E marte, 23.04.2024, 12:21 PM (GMT+1)

Mendime

Isuf B. Bajrami: Aktakuzë kundër serbosllavisë

E shtune, 22.12.2007, 02:24 PM


AKTAKUZË KUNDËR SERBOSLLAVISË

Nga Isuf B. Bajrami, Gjilan,Kosovë

JU AKUZOJ: Shtetin serb, kryetarët dhe kryeministrat që nga themelimi e deri tek të sotmit, gjeneralët, priftërinjtë, kriminelët e të gjitha luftërave grabitqare si dhe gjithë kriminelët e tjerë serbë që kanë bërë masakra kundër njerëzimit në Arbëri, që nga viti 1876 e deri më sot.

Ju akuzoj! Në emër të gjallëve, në emër të vdekurve nga torturat më çnjerëzore, të ushtruar mbi ta. Në emër të grave shtatzëna që u therën, duke ju nxjerrë foshnjat nga barku. Në emër të grave të përdhunuara shtazërisht, në emër të vajzave që u përdhunuan duke ju hequr veç vdekjes edhe dinjitetin njerëzor. Në emër të nënave që panë me sy therjen e fëmijëve të tyre, në emër të baballarëve që hapën përpara gropat e fëmijëve të tyre, pastaj të tyret. Në emër të atyre që vdiqën për bukë dhe të uritur, në emër të atyre që vdiqën nga të ftohtët nëpër rrugët e emigrimit, në emër të atyre që vdiqën nga sëmundjet pa i ndihmuar askush.

Ju akuzoj! Në emër të atyre që i vdiqët nga torturat, të pangrënët, sëmundjet, vrasjet dhe poshtërimet gjatë internimeve.

Ju akuzoj! Për lëniet e familjeve pa meshkuj që nga paralindja e deri në 90 vjeç gjate internimeve masive nga Nishi e Toplica e deri në Çamëri.

Ju akuzoj! Për ata që i latë pa varre, për ata që vdiqën larg vatrave të tyre, për ata që jetuan kalvarin e dhimbjes fizike dhe të përbuzjes.

Ju akuzoj! Se na luftuat të na hiqnit krenarinë, fisnikërinë të trashëguar brez pas brezi, se na vodhët nderin, pasurinë, ujin, tokën, detin dhe ajrin.

Ju akuzoj! Se përdorët në sistemin shtetëror shfarosjen e një kombi, se mbollët farën e urrejtjes ndërmjet të njëjtit komb, se përdorët fetë për të na përqarë, vrarë dhe zhdukur.

Ju akuzoj! Se na copëtuat si komb, duke na lënë nën terrorin e qenies anti-njeri, të krijuar nga ju.

Isuf B. Bajrami
Ju akuzoj! Në emër të tokës së përgjakur që ju e tjetërsuat, në emër të lumenjve që ende rrjedhin gjak, në emër të shtëpive të rrënuara që kanë mbetur pa zot, në emër të fushave, vreshtave dhe të pemëve që i kanë mbuluar ferrat, në emër të ajrit që e helmuat, për përdhosjen e krenarisë së kësaj toke që e shpërfytyruat.

Ju akuzoj! Në emër të atyre shqiptarëve që dhanë jetën për pavarësinë e Tokës Arbërore, të cilët ju i tjetërsuat.

Ju akuzoj! Për bizantizmin e paskrupullt tuajin gjate këtyre njëqind viteve, të famëkeqes ide sllavo-ortodokse, të cilat kanë sjellë veçse gjak dhe luftëra gjatë gjithë periudhave famëkeqe të tyre, për pabesitë tuaja ndaj nesh dhe ndaj njerëzimit, për shpifjet, trillimet, ligjet, vendimet dhe çdo veprim tuajin ndaj nesh.

Ju akuzoj! Si shtet terrorist e uzurpues të Atdheut Tonë.

Ju akuzoj! Se na kthyet në shërbëtorë në pronat tona, se na ndaloni të gëzojmë pronën tonë dhe baltën tonë, Atdheun tonë.

Ju akuzoj! Për kalvarin e luftës se klasave shumëvjeçare që veproi mbi ne, në emër të atyre mijërave shqiptarë që vdiqën burgjeve, kampeve të përqendrimit, vetëm se kërkonin të drejtat e mohuara nga diktatura sllavo-ortodokse-komuniste në mosbashkëpunim me ju, për të marrë pronat tona, për luftën që vazhdoni të bëni akoma ndaj nesh, si brenda ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, për veprat kriminale dhe jo humane që frymëzoni të shkruajnë kalemxhinjtë tuaj kriminelë ndaj nesh, për shtrembërimet e fakteve, shpifjeve dhe historisë që bëtë dhe po bëni ju.

Ju akuzoj! Për pushtimin e trojeve tona, që e keni bërë nën terrorin, vrasjet, therjet dhe spastrimin e plotë etnik, në emër të gjallëve dhe të vdekurve nga torturat tuaja ose që kanë vdekur larg Atdheut të tyre të zhuritur nga malli dhe brenga e vendlindjes.

Ju akuzoj! Për shkombëtarizimin që luftoni të bëni ndaj shqiptarëve të besimit ortodoksë, për vrasjet, burgosjet, torturat, poshtërimet që ju bëni djemve tanë, që halli i bukës i ka sjellë në dyert tuaja!

Ju akuzoj! Zotërinj sllavo-mëdhenj dhe ju o pushtetarë të sotëm, si kriminelë kundër njerëzimit. Por dijeni, ju e shkatërruat Trojën, ju që shkatërruat dhe doni të shkatërroni shumë e më shumë kombin shqiptar. Shqiptarët janë RRËNJËS edhe kur të duket se ka vdekur ai prapë i ka lënë rrënjët. Era gjatë shekullit 20 fryu në favorin tuaj, duke pushtuar aq sa nuk ju kishte shkuar në mend, mbi kurrizin tonë. Por, shekulli 21 do ta çojë drejtësinë tek i zoti i shtëpisë. Tanimë, e gjithë bota demokratike, OKB, SHBA, NATO, BE, etj., po ju njohin ashtu siç jeni, lakuriq.

Ju o ardhacakë nga Karpatet e Rusisë dhe shkretëtirat e Azisë që jeni vendosur në këto troje, të cilat nuk janë dhe as kanë qenë tuajat kurrë, duhet të gjeni vend ku të futeni. Mjaft më, koha do të punojë edhe për kombin shqiptar, mbasi me vete kemi veç të drejtën dhe e drejta do të fitojë. Kjo e drejtë na jep forcë, guxim dhe vullnet që historisë t’i marrim ato që na i mori pa të drejtë.

Këtu erdhën presidentë, kryeministra, ministra, deputetë, gjatë këtyre vjetëve, por kot. Ne prisnim dhe presim se ata do të venin në vend padrejtësitë e bëra ndaj nesh, por ata në vend që të kërkonin falje dhe të zgjidhnin ato poshtërsi që kishin bërë serbët ndaj nesh, ata po duket se nuk qenkan ngopur ende me gjakun e shqiptarëve, ata po kërkojnë akoma më shumë të na tkurrin e copëtojnë mes për mesë. Ata prapë po formojnë formacione vullnetare paramilitare, me kriminelë të mbledhur nga luftrat e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjes, Kosovës, Lugines, Maqedonisë në një formacion si; “Garda e Car Llazarit të shejtë”. Të pagëzuar nga Kisha Ortodokse e Serbisë. Kjo qenka serbo-sllavi e Bashkimit Evropian!!!

Ne prisnim zgjidhje nëpërmjet DIALOGUT dhe mirëkuptimit, por ju qenkeni po ata endacakët ardhacak nga Karpatet! Për ju nuk ka fisnikëri, por dinakëri. Fisnikëri ka për kombin gjerman, që ju kërkoi falje hebrenjëve! Ju jeni bastardë të ardhur, tek ju nuk mund të ketë fisnikëri! Ju keni uzurpuar pa të drejtë historinë tonë, të pellazgëve të vërtetë.

Ju akuzoj! Për presionet, poshtërsitë, dinarët dhe çfarëdo forme që përdorni ndaj disa pushtetarëve të vegjël shqiptarë, që nuk ngrihen në këmbë dhe të kuvendojnë si shqiptarë të vërtetë, në mbrojtje të dinjitetit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të tokës Arbërore në veçanti. Ju tregoni fytyrën tuaj të vërtetë, si bastardë. Por, dijeni, se ju nuk mund t’i pushtoni pafundësisht pronat tona, vendin tonë, Atdheut tonë. Dijeni se tani koha punon për ne dhe ne do të rikthehemi me hir ose me pahir aty ku duhet. Në vendin tonë. Doni apo nuk doni ju.

Kemi shumë vjet që ju presim. Po ju kujtojmë se Lëvizja jonë Kombëtare ka shumë vjet që lufton me të gjitha mjetet demokratike për zgjidhjen e problemit. Problemin tonë e kemi bërë prezent në të gjitha forumet ndërkombëtare. Forumet e rëndësishme si OKB, NATO, OSBE, BE, te të gjitha shtetet e botës demokratike.

Ju deklaroni prapë dhe keni dëshirë maksimale që të ishin zhdukur shqiptarët që në vitin 1913, kur famëkeqja Konferenca e Ambasadorëve në Londër la nën kthetrat tuaja tokat shqiptare, por nëna shqiptare është burimi i pashtershëm njerëzor. Çdo brez që vjen po lind më i fortë, më i guximshëm, më i ditur, më krenarë dhe më i bukur. Ju duhet ta dini se Arbëria është pjellore, po ashtu dhe gjithë trualli shqiptar, tek ne zotërojnë moshat e reja që nuk ju dhimbset asgjë për mbrojtjen, rimëkëmbjen dhe ndërtimin e Atdheut.

Ju nuk na zhdukni as me armë dhe as me para. Ju bëjmë thirrje edhe një herë, zgjidheni sipas të gjitha konventave ndërkombëtare problemin Arbëror dhe mos kërkoni që flaka në Ballkan të mos shuhet. Kemi shumë vjet që po ju presim. Mos na detyroni të presim më gjatë, sepse edhe durimi e ka një fund. Nuk kërkojmë luftë as asgjë që nuk na takon, kërkojmë vetëm tokën tonë Prevezë-Nish-Tivarë, të drejtën tonë - ATDHEUN TONË TË LIRË.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora