E marte, 16.04.2024, 06:54 PM (GMT+1)

Mendime

Isa Mulaj: Përgjigje etiketimeve të pabaza të ambasadës së SHBA-ve rreth privatizimit të PTK-së

E hene, 01.11.2010, 10:58 PM


Përgjigje etiketimeve të pabaza të ambasadës së SHBA-ve rreth privatizimit të PTK-së

 

Nga Isa Mulaj

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë duket sikur e ka intensifikuar retorikën e saj zyrtare kundër atyre që nuk shprehin pajtim me mënyrën se si po trajtohet çështja e privatizimit të PTK-së. Dhuna verbale shpesh përcillet me atë reale. Kjo është vërtetuar edhe nga realiteti me rastin e përndjekjes së çifutëve në emër të judeo-bolshevizmit që e kishte nisur Hitleri së pari si retorikë në librin e tij Mein Kampf (Lufta Ime), te Millosheviqi kundër shqiptarëve në shumë fjalime të tij, një prej atyre rasteve edhe kur ishte takuar me gjeneralin Wesley Clark në Beograd të cilit i ka thënë se do t’i shtyp shqiptarët siç kanë bërë çetnikët në Drenicë gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB), e shumë raste tjera.

 

Kohëve të fundit kjo ambasadë ka dalë me qëndrimin zyrtar rreth privatizimit të PTK-së duke i etiketuar të gjithë ata që kundërshtojnë kriminalizimin e hapur të kësaj ndërmarrje publike si “komunist, nostalgjik jugosllavë, ithtarë të ideologjisë së luftës së ftohtë, revolucionarë judeo-bolshevik” dhe ofendime tjera. Në çdo shtet normal etiketimet e tilla nga një ambasadë e huaj kundër qytetarëve të zakonshëm do të rezultonin në thirrjen e ambasadorit nga autoritetet e shtetit mikpritës, ose dërgimin e një note proteste ministrisë së punëve të jashtme të atij shteti. Ju e dini se çka do të ndodhte, por në rastin tonë do të thoshit se më mirë është të kemi një ambasadë të huaj në pushtet (çka juridikisht është ilegale) se këta cubat tonë mercenarë. Po, po, ashtu është. Më mirë të jetë mbi cubat e Kosovës që punojnë për llogari të Serbisë një ambasadë e huaj, se këta të jenë krejt të pavarur, sepse pasojat për ne do të ishin edhe më të mëdha.

 

E shohim të arsyeshme t’ia bëjmë më dije opinionit se etiketimet e tilla pa kurrfarë baze si “komunist, stalinist, judeo-bolshevik” më së paku i kanë hije një ambasade sikur kësaj të SHBA-ve. Ndaj këtij paragjykimi të tillë pak a shumë racist të ambasadës së SHBA-ve, kam vërejtur një reagim të Avni Zogianit në Kohën Ditore të datës 27 tetor 2010, me titullin “Ne jugosllavët”. Ani pse z. Zogiani, unë, dhe shqiptarët nuk jemi jugosllavë, një etiketim të tillë në asnjë mënyrë dhe rrethanë nuk do të duhej ta përdorte ambasada e SHBA-ve në Prishtinë. E vërteta rreth asaj pse kjo ambasadë i quan mbi 1 milionë shqiptarë (sepse po kaq njerëz, nëse jo më shumë, e kundërshtojnë kriminalizimin e PTK-së) si “komunist, stalinist, nostalgjik jugosllav”, qëndron në faktin se pikërisht kjo ambasadë duket se është shitur te jugosllavët, më konkretisht te grupet serbe që kanë marrë përsipër ta zbatojnë komplotin e “Kristallnacht-in” (uljen e qëllimshme të vlerës) kundër PTK-së nën maskën e privatizimit, me qëllim që t’a zhveshin ilegalisht Kosovën nga prona e saj legjitime. Ja si qëndrojnë faktet e këtij komploti kundër PTK-së ku është e përfshirë kjo ambasadë dhe grupet e errëta serbe të cilat i ka bërë publike Rrokum TV nga një autor anonim (po pse anonim o autor i nderuar!?):

 

“Kompania Telco AG përgjigjet shkurt: Pyetni Ambasadën Amerikane!

 

Në pyetje të tilla apo të ngjashme Telco AG dhe Ambasada Amerikane kanë përgjigje shkurt: Janë pyetje tendencioze dhe e dëmtojnë procesin e privatizimit të PTK-së!

 

Hetimet për projektin e Privatizimit të PTK-së janë zhvilluar përafersisht 1 vit gjatë së cilës kohë janë marrë prononcime zyrtare nga Telco AG, nga Ambasada Amerikane dhe nga Ministria e Financave, Gjykatat etj.. Është konfirmuar se me datën 09.09.2009 Ambasadori Christopher Dell ka mbajtur takim me përfaqësuesin e kompanisë Telco AG!

 

Tatjana Trzi? është e martuar me Stefan Kucher. Zyrtarisht Tatjana përdor mbiemrin e martesës “Kucher”, derisa edhe pasaporta e saj është me mbiemrin “Trzi?”. Ka punuar si Drejtoreshe ne Raiffeisen Invetsment per Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe Kroaci dhe ka kontakte të afërta me familjarë të Liridon Mavriqit (këshilltar politik i ministrit  Ahmet Shala) por që pa ”bekimin” e tij procesi i privatizimit nuk lëvizë. Ai e kontrollon për Ministrin tërë procesin e privatizimit.

 

Telco ka paguar 105,000 USD për lobim në Ambasadën Amerikane në Kosovë

 

Siç edhe është dëshmuar se Tatjana Trzi? është bashkëpunëtore e një komploti të organizuar dhe misionare e interesave Serbomëdha ajo ka organizuar dhe koordinuar përmes lidhjeve të tyre me Ministrin Shala që anulimi të përsëritet dhe kontrata ti jepet ASP Consulting.”

 

Nëse ambasada e SHBA-ve është e brengosur se këta cubat tonë bashkëpunojnë shumë me grupet e errëta serbe rreth fatit të PTK-së, atëherë këtë brengë mund ta heq shumë lehtë duke i denoncuar dhe u distancuar nga të dyja palët. Por mua nuk po më duket se ambasada nuk e ka këtë brengë fare. Përkundrazi, në opinion aty-këtu është krijuar bindja nëpërmjet teorive konspirative se ndërhyrja e kësaj ambasade në privatizimin e PTK-së ishte e mirëseardhur për gjoja nxjerrjen e kësaj ndërmarrje publike nga tandemi i hajdutëve shqiptarë dhe serbë. Mirëpo, faktet flasin krejtësisht ndryshe. Ambasada e SHBA-ve përkrah fshehurazi këtë grup mafiozësh për një grusht para çka nuk i ka hije kësaj ambasade, dhe publikisht i shpikë komunistët duke menduar se po e pengojnë biznesin e jashtëligjshëm të mafiozëve shqiptarë dhe serbë.

 

Meqenëse jam njëri nga ata prej më së paku 1 milionë shqiptarëve të Kosovës që e kundërshtojnë “Kristallnacht-in” kundër PTK-së si “metodë e privatizimit sekret”, më duhet edhe mua të reagoj ndaj etiketimeve të papërgjegjshme të ambasadës së SHBA-ve, sepse me gjasë, edhe unë si Avni Zogiani qenkam në listën e saj si revolucionar judeo-bolshevik dhe ndoshta edhe në regjistër për kampe të përqendrimit (në bazë të asaj se dhuna verbale mund të sjellë dhunën reale). E them këtë ngase nuk besoj që ambasada e SHBA-ve të jetë aq e papërgjegjshme zyrtarisht dhe të mos e ketë seriozisht me “komunistët, nostalgjikët jugosllavë, dhe judeo-bolshevikët” shqiptarë në Kosovë. Ndoshta kjo ambasadë dhe ambasadori i saj, por edhe ju që po e lexoni këtë përgjigje, e mbani mend njoftimin tim të para disa muajve si vijon: “Ambasadori ‘strategjik’ do me ra copa duke na shurdhuar ditë e natë në të dy veshët anë përtej për domosdoshmërinë e heqjes qafe të PTK-së nga pronësia publike si gjoja një kancer i shoqërisë kosovare. Faljani ju lutem sa më shpejt se do me na qit fare njeri kur edhe ekzistencën e kësaj ndërmarrje në pronësinë e tanishme e sheh si tragjedi për neve dhe Kosovën.” Fatkeqësisht, hipokrizia krejt absurde e ambasadës së SHBA-ve është kur nuk e do PTK-në për amerikanët por për mafiozët serbë. Kjo ambasadë duhet ta mbaj mend se unë kam propozuar t’ia falim PTK-në kësaj, por me kusht që ta mbajë për vete. Jo t’ua falë të tjerëve, e më së paku mafiozëve serbë. 

 

Pse po u dashka të etiketohemi ne si komunistë nga amerikanët selektiv në Kosovë, aq më tepër unë kur nuk kam qenë pjesë e atij sistemi me përjashtim vetëm si nxënës normal i shkollës fillore si çdo kush tjetër në atë kohë? Apo ndoshta kjo ambasadë mendon në ndonjë prejardhje time komuniste? Nëse kështu, e ka gabim. Ne kemi qenë në anën e Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB) dhe i kemi luftuar si partizano-çetnikët ashtu edhe demokrato-çetnikët, sepse ishte luftë kundër atyre që sot e kanë angazhuar ambasadën e SHBA-ve për të shpifur “komunistët dhe judeo-bolshevikët” shqiptarë në Kosovë shkaku i kundërshtimeve ndaj “Kristallnacht-it” të PTK-së. Një luftëtar i njohur nga familja jonë është ekzekutuar nga partizano-çetnikët në Skënderaj pas mesnatës së 7 janarit ose mëngjesin e 8 janarit të vitit 1945, vetë i nënti, pas së cilës fillon ofensiva e madhe partizano-çetnike në Drenicë dhe kthimi i Shaban Polluzhës nga rruga për në frontin e Sremit, ose ajo që Millosheviqi ia kishte përmendur gjeneralit Clark se do të përsëritet.

 

Tjetër lidhje me komunistët, aq më pak me ata të Serbisë, nuk po mund të gjejë. Gjatë LDB një numër i të përndjekurve nga Serbia e Millan Nediqit apo edhe shtetet tjera, ka kaluar nëpër fshatin tonë dhe ka vazhduar kah Deçani diku kah kufiri me Shqipërinë. Sipas disa pleqve të Istogut, ata ishin cincarë dhe çerkezë. Me gjasë mund të kenë qenë çifutë që nuk kanë guxuar të deklarohen si të tillë, të cilët pas një qëndrimi të përkohshëm në Deçan kanë kaluar në Shqipëri. Nuk kanë qenë “revolucionarë komunist ose judeo-bolshevik”, por refugjatë dhe popullsi civile e përndjekur. Kaq sa i përket nostalgjisë sime për komunizmin, stalinizmin, judeo-bolshevizmin dhe termat e ngjashëm të shpifur nga ambasada e SHBA-ve në Prishtinë për llogari të biznesit mafioz serbo-çetnik tek i cili kjo ambasadë e paska shitur bythën për të na etiketuar neve.

 

Derisa ambasada shpif komunistët, ambasadori i saj del në media nga zyra e një UDB-ashi, që do të thotë edhe më i zi se vetë termi “nostalgjik jugosllav, komunist, judeo-bolshevik” dhe na transmeton domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit, por jo edhe ndaj atyre UDB-ashëve që ky i mbron dhe mbështet. Kush është më nostalgjik jugosllav dhe serbo-komunist? Ata që kundërshtojnë “Krtistallnacht-in” e PTK-së, apo ky ambasador që mbron komunistët me pësojë dhe UDB-ash?

 

Nëse një organizatë publike duhet privatizuar shkaku se aty paska korrupsion, atëherë së pari ishte dashur ta privatizojmë ambasadën e SHBA-ve dhe USAID-in. Madje këto nuk janë as organizata publike, por shtetërore, që do të thotë tipike komuniste. Nga kjo rrjedh se ambasada e SHBA-ve është komunist praktik dhe faktik ose nacional-komunist, prandaj nuk ka se kujt t’i bëje përshtypje etiketimi i saj për të tjerët si nostalgjik të komunizmit. A më shumë u besoni asaj se si duan t’iu etiketojnë njerëzit, apo asaj se si vetë ata njerëz janë zyrtarisht, praktikisht, dhe faktikisht?

 

Kësaj ambasade i bëjmë thirrje publike ta detyrojë organizatën e vetë komuniste USAID të na kthejë pronën private. Pronën private e merr për vete në pronësi shtetërore vetëm komunizmi. USAID-i është organizatë shtetërore. Ne jemi privat. Nëse kjo ambasadë do debat konstruktiv rreth privatizimit të PTK-së, le të flas me argumente, e jo të bëhet cinike duke etiketuar me fjali të thjeshta e të shpifura “ti je komunist, nostalgjik jugosllav, ithtarë i luftës së ftohtë, judeo-bolshevik”, ndërsa për vete “këshilltarët tanë strategjik, dhe Il-2 shturmovik!” Dreqi mos mbet pa e hangër, po a nuk bënë të jeni pak më konkret dhe të arsyeshëm në koncepte rreth temës ose analizave të dikujt por merreni me etiketime shkurt e shqip?!

 

Nuk e kemi dashur këtë “çlirim” për të na konfiskuar pronën publike (nëpërmjet serbëve me komplotin e tipit “Kristallnacht” kundër PTK-së) dhe private, dhe të na etiketoni si komunistë ose revolucionarë judeo-bolshevik. Ky fakt besoj ua mbyll gojën të gjithë atyre amerikanëve dhe shqiptarëve, duke i përfshirë edhe ata që ende s’kanë lindur, për retorikën e tyre stërbajate dhe të pakripë sipas së cilës: “Ne u çliruam dhe bëjmë me juve si të duam”. Të veproni si të doni ndaj nesh! A nuk është kjo forma e okupimit, apo çfarë çlirimi është kur ju i nxirrni punë vetes të bëni ç’të doni me neve?

 

Faleminderit për mirëkuptim (dhe etiketim!), dhe duke pritur përgjigjen tuaj!

 

Isa Mulaj



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora