E merkure, 24.04.2024, 01:11 AM (GMT+1)

Mendime

Deklaratë publike e Lazim Destanit

E merkure, 03.11.2010, 10:59 PM


DEKLARATË PUBLIKE E LAZIM DESTANIT

 

Presidenti i kompanisë Ekolog, Lazim Destani, që  me filialat e saj vepron në të gjitha kontinenten e botës, i drejtohet me nje deklaratë opinionit të gjerë, pasi qendra radiodifuzive NDR nga Gjermania, i kërkoi falje për shpifjet që gazetari i saj Christoph Heinzle  i pat bërë  kompanisë Ekolog dhe familjes Destani, për çka “Zemra Shqiptare” ka reaguar në shkurt te këtij viti.

 

Shumë prej jush  ishit të indinjuar, ashtu si edhe unë për disa deklarata shpifëse që u vunë në qarkullim nga NDR për Ecologun dhe familjen time.

Shumica (nga ju) në atë kohë më janë paraqitur duke më shprehur përkrahje   duke dhënë sugjerime nga përvojat tuaja personale me shtypin.

Për mua atëherë ishte krejtësisht e pakuptueshme se  si një shtëpi publike  mediatike  në Gjermani mund të shpërndaëj  këso  të pavërtetash me fyerje, dhe e gjithë kjo padrejtësi nuk mund të tërhiqej në kohën  e transparencës mediatike.

 

Për mua në të vërtetë ishte shumë e qartë se kjo fushatë e shtypit ishte si pasojë e rritjes së konkurrencës në treg, ku Ecolog-u  po vepron  suksesshëm për shumë vite, prandaj  edhe ne e përcollëm këtë sulm publik në nivelet kryesuese në mënyrë të fuqishme dhe të merituar.

Deklaratat e bëra nga NDR u ndaluan në mënyrë të menjëhershme nga gjykata e qarkut të Hamburgut dhe Këlnit dhe u vërtetua se ishin të pabaza, që edhe vetë NDR-it i duhej ta pranojë  në fund.

 

Në ndërkohë NDR përfundimisht miratoi të gjitha ndalesat e kryera kundër saj në mënyrë ligjore dhe shprehu keqardhjen e vet për qasjen e tyre të gabuar ndaj nesh përmes dy letrave (të cilat nuk do të kisha dashur t’i mbaj larg prej jush, meqë ata - si  kam dëgjuar - shkruajnë histori shtypi).

Fjalët që qarkullojnë nëpër botë do të mbeten aty ku janë, dhe këto letra nuk do të ndryshojnë asgjë, por njerëzit, bile edhe gazetarët, bëjnë gabime dhe mashtrohen nganjëherë, prandaj unë i pranoj kërkesë-faljet nga NDR.

 

Unë i falënderoj të gjithë klientët dhe partnerët e biznesit, të cilët kanë sqaruar të gjitha mëdyshjet me ne përmes komunikimit të hapur dhe besnik. Unë gjithashtu dua t’i falënderoj të punësuarit e mi, të cilët u prekën nga deklaratat, për veprimet e tyre të matura dhe të përmbajtura. Më bën vërtet krenar cilësia e shërbimeve nga grupi Ecolog që nuk u ndikuan nga kjo fyerje në asnjë moment të kohës. Dhe gëzohem që këto akuza të liga përfundimisht janë ndaluar.

Në të ardhmen. çdo raport të shtypit për dyshime kundër kompanive të suksesshme ose njerëz të biznesit , apo edhe për individë, unë do e lexoj nga një këndvështrim krejtësisht tjetër.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (III) Mehmetali Rexhepi: Krahina e trazuar (e Kosovës), Shqipërisë Lindore Isa Mulaj: Demokracia: ky sistem i budallëve, territ, tmerrit, dhe ferrit Halit Bogaj: Nëse nuk zgjedhen në një parti shkojnë në tjetrën Pirro Prifti: Ateistët dhe ish nomenklatura e kuqe, dëmtues të tolerancës fetare në Shqipëri Hilmi Saraçi: Një popull është Sovran nese e ka të drejtën për të vendosur vet Idriz Zeqiraj: Qeveri dështakësh Ilir Sefaj: Vetëvendosje - për një shtet ndryshe! Faik Krasniqi: Shqiptar apo Kosovar? Ramiz Dërmaku: Liderët tanë, në çdo takim flasin për korrupsionin, e vetë janë të korruptuar Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (II) Isa Mulaj: Përgjigje etiketimeve të pabaza të ambasadës së SHBA-ve rreth privatizimit të PTK-së Televizioni qeveritar serb: Në Tiranë u promovua "Lista e Shqipërisë Natyrale'' Sabri Maxhuni – Novosella: Çfarë dobie kanë shqiptarët, nëse Obiliqi na qenka shqiptar? Gani Qarri: Ç`po ndodhë në Kosovë? Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (I) Halit Bogaj: Fraksioni i LDK-së ''Ibrahim Rugova'' Muharrem Sfarqa: Intervistë me Qazim Bajgoraliun, sekretar aktual i Degës së LDK për Gjermani Gëzim Mekuli: Mediat dhe Politika Dibran Demaku: Shkrimet

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora