E premte, 19.04.2024, 03:18 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Nobel pa Kadare

E premte, 29.10.2010, 09:58 PM


Nobel pa Kadare

 

Nga Edison Ypi

 

Ishte aq i piset, i peshtire, i ndyre, i pervjelle, i poshter dhe i neveritshem, kishte aq helm brenda, dhe ishte aq i paturpshem ai titull shkrimi gazete qe pashe ate mengjes ne televizor, sa ne cast mu err veshtrimi, mu terr bota. A meriton Kadare cmimin Nobel? Pra, pavaresisht se per cmimin Nobel ka komisione pas komisionesh dhe vleresime pas vleresimesh qe vazhdojne me vite e vite, ekziston nje shqiptar qe fare hapur dhe pa pik' turpi refuzon qe cmimin Nobel ta marre nje bashkatdhetari i tij librat e te cilit lexohen nga miliona lexues ne te gjithe boten, dhe eshte kandidat i kreut te listes se atij cmimi prej vitesh ! Fika televizorin dhe dola. Ne oborr perplasa tre-kater here kembet ne toke per te provuar qe s'isha ne enderr. Hodha syte pashe Dajtin, Saukun, Paskuqanin, qiellin, rete, pyeta njerin mos ndoshta Adriatiku ka ardhur ne Maminas dhe Durresi eshte fundosur. Jo, asgje e tille s'kishte ndodhur. Pasi u sigurova se gjithcka ishte ne rregull, thashe ta marr me javash kete pune, para se ta lexoj gazeten te bej paraprakisht disa verifikime. Aty, drejt e tek Ali Demi ku jeton nje plak i mocem dhe i ditur. Ai qe, i gerrditur nga soc-ndyresirat letrare, pat' shqiptuar ato fjalet ankimtare aq te goditura; "Kadare na mori ne qafe. Vec tij s'lexojme dot me asnje dhe asgje". Ah, plaku i ditur kishte vdekur. Por plaku kishte lene nje batalion me bij e bija, niper e mbesa. Te gjithe pas Kadarese te cmendur. U ktheva ne qender. I mora me radhe te gjitha librarite. A eshte Kadare autori me i lexuar? Po, sigurisht po ! me thane te gjithe shitesit pa i levizur qerpiku asnjerit. Pas librarive, mora ne celular nje mik te cilit prej kohesh i njihet merita se nuk ka lene pa lexuar asnje fjale qe ka shkruar Kadare. He mo, i thashe, vazhdon ta mbash ate primat? Ah jo, me tha, nderkohe qe prej vitesh s'jemi takuar, si vetja kam njohur me qindra. Megjithate tani i jam futur dickaje tjeter, te mbajturit mend permendesh. Po te rinj qe e pelqejne Kadarene, a ke njohur? vazhdova. Ata jane me te terbuar, m'u pergjigj miku. Vetem t'ua sjellesh ne vemendje dhe t'ua lexosh si duhet vetem nje paragraf nga Kadare. Kaq duan te rinjte e sotem, dhe nisin e perpijne romanet e Kadarese, dhe te mahnitur mesojne permendesh poezite e tij pa u ndalur. Pastaj u telefonova nja njezet ish te burgosurve politike. I bera secilit pyetjen: Ma ke thene edhe here te tjera, por dua te ma thuash perseri; a eshte e vertete qe ne burg e perpije cdo fjale te shkruar te Kadarese? Po, po, po, po, me thane te gjithe nje per nje. Disa prej tyre madje me treguan edhe dromca. Se si komanda e burgut i shihte venger duke i ndjekur me vemendje kur lexonin Kadarene. Ndonjerit i kerkonte tinez dhe shpjegime. Dikujt tjeter pohimet ia shtonte dhe ne dosje etj. etj. Mbarova pune me ta dhe drejt e ne nje kafene andej nga Blloku. Ne ate kafene pata takuar para ca kohesh nje ish-sigurimist te larte i cili, mes tjerash, me tregoi nje te forte per Kadarene. Sigurimistin mu desh ta pres nja dy ore te mira. Kur me se fundi erdhi, e vura te ma tregoje edhe nje here ate te forten. Tha sigurimisti: Pasi vrau veten Mehmet Shehu, meqenese Mehmeti pergjithesisht i pelqente librat e Kadarese, Kadarene e zuri frike e madhe. S'do mend qe do ta kapte frika. Njerezit e Mehmetit atehere i syrgjynosen, i burgosen, ose u dhane gjysmen e lekut ballit. Dhe te pelqeheshe nga armiku s'mund te mos ishe armik. Me thoshte atehere Kadareja mua dhe te te tjereve gjoja si pa teklif; A mund te fajesohet Naim Frasheri pse vargjet e tij i pelqenin Ahmet Zogut?! Kishte ndonje faj Naimi i shkrete se Zogu ia mbante poezite nen jastek?! E bente kete qe ne t'i shpinim fjalet e tij "lart". Duke u endur neper qytet, diku me zuri syri nje mesoburre me nje ekzeme te kuqerremte me pucrra gunga dhe zgavra neper fytyre. Te jete ky autori i shkrimit? pyeta veten. Vertet, si mund te jete nje shqiptar qe mendon aq keq per nje shqiptar gjenial, e lere me pastaj per nje shqiptar te zakonshem? Kavie e arratisur nga ndonje laborator biomodifikues? Me mushkri te ndryshkura? Pa tre brinje? Me vetem nje sy nen mjeker? Me gojen pas shpine. Me hunden pas kokes? Me veshet nen sqetull?! Dhe pse ta kishte bere valle ate shkrim? Sepse ka qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit, dhe tani e gerryen kujtimi i krimit kur ka spiunuar familjaret, shoket, miqte? Sepse vuan nga nje semundje ne nje vend qe s'tregohet? Sepse kur ishte gjashte vjec e perdhunoi nje i rritur? Sepse nuk e ka dashur kurre asnje femer, dhe e ka humbur shpresen se kjo mund te ndodhe ndonjehere? Sepse s'ka ndjeshmeri artistike, ka lexuar pak libra, dhe leximet e pakta me teper e kane ngaterruar se ftilluar lidhur me artin dhe letersine, dhe prandaj boten e artit e sheh me urrejtje? Tek sillesha e sillesha neper qytet, duke u kthyer ne shtepi drejt vendit ku do merrja gazeten, nderkohe ishte ngrysur. Diku me zuri syri nje kloshar duke levizur nen ca lecka mbi ca kartone. Pastaj pashe nje sakat mbi paterica qe sec me tha per nje liber me poezi qe donte ta botonte por s'mundte. Pak me tutje u ndesha me nje te dehur qe ka nja nje vit qe me lutet ta ndihmoj per te shkruar nje liber me kujtime. E mora gazeten dhe e lexova shkrimin. O Abas Ali ku je ! Ekzema ne fytyre, sakatlleku ne trup, spiunlleku ne shpirt, mungesa e nje strehe per te fjetur naten, pamundesia per te shkruar e botuar poezi e kujtime, keqkuptimi me artin ne teresi, te gjitha bashke te mbledhura tek i njejti njeri, nuk do ishin te mjaftueshme per ta bere ate kryeveper ligesie. Fjalim denoncues plenumi partie per gabime ideologjike. Udhezime bashkimesh profesionale per vigjilence revolucionare ndaj punes sabotuese te armiqve te brendshem dhe te jashtem. Konstatime teper shqetesuese dale nga diskutimet ne mbledhjen e kolektivit te ndermarrjes lidhur me disa shkarje dhe shfaqje teper te rrezikshme kapitalisto-revizioniste ne gjirin e hekurt te kolektivit punonjes. Gjuhe si e Zerit te Popullit ne vitet '60 sjelle ne nje gazete te vitit 2010. Te gjitha keto po ! Por vetem shkrim gazete nuk mund te quhej ajo vrrome. Ja, "ne kohen e diktatures debatet rreth vepers se tij rriten interesin e lexuesit shqiptar...". Pra, sipas artikullshkruesit, i cili ka paturpesine dhe mendjemadhesine te flase ne emer te te gjithe lexuesve shqiptare, lexuesit shqiptare te kohes se diktatures, ishin aq budallenj, sa interesimi per librat e Kadarese nuk u rritej nga leximi i atyre librave, sepse ato libra as qe i lexonin fare, por interesim kishin, madje interesimi edhe u rritej, por vetem nga debatet ! "cilat jane shkaqet qe e pengojne Kadarene te marri kete cmim prestigjioz". Per Kadarene ato shkaqe penguese jane miliona lexuesit e tij neper bote, nga Shqiperia ne Amerike, nga Amerika ne Rusi, nga Rusia ne Japoni. Prandaj, meqenese Kadareja shkaqe penguese ka gjith'ato dhe ti asnje, a e bejme keshtu; propozojme qe cmimin Nobel ta marresh ti. Nuk ekziston, por e propozojme dhe na e pranojne. Edhe cmimin edhe motivimin; "I jepet nje te ligu qe s'ka absolutisht asgje te perbashket me ate qe quhet Letersi". "perse ky ze kundershtues nga vendi i tij". Ta them shume sinqerisht dhe shume seriozisht; une vet lidhur me kete pyetje mund te leshoja nje lume sharjesh qe nuk do ishin pergjigje por zbrazje mllefi. Megjithate, ji i sigurt dhe rri i qete, se pergjigjen e sakte dhe te plote te kesaj pyetje, pergjigje qe mund te te conte edhe ne cmendine, nuk e gjen dot askush ne bote. Asnje psikolog, asnje psikanalist, askush. "opinioni shqiptar ne pergjithesi i cili i respekton (Kadarese) talentin por jo vepren". Sigurisht qe keshtu eshte. Ndarja e talentit nga vepra, duke qene nje pohim qe s'ka asnje kuptim, eshte nje zbulim gjenial i yti qe do mbetet ne histori. Sidomos sepse "opinion shqiptar ne pergjithesi" ti kujton vetem veten tende. "ne Shqiperi kishte shkrimtare te jashtezakonshem qe e kalonin disa here talentin Kadare". Po pra, ka plot. Per shembull njeri prej tyre je ti, por te tjeret s'dihet as ku kane qene, as ku jane, as ku do jene. "Ka qene nje nga justifikuesit me te djallezuar te regjimit komunist". Jo vetem justifikues i djallezuar, por edhe mbeshtetes i pa epur, edhe perkrahes i vrullshem dhe i pandalshem, dhe nje mij' e nje te zeza te tjera ka bere Kadare, por duke mos bere kurre, ta zeme, nje shkrim si i yti, i justifikohen te tera te zezat, o te marte lumi te marrte, ty me gjithe llurbat e tua. "pelqehej nga stili i shkrimit te tij sepse perdorte alegorine, metaforen, misticizmin". E di si duket kjo? Tamam si denoncim. Qe s'eshte fare cudi, ti kunder Kadarese, edhe po te mos e keshe bere ne ate kohe, ja ku po e ben tani. "asnjehere dhe ne asnje rast nuk kritikoi udheheqesin". E vertete, s'e beri qe s'e beri kete Kadare. Por kishte nje arsye ama. S'i vinte radha atij ta bente kete. Sepse diktatorin e shkaterruat me kritika ti dhe ju. "perpiqet te binde sot lexuesin nepermjet veprave te tij se ka qene disident". Kurre nuk e ka thene. Por meqenese e thua ti, edhe mund te jete e vertete. Se Kadare si genjeshtar nuk eshte shembull i vetem. Alfred Nobel, per shembull, shpikesi i dinamitit dhe themeluesi i cmimit, ai qe dinamitin e shpiku duke bere zap Nitroglicerinen e cila avullonte shpejt, edhe ai genjente kur thoshte se ishte biznesmen. Sepse, me ate lloj shpikje qe u perdor jo vetem neper ndertime, por edhe neper luftera, ne fakt, ai vec ndertues, ishte edhe vrases. E kane thene gazetat e kohes. E jo vetem per Nobelin e dinamitit, por edhe per Ainshtajnin e berthamores i cili gjeti menyren per te bere zap energjine e brendshme te materies, Galileun qe beri zap Token, Koperniku Diellin etj. etj. Se, pertej te mirave te medha qe i sollen njerezimit, permes marifetesh, kompromisesh, justifikimesh, manipulimesh, zaptues te medhenj te medhenj kane qene te gjithe njerezit e medhenj te kesaj bote, pervec teje qe shkruan kellira natyrisht. "a eshte Kadare shkrimtari me i madh shqiptar apo jo". Jo pra jo, nuk eshte Kadare shkrimtari me i madh shqiptar. Shkrimtari me i madh shqiptar je ti. Kadare eshte shkrimtari me i madh i botes. Shkrimtari Kadare, atehere i rrethuar nga vrases tani nga pisa, beri dhe po ben Art, Letersi, domethene Drite, domethene Liri. Po ku merr vesh nga keto ti dhe zhgani yt a derezi. Dhe kjo eshte arsyeja pse nuk eshte problem Kadare pa Nobel, por Nobel pa Kadare.

 



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora