E premte, 19.04.2024, 07:01 AM (GMT+1)

Mendime

Televizioni qeveritar serb: Në Tiranë u promovua "Lista e Shqipërisë Natyrale''

E hene, 01.11.2010, 10:56 PM


Sipas televizionit qeveritar serb RTS

 

LISTA E SHQIPËRISË (JO) NATYRALE

  

Në Tubimin në Tiranë u promovua "Lista e Shqipërisë Natyrale", qëllimi i së cilës është të krijojë një shtet të unifikuar të të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Në tubim morën pjesë shqiptarët nga Lugina e Preshevës, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia dhe diaspora.

 

Në tubimin në Tiranë, i cili u ndoq nga disa qindra shqiptarë nga rajoni, u promovuar "Lista e Shqipërisë natyrale", e Drejtorit të Institutit për Parashikime Rajonale në Tiranë dhe ish-Këshilltarit të tre Kryeministrave shqiptarë Koço Danaj.

  

 Danaj angazhohet për një shtet të unifikuar të të gjithë shqiptarëve në Ballkan, dhe si tha ai, deri te ky qëllim mund të arrihet vetëm me mjete paqësore, përmes  negociatave me fqinjët.

 

Danaj në tubim, mysafirë të të cilit kishte nga Lugina e Preshevës, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia dhe diaspora, tha se krijimi i kësaj Liste  çon kah stabiliteti dhe prosperiteti në rajonin e Ballkanit, e cili është në rrugën evropiane, sipas  FoNet-tit.

 

Danaj paralajmëroi se kjo Listë do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në gjitha territoret e banuara nga Shqiptarët dhe kërkoi rishikimin e Marrëveshjes së Londrës të vitit 1913, Marrëveshje për të cilën thotë se "e ndau popullin Shqiptar në shumë shtete."

  

Shteti i ri Shqiptar, i cili do të përfshinte Shqipërinë, Kosovën, pjesë të Serbisë, si dhe pjesë të Malit të Zi të Maqedonisë dhe të Greqisë me popullatë Shqiptare, sipas parashikimeve të Danajt, do të duhet të jetë formuar në vitin 2013.

 

Për këtë çështje do të duhet të bëhen Referendume të Shqiptarëve nëpër këto shtete, tha Danaj, i cili pret që një vendim i tillë së shpejti do të merret në Kosovë.

 

Sipas vlerësimit të Danajt, formimi i "Shqipërisë Natyrale", do të thotë zgjidhje e çështjen Shqiptare në Ballkan.

 

Danaj konsideron se kjo ide ka mbështetje të komunitetit ndërkombëtar dhe vë në dukje se kjo "tregon qartë praninë e përfaqësuesve të Danimarkës dhe Gjermanisë në  tubimin në Tiranë,"  transmeton FoNet.

 

Këtë Ide e mbështeti me entuziazëm “Vetëvendosja” e  Albin Kurtit nga Prishtina, ashtu siq tha zëvendësi i tij, Liburn Aliu.

 

Formimi i Listës së “Shqipërisë Natyrale", u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu dhe nënkryetari i Kuvendit komunal të Preshevës Orhan Rexhepi, raporton FoNet.

  

"Fillimi i formimit të kësaj liste, e cila burimisht vjen nga Tirana, është shumë i rëndësishëm për ne në Luginë të Preshevës", tha Ragmi Mustafa.

 

Ai mendon se “bashkimi, pa përdorimin e forcës dhe pa luftra është ardhmëri”

 

Mustafa nuk mundi të thotë nëse "Lista e Shqipërisë Natyrale" do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Preshevë.

 

Orhan Rexhepi e sheh këtë si "ngjarje  historike," dhe përkujton se "tërë jetën e tij ka luftuar që Presheva dhe Bujanoci të bëhen pjesë integrale e Kosovës, dhe me vetë këtë edhe pjesë e Shqipërisë," transmetoi FoNet-i.

 

"Lugina e Preshevës është territori Shqiptar më i okupuari," tha Rexhepi, i cili është "i sigurt" se "Lista e Shqipërisë Natyrale" do të bëhet pjesë e zgjedhjeve  të ardhshme në Preshevë.

 

"Nëse jo askush tjetër, Lëvizja Kombëtare Shqiptare do të jetë pjesë e kësaj Liste", tha Rexhepi.

 

Shumë folës në këtë Tubim në Tiranë mbështetën idenë e formimit të Listës për “Shqipërinë Natyrale".

 

E diel, 31 Tetor 2010



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora