E enjte, 28.03.2024, 09:51 AM (GMT)

Editorial

Kastriot Frashëri: Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile - Peng i Mafies Intelektuale të Tiranës

E merkure, 27.10.2010, 08:59 PM


Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile - Peng i Mafies Intelektuale të Tiranës

 

Nga Kastriot FRASHËRI

Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Çështjeve Kombëtare

 

Pak muaj më parë qeveria nëpërmjet një vendimi të posaçëm i dha fund një herë e mirë komedisë që luhej prej më se tre vjetësh me Shoqërinë Civile. Themi komedi, sepse si çdo gjë tjetër që fabrikohet në Tiranën zyrtare, vendimi i përket vetëm Perandorit. Në ditën e themelimit të Agjensisë për Mbështetje të Shoqërisë Civile (AMSHC), kryeministri Berisha, do të deklaronte me këtë rast në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se “qeveria shqiptare është një ndër qeveritë, jo të shumta që ka vendosur të financojë nëpërmjet një bordi të pavarur, shoqërinë civile”. Ngritja e kësaj agjensie është padyshim një arritje e madhe që duhet ti shërbejë në të ardhmen shoqërisë shqiptare. Instituti i Çështjeve Kombëtare në mënyrë të përsëritur i është drejtuar qeverisë për t’i shprehur falenderimin dhe mirënjohjen, për aktin e saj historik, për mbështetjen që i dha shoqërisë civile, duke e përfshirë atë në Buxhetin e Shtetit. Ky akt kurorëzon të gjitha përpjekjet tona shumë vjeçare për konsolidimin e institucioneve të pavarura të shoqërisë civile. Por ndërsa të gjithë prisnim me padurim  frytet e kësaj arritjeje, ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte. Ndodhi ajo që ndodh rëndom këtu e njëzet vjet: Rrëmbimi “demokratik” i institucioneve. Përtej kornizave kryeministrore, AMSHC, nuk mund të jetë një akademi e të përzgjedhurve të Berishës.  Megjithë shkëlqimin e jashtëm, kjo Agjensi nuk mund të fshehë cenet e një manovre të shëmtuar politike, sepse qeveria ashtu si dhe në raste të tjera ndoqi me këtë Agjensi një qëllim tjetër: kooptimin apo katapultimin e rrufeshëm në elitën e Shoqërisë Civile, në elitën e qarkullimit të vlerave të disa individëve pa kurrfarë kontributi në jetën social-politike të këtij komuniteti NGO. Me të drejtë lind pyetja: cilët janë këta individë që uzurpuan këtë Agjensi?? Sipas ligjit përkatës, kjo Agjensi përbëhet nga 9 anëtarë. Nga këta 5 prej tyre i përkasin komunitetit të OJF-ve dhe 4 anëtarë të zgjedhur nga institucionet e administratës qendrore. Referuar VKM, Nr.161, datë 10.3.2010 “Për emërimin e anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, do të kemi: a)  Përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile të jenë: znj.Mira Meksi; z. Henri Çili; znj.Delina Nano; z. Lufti Dervishi; z. Altin Goxhaj. b)  Përfaqësues të institucioneve të administratës qendrore të jenë: znj.Helena Papa; z. Dorian Teliti; znj. Genta Bektashi; znj. Altea Tahiraj.                        

                                                                                   

Mbi çfarë kriteresh u përzgjodh ky bord? Ai e zgjodhi vetë, sipas kërkesave të veta. Më parë duhet të sqarojmë se nuk kemi asnjë kontestim për katër emrat e fundit të këtij bordi të cilët me të drejtë i përkasin administratës publike, por nuk mund të qëndrojmë indiferent dhe të mos shprehim protestën tonë për mënyrën e zgjedhjes së këtyre pseudoanëtarëve që përfaqësojnë komunitetin e OJF-ve.  Po cilët janë këta protagonistë? Po ti hedhësh një sy skedës intelektuale në Bibliotekën Kombëtare të Henri Çilit, të katapultuar në këtë Agjensi, do të konstatosh pa vështirësi se ka 323 rekorde deri më 08.10. 2010. Këto artikuj e dëshmojnë si autor të laje-lujeve, ngritjes së kultit të individit, servilizmit, mirë me të gjithë, autor i intervistave dhe promovimit të mediokritetit, anëtar i Bordit të Fondacionit “SOROS”, drejtor i gazetës “MAPO”, administrator i Universitetit jopublik Europian të Tiranës, analist pothuajse i përditshëm në median e shkruar e atë elektronike… Sa universal?! Mos vallë i ka mbetur pa kërkuar edhe Ithaca (Itakën)?  Po të analizosh veprimtarinë e tij të shkruar do të konstatosh: mungesën e kritikës, shërbimin ndaj profesionit të ri të biznesmenit për Univeritetet Private (Piramidat financiare që po rënojnë shoqërinë dhe arsimin), për “Mjafin”, G99, SOROS”-n, si furnizuesit e tij. Po cila është vepra e këtij njeriu, që gjendet njëherësh në një dyzinë bordesh dhe agenda-sh nga më të çuditshmet?! Ja çfarë shkruan Naimi, Enveri (Henri) ynë:  “Sali Berisha: ai na bën të ëndërojmë” (Nëntor 2007); Universitete private, një lexim i saktë i Berishës” (Nëndor 2007); “Pse Mjaft është në të drejtën e vet(2006), “Erjon Velia-Çfarë fati për “Obama-n” e bardhë” (2009); promovimet e sojit të vet: Liberalët gjithmonë gati”; “Akademikë dhe editorialistë”, etj. Por kur punët e këtij superman-i kanë marrë për mbarrë dhe normalisht duhet të shijojë frytet e saj, sikundër ka vetë deklaruar Jam arivist, tani i jam futur biznesit”- intervistë me H.Çilin, (Prill 2007); këtë gjeni” të kudogjendur e thërrasin në shërbim të shoqërisë civile, a thua se ky punon me disketa në kokë, duke i ndëruar vetëm programet??! Pse, për 5 mijë lekë shpërblim në muaj nga prania në mbledhjet e këtij bordi i bihet në qafë këtij cosmopolitan-I, të pa anë dhe e shkëput nga gjithë këto angazhime zoti Kryeministër?!!

Një tjetër protagonist i rekrutuar në këtë shërbim, edhe pse i shkarkuar me të drejtë rreth 2 vite më parë nga TVSH  është dhe Lutfi Dervishi, i cili megjithëse me karrierë mbi 16 vjet gazetar, sipas skedës së Bibliotekës Kombëtare ka vetëm 141 artikuj të botuar deri më 08.10.2010. I njohur si intervistues, një përkthimi, herë Pro dhe herë kundër PD, gazetar, anëtar i bordit të Fondacionit “SOROS”, analist, ish-drejtor për pak kohë i aktualitetit në TVSH, i njohur për bëmat e tij, ku edhe pse i mungon diksioni (element bazë në gazetarinë audio-vizive), rrëmbente mikrofonin dhe zaptonte për orë të tëra në televizion hapësirën publike për turli -lloj temash dhe opinionesh. Me këtë aktivitet të regjistruar intelektual, duket se dëshmon dukshëm se është nën nivelin mesatar, madje nuk e kuptojmë se si është paguar deri më sot ky njeri?!

Për zonjën Dorina Nano nuk kemi asnjë koment sepse nuk dimë asgjë mbi të, as edhe për prezencën apo (mos)eksperiencën e saj në ndonjë OJF, por nuk mund të mos reagojmë për zonjëzën Mira Meksi, e njohur si përkthyese, autore e disa tregimeve, novelave dhe romaneve, -të vetëquajtuara të suksesshme për shkak edhe të autoreklamave të fuqishme mediatike si rrjedhojë e cilësive dhe funksionit për të cilin është paguar nga sipermarrja private, njihet edhe si drejtore e Fondacionit “Velija” dhe ish-drejtore e TV ALSAT. Për çudi, kjo zonjë ditën që u largua nga ky televizion pas ndërimit të pronarëve - u thir nga Berisha për të drejtuar bordin e kësaj agjensie. Në Fondacionin Kulturor “Velija” padyshim që njihet si “zonja” që diktonte dhe thurte politika klienteliste për rrjetin e vet në biznesin e projekteve kulturore që paraqiteshin për financime me të cilin garanton suksesin e saj. 

Dikur Lord Bajroni shkroi: Shqipëri, lejomë të kthej syt e mi mbi ty…”. Sot na takon ne shqiptarëve të kthejmë sytë dhe mendjen drejt këtij vendi të qeverisur keq. Ndoshta më shumë se kudo, fjalët lapidare Friedrich Wilhelm Nitzche: Të vërtetat që fshihen kthehen në tragjedi”më kanë udhëhequr në këto angazhime dhe vëzhgime mbi realitetin e hidhur shqiptar, jo vetëm për të qenë qëmtues i përhershëm i ballove me maska, por dhe për të ngritur zërin ndaj kësaj anarkie sociale që mbretëron në këtë Republikën tonë…

Me AMSHC, siç do të rezultojë më vonë, Kryeministri ynë po shumëfishon vetveten. Ai nuk po e hap Shoqërinë Civile, por po e mbyll atë. Konkretisht kryeministri deklaroi pak ditë pas miratimit të Buxhetit të Shtetit në dhjetor të vitit 2009 se “Buxheti i Shtetit 2010, buxheti më ambicioz, që mbështet reformat në çdo sektor”.  Po ashtu në nenin 10 të ligjit “Për Buxhetin e vitit 2010”  thuhet se: Fondi prej 100 milion lekë “Mbështetje për Shoqërinë Civile” në tabelën 1 të këtij ligji, përdoret për OJF, sipas përcaktimeve të bëra në një ligj specifik. Me të drejtë pyesim zotin Kryeministër: kur do të realizohet kjo sepse prej 3 vjetësh ky fond nuk alokohet për organizatat me pretendimin absurd se mungon apo do të bëjmë një ligj tjetër për këtë problem? Me gjithë këto zhvillime si kanë rrjedhur ngjarrjet ka gjasa që zëri 88-të i këtij buxheti me 100. 000 milionët e tij të përfundojë te xhepat e  99-çave dhe padronëve të tyre.

Qeveria implementon Bordin e Sorosit në krye të AMSHC!

Le ti kthehemi edhe një herë mënyrës së konstituimit të kësaj Agjensie. Për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të Bordit Mbikqyrës të AMSHC, qeveria nuk ka respektuar kriteret e përcaktuara qartë në pikën II të VKM Nr. 768, date 15.07. 2009, për përzgjedhjen e antarëve nga shoqëria civile, ku thuhet në pikën 1 se: kandidatët që përzgjidhen si anëtarë të bordit mbikqyrës të AMSHC-së, duhet të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune me organizatat e shoqerisë civile” Të na tregojnë këta dhe të mos fshihen pas pseudogjenialitetit të tyre, sepse 3 nga 5 anëtarët e komunitetit të OJF-ve, janë pjesë e komunitetit të medias,  po ashtu në pikën katër të këtij vendimi thuhet se Secili kandidat duhet të mbështetet nga të paktën 5 organizata jofitimprurëse (OJF) ose organizata të shoqërisë civile, që punojnë në  të njëjtën fushë ekspertize ose në fusha të ngjashme”… Nuk dimë nëse propozimet në qeveri për këta të kenë mbritur nga Turqia, Teherani, Kandahari apo Islamabadi?  Se nuk ka si shpjegohet ndryshe që edhe drejtori ekzekutiv i kësaj Agjensie, sikundër theksohet me humor nëpër kafene të ndryshme të Tiranës, për disa thuhet se është thirur nga Afrika e për disa të tjerë nga Kosova?! 

Po ashtu, kryeministri, në vijim të politikave klienteliste për uzurpimin e çdo qelize të kësaj shoqërie, ka shkelur pikën III të këtij Vendimi ku përcaktohet Përzgjedhja e përfaqësuesve të shoqërisë civile në bordin mbikqyrës”, ku në pikën “ç” parashikohet se  brenda 5 ditëve pune nga përfundimi i afatit të mësipërm (bëhet fjalë për përcaktimet e parashikuara në pikën “c”  të këtij vendimi-KF), Këshilli i Ministrave bën publike listën e kandidatëve të propozuar dhe që përmbushin kriteret për ketë qëllim”, Kjo procedurë nuk u respektua nga ana e qeverisë, pra edhe në këtë rast mungoi transparenca . Po ashtu qeveria për themelimin e kësaj agjensie nuk ka respektuar as përcaktimet e bëra në pikën d” të këtij vendimi ku thuhet se Këshilli i Ministrave zgjedh 5 prej kandidatëve të propozuar dhe i emëron si anëtarë të bordit mbikqyrës të AMSHC-së, duke mbajtur parasysh që mos ketë dy anëtarë nga e njëjta fushë apo organizatë”, edhe ky detyrim nuk është respektuar nga qeveria, sepse shumica e anëtarëve të këtij bordi, si: M. Meksi, H. Çili, L. Dervishi, sikundër u theksua më sipër jo vetëm që vijnë nga komuniteti i medias, por dy të fundit i përkasin Fondacionit “SOROS”, duke qenë anëtarë bordi. Po ashtu, nuk janë respektuar as kërkesat e ligjit Nr. 10 093, dt. 9.03.2009.

Instituti i Çështjeve Kombëtare në këto 9 vitet e mbijetesës së tij të vështirë, ka treguar me vepra se është simboli i Shoqërisë Civile, që del jashtë modelit që prej vitesh financohet dhe promovohet në Shqipëri. Prej vitit 2005 e deri më sot, këtij subjekti, edhe pse të akomoduar në një godinë ku shteti shqiptar paguan çdo ditë 3 roje nga fondet publike për sigurimin e këtij objekti, na është dhunuar, rënuar dhe grabitur selia disa herë. Tani kur kryeministri proklamon me bujë kremtimet nga ana e qeverisë të 100 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, është i çuditshëm anashkalimi nga ana e tij e Institutit të Çështjeve Kombëtare, i vetmi institucion ekskluziv për promovimin e vlerave kombëtare në Shqipëri dhe në botë.  INA ka treguar me vepra se është i vetmi institucion real i shoqërisë civile në Shqipëri, që nuk është nën kontrollin e qeverisë apo faktorit ndërkombëtar, që nuk financohet apo promovohet prej tyre.  Nuk jemi pjesë e Mafies Intelektuale të Tiranës të vetëquajtur shoqëria civile. Instituti nuk merret me pseudo trajnime, workshop-e apo fushata ndërgjegjësimi në hotelet luksoze të këtij metropoli. Nuk japim konsulenca mediatike e pseudojuridike për protagonistët e mafies. Instituti është shoqëria civile e vërtetë që nuk jeton me pseudoprojekte, konferenca apo donacione. Është shoqëria civile që ka treguar në këto vite se nuk i mban ison asnjë shtetari, ambasadori apo donatori, duke përsëritur si papagall klishetë e zakonshme të demokratizimit, integrimit, përfshirjes së grupit të interest, ndërgjegjësimit, institucionalizimit, …it, it-i, tjetër. Është i vetmi zë dhe subjekt që sistemin aktual të shoqërisë civile në Shqipëri e ka përcaktuar: Mafia Intelektuale e Tiranës. Që nuk vuan nga kompleksi i inferioritetit dhe ndaj pa droje thotë: “I japin Formë të ardhmes” Për këtë Faik Konitza, ka thënë: Shqipërinë e bënë idealistët, e shpëtuan rastësitë dhe e varrosën politikanët”.

Çuditë e kësaj qeverie nuk përfundojnë këtu.  Zoti kryeministër me të drejtë deklaroi para pak kohësh në një nga mbledhjet e qeverisë se: Një seri reformash të shumanshme janë në proces e sipër dhe konsultat e hapura me të gjithë faktorët e rëndësishëm të shoqërisë shqiptare janë në traditën më të mirë të qeverisë. Qeveria duhet të jetë qeveri e një dialogu intensiv... Ne duhet të konsultojmë hapat tona dhe reformat me shoqërinë civile, e cila gjithnjë disponon dhe mbart një mendim të avancuar në fushat ku operojnë... Ndaj kërkoj nga ju që të programoni një seri të pasosur debatesh e konsultimesh me shoqërinë civile, botën akademike, katedrat respektive, me qytetarët, grupet e interesit dhe sigurisht me bizneset, sepse në këtë mënyrë do të garantohet një zbatim më i sigurt i reformave”. Çudi e madhe... !? Pushtet tribal! Fjalë, vetëm fjalë! ... Në ndihmë më vjen në këtë rast edhe një refleksion i Migjenit: “Çdo ditë shoh qartë e më qartë e vuaj thellë e më thellë”.

Tashmë është i njohur fakti se zgjerimi i Bashkimit Europian vijon si një proces integrues me qëllim primar sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm. Në këtë proces, i njohur si Procesi i Stabilizimit dhe Asocimit, duke iu referuar politikave të zgjerimit është dëshmuar qartë se një shoqëri civile e fortë luan një rol kyç në shoqëri, duke përfaqësuar një gamë të gjerë interesash dhe pikëpamjesh të ndryshme. Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) ndihmojnë fuqimisht në ndryshimin e shoqërive që përfaqësojnë, duke promovuar vlerat bazë të demokracisë, të drejtave të njeriut, mirëqeverisjes dhe shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, Bashkimi Europian i konsideron OSHC-të si partnerë kyç në shpërndarjen e informacionit lidhur me politikat e BE-së dhe në avokatinë për realizimin e reformave në kuadër të procesit të aderimit në BE, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e dialogut mes aktorëve të shoqërisë civile.

 

Bordi Mbikqyrës i kësaj shoqërie i përzgjedhur mbi këtë trashëgimi dhe makinacion, nuk ka integritetin e duhur profesional dhe shoqëror, për ti dhënë shtysë jo vetëm zhvillimit të kësaj shoqërie, por edhe zhvillimit perspektiv të vendit dhe institucioneve të tij, për të cilën ju vëtë zoti kryeministër kërkoi para disa ditësh nga anëtarët e qeverisë “të programojnë në agjendën e punës së tyre organizimin e konsultave të gjera me shoqërinë civile, botën akademike dhe grupet e interesit për të gjitha reformat në fushat e tyre”. Po si mund të realizohen këto objektiva kur në krye të këtyre agjensive vendosen njerëz me integritet profesional dhe moral të cunguar?

Po zoti Kryeministër! Ju zoti kryeministër me urdhërin Nr. 31 datë 8.2.2010, të Këshillit të Ministrave, keni emëruar në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ylli Pangon. Misioni i kësaj Agjensie është të vlerësojë, të financojë, të monitorojë dhe të administrojë programet dhe projektet në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri. Do të ishim të lumtur të bashkëpunonim me këtë institucion për interesa madhore të zhvillimit dhe përparimit të këtij vendi me projekte të përbashkëta, të cilat fatmirësisht nuk na mungojnë, por për fatkeqësinë tonë prej kohësh, këto projekte kanë mbetur në letër për shkak të vetos antiligjore të drejtuesit të kësaj agjensie. Pse? Ne zoti kryeministër, nuk patëm asnjë mbështetje prej këtij personi, kur ky ishte ministër dhe i ishte besuar administrimi i kulturës dhe projekteve kombëtare të zhvillimit të saj, po si mund të kemi mbështetje tani, kur autori i këtyre rradhëve dhe Instituti që përfaqëson, e paralajmëroi 4 muaj më parë në shtyp “veprimtarinë e tij ministërore me mbërtheckat” dhe abuzimet e shumta me projektet kulturore, të cilin ju e shkarkuat për 4 minuta vetëm për aktin e parë?! Vetëm në Banana Republic ndodh që një personi të tillë, jo vetëm i sigurohet një punë dhe karrierë e mirë, por i besohet edhe administrimi i gjithë fondeve të BE për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin, ndërsa drejtuesi i një institucioni të pavarur, që nuk ndjek qëllime politike apo ekonomike, i cili ja përcaktoi shumë kohë më parë integritetin dhe veprimtarinë këtij maniaku me artikullin e njohur “Ministri i Kulturës, midis “sindromave” të Heroit dhe Kultit të antikulturës(Ref: Gazeta “Sot”, “Standard”, “Ndryshe”, 26 dhjetor 2008), endet çdo ditë, çdo muaj dhe vit, zyrave të këtij pseudoshteti në kërkim të mbështetjes dhe subvencionimit për veprimtaritë dhe aktivitetin e INA në shërbim të interesave kombëtare?!!

 

Nuk është vetëm ky problem i mungesës së partneritetit dhe bashkëpunimit me administratën publike, sepse raste të tilla gjenden me shumicë edhe ndaj subjekteve të tjera të rëndësishme dhe me veprimtari të njohur ndaj interesit publik, por është mungesa e vullnetit, dëshirës, hajdutëria dhe paaftësia e drejtuesve të këtyre institucioneve për të krijuar partneritetin   e nevojshëm strategjik me shoqërinë civile. Dihet tashmë se veprimtaria e shumicës së OJF-ve shqiptare është e kufizuar për shkak të pengesave të shumta të segmenteve të caktuara të organeve të administratës publike, të cilat çdo ditë e më shumë e pengojnë atë në realizimin e misionit në shërbim të interesave publike dhe kombëtare. Problemet që ndeshim fillojnë që nga mungesa e bashkëpunimit, moskthimit të përgjigjes, sëmundje e njohur e administratës publike, klientelizmit në dhënien e projekteve dhe ndihmës financiare, mungesën e informacionit etj.

Një prej tyre përballet me këtë “rrethim” është dhe Instituti i Çështjeve Kombëtare, i cili ndeshet çdo ditë e tepër me këtë skalion:  mafien intelektuale, piraterinë, mediokritetin, dhe mungesën e trasparencës. Po pse ndodh kjo mund pyesë dikush? Sepse sot  n pjesë e mirë e Organizatave Joqeveritare Shqiptare (OJF) –ve, themeluara menaxhohen apo drejtohen nga segmente ose persona veshur me pushtet ose te lidhura me . Kjo është kthyer një biznes shumë fitimprurës, ndaj duhej rrëmbyer kjo Agjensi.

Post Scriptium:

Rrezikohen digjen përsëri 1 mln USD/ Qeveria thirrje OJF-ve për aplikim Projekte me Ide vjedhura...!

Tashmë që jemi në fund të këtij shkrimi dëgjojmë se AMSHC, ka shpallur Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte. Sipas tyre, në këtë fazë, OJF-të, luten të sjellin me postë vetëm Koncept-idete (Dokument Koncept; max 3 - 4 faqe) pranë zyrave të AMSHC-së. Me këto Koncept-idetë të përzgjedhura do të organizohet në Tiranë, më 30 Tetor 2010, pranë Hotel Rogner Europapark,”Panairi i Ideve”, ku cilido i interesuar, në funksion të “konkurimit të barabartë dhe të një transparence maksimale”, sipas tyre, mund të lexojë koncept-idetë e përzgjedhura. Ky është modeli i një projekti tërësisht të vjedhur nga Agjensia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) e të aplikuar katër vjet më parë prej saj. Nuk është vendi të zgjatem për funksionin dhe organizimin e këtij “Tregu i Ideve” (Panairi i Kotësive, sepse këtë problem e kemi trajtuar edhe më parë Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit nën kthetrat e Mafias Intelektuale të Tiranës” (shih Gazeta “Sot”, 7 Tetor 2006), por verbëria me të cilën qeveria kërkon të shpërdorojë fondet publike.  Sepse për herë të dytë qeveria rrezikon te djegë fondin e veçantë për mbështetjen financiare të shoqërisë civile nëse kjo e fundit nuk aplikon për projekt-ide deri në datën 15 tetor afati i lënë nga AMSHC.  Në një prononcim për mediat drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie Rudi Bobrati tha se “nëse vitin e shkuar ky fond u dogj pasi agjencia nuk ishte krijuar ende këte vit ende ka shpresa për të mos ndodhur e njëjta gjë. Meqënëse afatet e ngritjes së kapaciteteve zgjaten fondi i destinuar nga qeveria për shoqërinë civile u dogj”.  Ndonëse koha e përgatitjes së shoqërisë civile është e pakët vetëm 10 ditë në dispozicion, kjo agjensi guxon të ofrojë 10 pika ku OJF-të (tashmë të përzgjedhura) mund të mbështeten për idetë e tyre.  Dhe pas vlerësimeve të projekt-propozimeve nga “Zylo-t”, më 15 nëntor thuhet se do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave të financimit të projekteve të  Kafe-klanit të tyre . Dhe Kryeministri ynë, me AMSHC-në e tij të famshme, rri dhe vështron...!

 

Shënim i Autorit:  Ky artikull ju dërgua për botim gazetës “Shqip”, e cila në kundërshtim me parimet dhe normat e shtypit të lirë edhe pse e mbajti për 4 ditë nuk e botoi atë. Kjo mënyrë sjelljeje, e padenjë për një organ të shprehjes së fjalës së lirë, tregon jo vetëm gjendjen dhe lirinë e shtypit në Shqipëri, por konfirmon edhe një here kontrollin e shtypit dhe medias nga Mafia.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora