E premte, 19.04.2024, 09:05 PM (GMT+1)

Mendime

Ka dale ne qarkullim ne Athine gazeta e re

E hene, 24.12.2007, 03:38 PM


Udhe te mbare
 
Ka dale ne qarkullim ne Athine gazeta e re
 
ILIRIA NEWS


Editorial
ILIRIA NEWS
E përdyjavshme informative e pavarur
Pronësia: DS Publications
Botuese: Denida Zinxhirija
Kryredaktor : Shpetim Zinxhirija
Redaktor:       Agim Basha
A                  Albert Zholi
 

Bashkëpunëtor: Agim Pipa,
Gazmend Kapllani, Leonard Veizi,
Grigor Jovani, Darian Konomi,
Jorgo Xhumaka, Perparim Shehu.
liria News”, ka bashkpunim ekskluziv
me gazeten “Ballkan” dhe “Ndryshe”
Adresa: Pireus nr.4, kati 7, nr4
e - mail: ilirianews@yahoo.com
 
 
Gazeta “ILIRIA NEWS”, rikthehet
serish, paksa i vonuar rikthimi i saj ne
tregun mediatik. Ne nje treg qe pak
vite me pare i kishte dhëne ato vlera
për të cilat ky treg ,(edhe pse me nje
ngopje ne lloje te ndryshme gazetash,)
kishte çaluar shume ne fushe te
informacionit dhe publikimit,te
vlerave…
”ILIRIA NEWS”, rikthehet si nje
kerkese e domosdoshme dhe e
vazhdueshme e bere nga lexuesit e
saj, te cilet edhe pse ajo operoi për nje
kohe fare te shkurter (vetem disa
mujore), ishin aq te shumte. Por
deshires per t’iu rikthyer perseri
informacionit, kultures, shkences,
sportit teknikes, prodhimit, halleve dhe
jetes se perditshme, bashke me
punetoret e gazettes, te cilet jane te
perkushtuar ne kete mission te veshtire
dhe fisnik, iu bashkuan edhe shume
miq dhe shoke, kolege dhe
dashamires. Kjo si në tregun e ngushtë
të saj këtu në shtetin Grek, ashtu edhe
në Shqipëri, dhe në trevat e tjera ku
banojne shqiptare.
“ILIRIA NEWS” besnike e vlerave te
shtypit më të mirë, do të bëhet edhe
njëhere përcjellese e devotshme, e
sinqertë,dhe të pakontestueshme e
këtyre vlerave.
Ajo do të jetë një tribunë e hapur e
mendimit te lire. Në faqet e kësaj
gazette lexuesi do të gjeje hallet dhe
problemet e shqetesimet e tij të
përditshme, probleme të ekonomise,
politikës, kulturës, krijimtarisë, në të
gjitha fushat e jetës, të mendimit,
ekologjisë, ekonomisë globale.
Te gjitha këto do të arrihen ne sajë të
rrjetit të madh të korespodenteve.
Bashkepunetoreve e miqëve, te cilet do
të jenë në vëndin dhe kohën e duhur,
për të sjellë informacionin me saktësi
dhe në kohë rekord.
Megjithese se shpejti ajo do te jete e
perjavshme, Gazeta “Iliria News”,
përgëzon me dashamirësi për
gadishmërinë e bashkëpunëtorëve të
saj, Albert Zholi, Gazment Kapllani, Agim Pipa, Agim
Basha, , Leonard Veizi,
Jorgo Xhumaka, Darian Konomi, etj, të
cilët me penën e tyre do t’ju sjellin
emigracionit shqiptar në Greqi atë ç’ka
u ka munguar prej vitesh. Qëllimi i
kësaj gazetë nuk është fitimi i një
biznesi, por qëllimi dhe strategjia e
kësaj gazete është që zeri i
emigrantëve të jetë edhe zeri i ynë...

ILIRIA NEWS E Premte 23 Nëntor 2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora