E premte, 29.03.2024, 09:44 AM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Liderët tanë, në çdo takim flasin për korrupsionin, e vetë janë të korruptuar

E hene, 01.11.2010, 09:58 PM


Liderët tanë, në çdo takim flasin për korrupcionin, e vetë janë të korruptuar

        

Shkroi Ramiz DËRMAKU

 

Populli e di shumë mirë se hyrja në Parlamentin e Kosovës është një rrugë shumë e vështirë dhe me plot sakrifica, sepse kjo hyrje do të thotë; fillimi i ndertimit të  shtetësisë së Kosovës. Pra, ndertimi i shtetit juridik dhe përgatitja për një rrugë më të mirë pra për pavarësinë e plotë të Kosovës, thënë shkurtë marrjen e të gjitha kompetencave nga ndërkombëtarët.

Gjendja ne të cilën po kalon sot Kosova, kërkon angazhim, përgjegjësi, maturi, tolerancë,demokraci, bashkëpunim, unitet ,duke filluar nga liderët partiak, deputetët e Parlamentit e populli. Sot më shumë se kurrë më parë kërkohet uniteti, syqeltësia, demokracia, vendosmëria dhe guximi për jetësimin e amanetit të martirëve të rënë për ditët e sotme, si dhe realizimin e besimit të marrë nga populli pasë zgjedhjeve të fundit. Nga ju parlamentarë dhe lider të partive politike kërkohet të bisedoni hapur , butë dhe qetas për problemet, sfidat, propozimet për të gjetur rrugët më të mira për ndertimin e institucioneve dhe marrjen e plotë të kompetencave nga ndërkombëtarët. Ju delegatë të Parlamentit të Kosovës duhet të punoni me përgjegjësinë më të madhe për t’i realizuar detyrat  e marra dhe premtimet që ia keni dhanë elektoratit dhe popullit. Detyra  kryesore është që ju të angazhoheni për një bashkëpunim sa më të madhë , unitet, solidaritet, tolerancë e mos lejoni që të bini pre e interesave personale: (karierizmit, familjarizmit, bajraktarizmit, xhelozizë, urrejtjes, interesave partiake, etj),kur është në pyetje çështja kombëtare. Çdo herë kur flisni apo propozoni diçka mos ngulni këmbë e mos kërkoni që propozimi i juaj, të ju imponohet të tjerëve me forcë e dhunë, sepse mu atëherë shkelni rëndë në normat demokratike shkelni mbi gjakun e derdhur të të rënve dhe pengoni marrjen sa më të shpejtë të kompetencave nga ndërkombëtarët për ndertimin e shtetësisë së Kosovës.

 

1.Delegatë të nderuar, sa më parë që të largoheni nga interesat personale, karrieriste, e t’iu ofroheni interesave kombëtare ( por çdo herë duke i respektuar e zbatuar normat demokratike) aq më shpejtë dhe të sigurt do t’i ndërtoni institucionet tona, të cilat janë bazë themelore për ndertimin dhe pavarësimin e plotë të shtetësisë së Kosovës.

 

2. Sot nga ju deputetë  të Parlamentit të Kosovës dhe ju liderë partiakë kërkohet që ta harroni të kaluarën e të koncentroheni ne të sotmen e për ardhmërin e  Kosovës dhe popullit të saj.

 

3. Parlamentarë, para se të hyni në Parlamentë, harroni akuzat, simpatit partiake, përqarjet ,xhelozitë, dhe përcaktohuni për zgjedhjen e problemeve ne mënyrë demokratike, sepse elektorati ua ka besuar një detyrë të rëndësishme kombëtare (atë e keni pranuar edhe vetë) u ka besuar në aftësitë tuaja intelektuale dhe konceptet tuaja plurale të cilat na shpiejnë drejtë një ardhmërie më të mirë.

 

4.Debatet tuaja pozitive na nxisin (motivojn) të punojmë me përkushtim të madh për realizimin e detyrave që kemi  ndaj çështjes  kombëtare.

 

5.Nga ju (parlamentarë) kërkohet të zhvilloni luftë të ashpër ndaj dukurive të ndryshme  negative në keqpërdorimin e pushtetit, sepse ky është një virus i rrezikshëm i cili shumë shpejtë përhapet.

 

6.  Problemet dhe pengesat që paraqiten tek ju, mendoj se nuk duhet dalur në popull, por ato duhet zgjidhur mbrenda së bashku dhe pa frikë.

 

7.Shteti nuk ndertohet vetëm duke i kritikuar të tjerët, kur vetë  ske punuar asgjë, siq po veprojnë disa parti të majta, dhe ca ‚‘‘ liderë ‚‘‘ të dalë (si këpurdhat pasë shiut) nga malet e pasë luftës së Kosovës.

 

8.Parlamenti duhet të bëjë më shumë konsultime, analiza për ti zgjedhur në vende kyqe më të aftit dhe më të dëshmuarit.

 

9. Rruga drejtë Parlamentit të Kosovës nuk është e shtruar me lule,por ajo është një rrugë e thepisur ne të cilën do të ecni ju, e pas jush populli.

 

11.Para se të merrni vendime të rëndësishme kombëtare mendoni për martirët që ranë për çlirimin e Kosovës gjatë shekujve, për Komandantin legjendar  Adem JASHARI me familje e shokë, mendoni për gjeniun e kombit, kryetarin e LDK-ës dhe kryetarin e Kosovës z.  Dr.Ibrahim Rugova. Mendoni për Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, z.Ahmet Krasniqi, për gazetarin, analistin, poetin dhe këshilltarin e Dr. Ibrahim Rugovës , z. Xhemajl Mustafa, kolonelin e madh strategun e artit luftarak z.Tahir Zemaj, e shumë e shumë tjerë, mendoni për të burgosurit, të persekutuarit, të vrarët, mendoni për ushtarët e UÇK-ës, por mos harroni edhe për të pagjeturit dhe pengjet e luftës në burgjet serbe.

 

12.Populli i Kosovës bëri atë çka duhej ta bënte ndoshta…,edhe më parë për lirinë dhe ardhmërinë e të gjithëve që jetojnë në tokën DARDANE.

Sot populli nuk flet, ai heshtë sepse mjaft ka folur e luftuar ballë për ballë me shkaun. Ai sot po ju shikon  me shumë maturi se si po punoni, sa jeni të vendosur në realizimin e kërkesave të popullit (të cilat janë edhe të juajat).

 

13.POpulli  me vëmendje të madhe i dëgjoi dhe i regjistroi në memorien e tij, propozimet e juaja gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit, ai lëvizte nga një tubim në tjetërin, ai lexonte shtypin ditor, dëgjonte radion dhe televizionin, në mbrëmje u bënte analiza propozimeve të juaja dhe në fund u përcaktua që votën e tij t’ia jep më të mirit, më të aftit. Disa po thonë gaboi…, populli.., unë po ju them hapur, se populli kurrë nuk gabon, populli është univerzitet, është gjykatësi më i mirë i çdo gjëje.

 

14.Parlamenti i Kosovës nuk është fitore e PDK-ës.., siq po thonë disa, por ai është një fitore e popullit të Kosovës, është një fitore e demokracisë, urtësisë, tolerancës, është fitore e sakrificës shumëvjeqare të popullit tonë.

 

15.Lirinë nuk e solli Amerika, e asë NATO, por ate e solli gjaku i derdhur i bijve dhe bijave më të mirë të popullit shqiptarë. Ne Parlament dhe institucionet tona ka individë që ngjarjet-demostratat e vitit 1981 i quanin“NACIONALISTE“; ndersa ne studentëve na quanin “IRREDENTISTË“. Populli i Kosovës dhe ne mërgimtarët me vëmendje të madhe po e përcjellim punën e Parlamentit të Kosovës, punën e Qeverisë dhe të të gjitha Institucioneve të Kosovës. Parlamentarë të nderuarë ju bëjmë apel që ti koncentroni të gjitha forcat tuaja mendore fizike e intelektuale në jetësimin dhe zbatimin e metodave demokratike, sepse vetëm duke i realizuar ato ne ecim drejtë realizimit të amanetit të martirëve të rënë. Sot populli po heshtë. Eshtë rritur deri në skajshmëri, korrupcioni, familjarizmi, karierizmi, bajraktarizm.., e shumë dukuri tjera negative siq është, papunësia, varfëria, skamja. Populli di të presë , ai di ti respektoj Institucionet e veta, por një ditë kur ai ta humb durimin.., me siguri se ju nuk do të keni vend në Parlamentin e Kosovës. Në çdo takim, intervistë, tubim, konferencë shtypi, liderët tanë thonë ; luftë të ashpër po bëjmë ndaj korrupcionit, familjarizmit, karierizmit, bajraktarizmit, etj etj, në anën tjetër shkelin ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës ( Siq ndodhi me Fatmir Sejdiun). Po kërkojnë demokraci, me te dy këmbët po i shkelin normat demokratike. Gjatë mbledhjve të Parrlamentit të Kosovës, deputetët i bëjnë pyetje kryeministrit të Qeverisë së KOsovës, ai në vend se tu përgjigjet ne pyetjet e tyre , qeshet ne mënyrë cinike dhe lozë me stilograf ne duarë sikur të ishte fëmijë. Në vend se ti informon deputetët për krizën ne të cilën ndodhet Qeveria, ai fletë për suksese ? !

 

16.Mërgimtarët të cilët nuk kursyen asgjë për pavarësin dhe çlirimin e Kosovës sot si duket janë lënë pasë dore dhe nuk respektohen e nderohen nga Institucionet e Kosovës.Kudo që të shkoshë për të nxjerrë dokumente të nevojshme njeriu hasë në korupcion, familjarizëm, mosefikasitet, gënjeshtra, e çka jo tjetër. Akoma nuk është stabilizuar gjendja me energji elektrike, me ujë, komunikcioni akoma i stërmbushur me automjete, akset rrugore të shkatrrura, fakultetet e spitalet me prof, e mjekë të korruptuarë. Ku janë organet policore të Kosovës, ku para syve të tyre vidhet-droga, blehet e shitet ajo. Sa lartë është ngritur prostitucioni, narkomania ,e s‘qan kokën kushë për këtë problemë? Sa stimulohen profesorët e Univerzitetit…, ç’farë paga kanë ata ? , në ç‘ farë gjendje të varfërisë jetojnë ata ? Sa euro duhet paguar ( dhe sa duhet pritur) mërgimtari për ta nxjerrë pasaportën ?     Delegatë të  Parlamentit të Kosovës këto janë disa këshilla dhe shqetësime të popullit të Kosovës dhe mërgimtarëve tanë. Mbetëm në shpresë se këtë letër do ta lexojnë ndonjëri nga deputetët e Parlamentit të Kosovës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora