E premte, 29.03.2024, 01:32 AM (GMT)

Mendime

Albert Zholi: Apologjia shqiptare e 18 dhjetorit

E shtune, 22.12.2007, 01:27 PM


Endrra, dhimbja, kënga dhe horizonti mërgimtar

Nga Albert Zholi

Albert Zholi
18 dhjetori është dita botërore e emigracionit. Sekretari i Përgjithshëm i O.K.B-së Ban Ki Mun theksoi ne kete dite, se, “emigrantët gjenden shpesh perballë keqtrajtimeve dhe dallimeve raciale.
Por kur u jepet rasti të tregojnë aftesitë e tyre, më të shumtët janë të dobishëm për shoqerinë që i mikpret”.
Dhe pse Shqipëria përbën ndër rastet më të vecanta të emigracionit për frymë të popullsisë, sërishmi ky fenomen nuk përbën një risi as për shqiptarët dhe as për shumë vende të tjera në mbarë globin. Bile edhe ato vende që deri dje ishin emigranteksportues dhe sot kanë ndryshuar kah, sërishmi nuk mund të lënë pa përmendur ndihmën ekonomike që kanë dhënë emigrantët e tyre (bile edhe japin pasi nuk janë kthyer të gjithë si në rastin e Greqisë), për vite të tëra. Emigracioni sot është një fenomen mbarëglobal, por me një ndryshim nga vitet e tjera të fundit të mijëvjecarit të dytë, është bërë dhe po bëhet në mënyrë më të kontrollueshme dhe me një performancë legale. Gjatë kësaj periudhe, në Shqipëri emigrimi neto, në përqindje në krahasim me popullsinë e përgjithëshme të vëndit, ka qënë 9,2% , në Bullgari 0,4%, në Jugosllavi 3,7% dhe në Rumani 0,8 %, në një kohë kur
mesatarja e të gjitha vëndeve të Europës Lindore ka qënë 0, 7%. Intensiteti i proceseve emigruese gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri ka qënë më i lartë se i vëndeve të tjera të Europës Lindore. Aktualisht Shqipëria zë vend të parë në botë për emigracion për frymë të popullsisë. Kjo ndoshta se në krahasim me këto vënde, prapambetja ka qënë më e madhe, kolapsi ekonomik më i thellë dhe niveli i pagave dhe të ardhurave reale të popullsisë më i ulët. Një faktor tjetër, që ka ndihmuar fuqishëm në këtë drejtim, është se në vëndet e tjera të Europës Lindore pas Luftës së Dytë Botërore, emigracioni ndërkombëtar ka qënë pjesërisht i kufizuar, ndërsa në Shqipëri pothuajse nuk egzistonte fare. Për periudhën 1991- 1993 emigrimi neto në vëndet e Europës Lindore ka qënë 2,6 milionë veta ( mesatarja vjetore 850 mijë veta), ndërsa në periudhën 1950- 1990 ka qënë 13 milion
veta ( mesatarja vjetore 325 mijë veta), gjë që dëshmon se ato gradualisht kanë filluar të integrohen në tregun ndërkombëtar të punës shumë kohë më parë. Karakteristikë për Shqipërinë është hyrja shumë shpejt dhe në mënyrë shpërthyese në tregun ndërkombëtar të punës, por me vonesë prej afro gjysëm shekulli dhe në kushte jot ë favorëshme për integrim, si rrjedhojë e uljes së kërkesave për forcat e punës nga vëndet pranuese. Aktualisht në 28 vende të botës janë 1 138 000 emigrantë që tashmë përbëjnë bërthamën e emigracionit duke mos marrë parasysh numrin e emigrantëve me punësim sezonal, ç’ka e rendit Shqipërinë në vendin e parë në botë (evropë) për emigracion në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë. Ky numër përbën 30 % të popullsisë dhe afërsisht 59 % të rinisë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve që kanë emigruar dhe dëshirojnë të emigrojnë i përkasin
moshës 20-24-vjec (49 %) dhe 15-17 vjec (42,7 %), . Ndërsa në raport me vendet e tjera lindore postkomuniste Shqipëria është vendi që e ndjeu më shumë peshën e rëndë të ideologjisë komuniste, e cila në kohën e sistemit e izoloi gjeografikisht dhe e rrënoi ekonomikisht, ndërsa pas përmbysjes sërishmi e renditi atë në vendin me emigracion më të lartë.
Ndërsa në mbarë globin janë rreth 200 milionë njerëz që punojnë jashtë atdheut të tyre, të cilët transferuan rreth 232 miliardë dollarë në vendet e tyre vitin e kaluar. Të dhënat i publikon Banka Botërore në “Global Ekonomik Prospects”, 2006 Sipas Bankës Botërore transferimi i parave të emigrantëve tek familjet e tyre është një arnë e fuqishme për luftimin e varfërisë. Rreth 167 miliardë dollarë kanë arritur gjatë vitit të kaluar në vende në zhvillim. Me këtë shifër , vendet në zhvillim morën nga emigrantët dyfishin e të hollave që marrin nga organizatat ndërkombëtare si ndihmë për zhvillim. Në shumë vende në zhvillim, të hollat që dërgojnë emigrantët përbëjnë burimin më të madh të kapitalit të jashtëm. Madje në disa shtete, si Moldavi apo Bosnje Hercegovinë, këto të holla përbëjnë një të tretën e prodhimit kombëtar bruto. Por në të gjithë botën,
shumica e të hollave transferohet në Indi. Në vend të dytë e të tretë vijnë Kina dhe Meksika. “Për Gjermaninë shtetet e ish-Jugosllavisë dhe ato të Bashkimit Sovjetik janë shumë interesante. Por edhe Turqia dhe vendet aziatike si Kina dhe Vietnami, kanë filluar të luajnë një rol të rëndësishëm”, thotë Jan Hillered, ish- shefi i Filialit evropian të bankës Ëestern Unionit. Shuimica e të hollave të emigrantëve transferohen nga vendet e pasura në ato të varfëra. Për të përfituar edhe më shumë, Banka Botërore u ka propozuar vendasve në zhvillim, që të nënshkruajnë marëveshjen me shtetet ku ndodhen emigrantët e tyre . Nëpërmjet këtyre marëveshjeve, emigrantët mund të dërgojnë më lehtë të holla në atdhe si edhe të gjejnë më shpejt punë në vendet ku ndodhen. Sepse emigrantët janë të dobishëm edhe për vendet ku punojnë : “Transferimi i të hollave nga
emigrantët, financon nga njëra anë eksportet e shteteve të industrializuara, sepse vendet në zhvillim kanë kështu më shumë të holla në dispozicion për të importuar artikuj nga këto shtete. Nga ana tjetër transferime të tilla influencojnë në mënyrë pozitive kursin e këmbimit”, thotë Florian Vadean, këshilltar pranë Bankës Botërore. Transferimi i të hollave rrit jo vetëm fuqinë blerëse në një shtet, por edhe besueshmërinë e tij për kredinë. Në çdo vend ku ndodhen transferime të rregullta, institucionet financiare mund t’a lirojnë aksesin për kapital dhe t’i ulin taksat për dhënien e kredive. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë dërgesat e emigrantëve shqiptarë në vendin e tyre janë rritur nga viti në vit. Nqs në vitet 1996-2000 ata dërgonin 650-850 milion dollarë në vit, viti 2007 shënoi suksesin më të madh të dërgesave duke i kaluar 1 miliardë dollarët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora