E enjte, 25.04.2024, 01:09 AM (GMT+1)

Mendime

Fatmir Terziu: Sa kushton një njeri në zarf?!

E shtune, 22.12.2007, 02:20 PM


SA KUSHTON NJE NJERI NE ZARF?!

Nga Fatmir Terziu

Roehampton University

Media Cultural Studies, Politics

Fatmir Terziu
...Por jo vetëm kaq. Ne jemi zarfuar edhe nga zërrat, zhurmat, fjalët, fjalimet. Ato kanë formuar një rrjetë merimange rreth nesh, disi të padukshme, disi të neveritshme...

...Zarf në zyra, zarf në rrugë, zarf në punëra, zarf për të larë e tharë lotë malli…Pastaj një zarf ku fshihet qenia jote në këtë botë. E gjitha në një zarf, e gjitha në një term identitet, e gjitha nën një motiv me personazh makinën, teknologjinë dhe njeriun prej letre në zarf. Nën zarf shtrihet e fshihet një jetë, dhe mbi zarf ngulet një makinë që godet papushim të vulosë në të thatë dhe të gozhdojë si në arkivol shpirtin ende të padalë të njeriut...

Ne jemi zarfuar prej kohësh. Brenda një kuboidi prej letre ndodhet qenia jonë. Ndodhemi ne aty! Ndodhemi në atë pjesë letre të përzgjedhur, ashtu tendosur pa frymëmarje. Gjendemi të pllakosur në zarfin e madh të pushtuar nga mori ngjyrash. Ashtu të deshifruar në copëza letrash, kemi fatin, identitetin, moralin, autoritetin, vlerësimin, paraqitjen, talentin, dhuntinë, veprën dhe madje edhe jetën në atë zarf politik që pronar ka vetëm kupolën. Kupola ka letrën, zarfin, vulën dhe pështymën që i mjafton të ngjisë e të palosë zarfin tonë aspak numerik, aspak me peshë, aspak të nevojshëm, por të destinuar për një përdorim tejet të stisur. Një zarf mjafton për një jetë, një zarf me pak gërma dhe pak iniciale. Jetë në zarf! Jetë e zarfuar, e paketuar deri në detaje, deri në lindje, vdekje, … e gjitha në një itinerar kohe dhe vendi që vetëm zarfosësit e dinë, vetëm zarfaxhinjtë dinë t'a pështyjnë. Zarf në zyra, zarf në rrugë, zarf në punëra, zarf për të larë e tharë lotë malli…Pastaj një zarf ku fshihet qenia jote në këtë botë. E gjitha në një zarf, e gjitha në një term identitet, e gjitha nën një motiv me personazh makinën, teknologjinë dhe njeriun prej letre në zarf. Nën zarf shtrihet e fshihet një jetë, dhe mbi zarf ngulet një makinë që godet papushim të vulosë në të thatë dhe të gozhdojë si në arkivol shpirtin ende të padalë të njeriut. Pastaj me gjithë zarf, shëtisim thasëve, zyrave, qosheve, rrugëve, deteve, qiellit dhe shteteve, derisa diku përfundojmë me gjithë zarf nën dryna kasafortash, sirtare tavolinash apo malesh me dosje. Diku zarfat i 'gëlltit' teknologjia e re, i gllabërron media e re, interneti, apo edhe një lloj më i avancuar që i përket kodifikimit. Një zarf, një kod dhe një gjurmë gishtash, ja sa vlerë ka jeta e një Njeriu. Ja sa kushton një njeri në zarf. Por jo vetëm kaq. Ne jemi zarfuar edhe nga zërrat, zhurmat, fjalët, fjalimet. Ato kanë formuar një rrjetë merimange rreth nesh, disi të padukshme, disi të neveritshme. Ne themi: "Muzika duhet të mbushë hapësirën ajrore." Ne kur nuk themi, "Muzika duhet të zëvendësojë një pjesë të këtij segmenti ajror…"
Ne dëgjojmë zëra nga të gjitha anët, pa u fokusuar mbi ta. Zëra na vijmë nga 'anët', nga 'ku nuk dihet se nga vijnë', vijnë drejt e në veshin tonë nga rruga, vijnë nga 'majtas', nga 'djathtas', nga 'qendra' nga hapësira. Ne s'mund të shuajmë këto zëra. Ne s'mund t'i ndalim ato automatikisht. Ato prodhohen nga makina-shtet dhe makina të tilla kanë fuqi, fuqia e tyre ka një qëllim. Qëllimi është të pushtojë hapësirën tonë edhe me zëra. Ne i ndiejmë dhe i dëgjojmë ato zëra edhe në zarf. Aty ku ne jemi zarfuar edhe nga zërat.
Ne thjesht jemi ndërtuar të tillë. Ne nuk jemi 'prodhuar' për të qenë makina. Ne nuk kemi mjetet e nevojshme të kontrollojmë hapësirën. Aty ku hapësira jonë është e organizuar mekanikisht, makinerisht, teknologjikisht ne vetëm jemi lidhur me të si qenie zarfore, në atë mekanizëm 'jetik'. Pas zërave vijnë fjalët. Pas fjalëve vijnë gërmat. Gërmat bëjnë alfabetin. Alfabeti ushqen fjalimin… Sokrates  nuk e pati ndoshta gabim kur shprehu:

"zbulimi i alfabetit do të krijojë harresën tek shpirti i studiuesit, sepse ata nuk do të përdorin kujtesën, memorjen e tyre; ata do të besojnë tek karakteret e stërgjatura të shkrimit dhe nuk do të vetëkujtohen… Ju u jepni vazhduesve, ndjekësve tuaj jo të vërtetën por vetëm sipërfaqen e të vërtetës; ata do të jenë herronj të shumë gjërave; dhe do të kenë mësuar asgjë; ata do të paraqitensi të mencur dhe shkurt do të dijnë asgjë"
(Sokrates, "Phaedrus)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora