E merkure, 24.04.2024, 07:29 PM (GMT+1)

Mendime

Bahtir Hamza: Ne cdo feste prezente tregtia me kohen

E shtune, 22.12.2007, 02:10 PM


NË ÇDO FESTË PREZENTE TERGTIA ME KOHËN

Nga Bahtir Hamza

Lufta e përgjakshme në Kosovë,ishte shkaktuar nga trusnia e tmerrshme e shovenizmit mesjetar të serbo-sllavëve,të greko-sllavëve dhe sllavo-rusëve,që zgjoi rrezistencën e popullit shqiptar për çlirim,dhe si qëllim i shqiptarëve të Kosovës, (e edhe e nacionaliteteve tjera(përveç serbëve)ishte liria,e është pavarsia!
Në këtë sitnë dimri,dhjetori 2007,janë të vështira ativietet politike e sociale,edhe pse Kosova,kalon dimrin e shtatë me tregti të kohës,pa rrymë e pa ujë,pa parakushte elementare!...............
Me datën:15-16.Dhjetor.2007,në lajmet qendrore të RTK-ës,thuhej:” se në shkollën”28 Nëntori”në Prishtinë,zhvillohet dhuna mes nxënësve dhe mes profesorëve”….
Ky lajm më tronditi,sepse nxënësit janë DRITA e ATDHEUT,janë ARDHMERIA e Kosovës së pavarur.
Shtrohet pytja;
Kujt i përkasin këta shqiptarë që ushtrojnë dhunë mbi nxënësit e shkollës,duke bartë me vete armë të ftohta e të zjarrit e bashkë me këto bartin tregtin me kohën?
E dhuna Lojë apo Trashigimi e çuditshme?!
Populli shqiptar i Kosovës, ka kaluar në epoka të rënda jete në robëri e në robotizem,në mungesë guximi për veprim,ndrydhen secretet e çuditshme në vetëvete duke mos njohur të vërtetën mbi dhunën,konkretisht për jeten e tyre jonormale, si çdo gjë normale, në truallin e tyre Kosovë.Të lidhur me interesat vetjake,që është mistigj efektiv nga errësira në errësirë,për errësirë,nëpër errësirë,me dhunë nëpër dhunë, gjithëmon duke menduar për të mirë, duke pritë nga dikush tjetër.Po kush është ai dikush tjeter?! Që Kosova sot jeton në errësirë të kohës, me tregti të kohës. Kosova gjallëron me pika uji........
Shqiptarët i njeh Bota, por jo në këtë formë.
Në pritje shekullore për liri,dihet se ëndërrat e jetës janë të medha.NE shqiptarët kemi NDER e moral,dijmë të i mbrojmë Fëmijtë tanë, vajzat e moshës rinore nga çdo dhunë, dhe nga çdo ushtrim i dhunës, nga njërëzit e pa njohur,që i kemi në mëgrim dhe nga njërëzit e njohur që i kemi në Kosovë,në truallin tonë, në shkollat tona, në qytetet e fshatrat tona.!
Shtrohet pytja;Të kujt janë këta fëmijë ?!A janë shqiptar?!Shqiptarë?!
Kujt i intereson për një popull të marterizuar shqiptar se a do të ketë rrymë apo ujë,vende pune,rrespektim të ligjeve,liri të plotë etj….

Jeta për shqiptarët e Kosovës nuk është fare e lehtë,nuk është stabile,është ANARKI,dhe shqiptarët sot duken të shtembëruar në mes.Dikur ishim të dënuar me skenar të modelit të vjetër monist,me dëshmitar të rrejshëm,ne të mërguarit, e edhe me antentate në Kosovë e në mëgrim.Tani që shtatë vite jemi të vrarë me ironi,jemi të denuar me tregti të kohës,jemi të denuar me vuajtje për ujin JETË.
Shqiptarët në Kosovë ende nuk ndjejnë gëzimet as të këtyre festave qe festohen në mbarë botën!

Në ritualet e epokave për shqiptarët: Diskriminimi është më i rendë, mërgimi, dhe tani degjenerimi që është çfaqë dhe ka përfshirë rininë sidomos në Prishtinë,ku ushtrohet dhunë,krime të ndryshme, terror psikollogjik.
Shtrohet pyetja:Këto çfaqje dhune a janë traditë demokratike apo motive politike?!

Me qëllim të dezorientimit të politikave që zhvillohen në Kosovë,për të revoltuar masën,dhe që populli të humb simpainë ndaj udhëheqjes politike,poashtu edhe tregtia me kohën po e humb vullnetin e përceptimit të realitetit, e realiteti nuk barazohet me lirinë dhe në këtë mënyrë Kosova të goditet me kolaps ekonomik,mungesë të ujit e të rrymes elektrike!............
Prandaj;PASTROHU KOSOVË
Kjo gjendje nuk është vetëm në Kosovë, por është edhe në Shqipërinë e cunguar……

Pas mbarmit të luftës në Kosovë 12.qershor.1999.shqiptarët jetuan në mjerim, me varfëri të skajshme,me zhvillimin e jetës po si në gëzhojen e guaces,pa HIPODROME,dhe normalisht Prishtina u shëndrrue në fshatin më të madhë të Kosovës.
Ikja nga jeta e rëndë nga fshatrat,dhe “ymydi” për punë,bëri që të shkatërohet Bujqësia,që të rritet korrupcioni,dhe njerëzit shfrytëzuan çdo gjë për të u pasuaruar,cili më shumë e cili më mire,cili me dy gra e cili me tri vetura etj….kjo është lakmi dhe traditë e tregtisë me kohën............
Edhe pas 8 viteve,ndryshime për të mire nuk ka,jeta vjen e rëndohet edhe më tepër në shkolla e spitale!Gjendja sociale,siguria jetësore e shëndetsore është në minimum.
Armendi shtatëvjeqar del në shkollë e nuk kthehet më(zhduket)…..
Në dhomën e kujdesit intenziv në klinikën e Univerzitetit të Prishtinës, pacientëve për drenazh u vendosen shishet 2 litërshe të “ Coca Coles”…(mbijetim primitiv)
Ndërsa Zonjave të shtëpisë iu prishet brumi i piteve,në mungesë të rrymes elektrike!
Si ju duket juve kjo?!
Shtrohet pytja Sa vjeqare është Kosova sot?
Gjigjem: Është një vjeqare, si gjithëhera Kosovën e mbajë për dore.

Nostalgjia për sistemin monist 1956-1999, për të u pasuruar shpejt e lehtë disave i'u nderroj edhe profesionet. Mjeku u bë këngëtar,tekniku medicinal, u bë gazetar,profesinon e mjekëve prej humanizmit e shëndruan në komercializem.
Matrapazët depërtuan thellë e më thellë në shoqërinë kosovare,moderator me emisione llotarie jo legjitime,me kuize joprofesionale,me prezantime të magjive falso,dhe duke i blerë lirë nxënëset e shkollave,për të zbuluar kërthizat në emisionet e tyre, (TV)qe masa e popullatës të shikojë”diçka”pa vlera artistike,kombëtare e morale!
Ky turp bie që nga koha e tingullit akustik të gitares Marksite-Leniniste.

Kosova, që 42 vjet është e destinuar të përjetojë dhunë kombëtare e posaqërisht kjo dhunë u ushtrohet mbi perlat e shpirtit LIRI. (ç’armatosën brezin e lirisë 1956. Edhe Rapsodit Salih Bajramit, Babës së Naimit e pat për FAT, dhunën dhe turturat fizike “SUP”.Pejë)Tani këta matrapazë nuk dëshirojnë të i ndigjojnë këngët e tij historike….?!
Në zhvillimin e mbrendshëm të Kosovës,në koncensuesin e tyre me shtetet në fuqi politikajt e Kosoves,në dialogjet e tyre me homologët e shteteve ne fuqi, me serbët e me pëfaqsuesit e KEK-ut edhe të misistrisë publike,nuk zhvilluan politikë të përshtatshme!
Udhëheqja kosovare nuk i dha prioritet zhvillimit ekonomik.Ne degën e zhvillimit të bujqësisë, arsimimit dhe shëndetsisë.
Me këtë neglizhencë dramatike shkaktuan kaos të papritur në sektorin urban e rural,dhe rritja e shkallës së papunsisë shkaktoi epideminë më te rrezikshme me pasoja të papara për rininë dhe ardhmerin e kombit !
Mirëpo edhe durimi i popullates duhet të ketë kufi dhe jo gjithmonë të pajtohen me joplotninë e lirisë,me primitivizëm,nuk duhet lejuar kthimin e kohes mbrapa,që t’u lejohet matrapazëve si të huajve ashtu edhe kosovarëve të bëjne tregti me kohen! Përgjegjësitë ju takojnë kopetentve ashtu si janë duke shijuar lukset e foteleve.Ky është mosbarazim i realitetit me lirinë.

Rinia e Kosovës gjindet në udhëkryq,si të mbijetojnë në vendlindjen e tyre pa rrymë, pa ujë,pa kushte elementare,në fazë tranzicioni me shumë peripeci,dhe poashtu si të dilet në shtetet e zhvilluara,ku të pret jeta e egër e sllavërimit pa njohjen e gjuhes,kulturës,mentalitetit, e zakoneve të popujve tjerë?!!!
Në këtë klimë të politikës në Kosovë, rinija e Kosovës,(ish nxënësit e edhe të rriturit)mundohet të jetojë me biznise të vogla, të duhanit, të telefonave, të alkoholit,dhe shetitjeve të natës.Prandaj duhet zgjuar guximin për ndryshimin e standardit jetsor,që të i ikin tregëtisë me kohen,në të zezë e me thëngjill të zi!
Nuk është vështirë të luftohet për të drejtën e arsyeshme sidomos atëherë kur nuk mungon as guximi! Sepse turpi bie mbi të gjithë shqiptarët!

Shtrohet pyetja:
1./ Si e shpjegojnë udheheqësit e KEK-ut ,goditjen e rrfesë në Termoelektranën “B”.
Çuditërisht:Rrufeja erdhi nga thellësia e nëntokës së Detit të ZI.që nuk derdhet në asnjë Oqean.Kjo rrufe hidhërimin e zbrazi në Termoelektranen “B”, në Obiliq dhe Kosova u përfshi me erresirën e disa shqiptarëve.
Tetë vite pa rryme e ujë me ekonomi në kolaps,ishte provokimi më madh që u ushtrue ndaj shqiptarëve.
2./A dëshirojnë armiqtë,që rinia e Kosovës të humb durimin ndaj kësaj jete,të luftojë DËNIMIN E ERRËSIRËS,apo të KONSTRUKTOJË RRUFEPRITËS NËNTOKSORË,të mos godasin termoelektranën”A”,dhe populli shqiptar të mos durojë tregti me kohën,as ndarje të kategorive as me “A”as me “B”as me “C”,dhe as me “kater me dy”e as “tri me tri”as “pesë me një”…………….
3./ Si është e mundur që në buxhetin e Kosoves,gati për çdo vit e edhe në vitin 2007. të ketë SUFICIT.
O Minister,po, pse si ke plotesuar detyrimet tua .o njeri?!
Ku jemi NE, që jemi të parët për shkathtësi, trimëri e menquri?!........

Unë kam kenë,jam dhe do të mbetëm gjithëmon NË KËRKIM TË DIELLIT.
Dhe shqiptarët për paqë dhe dashuri të lirisë kurrë nuk kanë pushuar, dhe nuk do të ketë dështim!

I përshëndes të gjithë shqiptarët mbarë,e posaqërisht të Kosovës e Shqipërisë,duke i uruar për vitet që vijnë,në festat tona të kenë dritë,dritë e dritë,të pijnë ujë të pastër,dhe të i lënë dritaret hapur,që të hyjë pëllumbi i paqes,dhe të ju sjellë mbarësi në çdo kulm e në çdo shtëpi!

URIME,URIME,URIME
GEZUAR!

21 Dhjetor 2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora