E enjte, 18.04.2024, 07:46 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (III)

E merkure, 03.11.2010, 10:58 PM


SHQIPTARET USHTARË NË ZAGREB, PERSEKUTIMET DHE TERRORI NDAJ TYNE GJATË 1981 - 1982

 

III

 

Nga Selim Hasanaj

 

LAJMI  PER DEMOSTRATAT STUDENTORE TË MARSIT  1981 NË  PRISHTINË

Qellimisht i kamë dhanë titullin Ushtaret Shqiptarë në Zagreb gjatë vitit 1981 - 1982 sepse atje ndodhen ndodhi të ndyshme, por meqense unë fillova sherbimin së pari në Bihaq të Bosnes  e fillova edhe këtë shrim / flejton me perjetimet e mia në kasermen "7 KORRIKU" në Bihaq.

Neve ushtaret shqiptarë në kasermen "7 KORRIKU" në Bihaq nuk kishim idenë se çka ka ndodhë me 6 mars në menzen e studentve të Universitetit të Prishtines. Na u dha alarmi per ngritje nga gjumi si zakonisht në mengjes të 7. marsit 1981. Pas kryemjes së obligimeve të zakonshme që tashma kishin kalue në rutinë per shumicen tonë neve u renditem në " PISTË" ku pritnim se cilat do jenë detyrat dhe obligimet që duhet ti kryejmë sot.

Togeri Millorad Jokanoviq, nentogeri Rasim Deliq, nji rreshter, nji flamurtar dhe edhe nji kapiten i klasit të parë që per neve ishte i panjohun duelen nga zyret e komandes dhe u drejtuen kah neve që ishim rendue me komanden e nji rreshteri kujdestar.

Pasi rreshteri kujdestar dha raportin togerit Jokanoviq ky i fundit mori fjalen. Na pershendeti dhe prezantojë per neve musafirin nga Zagrebi kapitetin Ljubomir Cvetkoviq. Pas kësaj na tha se pas pak do vjen koloneli Rade Llukaq dhe do na jap nji informatë të randësishme per nji ngjarje që ka ndodhë diten e djeshme në krahinen tonë ma jugore në Kosmet gjegjësishtë në kryeqendren e saj në Prishtinë. Unë dhe Adem Zekaj ishim afer njani tjetrit, në rreshtin perball nesh ishin Dalipi, Skenderi, Shefketi, preshevari dhe nji tjeter nga nji fshat i Therandës me mbiemnin Dakaj. Emni nuk më kujtohet tani. Ky kishte qenë në spital në kohen kur unë erdha të sherbejë dhe me te u njoftova ma vonë. Ishte nji djalë i urtë por kishte probleme që nga lindja me këmbet të cilat i kishte me defekt në kuka. Kishte pas shumë operacione por jo me plot sukses. Pra pasi togeri Jokanoviq permendi Prishtinen neve ushtaret shqiptarë instiktivisht shiquem njani tjetrin. Këto shiqime tonat nuk i kaluen pa u pa synit kriminel të togerit Jokanoviq, por edhe kapitenit musafir Cvetkoviq.

Erdhi ma në fund koloneli Rade Llukaq. Na dhanë komanden gaditu, ju raportue kolonelit dhe pas komandes qetsohu koloneli Llukaq fillojë me folë me nji tonë disi të "dhimshem" , "vajtues" .

Ky ishte perafersishtë fjalimi i ti të cilin ata e quejten fjalim ndersa unë do e queja njoftim.

" Të dashtun ushtarë, me keqardhje kamë obligim nga lartë, pra nga Komanda e Armates së 5-të, pjesë e së ciles asht kaserma e jonë dhe neve të ju njoftojë se diten e djeshme pra me 06. mars 1981. në menzen e studentve në Prishtinë nji grup i studentve të pakices kombëtare shqiptare janë rrebelue per shkak të sipas tyne kushteve të këqia per të studjue në atë Universitet, ushqimit të dobët dhe disa padrejtësive të tjera që atyne ju duket se u bahen. Ata kanë protestue per disa orë dhe kanë dalë me kerkesa të qarta si dhe me kerrcnimin që nese ato nuk plotësohen dhe nese nuk permirsohen kushtet e tyne ata do dalin ma masovikisht të demostrojnë. Protesta u shpernda pa pas nevojë të intervenojë policia dhe gjithçka atje asht e qetë dhe nen kontrollë...."

Kjo ishte perafersishtë ajo që foli koloneli Rade Llukaq. Kur ai perfundojë na njoftojë se ushtaret e pakices kombtare shqiptare në këtë kasermë do ken sot biseda veç e veç pra në kater sy me kapitenin Ljubomir Cvetkoviq që ka ardh enkas nga Zagrebi per të bisedue me neve.

I pari i thirra unë dhe më thanë të shkojë para komandes dhe të pres aty. Pas meje u lexue Adem Zekaj dhe kështu me radhë.

Te dera e nji zyreje më priti kapiteni Ljubomir Cvetkoviq, hapi deren dhe më ftojë të futem mbrenda. Unë jamë kapiten Cvetkoviqi më tha. Jamë i lindun në Zhitoraxh te Nishi, kamë sherbye edhe në  Pejë, në Gjakovë dhe në Shkup. Jamë epror i Sherbimit Sekret Ushtarak të APJ-së ( armata popullore e Jugosllavisë). Të lutem na u brezanto pak , duhet ti marr shenimet biografike dhe familjare.

Mirë i thash, por juve keni ato shenime, juve keni dosje per secilin ushtarë  e edhe per mue dhe më duket e pa arsyeshme ti perserisim tani, por nese doni ja biografia ime. Unë jamë Selim Hasanaj. Kamë lind me 20 korrik 1955 në Lubozhdë të komunes së Istogut nga baba Mustafë Hasanaj dhe nana Zyhra Hasanaj. Jamë me profesion puntorë i administrates me pregatitje të naltë shkollore. Kamë krye në Kranj të Sllovenisë SHKOLLEN  E NALTË ADMINISTRATIVE PROFESIONALE. Jamë i martuem, pres fëmiun e parë diku kah korriku i këti viti, kamë edhe dy vëllazen dhe nji moter të gjithë nxansa dhe ma të ri se unë. Baba asht i papunë poashtu edhe nana. Janë katundar pa pronë dhe kanë vetem nji shtepi kasolle per banim. Vetë jetojë në Lubjanë të Sllovenisë në rrugen CIRIL METODEV TRG 17.

Kaq mund të flasë per veten time.

Mirë Selim, më trego pse bashkshortja e jote e ka mbiemnin Hoxha e jo Hoxhaj.

Shoku kapiten, bashkshortja e ime e ka mbiemnin Hasanaj , duket se jeni keqinformue.

 Po, po masi asht martue me ty, por mbiemni i vajznisë pse asht i tillë, biles asaj dikush ja ka permirsue nga Hoxhiq në Hoxha në tetor të vitit 1980, saktësishtë me 7 tetor. Pse ka ndodhë kjo?

Shoku kapiten, juve e dini se prapashtesa "iq" dhe "viq" nuk i perket të folmes shqipe, asht e hueja per fjalorin tonë, unë nuk e di kush ka permirsue atë mbiemen të bashkshoretes time, ketë padyshim e kanë ba dikush nga familja e saj, por kushdo që e ka ba këtë ka ba mirë sepse ka rregullue mbiemnin shqip. Mendojë se kjo nuk asht as anti ligjore, as antikushtetuese andaj nuk më duket temë per të cilen kamë çka flasë tash me juve. Të drejtat nacionale e fetrae janë të garantueme me ligj dhe kushtetutë të Jugosllavisë apo jo.

 Po , po mirë e ke, unë vetem ashtu pa qellim të keq të pyeta thash ta di mendimin tand. Dhe masi jemi te familja e bashkshortes tane, a ma thue pse nji vëlla i saj e ka emnin Enver?! A ta merr mendja se a ka qenë ky Enveri që ka pelqye ta hjek at mbrapashtesen që i thue ti "IQ" dhe tash ati i del emni po sikur i ati xhaxhit të juve Enver Hoxha.

Shoku kapiten, unë nuk po kuptojë se per cilin xhaxh e ke fjalen. Grueja ime ka vetem nji axhë, ai quhet Haxhi, asht mjek anesteziolog dhe tani e 35 vite jeton e punon diku në Gjermaninë Prendimore. Unë nuk kamë as xhaxh as hallë sepse axhen tim e ka helmue çetniku KOSTA PEÇANAC kur ai ishte fëmijë 9 vjeç ndersa baba im 7 vjeç. Unë e mbaj sot trashegim per mallë të ti që pat gjyshja ime emnin e ti. Dy halla më kanë vdek nga pasojat e urisë që ishte rezultat i pushtetit të shtetit monarkist të mbretnisë SKS ( Mretnia: serbo-kroato-sllovene).Nuk po ju kuptojë per cilin xhaxh më flisni!

Mirë e ke shoku ushtar, ti si djalë i nji ballisti nuk e njef as Titon as xhaxhin Enver. Por do të bajë unë me i njoftë.  Do takohemi unë dhe ti prap, ik tash je i lirë dhe ma thirr ushtarin Zekaj Adem.

Dola jasht dhe pasi pash Ademin në shoqni me nji serb nga Nishi që quhej Zvonko Glishiq e thirra dhe i thash se e pret kapiteni Cvetkoviq. Shkova në dhomen time ku baja kohen dhe aty mora edhe njiherë ta lexojë USTAV SFRJ (Kushtetuta e Republikes Socialiste Federative të Jugosllavisë).

Plot nji javë kalojë derisa kapiteni Ljubomir Cvetkoviq na mori të gjithve neve ushtaret shqiptarë në bisedat e ti informative.

Sot derisa po i shkruej këto ngjarje, quditem se sa perfid kanë qenë eproret ushtarak serbosllav. Edhe rregullimin ashtu si duhet të mbiemnit e kanë marr per pretekst me i ba dikujt presion, terror. Atë mbiemen e pata rregullue unë vetë së bashku me vjehrrin tim pasi u martova dhe kur deshta të bajë kunor pash se mbiemni i grues time asht i shkruem në të folmen sllave Hoxhiq. Kështu ofiqaret serbomalazez na i kanë bastardue dhe sllavizue emna e mbiemna me dekada. Vjehrri im dhe kunetet që të gjithë e kishin mbiemnin Hoxha, por si ishte e zakonshme në familjet patriarkale te asaj kohe, dhe meqense zonja ime posa kishte mbarue pesë vite shkollim fillor kishte nderpre shkollimin dhe ju kishte bashkangjitë vajzave tjera të familjes së saj sepse jetonin në bashksi me tre axhallar dhe familjet e tyne gjithsejtë 75 antarë familje asaj askush nuk ja rregullojë mbiemnin. Djemet e kanë rregullue posa kanë regjistrue shkollat e mesme, per vajzat nuk asht kujdes askush. Andaj tash kur unë doja të bajë kunoren e rregullova vetë. Kunati im Enveri, kur kapiteni Cvetkoviq më pyeste per te ai ishte nxanes i shkolles fillore. Athue kishte ba ndonji plan djallzor shteti mizor kunder kunatit tim që ishte vetem 14 vjeç dhe që nuk e kishte asnji fajë pse e kishte emnin Enver dhe mbiemni Hoxha.  Edhe këte e dinte eprori i sherbimit sekret ushtarak të Jugosllavisë. Do kem shumë telashe ma vonë per atë punë. Kjo në takimin e parë ishte vetem fillimi.

 

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg: 02.11.2010



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora