E enjte, 28.03.2024, 10:43 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Pse trembet perandoria komuniste kineze nga nje individ i vetem?

E diele, 31.10.2010, 06:57 PM


Pse trembet perandoria komuniste kineze nga nje individ i vetem?

           

Nga Frank Shkreli

 

Me heret kete muaj, Cmimi Nobel per Paqe iu dha disidentit kinez  dhe ish-profesorit te letersise, Zotit Liu Xiaobo per ate qe Komisioni Nobel i Norvegjise e cilesoi si "lufte e gjate pa dhune per te drejtat themelore te njeriut ne Kine."  Kryetari i Komisionit Nobel, Zoti Thorbjoern Jagland, e cilesoi Zotin Liu si "simbolin me te njohur te aktivisteve kineze te te drejtave te njeriut",  dhe shtoi se  "ishte e natyrshme qe cmimi t'i jepej atij si simbol i deshires se te gjithe shoqerise kineze per me shume demokraci."

 

Dalai Lama, udheheqesi shpirteror i Tibetit e mirepriti dhenjen e cmimit Nobel per Paqe, Zotit Liu duke thene se "ky cmim eshte nje njohje nga ana e komunitetit nderkomebtar, te shume zerave ne rritje e siper ne radhet e popullit kinez per reforma politike, ligjore dhe kushtetuese."

 

Te pakten kur e shikon fotografine e tij, Zoti Liu nuk duket aq i rrezikshem, por ne Kine ai eshte nje element kriminel i rrezikshem qe kercnon ekzistencen e regjimit komunist ne ate vend. Ai eshte akuzuar per subversion ndaj shtetit. Ne te vertete,  Zoti Liu nuk po kerkon nje revolucion me dhune, por eshte "fajtor" vetem e vetem se kerkon nga regjimi komunist qe lirite dhe te drejtat e njohura nga kushtetuta e vendit, te zbatohen.

 

Per pothuaj dy dekada, Zoti Liu  njihej si perkrahes i te drejtave te njeriut  ne Kine. Ai pat marre pjese ne protestat e sheshit Tiananmen te vitit 1989, ne Pekin ku edhe luajti rolin e negociatorit dhe ndermjetsuesit me ushtrine kineze per te liruar protestuesit qe te largoheshin s'andejmi pa u demtuar. Ishte shtypja brutale  e ketyre protestave, qe sipas tij shenoi nje pikekethese dramatike ne jeten e tij 50-vjecare.  Pas daljes nga burgu me 1991 ai vazhdoi te shkruante artikuj ne te cilet bente thirrje per reforma paqesore politike ne vend. Si perfundim, ai u vendos ne arrest-shtepie dhe me vone u dergua ne nje kamp ri-edukimi, nga ku u lirua me 1999.  Mirepo, ne frymen e disidentit te vertete, ai nuk pushon se punuari per idealet e veta dhe ne dhjetor te vitit 2009 me nje kolege te vetin perpilojne dokumentin e quajtur Karta 2008, sipas modelit te Kartes 77 te disidenteve anti-komuniste te Cekosllovakise, ne te cilin disidenti Liu, nder te tjera, ben thirrje per zgjedhje shume partiake dhe per reforme demokratike ne Kine. Ai u arrestua perseri ne vitin 2009 dhe u denua me 11-vjete burg per "nxitje te subversionit kunder shtetit", per rolin e tij ne perpilimin e Kartes 2008 dhe per artikujt ne te cilet bente thirrje per reforma politike.

 

Sipas eksperteve, ekzistojne krahasime te ngjashme midis menyres se si Kina po merret me disidentet e saj -- me menyrat qe ish-Bashkimi Sovjetik dhe shtetet e tjera ish- komuniste te Evropes Lindore trajtonin disidentet e vet ne ate kohe. Sipas Zotit David Kramer i organizates Freedom House "keto sisteme (komunsite) jane regjime me monopol te plote te pushtetit dhe cdo aktivitet disidentesh dhe cdo thirrje per liberalizim i shikojne si kercenime",  ndaj regjimit te kontrolluar nga nga partia komuniste. Zoti Kramer i tha gazetes amerikane USA Today se Kina "nuk hesiton aspak te fuse njerez ne burg, megjithe kundershtimet dhe kritikat nderkombetare, dhe sic duket", thote ai,  "Kina shtyhet te beje nje gje te tille nga nje ndejne pasigurie si edhe nga frika se perpjekjet e Zotit Liu mund te sigurojne perkrahje me te gjere ne popull."  Disidenti Liu mund te jete disidenti me i njohur kinez, por ai nuk eshte i vetmi. Ne raportin e vitit te kaluar te  Departmentit Amerikan te Shtetit, per te Drejtat e Njeriut, thuhet se dhjetera mijera te burgosur politike mbeten ne burgje, e kampe pune te Kines.  Qendrimi i Kines eshte se zbatimi i te drejtave te njeriut matet nga perparimi ekonomik  e jo nga zbatimi i lirive politike. Presidenti Obama, duke reaguar ndaj njoftimit te Cmimit Nobel per Paqe per Zotin Liu, tha se "Kina ka shenuar progres dramatik ne reformat ekonomike...por (rasti Liu)  na kujton se reformat politike ne Kine nuk jane zhvilluar me te njejtin ritem dhe se te drejtat baze te njeriut, per cdo burr, grua e femij duhet patjeter te respektohen."  Zoti Obama i beri gjthashtu thirrje qeverise kineze  qe te liroje Zotin Liu sa me pare.

 

Mirepo, regjimi kinez nuk ka giase ta liroje Zotin Liu, as mijera disidente te tjere te arrestuar per qendrimin e tyre anti-komunist, sepse regjimi kinez  ka parasyshe  nje histori jo shume e larget kur Cmimi Nobel per Paqe iu pat dhene dy disidenteve anti-komuniste ne Evrope, polakut Lech Walesa dhe rusit Andrei Sakharov, te cilet me veprimtarite e tyre disidente te asaj kohe, konsiderohen se kane dhene nje kontribut te rendesishem, mos te themi -- te pa-zevendsueshem -- ne rreximin e komunizmit ne Evropen Lindore dhe ne ish-Bashkimin Sovjetik.  Autoritetet komuniste te Pekinit e burgosen Zotin Liu, mbi te gjitha, per autorsine dhe nenshkrimin e tij te dokumentit Karta 2008, dokument ky qe u frymezua nga Karta 77 e aktivisteve dhe intelektualeve nen regjimin komunist cekosllovak te dikurshem. Ky dokument, sic dihet, ndihmoi ne rreximin e komunizmit ne Cekosllovaki dhe pati ndikime dhe efekte pozitive edhe me gjere ne perandorine sovjetike.

 

Zoti Vaclav Havel, themeluesi i Kartes 77 dhe me vone president i Republikes Ceke demokratike eshte perkrahes i zjarrt i disidentit Liu.   Zoti Havel e perkrah Zotin Liu sepse e di, nga pervoja e tij personale, se nje Kine demokratike do te ishte shume me e preferueshme se Kina e soteme komuniste, si per popullin e saj ashtu edhe per boten mbare. Zoti Havel e di gjithashtu, nga pervoja personale, rolin qe mund te luaj nje individ si disidenti Liu, ne fillimin dhe mbarimin e ndryshimeve epokale te regjimeve, sidomos te regjimeve diktatoriale si ai i Pekinit.  Kejo,  ne te vertete eshte arsyeja se pse perandoria e kuqe kineze  trembet nga idete e Zotit Liu, nga vlerat e tij per demokraci, per te drejtat e njeriut si edhe per dinjitetin e indidvidit -- vlera keto qe jane universale.  Prandaj, jo vetem Shtetet e Bashkuara, por e gjtihe bota e qyteteruar duhet te shqetsohet nga mos perfillja e ketyre vlerave universale nga nje shtet me nje popullsi prej me shume se nje miliarde banore, me ekonomine e dyte me te madhe ne bote pas Shteteve te Bashkuara dhe me nje fuqi ushtarake e diplomatike ne rritje e siper.

 

 Ajo qe ndodhe ne Kine duhet te shqetesoje edhe shqiptaret, pasi Kina komuniste se bashku me Rusine jane kundershtaret me te vendosur nderkombetare ndaj pavaresise se Kosoves dhe interesave te kombit shiptar.

 

Guximi i Zotit Liu dhe kolegeve te tij per tu perballuar me nje sistem si ai komunist kinez, provon se per derisa ekzistojne patriote si ai qe luftojne per kauzen e lirise njerezore dhe per derisa ata te kene perkrahjen e njerezeve te lire dhe shteteve demokratike ane e mbane botes -- liria dhe demokracia do te vendosen edhe ne Kine.   Le te shpresojme qe per hir te popullit kinez dhe te paqes ne boten mbare, dhenja e Cmimit Nobel per Paqe disidentit kinez Liu, do te coje ne nje demokratizim me te shpejte te Kines.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora