gruas ju thaftë gjuha”!! Disi ngjashëm pati vepruar edhe Ukshin Hoti!!

“Belkiz-hanëmi, as nuk i priti, as nuk i përcolli mysafirët.”- f. 173.

Vallë, po ku qenka rritur kjo grua kaq pa traditë!?!

As gjykata (as ajo serbe!) nuk iu kërkon shpjegime bashkëshortëve në shkurorëzim, dhe bashkëshortët e mençur thonë: “Jemi marrë vesh që të ndahemi, të shkurorëzohemi.”- më tutje gjykatësi nuk i pyet, sepse ligji jua garanton fshehtësinë. Kurse të pakulturuarit, nëpër korridore e nëpër kancelaria gjykatash shahen dhe i rrëfejnë edhe punët sekrete familjare, duke u përrallisur faqe botës! Madhe shkruajnë edhe nëpër revista dhe libra “romanesh” e “filozofike”!- që t’i lexojnë lexuesit e tyre të devotshëm dhe t’i marrin në mbrojtje burrat viktima nga gratë e veta me tepër të drejta!!

“Mimoza u fut në kuzhinë, por mbeti e habitur me nënën e vet. Ajo, me flokëtë lidhura me një shami, qante ukur mbi një karrige, me sy e gojë hapur.

-Ana, çfarë të mirën ke?!

-Evlad, do të më pëlcasë koka, nga dhembja?...

-Moj, ana, çfarë të gjeti, kështu? Ishe fare mirë...

-U korita me profesorin! As e prita, as e përcolla! A e di ti përse m’i la ato  njëqind marka?

-Përse?- pyeti Mimoza e hutuar.

-Për të më poshtëruar. Kjo, do të thotë. Ja, këto njëqind marka për mundin që bëre, sepse u tregove si “konobaricë” e jo si zonjë shtëpie...

-Mimoza ia plasi gazit që përfshiu krejt shtëpinë.

-Çfarë ke, ti, mos plaç! A nuk i bie ashtu si të thashë, a?

Mimoza ndali gazin. Në korridor u dëgjuan hapat e rëndë të Azemit, i cili hyri në kuzhinë dhe sikur u habit:

-Belkize-hanëm, “gjeçmisholla”!- foli me sarkazëm Azemi, duke i shkelur syrin gocës. Belkiz-hanëmi nuk çeli gojën, por uli kokën poshtë.

Mimoza foli dhe i tregoi gjithë çfarë i tha Belkiz-hanëmi asaj. Azemi, në të parë u prir në gaz dhe pasi i shkeliedhe njëherë syrin gocës, drejtoi trupin dhe me seriozitet më të madh, tha:

-E kam ditur se je mendjehollë, Belkiz. Edhe unë mendoj se është pikërisht ashtu si i paske dhënë “mana”, ti, kësaj pune. Kjo do të jetë e s’ka tjetër!- përfundoi Azemi  me zë bindës dhe prapë ia shkeli syrin Mimozës.

-A është ashtu, bre Azem?- pyeti Belkiz-hënëmi me zë të përvajshëm e vijoi:- Nuk po mërzitem që korita veten, por të korita edhe ty!

-Paj dëgjo, njëfarë dore ashtu edhe bie, mirëpo, megjithatë, koriaa e madhe bie mbi ty. Belkiz-hënmi, u zhgreh në vajë. Mimoza pranoi ta ngushëllonte, mirëpo Belkiz-hanëmi reagoi me nervozë:

-Ik, ti, atje! Ti ke faj që ma solle at ugursuzin dhe për shkak të tij u korita me profesorin.   

-Jo, e kundërta,- ndërhyri Azemi.- Atë që ti po e quan ugursuz, profesori e ka studentin më të mirë. Për Helin ai është prekur më shumë se për veten e vet. Ti punove krejtësisht nl kundërshtim me doket tona. Kur të vie në shtëpi, qoftë edhe armiku, duhet ta presësh. E ti, për inat të Helit, e përbuze edhe profesorin. Një grua mendjehollë si ti, të veprojë kështu, me të vërtetë, është punë e pahijshme, punë e shëmtuar...

-Paj, unë desha që ta zemroja atëfarë Helin që ai të mos vijë më në këtë shtëpi. – ndërhyri Belkiz-hanëmi.- Prandaj...

-Prapë e ke gabim. Ai, nuk vie te ti, ai vie te unë. Ai nuk e ka veten e vet në huj që të zemrohet për shkak të budallallëqeve të grave, Ai është djalë stabil. Mirëpo, ti je kah vepron kundër interesave tua...

-E, çfarë të bëj unë?- pyeti Belkiz-hanëmi si të ishte fëmi.

-Të sillesh si i ka hije një zonje, një dame, e jo, në njërën anë të jap të hashë e në anën tjetër sÇtë them as mirë se erdhe, as udhë e mbarë! Katastrofë...

-E, po, Azem a ka ilaç kjo punë?

-Ka mirëpo duhet të mbledhësh mend  njëherë e për gjithmonë, ose të bëhesh fisnike, ose të mbetesh një grindavece e hujlike e gjorë...”- f. 178-181.

Burri nuk e ka me prapaskena e me të mbyllur syrin!!

“-Jo, oj hallë,mos ke merak se nuk jam nga ato që nuk mendojnë me kokë të vet. Unë e di se çfarë nëne kam...

-Dëgjoje, ti, hallën tëde! Ajo nuk është grua e keqe, por është, që thonë zemërfyte, e ka qafën shumë të shkurtër, nuk i matë fjalët. E bën muhabetin tarllabuç e nuk të merr malli ta shohësh përsëri. Edhe asaj ira të heqë me ju. Anise me fukarallëk, shyqyr, nuk e ka provuar Zoti. Mirëpo, nuk është punë e lehtë të mbetesh grua e re, të rrisësh fëmijë pa burrë në shtëpi. Unë, siç e di, ti, u provova me të gjitha, prandaj edhe ia besoj gjithkujt. Mirëpo, herën e fundit kur ra vëllai im në burg, ajo nuk u mbajt hiç. Azemi i ka pasë treguar me kohë se Kosovën e do më shumë se edhe nënën e vet dhe hyzmetin e çetnikëve e ka mbi krye, kështu që le të shikojë ndonjë nafakë tjetër. Jo, valla po due me të marrë. E valla, n’e dash kur të bie mirë, duhet ta duash edhe kur të biesh ngusht.Unë i kam pasë cakërruar fjalët atëherë, ju ishit të vegjël, mirëpo asnjë fjalë, nga ato që ajo fliste, mbarë e mbrapsht, nuk ia kam pasë thënë Azemit, Hatri juaj dhe e dija se ajo, herëdo-kurdo do ta shihte gabimin e vet. Mirëpo, ti po e di si është ajo... Halla Ajshe e përmalluar për Mimozën, fliste e nuk dinte të ndalej.

-Ajo, oj hallë, bie shumë lehtë nën ndikimin e gjithkujt, E bën punën lloç e pastaj, pastroje nëse mundesh. Pastaj, unë nënë e kam, mirëpo jam e drejtë, ajo është fort çallëmxhike e fort vehtiake. Ajo mendon e mundohet vetëm për fëmijët e vet e për burrin e vet e për më larg nuk i intereson. E di unë,oj hallë, por nënë e kam e nuk kam ku ta çoj. Tash, ne u rritëm, por megjithatë, po mundohemi t’ia bëjmë nderin si nënë. Mirëpo, ajo është sikur ajo lopa, jep e jep e në fund, bum, shqelëm dhe e derdhë qumështin e vet.”- f. 194-195.

Kopjim i fjalëpërfjalshëm nga “Familja moderne”: Dini e tregon për Balukën e bacës Bajram!! Dhe Mimoza e mençur paskësh pasur fatin e zi që të jetë e bija e silopës!?! Këso biseda njeriu mund të dëgjojë vetëm në mëhallën e magjupve!!

Këso shqyrtimesh familjare bëhen shumëkund, ama nuk janë temë për roman!? Edhe bijtë e mi e kanë la shërbimin ushtarak, kanë pasur telashe... ama mbi 100 rekrutjanë të likuiduar në mënyra të ndryshme, pastaj rasti i pushkatimit të Aziz Kelmendit me shokë në Kazermën e Paraqinit- këto janë tema për roman, apojo?

Tash diçka për “gjuhën e pasur e të rrjedhshme”: herëpas-hershme,  herëpas-here, syt, flug, neje, cëkllonin, (syt korb) të zi, “rollkën”, kanjel, hashë, rrënqethje, evlad, memëzi, kupece, pecë, tabake, thonte, me ka krejt, kurreshtja, shkekë, lëmashkuar, veri-lindja, zdërvajun, jastek, hezitoja, fëstanin, masakrit, masakrin, inteligjencja, kallën (sallën me brohoritje), kolegesha, idioteske, huntë, nxejë, fëmi, ngrafitur, muhagjerëve, pasë, karapidikësh, rrotsame, gullumuç, prehërinë, evladë, kajmaçin, indias, fërteren, karrikën, kajmaçinin, sygapërr, ringlla, xhagymat, pirujt, kjameti, shpërndanju, brryluar, rrotel, fluturushka, gjurulltishë, kërrsh, ngushllimi, shmitri, tenezyl, kurrnaz, sarrakuqa, kaprec, ndërhyu, syngjer, balansieri, eskivojë, eskivime, trenerka, “badehu”, rroplloi, kauç (divan-kanape), trullavicë, gërbën, dhelpnake, spjegimmet, dakord, lëvyrën, baglës, fëmiu, sprinter, dihamë, lotë, tabllën, Karrike, çdredhë, jugovinashat, gjelozi, kukuizëm, qyqeizëm, vdiç, fluuturistët, pijata, piruj, deprovincializonte, lënfgshtuar, elaboroi, frytnuar, maltretojnë, meazall-llah, llaskuce, hajdukatë, trullavicë, teveçele, linguricë, gërbanave, murdaricë, nemrute, kryeçekiçe, zotërinjë, glomaze, nxerë, konobaricë, gjeçmisholla, hujlike, serbomadhe, prite Zot, valla, jallanxhi, xhyla, doka, vërtetë...

Të mos flasim për shenjat e pikësimit! Të mos flasim për logjikën: aty ka moralizime, medicinë, megalomani...        

“Dreka zgjati më shumë se një orë” (katër shujta mbi katër orë vetëm për të ngrënë!?) - po historiku i Një Majit ka tri tetëshe: tetë orë punë, tetë orë gjumë, tetë orë shëtitje e rekreacion;- nga cila tetëshe Demi i ka marrë mbi katër orë për të ngrënë!?!   

“Sharti i parë i burrnisë është me ja dit hallin veti (81): e përse vetë autori kurrë nuk e mësoi atë shart!?! Pse kurrë nuk i preu sëpata në një vend!?! Përse u shndërrua në një gjinkallë bezdisëse e monotone!?!

“-Po nëse bie Bajrami në Ramazan?

-Nëse bie Bajrami në Ramazan, e hamë, po çka?! (81)- një jetë me fjalë të kota: si bie Bajrami në Rmazan, kur Bajrami shënon fundin e Ramazanit!?!

Fjala “muhabet” s’gjen ekuivalent, por stërpësëritet deri në monotoni gërrese!

Dhe këto 125 falë të numëruara të huaja e jashtë normës, nuk i ka pa apo s’ka dashtë t’i shohë kritika dritëshkurtër!?!

     


[1] Ramiz Kelmendi: “KAPUÇ ME MËNGË”- Lojëra skenike, monodramë, pjesë me një akt, skeçe, monologë, “Rilindja” Prishtinë, 1981, f. 280.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora