E marte, 23.04.2024, 06:19 PM (GMT+1)

Mendime

Dhuna mbi femrat dhe sensibiliteti mediatik

E shtune, 22.12.2007, 12:14 PM


Nga Gezim Tushi

Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e sinkronizuar, me intensitet dhe reagim publik qëndrimi i përbashkët i politikës, shoqërisë, shtypit dhe medias elektronike ndaj një fenomeni të tillë të shëmtuar, të padurueshëm sic është dhuna ndaj femrës në familje, jetën private dhe shoqëri. Ky sinkronizim i qëndrimeve, pozicioneve dhe ideve të të gjithë faktorëve socialë e publikë, në luftën e përbashkët kundër këtij fenomeni barbar është një sinjal pozitiv për pjekurinë qytetare dhe ndërgjegjësimin human të shoqërisë shqiptare, për të vendosur barazi dhe drejtësi gjinore në shoqëri.

Debati publik tregoi se dhuna në shoqërinë tonë nuk është e vështirë për t‘u identifikuar, sepse pavarësisht ndryshimeve, ne jemi ende shoqëri me paragjykime gjinore. Si sociolog, si studiues i ccështjes gjinore, duke qenë i interesuar pwr trajtimin filozofik dhe interpretimin sociologjik, e kam ndjekur me vëmendje cilësinë, thellësinë e këtij debati, më së shumti i mediatizuar. Më duket hap i madh social, fakti që si asnjëherë më pare, media e trajtoi problemin e dhunës fizike e psikologjike, përdhunimin, rrahjen, vrasjen, jo si problem të "lajthitjes individuale", por si një problem me natyrë sociale. Në shkrimet e mia dhe të kolegëve të tjerë, gazetarë, sociologë, psikologë dhe operatorë sociale në gazetën "Shqip", u theksua këndshikimi i problemit të dhunës individuale maskiliste, jo thjesht si ekses individual, por si pjesë e sfondit kulturor të shoqërisë sonë.

Personalisht, më duket se gazeta "Shqip" me rubrikën e saj ekskluzive, të hapur enkas për këtë problem të madh social, mundësoi që situata e dhunës me bazë gjinore të trajtohej gjerë, duke e parë atë në të gjithë format e abuzimit të mundshëm si përdhunimi, rrahja, ngacmimi seksual i femrës etj. Në shkrimet që janë botuar në këtë gazetë u trajtuan në një shikim të ri problemet e dhunës. U zgjerua spektri i këndshikimit, jo vetëm si problem gjinor, por më së shumti si problem social, duke tentuar që këtë plagë të fshehur apo të dukshme ta ekspozojmë në të gjithë format e tij.

Më është dukur shumë i drejtë qëndrimi i sociologëve, analistëve të ccështjeve gjinore, psikologëve dhe gazetarëve, që mundësuan me shkrimet e tyre, evidentimin e ca të vërtetave të këtij fenomeni, duke tentuar të evidentojnë atë të vërtetë të padyshimtë, se dhuna kundër grave i ka rrënjët në marrwdhëniet strukturore të pushtetit, të dominimit dhe privilegjeve që ekzistojnë, në relacionet midis burrave dhe grave. Në këtë kontekst, pas këtij debati politika, shteti, shoqëria civile dhe vetë gratw, duhet të mendojnë për "strategjinë e ndryshimit" të këtij reliteti. Kërcënimi i grave nga dhuna e meshkujve është një dukuri mbarëshoqërore, që shfaqet mbi të gjitha gratë, pa dallim, që prek të gjithë aspektet e jetës së tyre.

Me të drejtë, në shumë analiza, shkrime e komente, u tentua të bëhet një observim i gjeografisë dhe tipologjisë së dhunës me bazë gjinore, duke u përqëndruar më së shumti në katër tipet e famshme të dhunës ndaj grave: dhunë në familje, ngacmimi seksual, përdhunimi dhe dhuna që shfaqet si reflektim i traditës së shoqërisë sonë me natyrë patriarkale. Këto janë të lidhura me stereotipet që janë krijuar për sjelljen e burrit ndaj gruas në familje dhe në shoqëri.

Padyshim, këto ditë dhe për këtë ccështje është "derdhur teori e madhe", në shtyp dhe median elektronike. Ajo që ra në sy, është se ende janë të vakwta, evazive, të paqarta masat dhe veprimet që duhen ndërmarrë nga shteti dhe shoqëria civile për të zbutur, pakësuar apo frenuar dhunën mbi gratë. Nuk kam asnjë iluzion qw do të ndodhw "ccudia" në shoqërinë tonë, qw do të zbutet dhuna mbi gratë, nëse "teoritë" për barazinë gjinore, të bëra mediatikisht do të mbeten në nivelin e një propagande të thjeshtë mediatike. Nuk mendoj se është kaq e lehtë të ndryshojë situata që "rrethon femrat", dhuna mbi të cilat është në nivele që turpërojnë qytetërimin tonë, larg rregullave standarde të qytetërimit modern. Nëse do mbetet kjo fushatë "deri këtu", nëse shoqëria, shteti, organizatat joqeveritare dhe grupet e interesit të vetë grave nuk do të përfshihen në një lëvizje me objektiva dhe synime konkrete, atëherë situata ka për të qënë po ajo. Me siguri që përsëri do të kemi po të njëjtin nivel dhune mbi femrat tona, dhunë fizike në familje, akte seksualisht të parregullta, të paligjshme, kriminale, të meshkujve mbi to.

Nuk më duket se është e lehtë të ndryshojë situata e dhunës, nuk është e mundur të frenohen aktet seksualisht barbare, dhunimet, përdhunimet, cenimi flagrant i personalitetit dhe sovranitetit seksual të femrës. Sepse dhuna mbi gratë është institucionalizuar, intensifikuar dhe "kalccifikuar" në të gjithë strukturën sociale, në familje, në publik, në jetën private. Nuk është e lehtë të bëhet zap kultura e dhunës ndaj femrave që është tepër e vjetër, arkaike, historike, e zhvilluar si tipologji kriminale, në të gjithë format e mundshme. Nëse do të duhet të bëjmë diccka për mire, atëherë duhet të ndërhyjmë fuqishëm në të gjithë terrenet sociale, ku aplikohet dhuna mashkullore, si në marrwdhëniet familjare e seksuale, duke ndëshkuar maksimalisht përdhunuesit, duke përdorur të gjithë mjetet publike dhe ligjore, për të ndalur "forcat e hapura dhe të fshehura" mashkullore, të shfaqura si "forcë" mbi femrat, në të gjithë format e saj, si forcë fizike, pushteti, posti etj.

Debati për dhunën në Shqipëri tregoi se, për fat të keq, ka një lidhje alogjike midis dhunës dhe seksit. Nuk e di kush dreqin e ka kultivuar mentalitetin primitiv, sipas të cilit, "forca është pjesë përbërëse e seksit". Nuk është ende e qartë qw pse familja, kjo vatër e ngrohtë, ky institucion i sigurisë morale, të kthehet për disa ccifte në "qendër" të dhunës sistematike, në ambient ku meshkujt e dehur, xhelozë, të stresuar nga punët dhe hallet, kanë gjetur gratw si ‘mjet‘ për të shfryrë dufin, duke luajtur rolin e ‘trimit‘ dhe të ‘gangos‘.

Media televizive dhe shtypi kanë bërë këto ditë një fushatë konkrete kundër dhunës, duke e tronditur me fakte opinionin publik. Nuk ka njeri normal që të mos jetë tronditur me skenat televizive që paraqesin femra të lemerisura, të përccudnuara nga dhuna fizike dhe seksuale e meshkujve sadistë, e burrit, të dashurit, fqinjit, taksistit, mësuesit apo pedagogut. Këta "njerëz zoomorfë", me pamje njerëzore, që enden si kafshë në shoqërinë tonë, janë bërë të neveritshëm, të frikshëm me sadizmin e tyre të shfrenuar, alogjik, fizik apo seksual. Manjakët seksualë, dhunuesit permanentë të grave dhe vajzave, në shtëpi dhe ambiente të tjera sociale e publike, janë bërë qenie të përccudnuara, monstruoze. Ata janë njerëz të përbindshëm, të egër. Këto sjellje janë tipike veccanërisht për njerëz që nuk "jetojnë në shoqëri", por në "terrene të kufizuara", asociale. Ata që kanë personalitet të deformuar nga prirjet sadiste për dhunë e seks.

Jam i bindur se problemi i dhunës mbi femrat nuk është vetëm problem policor. Eshtë e sigurt që, në shoqërinë tonë ka më shumë dhunime, përdhunime e krime seksuale, se sa kanë mundësi të kapen nga policia, apo të publikohen nga media. Tani i kemi të gjithë format e abuzimit me femrat, të mitura apo të rritura, të cilat bëhen "preh" e abuzimit përmes dhunimit, mashtrimit, përdhunimit me forcë. Madje, janë shtuar kohët e fundit edhe atentatet seksuale të manjakëve, që hyjnw në shtëpitë e grave të pambrojtura dhe tentojnë t‘i përdhunojnë ato kafshërisht. Pavarësisht se cc‘përqindje zënë krimet seksuale në kurbën e tërësisë së krimeve që kryhen në Shqipëri, apo cili është vendi i këtij lloj krimi në "nomenklaturën tërësore" të krimit, një gjë është tashmë e sigurt: Krimi seksual, dhuna e përdhunimi i femrave për qëllime të përfitimit seksual jo konsensual, është rritur së tepërmi.

Nuk është fare artificiale, nëse do të deklaronim pa frikë se shoqëria jonë është përballë një "alarmi social" të shtimit të rrezikshmërisë së këtij krimi me natyrë maskiliste, që cenon dukshëm personalitetin dhe dinjitetin e femrës. Ndërkaq janë të patolerueshme qëndrimet e buta ligjore, morale, sociale dhe të opinionit publik, për traumat e thella fizike, morale e psikologjike që pësojnë gratë nga dhuna maskiliste në familje e shoqëri. Ndoshta për të gjithë këto arsye, ishte me shumë vlerë "fushata antidhunë", reagimi publik i gazetës "Shqip" në mbrojtje të femrave nga dhuna, duke vënë në lëvizje politikën, shtetin, opinionin publik dhe vetë gratë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora