E premte, 29.03.2024, 10:39 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (II)

E hene, 01.11.2010, 09:58 PM


SHQIPTARET USHTARË TË APJ-SË NË ZAGREB, PERSEKUTIMET DHE TERRORI NDAJ TYNE GJATË VITEVE 1981 - 1982

 

II

 

Nga Selim Hasanaj

 

Fjalimi që na mbajti Komandanti i kasermes Koloneli Rade Llukaq, nuk ishte fare fjalim, fjalim që zakonisht mbahet para mases të panjoftueme të ciles i spjegohen gjanat. Ai ishte nji fjalim kerrcnues, nençmues dhe poshtrues. Pran këti duke aprovue me kokë qendronte me duert mas shpine Togeri Jokanoviq. Pranë meje verejta se nji ushtarë zeshkan, me hundë shqiponje ofshante dhe ndegjova se shau në heshtje në gjuhen shqipe ato bisha njerzish. Nuk bëzana. Prita që ketë njeri ta njoftojë pasi të perfundon ky cirkus.

Togeri Jokanoviq më shiqonte me neveri dhe edhe unë ja ngula sytë per ti dhanë shenjë se nuk do i frigohem as nenshtrohem.

Ma në fund na u dhanë dhetë minuta pausë. Unë pasi shiqova se ku janë Dalipi, Skenderi, Shefketi , ai preshevari tjeter (që tani nuk më kujtohet emni) dhe kur u sigurova se i dallova ngadal ju afrova ati zeshkanit dhe i fola shqip. Tungjatjeta, unë jamë Selim Hasanaj,nga Istogu, kush jeni juve dhe nga jeni. Unë jamë Adem Zekaj, jamë nga fshati Lëbushë e Deqanit, por jetojë në Junik ma këthej ai burr dhe njikohësishtë ma zgjati pakon me cigare.

E ndeza cigaren dhe i thash se në fshatin e ti kamë disa tezak , kur i tregova se cilet, ai më kapi per qafe. Janë kusherinjet e mi ata më tha. Filluem të flisnim kur papritmas ndegjova; hajde zbor... brzhe, berzhe, u stroj po dva. ( Hajde tani tubohuni, shpejt, shpejt, në rresht per dy...). Ademi shau prap derisa shukte cigaren e posandezun. Shamjen e ti e ndegjojë togeri Jokanoviq. Shta ti to psujesh mangupe jedan i tha dhe me hapa të shpejt ju drejtue Ademit duke i ardh drejt para ftyre. (Çka po shanë ti o mangup) Ademi pa i ba syni ferrk lëshojë nji buzqeshje ironike dhe i tha; psujem boga shto me rodio pa da sad dollazim ovde.( shajë Zotin pse me¨lindi që tash të jem edhe këtu). Jokanoviqi dridhej nga inati. Do mësoni juve se çka asht komanda e APJ-së , do ju bajë të urtë si qingja sa edhe nese dikush do ju shkerdhej nuk do bëzani. Ku keni ndegjue e mësue juve të shani derisa jeni në rresht ushtarak. Adem Zekaj e nderpreu. Shoku toger, neve shqiptaret kemi kulturë dhe nuk kemi sha kurr, shamjet i mesova nga juve që mbramë kur erdha, dhe tani e tutje perderisa do jem me uniformen SMB do shajë. Këtë kulturë juve na predikuet që nga dita e djeshme. Mbretnoi qetsi varri, togeri Jokanoviq deshi të thotë diçka por nderhyni koloneli Llukaq. Mirë, mir shoku toger, janë ushtar të ri dhe nuk i dinë rregullat, do i mësojnë ma vonë, hajdeni tash ma sillni listen. Nji ushtar i solli nji listë dhe nga ajo listë koloneli Rade Llukaq fillojë të lexojë.  Ata emna që do i lexojë tani të dalin në anen e majtë timen këtu dhe tregojë me dorë hapsinen. Lexojë gjysmen e të pranishmve. Pash se ai lexojë emnat e Dalipit, Skenderit, Shefketit dhe ati tjetrit. Juve do jeni njisia e kuzhinjerve. Pra juve do e mësoni zanatin e gjellbamjes.

Juve që jeni mbet aty jeni njisia e bukpjeksve dhe edhe juve do e mësoni atë zanat. Koha që juve duhet ti mësoni këto zeje asht nji muej e gjysem, juve do qendroni këtu gjithsejtë tre muej, por veq zanatit juve do mësoni edhe profesionet e tjera të armates, pastaj do mbani roje, do keni alarme , do keni ligjerata marksiste etj, etj.

Tash para se me e marr komanden togeri Jokanoviq, a ka dikush ndonji pyetje? Askush nuk bëzani. Mirë, toger Jokanoviq, fjalen e ke ti tash e tutje me këta ushtar. Gaditu u ndegjue komanda e togerit Jokanoviq. Pershendeti Kolonelin dhe ai u largue ndersa Jokanoviqi na tha se tani do shkojmë neper depo per tu pajisë me uniforma dhe gjanat e mjete e tjera ushtarake të nevojshme. Më dukej qesharake komanda ushtarake me njerz në rroba civile.

Pasi u pajisem me të gjitha, na derguen te frizeri. Ishin tre ushtar që pritnin me makina të rojes per ti qeth 200 veta. Dihej se çfar qethje do jetë ajo. Unë nuk e kisha kompleks atë punë por kishte të tjerë që donin ti qethin mirë normal e jo me shlem. Kështu thojshin per qethjen ushtarake që sipas gojdhanes per ta denue ushtarin e kishin pas dergue te frizeri dhe ai i kishte qit helmeten në kokë dhe e kishte qeth në zerro per rreth saj. Kur i kishin hjek helmeten qethja ishte e shemtueme.

Tash ishim të lirë dhe unë ju afrova Adem Zekajt. Bisedë pas bisede dhe mora vesh se ai ishte dajë i vjehrrit tim. Ai nifte komplet familjen e bashkshortes time dhe më tha se më paska dhanderr.

Pasi na qethen, Ademi edhe aty bani pak poterë sepse ai kishte flokë të bukura të zeza korb dhe donte ta qethnin normal. Na derguen në banjo per të ba tush e tek pastaj per tu vesh me uniforma ushtarake. Çka të shofim! Ishte nji dhomë e madhe dhe në tavanin e saj ishin të kacavaruna disa tusha. Hajde zdeshuni shpejt fillojë të zgervallet togeri Jokanoviq. Fillojë zdeshja, njerzit janë sikur shtaza në disa raste. I nenshtrohen kerkesave të tjerve pa kundershtim, nuk hezitojnë të jenë të komanduem, e të neperkambun. Unë qendrova pa levizë. Kur të gjithë u zdeshen dhe u futen mbrenda asaj dhome togeri Jokanoviq pau se unë nuk jamë zdesh dhe se qendrojë te dera. Çka dreqin po pret , a mos po don met lutë? Zdeshu shpejtë dhe futu nen tush. Jo i thash, unë këso shtazarakhone nuk kamë pa, unë nuk zdeshem para të tjerve, para njerzve që kurr nuk i kamë pa, nuk jamë njeri i paftyrë unë, çfarë ushtrie qenka kjo, ushtri e homoseksualve që detyrojnë të jeret të zdishen per tu kënaq epshet e veta tue shique prapanica të djemve të ri. Turp, turp i botes. Per qudi Jokanoviqi nuk u nevrikos, ai si duket më dha të drejtë ashtu heshtazi. Mirë mirë më tha. Ama ti duhet të pastrohesh. Ke udhtue nga Kosova ka tri kater ditë që nuk ke ba tush, asht me randësi kjo per shendetin tand. Ashtu asht ja këtheva, por pse të lahemi si robë lufte në Aushvic. Pse nuk ban të lahemi nji e nga nji pa prezencen e të tjerve? Nuk banë, kështu janë rregullat e ushtrisë. Unë shoku toger me gjithë respektin per ushtrinë dhe ligjet ushtarake këtë nuk mujë e bajë. Unë do shkojë në qytet dhe do pastrohem atje në banjon publike të qytetit. Ngula kambë dhe per qudi e binda sa ai më dha tri orë të lira per të shkue e per tu pastrue në qytet.

Ky rast u ba temë thash e thenash mes ushtarve pastaj. Adem Zekaj më tha se mirë ja pata ba që me aq kambngullje kerkova të respektohem si njeri e jo të trajtohem si shtazë.

Pasi kisha vesh uniformen u afrova te nji pasqyrë dhe perqudi nuk e njofta veten time. Desh mora infarkt në zemer. Dukesha po sikur ata partizanet që i kisha pa në filma e per të cilet baba më kishte tregue se si ata kanë ba masakrra ne Drenicë dhe gjithandej nëper trojet shqiptare. I dhash vetes besen se do bajë çmos që per asnji çmim kurr mos ti kryej detyrat ashtu si obligonte rregullorja e punes ushtarake që ata i thoshin PRAVILLA SLUZHBE. Jo per tu lavdue sot pas sa e sa kohesh, por unë derisa isha aty në Bihaq per ata tre muej ditë kursi ushtrues apo sikur i thoshin ata OBUKA arrita që mos të kryej asnji nga detyrat as obligimet. Ankoheshea se më dhemb kamba, më derguen në spitalin e qytetit, aty konstatuen lendimin që kisha , pastaj më derguen në Zagreb në spitalin e mirnjohun SHALLATO dhe ata poashtu thanë se e mira do ishte që unë të lirohem nga sherbimi i tutjeshem. Mirpo togeri Jokanoviq doli me qendrimin e ti të prem. Derisa ai ka komandon në njisinë ushtarake që unë isha dhe derisa të më perfundojë koha tremujore unë nuk do lirohesha. Pastaj ai do më dergonte në nji qytet dhe kasermë tjeter e pastaj atje do vendosej fati im. Ai nguli kambë në të tijen ndersa unë qaloja tanë diten dhe nuk kryeja asnji sherbim. Mi hoqen lidhsat e këpucve, më vendosen në stacionarin shendetsorë. Aty per fat kishte libra të shumtë dhe unë kaloja diten tue lexue. Aty edhe mesova pothuej permendesh rregulloren e punes dhe të drejtat e obligimet e ushtarve.

Kjo vazhdojë deri në diten që u banë tre muej dhe më njoftuen se do më dergojnë në Zagreb per shkak se atje do më dergojnë në spital dhe do sherojnë kamben time.

Kater ditë pa i nis per në Zagreb në kasermen tonë ndodhi nji alarm i pergjithshem. Edhe unë sado që isha në stacionar u detyrova të dal në vendin e caktuem që mbaj mend se ishte pran nji lisi të madhë që kujtojë se ishte nji rrap qindravjeqar. Aty ishte edhe nji ushtar tjeter i cili më tha se ishte slloven. Derisa unë dhe ai qendronim dhe dridheshim nga të ftoftit, papritmas ndegjuem së pari nji krisem pushke, pastaj pasoj nji rafall i automatikut. Pash se nga ana lindore e vendit ku qendroja shkoj nji flakë e kuqe kah qielli. Kaluen disa minuta, ma së shumti 10-15 kur u dha alarmi per tu këthye në kasermë. Erdhem unë dhe ai slloveni i cili kur pa se unë flasë sllovenishten u tregue i njerzishem dhe me kapi per krahu e më ndihmojë të eci duke qalue neper atë borë të madhe.

Erdha në stacionar. Aty pash dy makina të ambullances dhe te dera nji ushtar i vjeter nuk më lejojë të futem në dhomen ku kisha ba tanë motin. Jo më tha duhet të shkosh në çetën tande. Ka ndodhë nji fatkeqësi dhe stacionari asht i zanun sonte. Nuk kisha çka bajë, shkova atje dhe kujdestari ma gjeti nji krevat ku fjeta atë natë. Të nesermen na zgjuen me zanin e trompetes si zakonisht dhe me po të njejten procedurë. Mirpo në derë të dhomes na erdhi nji oficer i ultë më duket flamurtar ishte dhe na tha se pasi të pastrohemi duhet menjiherë të tubohemi në pistë ku do na informon komandanti i kasermes koloneli Rade Llukaq per nji rast.

Gjithçka u krye shpejtë, minutat iken dhe neve u gjetem të rreshtuem në pistë. Shifej nji tension tek të gjithë, togeri Jokanoviq erdh i zymt dhe i heshtun. Kur pa kolonelin tek vjen na dha komanden gaditu dhe na urdhnojë ta pershendesim kolonelin. Koloneli Rade Llukaq mori fjalen; të dashtun ushtar, me keqardhje duhet të ju lajmrojë se mbramë ka ndodhur nji fatkeqësi, nji shoku i jue  ka vra  me pahiri ushtarin Kovaqeviq Dragan. Pasi ka pa se shoku i mbeti i pa jetë ushtari në fjalë bani vetvrasje. Ky ushtar asht i perkatësisë së pakices kombtare shqiptare. Pra kemi dy ushtar të vramë. Unë dhe Adem Zekaj shiquem njani tjetrin. Po të na kishte pre dikush me thikë nuk do na delti nji pikë gjak. Kuptuem se qenka ba nji lojë e tmerrshme.

Koloneli pastaj foli per disa minuta tue lavdue të dy ushtaret që kishin humb jeten por mue më bani pershtypjen nji fakt. Ai nuk e tha emnin e ushtarit shqiptarë. Ata ushtaret e ri që kishin ardhë së bashku me mue ishin të gjithë. Cili paska qenë ai ushtarë shqiptarë që neve nuk e paskemi njoftë?! Pas dy ditve nga nji ushtar (boshnjak me kombësi) mesova se paska pas qenë nji ushtar i vjeter i cili paska pas edhe nji javë per ta krye sherbimin dhe me shkue te familja e vetë. Ushtari që më tregojë ishte nji ushtarë i vjeter që punonte në kuzhinë. Nuk ja dinte emnin as nga cili qytet ishte nga Kosova. Por dinte se ate e kishin pas  mundue pergjat tanë kohes së sherbimit dhe ai nuk ishte shoqnue me askend. Kishte qen tip vetjak. Mirpo ishte edhe nji qudi tjeter. As ky ushtari që më foli per shqiptarin e vramë e as askush nuk e njifke viktimen tjeter Kovaqeviq Draganin.

Unë sot nga ajo largësi kohore nuk di saktësishtë cila ishte data e këti rasti mirpo mund ta bajë nji llogari. Sherbimi im pat fillue me 06 janar 1981. Kursi ushtarak do zgjaste tre muej, pra 90 ditë që do thotë se ka qenë diku perafersisht fillimi i prillit të vitit 1981. Në kasermen 7 Korriku në Bihaq të Bosnes u vra nji ushtar shqiptarë identitetin e të cilit askush nga neve ushtarve të ri që ishim në atë kasermë nuk e ditem as nuk arritem ta mësojmë kurr.

 

Vijon

 

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg: 01.11.2010



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora