E premte, 19.04.2024, 09:24 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Çdo gjë është e qartë

E enjte, 04.11.2010, 10:59 PM


Çdo gjë është e qartë

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

Deri në zgjedhjet lokale të përsëritura, më 17 tetor për komunën e Ulqinit gjërat dukej se do të dalin nga binarët e normalës duke iu referuar asaj që ndodhi e që u pa dukshëm edhe në ditën e zgjedhjeve.Deri këtu vetëdija e qyetarit bëri që çdo gjë të shkonte mirë, pavarësisht se aty-këtu tensioni rritej në masë e fryhej edhe më shumë falë prijësve të subjekteve që garuan. Pas zgjedhjeve çdo gjë përfundoi, përfunduan kritikatm, sharjet e ofendimet dhe qytetarët iu kthyen tashmë jetës normale, punëve të përditshme, por në pritje të ndonjë koalicioni të mundshëm, pasi dihet se asnjëri nga subjektet garuese nuk fitoi shumicën absolute. Me këtë qytetarët dëshmojnë se janë dakorduar të jetojnë në paqë me njëri tjetrin, pavarësisht nxitjeve konfliktuale që ndonjëherë ua servuan ata që më së paku do duhej ta bënin këtë. Edhe në këto kushte të vshtira social-ekonomike, politike, qytetari ka besimin e plotë e të sigurtë si për vete, ashtu edhe për fëmijët e tyre se duhet punuar e jetuar të gjithë së bashku , të bindur se janë në rrugë të mirë për një prosperitet e dinjitet siç i ka hije botës së civilizuar. Në një rrugë të mundimshme e me halle të përditshme, ata japin sinjalin se nuk kanë kah të shkojnë, përveçëse të jetojnë krahas njëri-tjetrit dhe me njëri-tjetrin. Megjithatë, ajo që i shqetëson është fakti sesi do të formohet qeveria e re lokale këtu në Ulqin, çka i bënë ata të ndihen të shqetësuar në rrethanat e krijuara, për çka me plotë arsye pyesin: Si do të bëhet halli? Kush janë këto forca politike që nuk dakordohen dhe çka kanë për qëllim?

Një gjë është e sigurt, vështirë të merren vesh për ndonjë koalicion, shansin e patën edhe pas zgjedhjeve të 23 majit, por asgjë e re. Frika se edhe tani mund të ndodhë një gjë e tillë është shumë evidente në këto anë. Kjo është thjeshtë një lojë politike e atyre që nuk duan t’ia dinë për situatën e krijuar, për plagët që u kanë vënë votuesve të tyre, dhe kjo nuk është avancim i demokracisë, thjeshtë është kthim prapa. Janë politikanët ata që do duhej të ishin prijës të asaj që i thonë përparim, ose thjeshtë veprim me vetëdije e vizion për të ardhmen e qytetarëve nëse nuk duan të vënë në spikamë interesat personale të tyre. Ndryshe të njëjtit nuk duhet të qëndrojnë në politikë, pavarësisht nga cili krah vinë duke u bërë kështu pengesë në mundësinë për të pasur një jetë më të mirë. Atyre u takon, dhe askujt tjetër që t’u japin fund ndasive e përçarjeve në masë për të zbatuar me përpikëmëri rregullat dhe ligjet ekzistuese në njërën anë, po edhe vullnetin e përcaktimin e votuesve në anën tjetër.

Iku koha e reagimeve dhe sulmeve të papjekura politike, tani është koha e momenti të këndellen nga euforia e zgjedhjeve të 17 tetorit, pët t’u ikur mendimeve primitive të të menduarit politik. Koha për t’i bërë dikujt me gisht e për të nxjerrë fajtorin për këtë e atë ka përfunduar, ndaj ulja bashkarisht për të biseduar është tani kur pushteti lokal i Ulqinit po funksionon sa pë sy e faqe, dhe për këtë duhet të japë llogari dikush. Vetëm në këtë mënyrë, veprimi i mendimit duhet të jetë mjet i afrimit e bashkimit e jo pengesë në rrugën tonë, për të realizuar parametrat e paraparë drejt funksionimit të pushtetit lokal. Kjo ka shumë domethënie në këto momente, njëherë për të realizuar premtimet e dhëna e pastaj për të kënaqur kërkesat e qytetarëve. Kjo na bënë të besojmë se jemi në rrugë të mbarë për të eliminuar disa deformime tashmë të dukshme në lojën politike të atyre që nuk do duhej ta bënin këtë në këto momente. Secili kërkon bindje në emër të partisë së vet, nuk kërkon paqë me të afërmit, me bashkëqytetarët, po në fund edhe me bashkëkombëtarët e të njëjtit lloj, por deviza do të ishte: Hyni bashkërisht në paqë. Ejani, dhe në mos rënçim në marrëveshje, të paktën të mos biem në kontradikta dhe dallimet në mes nesh të mos i zmadhojmë. Ky do duhej të ishte misioni i atyre që u mbetet të bëjnë iniciativë për bashkim e bashkërendim për të tejkaluar pengesat e mundshme për formimin e pushtetit lokal të Ulqinit.   



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Çlirim Uça: Pezmatimi ruso- japonez dhe miqesija shqiptaro–greke Deklaratë publike e Lazim Destanit Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (III) Mehmetali Rexhepi: Krahina e trazuar (e Kosovës), Shqipërisë Lindore Isa Mulaj: Demokracia: ky sistem i budallëve, territ, tmerrit, dhe ferrit Halit Bogaj: Nëse nuk zgjedhen në një parti shkojnë në tjetrën Pirro Prifti: Ateistët dhe ish nomenklatura e kuqe, dëmtues të tolerancës fetare në Shqipëri Hilmi Saraçi: Një popull është Sovran nese e ka të drejtën për të vendosur vet Idriz Zeqiraj: Qeveri dështakësh Ilir Sefaj: Vetëvendosje - për një shtet ndryshe! Faik Krasniqi: Shqiptar apo Kosovar? Ramiz Dërmaku: Liderët tanë, në çdo takim flasin për korrupsionin, e vetë janë të korruptuar Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (II) Isa Mulaj: Përgjigje etiketimeve të pabaza të ambasadës së SHBA-ve rreth privatizimit të PTK-së Televizioni qeveritar serb: Në Tiranë u promovua "Lista e Shqipërisë Natyrale'' Sabri Maxhuni – Novosella: Çfarë dobie kanë shqiptarët, nëse Obiliqi na qenka shqiptar? Gani Qarri: Ç`po ndodhë në Kosovë? Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (I) Halit Bogaj: Fraksioni i LDK-së ''Ibrahim Rugova'' Muharrem Sfarqa: Intervistë me Qazim Bajgoraliun, sekretar aktual i Degës së LDK për Gjermani

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora