| E shtune, 30.10.2010, 11:11 AM |
Shtepia Botuese OMSCA-1 nxorri ne qarkullim keto ditet e fundit librin "Vjehërr amerikane" të autores Albana M. Lifschin.
Në atach është kopertina.
Të dhëna teknike:
Titulli: Vjehërr amerikane
Autorja: Albana M. Lifschin
Redaktor: Loredan Bubani
Gjinia: Novelë
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
Faqe: 112
Çmimi: 400 lekë
Për autoren:
Albana Melyshi Lifschin ka mbaruar fakultetin e gazetarisë në Universitetin e Tiranës më 1973. Punoi për 15 vjet në Televizionin Shtetëror. Që nga 1992 jeton në Nju Jork Në 2001, u diplomua në Universitetin e Nju Jorkut dhe aktualisht punon për një zyrë avokatie që merret me problemet e emigracionit.
Për librin:
Çfarë ndodh, kur ke një vjehërr amerikane? Çfarë mësojnë palët nga njera tjetra? Këto dhe shumë pyetje të tjera shtrohen dhe gjejnë zgjidhje te libri i më i fundit të autores Albana M. Lifschin, e cila përvojat e saj në jetë i përçon në faqet e kësaj novele të bukur.
Libra të autores:
1. Kafe Shkodra e Nju Jorkut, tregime, 1999
2. Children of Kosova-stories of Horror, 1999 (në gjuhën shqipe: "Fëmijëri e përgjakur", 1999)
3. Fundjave ne Hillsajd , tregime dhe novelë, 2000
4. Poezi - vëllim poetik, me pseudonimin Blerta Tirana. 2000
5. Zëra nga larg, -antologji e të rinjve në mërgim, 2000
6. Udhëtim ne Historinë Amerikane, 2003, ribot. 2006
7. Takim me të papriturën, tregime dhe novela, 2006
8. Yesterday I cut my hair, vëllim poetik anglisht/shqip, 2007
9. Ura mbi Oqean, tregime nga Nju Jorku, 2008
10. Magjia e një zëri, tregime dhe novela, 2008
11. Ka gjithmonë diku, përmbledhje me poezi, 2010
12. Vjehërr amerikane, novelë, 2010
OMSCA-1