E premte, 19.04.2024, 07:33 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Një ndëshkim i rëndë i politikës së Presidentit Obama

E enjte, 04.11.2010, 10:58 PM


NJE NDESHKIM I RENDE I POLITIKES SE PRESIDENTIT OBAMA

 

Nga Frank Shkreli

 

Partia Republikane ne Shtetet e Bashkuara  eshte duke festuar sukseset e arritura  ne zgjedhjet e mes-mandatit te kesaj jave, ku siguroi shumice dermuese ne Dhomen e Perfaqsuesve, zvogeloi shumicen e demokrateve ne Senat, fitoi nje numer te madh governatoresh qe udheheqin shtetet si edhe siguroi shumicen ne shume asamble shteterore dhe fitoi nje numer te konsiderueshem mandatesh ne radhet e qeverive vendore, ane e mbane Shteteve te Bashkuara.

 

Keto zgjedhje ishin nje qortim i ashper i politikes se Presidentit Obama dhe Partise Demokrate qe ai udheheqe dhe qe gjate dy vjeteve te fundit kontrolloi Shtepine e Bardhe dhe Kongresin.  Vetem dy vjete pasi zgjedhesit amerikane u dorezuan demokrateve Shtepine Bardhe dhe shumicen ne Senat dhe ne Dhomen e Perfaqsuesve, ata vendosen te Marten, tu japin republikaneve nje pjese dermuese te pushtetit ne nivel federal, shteteror dhe vendor. Amerikanet i derguan Presidentit Obama dhe udheheqesve demokrate ne Kongres, nje mesazh te ashper politik ne lidhje me gjendjen e rende te ekonomise, duke perfshire papunesine, deficitin e larte buxhetor dhe taksat.  Keto ishin ceshtjet kryesore qe shkaktuan zemerim nga ana e votuesve amerikane karshi politikes se demokrateve, por nuk ishin te vetmet. Ane e mbane vendit mbizoteron nje atmosfere kunder Washingtonit, qe nenkupton, nje qendrim kunder menyres se qeverisjes dhe ndikimit te qeverise federale ne jeten e perditeshme te amerikaneve.

 

Analisti amerikan me origjine shqiptare Donald Lambro tha se  fitorja e madhe e republikaneve ne Kongres si edhe ne radhet e governatoreve, ane e mbane vendit, ishte si rrjedhim i besimit te thelle te amerikaneve ne parimet mbi te cilat u themelua Amerika 234 vjet me pare, e qe ishin: qeverisja e kufizuar dhe liria e individit. Sipas Zotit Lambro, forca shtytese e fitores se republikaneve qe gjithashtu nje korigjim i politikes majtiste te Zotit Obama dhe partise se tij qe ishte duke e cuar vendin ne nje humnere.   Partia Republikane i shikon rezultatet e se Martes si nje mandat per te kontrolluar politiken e Presidentit Obama dhe per tu perqendrua ne kufizimin e kompetencave te qeverise federale. Por kejo fitore e republikaneve mund te jete me pak nje triumf per ta se sa nje hedhje poshte e programit politik te demokrateve.

 

Fushata e zgjedhjeve ne kete vend eshte gjithmone nje debat rreth problemeve me te cilat perballet vendi si dhe nje rast dhe mundesi per votuesit amerikane qe te kerkojne nga zyrtaret e zgjedhur nje te ardheme me te mire per vete dhe per shoqerine ne pergjthesi. Problemet ekonomike dhe sfidat tjera me te cilat perballet Amerika, nuk do te zgjidhen vetem me keto zgjedhje Analistet dhe komentatoret amerikane vene ne dukje se zgjedhesit duhet te bejne c'mos qe  ne javet dhe muajte e ardheshem te mbajn te gjithe politikanet pergjegjes per ato qe  premtuan gjate fushates, dhe te vazhdojne te jene te interesuar dhe te angazhuar ne jeten politike te vendit. Republikanet kane shenuar nje fitore dermuese, por mbetet per tu pare nese  zyrtaret e posa zgjedhur ane e mbane vendit do te jene udheheqes te orientuar drejte zgjidhjes e problemeve te vendit ose jo, pasi atyre nuk do tu jepet nje mundesi e dyte, nderkohe qe vendi kerkon ndryshime rrenjesore ne menyren e qeverisjes.

 

 Kongresi amerikan para zgjedhjeve te kesaj jave kishte nje perkrahje jashtzakonisht te ulet, prej vetem 17% -- gje kejo qe tani eshte ne favor te republikaneve, neqoftse ata do te dine te cojne vendin ne nje drejtim te ri, sic premtuan gjate fushates. Per te realizuar kete, ata duhet te kene bashkpunimin e Presidentit Obama dhe te demokrateve ne Kongres. Te Marten vone, Presidenti Obama i telefonoi udheheqsit republikan Zotit John Boehner duke i uruar fitoren. Zoti Obama premtoi se do te perpiqet te bashkpunoje me republikanet, te cilet nga ana e tyre kane premtuar se do te nderpresin, ose te bllokojne pothuaj te gjitha iniciativat e Presidentit Obama.

 

 Elektorati i sotem amerikan nuk ka durim ndaje politikes se vjeter dhe kerkon me ngulm qe pikepamjet e tij te merren parasysh ne marrjen e vendimeve per ceshtjet jetike qe prekin jeten e perditeshme te individeve.  Elektorati amerikan kete jave i dha nje ndeshkim te ashper politik administrates se Presidentit Obama dhe Partise Demokrate, duke i shkaktuar humbjet me medha ne Dhomen e Perfaqsuesve c'prej fillimit te shekullit te kaluar. Partia Republikane fitoi, por mbetet per tu pare nese do te mund te mbaje premtimet qe ka bere per disa dekada tani, qe te shkurtoje shpenzimet federale, te rivendose qeverisje te kufizuar dhe te ndermarre reforma te tjera ne qeverine federale.

 

Persa i perket politikes se jashteme amerikane, zgjedhjet e gjysem mandatit te kesaj jave, nuk ka giase te kene ndonje efekt ne marredhenjet nderkombetare, pervec interesimit nderkombetar per te pare se si do te bashkpunojne e bashkveprojne Presidenti Obama dhe shumica e posazgjedhur republikane ne Kongres.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora