E enjte, 28.03.2024, 07:04 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Pushtuesit janë të njëjtë, barbarë dhe përmbysës

E merkure, 27.10.2010, 08:58 PM


Pushtuesit janë të njëjtë, barbarë dhe përmbysës

 

Nga Gjon KEKA

 

Kujtesa historike është virtyt i kombeve me anë të kësaj ne i sjellim gjërat dhe ndodhit në tryezën e kohës moderne dhe po në këtë tryezë në i ndajmë kohërat,të bëmat ,progresin,dështimet,veset,sindromet, ,defektet,gabimet trashanike etj etj ,dhe kur të arrijm të mësojmë duke ndryshuar rrënjësisht të tashmen për të mirë nga këto kohëra,atëherë mund të hedhim hapin drejtë së ardhmes dhe të gjejmë shtegun e sigurtë në rrugën e perspektivës ,zhvillimit të gjithmbarshëm dhe të progresit historik.

Gjurmët historike nuk mund askush t'i humb apo t'i mbuloj,ato qëndrojën fuqishëm mbi përpjekjet dhe rrugëtimin e thellë të kombit ,ato janë bërë shenja kohe të cilat na e tregojnë natyrën e gjëravë të ikura duke na e ofruar ato sa më afër dhe sa më hapur ashtu që ne të mësojmë se nga cili cak ishin nisur lëvizjet historike dhe ku jemi tani pas gjithë atyre kohëve.

është një ndër privilegjet e mëdha në historin e ballkanit Ilirk dhe të europës në përgjithësi që kombi shqiptar është një ndër kombet më të vjetëra autoktone të këtij gadishulli dhe kontinentit europian,prandaj duke ditur këtë privilegj ky komb është edhe rrënja e qytetrimit të vjetër europian dhe pjesë e thellë e themeleve bazë të unionit europian të tanishëm ,pa këtë komb europa mbetet pa rrënjët e saj dhe pa një ndër gurët e rëndësishëm të ndërtesës së përbashkët të kësaj familje të madhe.

Duhet nënvizuar se gjatë historisë shumë pushtues e sidomos pushtuesi otoman(shek.XV) dhe ai së fundi sllav-serb(shek,XIX) janë mundur që me çdo kusht t'i mbulojn apo edhe t'i humbin gjurmët e së vërtetës së historisë së kombit shqiptar në gadishullin ilirik,qëllimi i tyre ishte që duke humbur gjurmët të ndërtojnë historinë e tyre të rrejshme dhe primitive ashtu që më vonë bota të mos e kuptoj

apo edhe të jetë e njohur me rrënjët e kombit shqiptar dhe identitetit të tij kombëtar e kulturor,por që këta pushtues barbar dhe përmbysës të shfaqeshin gjoja para botës si më të vjetërit e këtij gadishulli gjë që kjo gënjeshtër e kulluar nuk u realizua e as që do të realizohet ndonjë herë tani e as në të ardhmen.

Çdo herë qëllimi i pushtuesve ka qenë mbjellja e ideologjisë apo imponimin e saj(p.sh. pushtimi otoman dhe ajo e fundit bizantine apo sllave) pastaj gjeopolitik,gjeostrategjik,uzurpues,humbës të gjurmëve dhe ndërtimi i ëndërrave dhe iluzioneve të tyre ,krijimi i miteve ,hstrembërimi i historisë,barbarizmi,përmbysja e të gjithave etj etj.Strategjia dhe taktika e pushtuesve ishte sa demoniake aq edhe dhelparake ,me anë të mbjelljes së ideologjisë së errët të tyre(otomane dhe sllave) dhe të përpjekjes për të mbuluar gjurmët e së vërtetës historike dëshironin që më pastaj t'i bëjnë tokat e kombit shqiptar pjellë të mendësis dhe orinetimit të tyre ideologjik si dhë të prezantonin para botës një fytyrë të rrejshme të historisë së gadishullit ilirik se gjoja në këtë rajon nuk ka pasur qytetarim dhe kulturë të lartë ,por primitivizëm dhe mjerim,dhe se me ardhjen e tyre(psuhtueseve otoman e sllav)është qytetruar dhe është zhvilluar ky rajon ,gjë që kjo ishte gënjeshtra më e madhe e tyre para botës ,sa që edhe sot e kësaj dite akoma mbajnë të njëjtën retorik absurde.Kur dihet se perandoria otomane vetëm sa ka sjellë mjerim dhe primtivizëm .dhunë dhe barbarizëm të paparë në histori,sepse mbejllja e ideologjisë islamike tek shqiptarët automatikisht do të thoshte largim nga civilizimi i lartë dhe kultura e lashtë europiane që kombi shqiptar e posedonte nga rrënja ,ndërsa pushtuesi serb-sllavë solli ideologjinë e errët , racizmin,primitivizmin ,mjerimin dhe urrejtjen e lindur dhe patalogjike ndaj kombeve tjerë e sidomos ndaj kombit autokton shqiptar,këtë ky pushtues e bënte duke mbjellë farërat e saj ideologjike dhe duke pjellë dhunën dhe barbarinë e marrëzit gjatë historisë në gadishullin ilirik.Si pushtimi otoman ashtu edhe ai serb-sllav i kanë deformuar faktet ,i kanë mbjellë veset dhe sindromet ,kanë rrënuar gjithçka me vlerë,kanë mbjellur edhe idelogjinë e errët të tyre dhe shkatërruese,vetëm e vetëm për përfitmtime të tyre ideologjike dhe politike ,territoriale.Në kuadër të kësa mund të thuhet se pushtuesi otoman në atë kohë dëshironte që duke e islamizuar një pjesë të kombit Shqiptar të arrinte të realizonte lidhjet e tij së pari nga ideologjia islamike ,pastaj nga ajo kulturore,e deri të strategjia demoniake e tyre e mbajtjes së kësaj pjese të rajonit në ndikimin otoman në mënyrë të vazhdueshme me anë të bejlerëve,sulltanave të vegjël apo turqëve të rinjë që ishin islamizuar dhe ishin bërë shërbëtorë të kësaj perandorie të errët.Poashtu edhe pushtuesi serb-sllav me anë të mbjelljes së ideologjisë së tyre dhe krijimit të miteve të rrejshme historike e kulturore në trojet e kombit autokton shqiptar ,si dhe me orkestrimet e një seri ngjarjesh absurde si brend këtij rajoni ashtu edhe jashtë shpalosi në tërësi fytyrën e errët të barbarizmit dhe nacionalizmit të egër kafshor,sidomos në pjesën e fundit të historisë së ballkanit si;luftërat gjenocidale,barbare,diktaturat ,shpërbërja e Jugosllavisë e shfaqi në tërësi pikën kulmore të strategjisë së saj demoniake e që ishte pjellë e farërave ideologjike të saj prej kohësh.Në ditët tona është një lloj ndjenjë e çuditshme kur sheh kombet të cilat kanë pasur një kulturë dhe civilizim të lartë duke rënë çdo ditë e më tepër në kurthin e veseve dhe sindromeve të pushtuesve barbar.Kështu ata arrijnë që të ngulfatin frymën e shpalosjes së shpirtit të vërtetë të kulturës dhe identitetit kombëtar si dhe rrugës së ardhmërisë së sigurtë.

Nga kjo më duhet të theksoj një gjë që është absurde dhe joracionale,se tani në këtë kohë pra në shekullin XXI ka tendenca nga një pjesë e që është pjesë e mbetjes së islamizmit otoman në trojet tona gjatë pushtimit të egër dhe barbar se gjoja ky pushtues nuk ka bërë asgjë në trojet tona dhe kjo po vërehet haptas në mbulimin e marrëzisë që ka bërë pushtimi otoman,por kjo do të thotë të mbulosh me vesin marrëzit,primitivizmin dhe barbarizmin që ka sjellë pushtimi otoman dhe të harrosh rrënjët e identitetit ,kulturës dhe historisë së kombit shqiptar.Kjo tendencë është pjellë mendësisë së kësaj perandorie dhe ideologjisë së saj që ka lënë ky pushtues barbar dhe është i dëmshëm dhe vdekjepëruesë për të tashmen dhe të ardhmen europiane të vendit.Duhet ditur se çdo pushtues është barbar dhe rrënues i të gjithave,prandaj asgjë të mirën nuk sjell përveq shkatërrimit dhe përmbysjes së vlerave origjinale dhe të vërtetës historike të kombeve autoktone.

Ndërkaq krejt në fund mund të nënvizojm fuqishëm se rruga më e mençur do të ishte rikthimi i shkëlqimit të kulturës,identitetit, dhe bashkimit të pjesëve të kombit shqiptar dhe në këtë mënyrë do të vihej në vend e vërteta e historisë së tij si komb i lashtë dhe me civilizimi të lartë europian.Kombi shqiptar vetëm i bashkuar në tërësinë e tij anatomike do të mund të lulëzoj dhe funksionoj brenda familjes europiane,duhet ditur se po të mos ndodheshin këto pushtime barbare(otomane serbe-sllave) kombi shqiptarë do të ishte një ndër bashkëthemeluesit dhe faktorët e fuqishëm të unionit europian,por kjo nuk do të thotë se tani nuk ka ardhur koha që ky komb të jap kontributin e tij esencial si një faktor brenda familjes europiane ,koha është tani që kombi shqiptar të forcojë rrënjëtë e përbashkëta të bashkimit europian.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora