E merkure, 07.12.2022, 11:51 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Beqir Sina: DioGuardi vizitoi Shtabin elektoral Fitoria në Binghamton

E diele, 31.10.2010, 03:07 PM


DioGuardi vizitoi Shtabin elektoral Fitoria në Binghamton

 

Nga Beqir Sina

 

NJU JORK - Joe DioGuardi, kandidati nga Partia Konservatore dhe Republikane për në Senatin , SHBA, nisi në fillim të kësaj jave sipas stilit amerikan, turin e tij elektoral me autobus duke bërë fushatë me moton " Guard the American Dream Tour to Arrive- Shikoni se Êndrra Amerikane po arrinë!". Dje fushata e tij me autobusin elektoral "i veshur i gjithë blu, dhe i zbukuruar me simblolet partiake dhe ato kombëtare amerikane, me petkun e fitores" u përqëndrua në veri të Nju Jorkut, rreth 300 mile larg qytetit në kryeqytetin e shtetit në Albany, dhe qytetet Bufallo, Syracuse dhe Binghamton.

 

- Joe DioGuardi, kandidati për Senatin e SHBA, vetëm katër ditë nga dita e votimeve, vizitoi dje edhe Shtabin elektoral Fitorja - në Binghamton, New York, ku është edhe baza e partisë Çaj - Tee Party duke i inkurajuar vullnetarët lokalë, për të ndihmuar zgjedhësit në çdo zonë, për të marrë sa më shumë vota nga zgjedhjet e 2 nëntorit.

 

Kjo fushatë dhe ky takim që u ndoq edhe nga gazeta jonë tregojë entusiasmin që po e karakterizon fushtën e DioGuardit këto ditë të fundit të fushatës. Fushata u zhvillua në ditët e fundit të Fushatës së Zgjedhjeve" kur, ajo tashmë ka arritur majën e sajë, vetëm katër ditë nga votimeve.

 

Duke folur përpara një audience me studentët gjatë një qëndrimi të shkurtër në mejdiset e njërit prej universiteteve më të mëdha në SHBA. dhe më prestigjozët këtu - universitetin SUNY Binghamton University - State University of New York, DioGuardi, tha se "Ka shumë individë në të gjithë këtë botë, që u janë mohuar ose nuk u është dhënë as edhe një mundësi për të diktuar të ardhmen e vendit të tyre, për të vendosur se kush legjislativ vendin e tyre, që ata të kenë një rol të ngushtë, e të përcaktuar që do të drejtojë vendin. Ne duhet të përfitojmë nga kjo mundësi, pra, nga ju studentët që mbaroni këto shkolla kaq të larta dhe prestigjoze" u tha ai studentëve.

 

"Ky nëntor, theksojë DioGuardi, është koha për të ushtruar të drejtën tuaj për të luftuar kundër një qeverie që po shpenzon para, që ne nuk i kemi, një qeveri që është e akumuluar me një sasi masive të borxhit, një qeveri që është e falimentuar, një qeveri që tregohet e shumë e afërt me Moskën, e Pekinin komunist dhe rrezikon ëndrrën amerikane të principeve, vlerave dhe idealeve. " tha DioGuardi ndërsa u pritë nga thirrjet entusiaste të studenteve " Go Joe Go- DioGuardi for U.S Senate !"e tjera.

 

Media e këtyre rretheve shkruante sot se Joseph DioGuardi është autori i librit "Kongresi i papërgjegjshëm: Ajo nuk Shtohet më" dhe është i njohur si Kontabilisti i Certifikuar Publik. DioGuardi, është një avokat i fortë i përgjegjësisë fiskale dhe përgjegjshmërisë federale, theksojnë disa komnetatorë politikë, në Nju Jork të këtyre mediave.

 

Gjatë gjithë fushatës së tij, vetë DioGuardi vazhdimisht ka theksuar se qeveria po shpenzon para shumë për zgjerimin e sja, në të njëjtën kohë që sipas tij ne nuk kemi aq para, sa shpenzon qeveria, thotë ai. Më tej ai ka thënë vazhdimisht gjatë kësaj fushate se fuqia huamarrjes nga vendet që nuk ndajnë vlerat tona, si për shembull; Kina komuniste, është rritur dhe e bëjnë Kinën në botë, vendin e parë për nga fuqia ekonomike e financiare.

 

Ai theksojë gjatë gjithë fushatës se nëse fiton atëhere ai siguron votuesit e tij se ky do të jetë mesazhi që ai do të çojë në Uashington.

 

Media amerikane çdo ditë flet për të kaluarën e tij . Sipas saj thuhet se DioGuardi, përpara se të bëhej pjesë e Kongresit, ishte një drejtues e një kompanie që po shërbej për 22 vite në llogaritë ndërkombetare të kompanisë Arthur Andersen & Co., në 12 prej të cilave ai punojë si partner.

 

Në vitin 1984, ai u bë anëtari i parë i certefikuar i llogarisë publike që është zgjedhur në Shtëpinë e Përfaqësusve në SHBA. Në ndihmë të të drejtave të njeriut ndërsa punonte në Kongres, DioGuardi udhëhoqi reformën e ashutuquajtur "Për reformën federale financiare".

 

Pasi la kongresin, ai krijoi një fondacoin jofitimprures, "Truth in Government," E Vërteta e Qeverisë dhe publikoj një libër të titulluar "Unaccountable Congress: It doesn’t Add Up," Kongresi i Panumerueshëm: Nuk Shtohet. DioGuardi për momentin shërben në bordin e drejtuesve të disa korporatave private dhe publike Amerikane.

 

Kandidatura Joe Dioguardit për Senatin amerikan i jep shqiptaro-amerikanëve një mundësi të shkëlqyeshme që të sjellin në Capitol Hill një zë të fuqishëm dhe përfaqesues të tyre.

 

Joe DioGuardi po garon si Konservator dhe si Republikan kundër senatorës së emëruar, demokrates Kirsten Gillibrand, për të përfaqësuar shtetin e New York-ut në Senatin e SHBA-ve në Washington, DC. Të gjithë shqiptaro-amerikanët duhet ta mbështesin fuqimisht DioGuardin sepse ai është i mirë për Amerikën e me i mirë për shqiptaro-amerikanët!

 

Prandaj, si shqiptaro-amerikanë, ne e kemi një obligim kombëtar dhe moral që të mbështesim Joe DioGuardin ne garën e tij për Senatin amerikan sepse që nga viti 1985 ai ka shërbyer si mbrojtësi i lirisë dhe sigurisë së popullit shqiptar. Ne Senatin amerikan, DioGuardi do të vazhdojë me pasion që t’i shtojë trashëgimisë së tij të promovimit dhe mbrojtjes së interesave të shqiptareve për liri, demokraci, zhvillim ekonimik, dhe paqe në Ballkan.

 

 

 

 

 

 

 

 




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora